Mendime
Pirro Prifti: AK- një gafë kundër Ortodoksisë
E merkure, 19.12.2012, 08:33 PM
AK-
Nga Pirro Prifti
Disa
drejtues te AK janë pa dyshim nacionalistë ekstremistë të cilët nën maskën e
propagandimit të Shqipërisë së madhe, po shajnë këdo dhe pa doganë, duke
kujtuar kështu se në këtë mënyrë do të fitojnë vota. Kërkesa e tyre e fundit,
është plotësisht absurde dhe e pa-imagjinueshmë e AK, drejtuar
Presidentit të vendit për t`i hequr Kryepeshkopit të KOASH medaljen e
Skënderbeut. Kjo kërkesë është jo vetëm ashtu si thashë më sipër por që nuk ka
asnjë pikë respekti, tradite, dhe etike, humane, dhe kortezie për kësi
procedurash të rregullta.
Me anë të
kësaj Deklarate, po shihet qartë se në Aleancën Kuq e Zi kanë zënë strehë
individë anti-integrim por dhe paranojakë kur vjen fjala për të luftuar
ortodoksinë dhe Kryetarin e Kishës Ortodokse Autonome të Shqipërisë – Fort
lumturinë e tij Anastasios Janullatos, një nga njerëzit më të suksesëshëm jo
vetëm në Shqipëri përsa i përket ngritjes dhe forcimit të KOASH, por dhe në
botë në drejtim të respektit, nderimit
të pafund për këtë erudit fetar dhe njeri jashtëzakonisht human.
Përse AK bëri këtë gafë e cila mund ti kushtojë të
ardhmen e saj jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit, por edhe sepse
sharjet, shpifjet, mashtrimet kundër Kryepeshkopit Janullatos justifikojnë
shumë shkelje ligjore, shumë dredhira politike, shumë mashtrime elektorale?
Përse?
- Së pari, sepse lufta kundër
Komunitetit Ortodoks nëpërmjet akuzave të pabaza ndaj Kryepeshkopit fort të
nderuar e respektuar në gjithë botën e sigurisht në Shqipëri do të shkaktojë
largimin nga AK të të gjithë ortodoksve, dhe të njerëzve të ndershëm që nuk
mashtrohen nga deklarata të tilla
inat-ndjellëse,
- Së dyti, deklarata të tilla dhe
dërgime të shkresave të tilla
institucionit të Presidentit, nuk do të bëjën gjë tjetër përvec se do të
prodhojë efektin `hodhi budallai një gurë në lumë dhe u mblodhen shumë njerëz
dhe nuk e nxjerrin dot`; pra njerëz të tillë të ngjashëm me atë që hedh gurin
në lumë, do të zhurmojnë dhe do të ngrenë tensione të kota dhe të pabaza të
cilat nuk i bëjnë mirë aspak as stabilizimit të Shqipërisë dhe as integrimit të
vendit,
- Së treti, shkrime të tilla të bëra
nga drejtues gjaknxehtë të AK, totalisht
keqdashëse, dhe me pasoja të rënda me
fraza inkoherence të tilla si `....Janullatos ka lejuar hyrjen në kishat
shqiptare të përfaqësuesve të ekstremit të djathtë "Agimi i
Artë...."(!?)
(http://ëëë.sot.com.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=48365:aleanca-kuq-e-zi-kerkese-nishanit-janullatos-t-i-hiqet-urdhri-i-),
jo vetëm që ngatërrojnë rolin e religjioneve në përgjithësi dhe të Kishës
Ortodokse në veçanti- por dëmtojnë rrënjësisht tolerancën fetare dhe acarojnë
me qëllim marëdhëniet shumë të mira me
fqinjët. Se cfarë lidhje kanë individë të `Agimit të Artë` me rolin e Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe me atë të laicitetit kushtetues- vetëm
një i cmëndur mund ta argumentoje.
Logoreja
dhe mllefi kundër ortodoksisë shqiptare është i njëllojtë me disa
pseudo-atdhetarë të pas viteve 1990 e deri më sot të cilët nuk kanë lënë
gazetë, media, tv, dhe debate të kota
kundër komunitetit të madh të
fort të respektuar ortodoks madje duke pajtuar dhe ndonjë pseudo-prift vetëm e
vetëm sepse në krye të Kishës Ortodokse shqiptare për 20 vjet është një njëri i
shkëlqyer që e ringjalli Ortodoksinë e shkatërruar nga komunizmi. Jam shumë i
sigurtë që edhe sikur të ishte apo dhe të jetë një Kryepeshkop shqiptar, këta
sahan-lëpirës do të vazhdojnë të shajnë, të shpfin dhe të derdhin mllefin e
tyre djallëzor njëlloj sikundër sot kundër Fort-Lumturisë Kryepeshkopit
Janullatos.
Përse?
Sepse në Shqipëri, këta bashibozukë të ish-Osmanllijve, të nazi-fashistëve
italo-gjermanë, këta tradhëtarë ish-zogistë, këta ish-komunista me poste
drejtuese dhe militantë të tyre, kanë 100 vite që po e shkatërrojnë Shqipërinë
dhe nuk po lënë rehat askënd; megjithatë sikundër ka thënë Sulltan Mehmeti i II
menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut: `Në Arbëri dhe Epir nuk do të lë as një
gur mbi gur` (dhe ashtu bëri me të vërtetë), këta plehra që nuk rrinë pa u
futur në ndonjë parti, (dhe kësaj rradhe disa nga këta i kanë zënë karriket e
para AK-së që tashti)- vazhdojnë të përcajnë popullin shqiptar me pretekstin
Kryepeshkopi nuk është shqiptar. Turp t`ju vijë mor politikanë pa din dhe imam.
Kryepeshkopi Janullatos është më shqiptar se disa pseudo-patriotë, sepse jo vetëm ka predikuar bashkimin, jo
vetëm ka predikuar pajtimin, jo vetëm ka predikuar tolerancën, jo vetëm që nuk
është përzjerë me politikën, por ka dhënë kontribut rrënjësor në krijimin dhe
forcimin e Kishës Ortodokse Autonome Shqiptare, si dhe ka dhënë ndihma
materiale e morale për shumë komunitete shqiptare në nevojë, ka ndihmuar
Kosovën që në 1999 edhe tani. Atëhere kur këta
militantë të mjerë dhe servilë të gjithkujt, që përpiqeni me cdo kusht
të përfitoni cdo lloj posti (mjafton të mos punojnë), këta individë strukeshin
nëpër pijetore duke u dehur e sharë fshehurazi amerikanët- sot na janë futur në
AK. Turp edhe njëherë, që veprojnë në kundërshtim me kërkesat e BE dhe të SHBA.
Këta Hipokritë dhe të korruptuar, vazhdojnë të
shajnë njëri tjetrin- vec për poste dhe jo për të mirën e Shqipërisë. Me
këtë veprim, integrimi është larg, shumë larg.
Nuk është
e rastit mllefi kundër Kryepeshkopit të KOASH-it, sepse ky mllef është në fakt
kundër Ortodoksisë shqiptare, ështënë fakt një kamuflim për të ulur vlerat e
Ortodoksisë shqiptare , vlera të cilat janë themeltare që në kohën e
Skënderbeut, dhe për më tepër ashtu sikur kam përmëndur në shkrime të tjera të
mëparshme, sepse Ortodoksia shqiptare ka vlera të patjetërsueshme në themelimin
e shtetit shqiptar, në krijimin e
ndërgjegjesimit të të qënit shqiptar, të njohjes së Skënderbeut si Hero
Kombëtar nga të gjitha komunitetet fetare, në njohjen dhe miratimin e flamurit
me shqiponjën me dy krerë, në luftën për pavarësi të Shqipërisë, në bërjen e
Kongresit të Manastirit, në bërjen e Hymnit shqiptar, në pjesëmarrjen masive në
luftën nacional-clirimtare, në pjesëmarrjen masive në ndërtimin e vendit, në
pjesëmarrjen masive në kontributin shkencor, social, teknik, mjekësor, historik
të inteligjencies ortodokse, gjatë komunizmit, në pjesëmarrjen masive në
krijimin e sistemit të ri demokratik.
Nënvlerësimi
i vlerave të Ortodoksisë u pa qartë dhe
kulmoi,që në festën e 100 vjetorit të pavarësisë dhe e përfundoi detyrën e me
uljen në përqindje absurde të popullatës Ortodokse në 6.8%. Kjo është qartazi
një manipulim dhe një përgatitje për të nxjerrë jashtë loje në historinë dhe
politikën shqiptare të popullatës ortodokse dhe të inteligjencies ortodokse,
duke dëmtuar rëndë kështu tolerancën fetare dhe integrimin e vendit.
Mllefi i
pashëmbëllt dhe armiqësia e hapur kundër Kryepeshkopit është qartazi gjithashtu
kundër Komunitetit Ortodoks dhe mesa duket është gatuar në guzhinat lindore por
i mbështjellë me mbështjelljen hipokrite pro-perëndimore. Asgjë të mirë nuk do
të sjellë një kërkesë e tillë me shkrim
e bërë nga disa pseudo-patriotë, dhe nacionalistë ekstremistë të tipit Baleta.
I bëj thirrje mëndjeve të shëndosha të AK, liderit të saj, të heqë dorë nga
kërkesa të tilla, sepse pas kërkesave të tilla duket qarte linja anti-europiane.
Në
përfundim dua ta mbyll shkrimin me pyetjet? Cfarë patën disa liderë të AK të
bëjnë kërkesa të tilla Presidentit të vendit? C`lidhje ka kërkesa e
rivlerësimit të patriotëve Ortodoksë nga
ana e Presidentit, me mllefin kundër Ortodoksisë?
Përse
ngatërrohen dhe kamuflohen kërkesat politike, me sulmet e paskrupullta kundër
komunitetit Ortodoks dhe Kryepeshkopit të këtij Komunitetit?
Përse
gabimet e ekzekutivit dhe të politikës shqiptare, acarimet me fqinjët,
i faturohen KOASH.-it?
Këtyre
pyetjeve mund tu gjendet një përgjigje e thjeshtë- në Shqipëri po
ravijëzohen dy linja: ajo anti-europianë
e fshehtë për mbatjen e pushtetit me anë të manipulimeve, dhe linja tjetër ajo e nacionalizmit ekstremist
që i ka sytë nga lindja.
Europë na ndihmo të integrohemi.