E marte, 27.07.2021, 12:20 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Reagim në shkrimin e Mero Baze

E marte, 18.12.2012, 07:06 PM


REAGIM NË SHKRIMIN E MERO BAZE  “VIAGRA  E SALIH BERISHËS , NACIONALIZMI”

NGA BESNIK PRISHTINA

Mos me qen nacionalist keq - me qene nacionalist keq!

Kjo që thotë Mero Baze nuk është në rregull. Me 100 vjetorin i shpalljes se pavarësisë ishte hera e par që Salih Berisha u sjell  si shqiptar. Ai deshi të korrigjohet në fund të jetës se tij, pasi e pa se  e  mbushi kupën me Ahmet Zogun. Edhe beri mire sepse mu në kohen kur armiqtë e kombit shqiptar menduan se ia arrtën  qëllimit të vet dhe kur i gëzoheshin se "mbaroi Shqipëria", Ballkani u vesh KUQ e ZI.  Kudo ku pat shqiptar  në rruzullin tokësor, aty valoj flamuri Kuq e Zi. Qeveria e Salih Berishes u soll kësaj radhe  vetëm shqip. Duk e njohur si dhelpër të moçme,  sigurisht se Salih Berisha këtë nuk e ka bë pa mbështetjen e miqve perëndimor.

Prandaj filluan të kërcasin kambanat e alarmit në kisha e xhamia  edhe në lindje edhe në perëndim. Stambolli kërkonte të shuhet historia e Skënderbeut. Athina kërkonte të shuhet historia e Ismail Qemailit.  Disa nga  perëndimi, me kërkesat e Beogradit e Athinës, kërkonte të shuhet flamuri Kuq e Zi edhe që  Shqipëria  të shpallet multietnike, e të fundoset në detin e flamurit blu të Bashkimit Evropian.

Si pas tyre shqiptaret  duhet të mbesin pa shtet,   e që pastaj shtetet armike të shtrihen në territoret e  Shqipërisë - ku me para e ku me dhunë. Këto janë kërkesa të barabarta me më kërkesat  Arabe, që kërkojnë  me mbet Izraelitet pa shtet. Për arsye se shtetet armike të Ballkanit dhe aleatet e tyre e shohin Shqipërinë si Arabet Izraelin, edhe Shqipëria ka me u be Izrael për shtet armike  fqinj në Ballkan  dhe për aleatët e tyre.

Këto që po i  thotë Mero Baze  këtu për SHBA nuk janë të vërteta! SHBA nuk mundet të krahasohet as të barazohet  me BE proserbe e progreke. SHBA e ka përkrahur edhe Aleancën Kuq e Zi edhe Salih Berishen në  rrugë e zgjedhjes  së Çështjes  Shqiptare, prandaj mos përhapni dezinformata.  Greqia është në lufte kundër SHBA dhe kundër Evropës. Ketë e dëshmojnë aksionet terroriste ndaj bazave të SHBA në Greqi  dhe demonstratat kundër Gjermanisë.  Në këtë humnerë po synon me e fut edhe Shqipërinë. Por miqësia e Shqipërisë me popujt e  SHBA dhe me RF të Gjermanisë ka qen dhe ka mbet tradicionale, përkundrejt të ekzistimit të lobeve antishqiptare të korruptuara nga Athina, Beogradi e Moska që u munduan gjithnjë  ti helmojnë këto marrëdhënie miqësore mes nesh.

Çka i pengon Mero Bazës që "të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë do të pajisen me pasaporta shqiptare", kjo është një e drejtë e pamohueshme që e kanë realizuar të gjithë për rreth nesh vite të tëra më parë, si  Kroacia për kroatet jashtë Kroacisë, Hungaria për hungarezet jashtë Hungarisë, Serbia për serbët në Kosovë e kudo jashtë saj, Bullgaria për maqedono-bullgarët në Maqedoni, Greqia për minoritarët grekët në Shqipëri e kështu me radhë . Po ashtu ju z. Mero Baze e kritikoni Lëvizjen Kuq e Zi për nismën e Referundimit gjithëshqiptarë për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Keni harruar se demokracia mundet të realizohet vetëm  përmes të vendimeve të marra me referendum. Çdo rrugë tjetër është pseudodemokraci!

A na shpjegoni zotëria juaj, ku ka këtu "retorikë nacionaliste"?! Bashkimi dhe vetëvendosja e kombeve nuk janë nacionalizëm por patriotizëm. Vetëm armiqve dhe tradhtarëve  ju pengon bashkimi i Shqipërisë të copëtuar në 6 shtete. Ne shqiptarët nuk po kërkojmë toka të huaja, por  vetëm bashkimin  e tokave tona etnike!

Mos harroni zotëri se mbi 90 vite më parë, ish Presidenti i Amerikës z.Woodrov Wilson, në Konferencën e Paqes në Parisë, shqiptarëve ua njohu të Drejtën e Vetëvendosjes dhe këtë e mbrojti fuqishëm dhe me guxim para përfaqësuesve të Fuqive të vjetra të Evropës, të cilat e kishin copëtuar Shqipërinë në 1878 dhe donin ta copëtoni prapë, si që edhe  po synojnë ta mbajnë të copëtuar edhe sot. Ai në atë kohë u shpreh: "E drejta për vetëvendosje të popujve është e Drejtë universale në përputhje të plot me të Drejtën Ndërkombëtare, dhe kjo duhet të vlej edhe për shqiptarët".

Pra, shqiptaret që janë:

-           një komb, që kanë

-           një gjuhë,

-           një atdhe,

-           një flamur, duhet të kenë

-           një pasaportë,

-           një monedhe nacionale,

-           një ushtri  dhe

-           një shtet të bashkuar.

Nëse brenda një dite shqiptarët nxjerrin 10 milion letërnjoftime dhe për ketë paguajnë taksa  nga 10 dollar amerikan qeveria shqiptare i fiton 100 milion dollar. Llogaritni taksa për regjistrim në shtetësi po aq,  pasaporte po aq e kështu me radhe.  Llogaritini nëse 10 milion shqiptar kursimet e veta i derdhin ne Bankën Kombëtare Shqiptare se çfarë potenciali zhvillimor ekonomik do të kishte Shqipëria. Llogaritini  se çfarë potenciali ushtarak do të kishe Shqipëria dhe çfarë potenciali intelektual do të kishte  Shqipëria nëse gjithë shqiptaret nëpër botë e marrin shtetasin dhe pasaportat shqiptare.

Prandaj, pavarësisht nga motivet personale të Sallih Berishes, kësaj radhe beri jashtëzakonisht mirë. Më par një flamur nuk u ngriti në Tiran për festen e flamurit kombëtar sa ishte kryebashkiak dikush tjetër, që në ditën e flamurit shkonte në

vizitë diku tjetër, e tani e ter Shqipëria u vesh Kuq e Zi.  Salih Berisha ka shumë gabime të rënda, por kësaj radhe Salih Berisha ia qëlloi në dhjetëshe. Kush e kritikon Salih Berishen për 100 vjetorin këtë e bën nga pozitat e dyshimta. Kjo nuk do të thotë se për Salih Berishën u bë amnisti për gabimet  me peshë të rëndë nga e kuluarja apo për gabimet në të ardhmen. Shqipëria ka miq dhe armiq në SHBA dhe Evropë. Miqtë e Shqipërisë nuk e duan shuarjen e saj. Ndersa sa për armiqtë, kurrë fal mos ju kofshim e pushka top ju befte, se shqiptaret nuk ndiejnë për ta!

RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!            RROFTË FLAMURI KOMNBËTAR!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora