Mendime
Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 4/2012 (III)
E shtune, 22.12.2012, 05:17 PM
SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë
e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
E përkushtuar për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj.
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë.
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar.
Viti XIII nr. 4/2012
(III) ose nr 12 për v 2012.
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku
Kryeredaktor:
Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktore
përgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj
Zv.Redaktore
përgjegjëse: Zyrafete Manaj
Redaktore:
Fatjeta Muçolli
Lektor: Kadri
Mani
Redaktor teknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë
Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri
Osmani
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Lidhja Shqiptare të Prizrenit
(1878-1999) është busulla jonë
orientuese. Edhe numri i parë i
revistës tonë "ShqipëriEtnike"
doli më 10 Qershor 1999,
në 121-vjetorin e kësaj Lidhje.
./.
Lajmërim për lexuesit:
Nga një numer në tre muaj që ka
qenë tradita e mëparshme shumëvjeçare, për nderë të 100-vjetorit të Pavarësisë,
gjatë ketij viti 2012, redaksia,( perkatësisht zv/kryeredaktori Zeqir Lushaj),
ka përgatitur e publikur 12 numëra të fletores modeste ShqipëriEtnike…
Me shuarjen në këtë jetë dhe
ikjen në amshim të pronarit, themeluesit e shpirtit të kësaj reviste, mikut tim
të dashur e të paharruar zotit Kadri (Os) Mani, them se edhe vet krijese e tij
(kjo revistë pra), do të ketë këtë fat .Megjithatë, fati i mëtejshem i kësaj reviste është problem i familjes së
nderuar Mani, si dhe i titullareve kryesor
të saj, zotit Fazli Maloku e Idriz
Zeqiraj, si drejtor e kryeredaktor por dhe si miq të gjithëkohshem të të
nderuarit Kadri.
Sqaroj lexuesit se unë,e kam pas
marrë persiper ndertimin e kesaj reviste vetëm per këtë vit se, aq ishin dhe
janë mundësitë e angazhimi tim shoqror por edhe atdhetar në mbeshtetje të të
paharrurit Kadri Manit.(Këtë sqarim e shoh të nevojshem dhe e ndjej si
detyrë më shumë sot, që Kadriu nuk është
më në mes nesh).
Theksoj se, ndihmesa ime e
derisotme, ka qenë jo veç e pakursyer por edhe plotësisht vullnetare, gjë për
të cilën, ndjej jo pak kënaqësi.
Me këtë rast, e ka vendin të
falënderoj revisten ZemraShqiptare dhe drejtorin e saj, zotin Gëzim Marku per
mbeshtetjen e pakufishme që i kanë dhënë revistës sonë modeste por ide e
qëllim-madhe, ShqipëriEtnike”.
KU NUMËR I KUSHTOHET
JETËS DHE VEPRËS SË Kadri
(Os)Manit
Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike
Nga Ilir Dardani
Kane
kaluar 75 vjet qe nga koha kur lindi nje njeri: Kadri Mani! Ose Kombetari Mani.
Ne sot mbajme zi per te sepse gjithe jeten na mbushi me bardhesi. Me Manin tone
kemi shkembyer edhe replika te ashpra, por qe te jap vleresimin tim per te nuk
eshte dashur te nderroje jete! Lindi me 23.01.1937 ne Makreshin e Ulet te
Artanes, por ai theu kufirin e mbare fshatrave dhe qyteteve te Shqiperise se
Tij Etnike. Ai ishte dhe mbetet Shqiponje qe fluturon ne cdo cep te Shqiperise.
Nderroi jete dhe do na mungoje, por ai nuk ka vdekur. Nuk vdes Kombetari, sic
nuk kane vdekur Kastrioti, Rugova e Jashari.
Qe
ne vitet e para te jetes se tij mesoi se kishte lindur ne nje vend te pushtuar.
Ishte vetem nje femije kur filloi qendresen kunder bishave serbe, shqipfolesve
serbofile e turkofile dhe nuk do te ndalonte deri me 09.10.2012, dite ne te
cilen filloi jeten prane Zotit.
Lajmin
per largimin e Kombetar Manit nga ne e prita pikellueshem sepse ishim mesuar me
te dhe kombi kishte nevoje per pranine e tij. E deshem Manin per gjithcka
ishte. Shume shqiptare e priten dhimbshem kete lajm, por jo te gjithe. Disa
shqipfoles turkoshake e shkjashake, me komentet e tyre qe sigurisht nuk jane
publikuar, u gezuan sepse do mungoje intelektuali i madh dhe burri i guximshem
qe nuk pajtohej kurre me antishqiptaret qe kerkojne varrin e kombit te lashte
shqiptar.
Jeta
dhe Vepra e Kadri Manit do jete burim qiellor frymezimi per te gjithe
shqiptaret qe vleresojne jeten dhe njeriun. Engjellin e Lirise, Pastertise dhe
Zhvillimit Kombetar do e kemi perhere mes nesh. Kadri Mani, Atdhetari, mesuesi,
poeti, shkrimtari, gazetari dhe publicisti,
eshte Nderi i Zemra Shqiptare dhe i Kombit Shqiptar.
Ngushellime
per te afermit, per te gjithe ata qe i japin jete faqes sone kombetare dhe per
te gjithe shqiptaret.
Zot,
të lutem kujdesu shumë për Kadri Manin Tonë!
./.
Kadri Mani, iku i papërkulur dhe duke qeshur…
-RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA-
Nga Zeqir Lushaj
Të
nderuar lexues të ZemraShqiptare e të ShqiperiEtnike:
I
dashuri ynë, Heroi i Kosovës, i paharruari Kadri Mani na la. Sot në mëngjes
erdhi nga zemra e Kosovës–Prishtinë, lajmi për ndarjen e tij nga jeta.
Iku
Kadri Mani. Dhe iku, siç qendroi plot 75 vjet në të gjallë. Iku i papërkulur
dhe duke qeshur, duke shkruar, duke bere shaka plot humor me shokët dhe miqtë.
Asnje çast dhe asnje fjalë nuk na e tha për vete, për shëndetin e tij.
Pardje
në mëngjes më shkroi (paska qene e fundit fjale ne mes nesh):
“I
dashur Koleg.
Të
falenderoj. Duket e keni parashikuar saktë se, nesër pres të dal nga spitali…”.
Por…dje,
mbesa e tij e dashur më shkruan:
“I
dashur Zeqir:
Gjyshin
nuk e lejuan të dali sot nga spitali. Më tha të ju lajmëroi se pret të dali
nesër”.
…!
Dhe
vërtetë sot do të dali, veçse jo me këmbët e tij, por në krahët e dashurve të
tij të shumtë të cilët do e përcjellin për në banesen e fundit.
(Lavdia
e Kosovës, trimi i papërkulur, publicisti e shkrimtari, politikani e veprimtari
i palodhur në shtatë dekada jetë Kadri
Mani u varros më daten 10-10-2012, në vendlindjen e tij në Makresh të
Artanës).
…!
Iku
Kadri Mani. Dhe iku i rrethuar me dashurinë e miqëve e të lexuesve të shumtë,
të cilët kanë rreth tre javë që bashkëbisedojnë me Kadriun çdo ditë në faqet e
ZemrësShqiptare.
Mbi
4 mijë lexime e mbi 30 e sa komente dashamirësish
e përcjellin legjendën kosovare në rrugën e pakthim të jetës së pasosur të
përtejvarrit.
RRUGË
TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA!
Do
të kujtojmë, do të flasim me Ty e për
Ty, do të nderojmë gjithmonë. Të themi rruga e mbarë, por ama, dije mirë se; - Je
midis nesh!
Me
shumë dashuri e mall, nga Amerika e largët,
Miku
jot i paharruar,
Zeqir
Lushaj
------------------
Mbi 40 ngushëllimet që iu bashkangjitën këtij lajmi mortor
Kolec Traboini
[ Friday, 15.03.2013, 10:28 PM ]
Ngushellime familjes se KADRI MANIT!
Familjes Mani( Osmani), te afermeve e miqeve te tij u shpreh
ngushellimet e mia per humbjen e familjarit e atdhetarit te njohur KADRI MANI.
I qofte i lehte dheu i vendlindjes.
Kolec Traboini
----------
Fazli Hajdaraj
[ Friday, 15.03.2013, 07:17 PM ]
Ngushellime Familjes Osmani!
E nderuara Familje Osmani,
Prenoni ngushellimet me te sinqerta per Bacen Kadri
I lehte cofte dheu i Dardanise te cilen e deshi shume.Kadri Mani ishte burr i
madh i Dardanise!Do e kujtojme cdo here me pietet.Behuni te fort siq ishte vete
Baca.
Miqesisht,
Fazli Hajdaraj.
-------------------
Bejtullah Sadiku
[ Wednesday, 13.03.2013, 01:48 PM ]
Të gjallit e gjallë, edhe pas vdekjes mbesin të gjallë!
Me rastin e vdekjes së të pavdekurit Kadri Mani, ngushllime familjes,
miqëve, shokëve e gjithë shqiptarizmit, ngase baci Kadri zen vendin në grupin e
atyreve të vdekurve të pavdekshëm e të gjallë, ngase përjetë e ndër breza do të
gjallëron veprimtaria e Tij atdhetaro-patriotike e kombëtare.
I qoftë e lehtë toka ku prehet!
--------------------
Adil Fetahu
[ Monday, 11.03.2013, 09:12 PM ]
Ngushellime e lavdi
Familjes, shokeve,dashamireve te Kadri Manit ju shprehi ngushellime per
vdekjen e prindit, bashkeshortit, gjyshit, trimit patriot,publiistit,
hokatarit, te pervuajturit por i paepur. Me Kadriun jam njohur per se afermi
para dyzetepese vjeteve, kur ishim bashke mesues ne fshatin Koliq te Prishtines
(aty ishte mesues edhe Idriz Zeqiraj). Shume llafe e kafe kemi kembyer keto
vitet e fundit me Kadriun. Ishte aq punetor ambicioz e i palodhshem, sa qe ne
moshen 72-73 vjecare magjistroi, dhe kurre nuk pushoi se shkruari e kritikuari
sjelljet dhe veset e keqija te cilitdo qofte, pa e kursyer as trembur nga
pozita as fama e kujtdo.
Koheve te fundit, qe nje vit e sa, kur u stabilizua ne banesen e re, ku kishte
kushte te mira per pune, ishte i kenaqur me jeten e kesaj moshe dhe kreanar per
tere moshen e kaluar. Nuk ka ndodhur ta takoj Kadriun ne rruge, ne kafene, ne
takime tjera, pa e pasur ndonje liber, reviste a material tjeter per te ma
dhene ta lexoj.
Edhe njehere, te gjitheve, ngushellime per Kadri Manin, lavdi e perjetshme dhe
i qofte i lehte dheu i Kosoves, per te cilen dha e sakrifikoi aq shume!
-----------------------
Gani Mehmeti
[ Monday, 11.03.2013, 08:37 PM ]
Ngushëllime
Familja e Kadri Manit, më tronditi thell vdekja e më të dashurit Tuaj
dhe Tonit, KADRI MANI!Fjalët që dalin nga zemra, janë të pakta për të shprehur
ngushëllimet ma te sinqerta me rastin e kalimit ne amshim te nje pende te
ndritur të kombit ,ngushëllime familjes së pari dhe mbarë shokëve dhe
miqëve.KADRIU ishte shqiptar me gjithë shpirtin dhe mendjen Pushoftë në Paqë
Shpirti i tij Liridashës iSHQIPERISE ETNIKE,për të cilën punoi pa u ndalur deri
në ditën e fundit.
Ganiu nga Franca
------------------------
Engjëll Koliqi
[ Monday, 11.03.2013, 01:34 PM ]
Lavdi o Baca Kadri, të qoftë i lehtë dheu i Kosoovës, që aq shumë e
deshte!!!
Vetë tani e pashë lajmn e e zi dhe kuptova se e kemi humbë një BURRË
shumë të madh e shumë të vlefshëm të Dardanisë!
Kam pasë fatin dhe privilegjin të jem mik me Bacën Kadri, për ëka jam shumë i
lumtur!
Është vështirë të gjenden fjalë të përshtatshme ngushllimi në këto çaste të
dhembshme. Unë vetëm po uiroj që të gjithë të mund të shkojmë atje ku
dëshirojmë - në Parajsë e të takohemi me Bacën Kadri! Ke vuajtur shume dhe ke
sakrifikuar për Dardaninë që quhet Kosovë o Baca Kadri,m e dijmë dhe jemi
dëshmitarë të gjithë. Tani dheu i Saj do të jetë i lehtë dhe jorgan krenarie e
lavde mb Ty!!!
----------------------
MIGJENI
[ Monday, 11.03.2013, 10:54 AM ]
KADRI MANI
Ngushllime familjes dhe te gjith atyre qe e dijn kush ishte K.Mani dhe
qka beri per Kosoven dhe per shqiptaret.
Nje gje shumë interesante dhe e qyditshme as TV publik i Prishtines e as nje tV
tjeter nuk e lajmeron humbjen e K. Manit.Zoti eshte i madh ndoshta i falë se
nuk e dijn se ka bejnë.
---------------------------
Asllan Dibrani
[ Saturday, 09.03.2013, 09:07 PM ]
Ngushllime per familjen Osmani
Eh more Zot çfare lajmi ,Një lajm tepër i dhimbshëm ,Ky është një lajm tepër i
hidhur për neve ashtu si edhe për juve e nderuara Familja Osmani ;ne këto raste
vështire se mund te gjesh fjale për te lehtësuar dhimbjen e familjes qe gjinden
shumë te pikëluar edhe me zemër. Është tronditëse për JU si dhe për ne te
gjithë Kombin Shqiptar qe na tronditi rende ne shpirt .Lotët nuk me rrjedhin aq
lehtë, por ky lajm tragjik e beri te veten, me dridhej i gjithë trupi nga
kujtimet e se kaluarës se hidhur por edhe te lavdishme . për periudhat e luftës
qe se ndale kurrë kundër okupatorit . Ti Kadri Mani ishe njeriu ma i pa
thyeshëm në Burgun famëkeq te Nishit qe mbi gjysmën e burgut e kalove ne qelitë
e shtëpisë se bardhë qe shume shokëve tanë ju mbeten eshtrat ne atë burg I.E
nderuara familja Mani , te nderuar miq , te nderuar bashkpuntor te Zemrs
shqiptare , te nderuar publicist dhe bashkoleg te te ndjerit Kadri Mani i
pranoni ngushllimet ne emrin e ish te burgosurve politik ne burgun famkeq te Nishit
me sa vijon nga ,Emrat e të burgosurve politik ne burgun e Nishit!
Hydajet Hyseni,Berat Luzha,Martin Cuni,Sejdi Veseli,Gani Krasniqi,Sylë Muja
,Gani Koci,Ramadan–Gashi Dobra ,Xajë Nura, Sali Sefa,Bajram Kosumi,Kadri
Llugaliu,Sali Salihu,Rexhep Maqedanci,Musli Kosumi, ,Muhamet Rogova ,Xhemail
Krasniqi i vdekur ne burgun e Nishit nga keqtrajtimet !Sejdi Elezi,Bedri
Bajrami ,Hasan Ukhaxha Enver Dugolli ,Agim Sahiti,Halit Berisha Sabri
Sopi,Gursel Sylejmyani dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit Ferizaj me gjthë
vellaun Bajramin !?...Sejdullah Musliu, Jonuz Musliu, Myslim Dobruna, Selim
Zhubi ,Hysen Gega , Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi,Vehbi Fetahu,Xhvat
Zeka,Ali Lajqi,Emin Krasniqi Ahmet Isufi,Salih Mala , Ramiz Arifi , Skender
Vardari dhe unë Asllan Dibrani dhe ti i madhi Kadri Osmani etj.Te qofte dhe u
ileht per ne ate botë...
---------------------------
mali
[ Saturday, 09.03.2013, 07:28 PM ]
Trollit sot i mungon nje ushtar
Dallget e detit te jetes njeriun e perplasin aty ku ka thane zoti Por
shpesh edhe ku thot robi.Fatin e nje dallge te gjate 17 vite e pat dhurate prej
robit per ta bere rob kadri Manin !Nuk u perkul nga besa e idealit per te qen
njeri.Aty e gjet rahatine! Shume fish i pa knaqur dinte te eksplodoj
Se shpirti i kerkonte ndryshime per te mire.Por nga sot do te mungoj vlera e
fjales edhe asaj eksplloduese Shume here gjerat i punoj me koke per ti shty me
gjoks Te pushofte shpirti rahat!
Ngushllime te gjith miqeve e dashamirve Per te cilet besoj qe jeten do e
vazdojne me fjalet tueja ne gezime e merzi Te vetedishem qe trollit nga sot i
mungon nje ushtar i sprovuar
----------------------
Halit
[ Saturday, 09.03.2013, 07:01 PM ]
Veprimtar
ME RASTIN E VDEKJËS SË ATDHETARIT,Z.KADRI MANI
Inmemoriam
TELEGRAM NGUSHLLIMI
E nderuara familje e KADRI MANIT,n’emer t’imin,familjës s’ime dhe n’emer të :
Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel,në emër të Rezistencës Kombetare
Shqiptare « Enver Hadri » të Kosovës me seli në Mbreterin e Belgjikë,pranoni
ngushllimet më të sinçerta për vdekjëne e publicistit,shkrimtarit të përvujtur
nëpër kazamatët e burxheve ish Jugosllave i cili as një herë nuk u përul
rexhimit sllavo-komunist.
I nderuari mr.KADRI,nuk qenka lehtë të shkruajsh telegram ngushllimi për
vdekjën rrelativisht të hershme,për shkrimin e fundit qe patëm gjatë kohës sa
ishe në spital. Por ja qe fati dhe smundja e rëndë të gjujzuen në kohën kur
pritnim sherimin e juaj,sepse ende pritej nga Ju,aktivitët dhe punë të zellshme
e sidomos gazeta e juaj Shqiperia Etnike qe për dy dekada e udhhoqe më mund dhe
nder.Sikurse nuk ishte lehtë me caktue birin tuaj Blerimin,nxanësin tim të
shkelqyer në pushime verore kur ti ishe duke vuajtur denimin,kur soldateska
komuniste serbe bashkë më kolaboracionistat përcillnin dhe saksiononin çdo
levizje,çdo gjë !
..."Qetsohu njeri krenar dhe frenoje krenarin tande.E verteta nuk është
jasht teje,por në vetvehtën tënde.Gjeje vehtën në vetvehte,nënshtroja vehtës
vetvehtën,frenoje vehtën dhe do të shohësh të vërtetën.Edhe të tjerët do t'i
besh të lirë dhe do të njohësh vetvehtën sepse jeta do të begatohët."
I qoftë dheu i lehtë i Kosovës!
Lavdi !
*Halit Elshani,kryetar i Shoqatës”Miqt e TMK-ës ,
përkatesisht i Shoqatave të dala nga lufta
me seli në Bruksel
Riza Budakova,kryetar i Rrezistencës Kombetare Shqiptare të Kosovës
në Belgjikë
Brukse ,10 tetor 2012
--------------------------
Dedë Preqi
[ Saturday, 09.03.2013, 05:14 PM ]
Kadri Mani nuk vdes kurrë
Kadri Mani ishte një burrë,
vepra e tij nuk vdes kurrë,
kush tha se vdiq Kadri Mani,
Ai tërë jetën e vet nuk prani,
për komb dhe shqiptari,
ishte në gjendje jetën me e shkri.
Jo, jo nuk është e vetetë
Kadri Mani nuk vdes kurrë,
Ai vetëm ka ndërruar jetë!
--------------------
Gjon Neçaj
[ Saturday, 09.03.2013, 04:51 PM ]
Prehu ne paqe miku i shqiptarizmes
Jeta dhe vepra e Kadri Man Kosoves kurre nuk do te harrohet.Brezat qe do
vine kane c'te mesojne prej ketij burri legjende,intelektual me permasa
kombetare, e jo vetem.U shokuam kur morem e lajmin e kombshem.I pavdekshem jeta
dhe vepra e tij atdhetare.Prhu ne paqe Kadri Man Kosova!
Gjon Neçaj,Tropojë
-----------------
Fotaq Andrea
[ Saturday, 09.03.2013, 04:01 PM ]
lamtumirë
Lamtumirë, bacë Kadri Mani,e në jetë të jetëve kujtimi yt!
Iku një mik i madh i shqiptarisë, atdhetar me zemër të zjarrtë që zjarr
lëshonte me fjalën e tij mbi cdo ligësi e poshtersi, mbi cdo ndjenjë frenuese
për përparimin e kombit;
iku duke mbartë në shpirt të tij thirrjen e pavdekshme të të gjitha kohërave
"Ohé Kosovën! ohé Shqipërinë!"
fotaq
-----------------------
Pran
[ Saturday, 09.03.2013, 01:34 PM ]
ngushllime
Gjeje rastin te shprehu ngushllimet ma te sinqerta me rastin e kalimit
ne amshim te nje pende te ndritur te kombit ,ngushllime familjes se pari dhe
mbare shokve dhe miqve te njohur e te pa njohur.Vertet KADRIU ishte shqiptare
me gjithe shpirtin dhe mendjen PUSHOFTE NE PAQE NE VORRET E SHQIPERISE ETNIKE.
Pran Gjeloshi SHBA
--------------------
Naim Haradinaj
[ Saturday, 09.03.2013, 12:59 PM ]
Leter ngushellimi familjes,Z SH. lexuesve dhe adhuruesve te Baces Kadri Mani !
Lajmi per nderrimin e jetes te Baces Kadri na merziti,por ne te njejten
hohe krenarija qe patem njerezi te tille te devotshem per qeshtje te kombit, na
e lehteson dhimbjen dhe ndergjegjesohemi edhe me teper per te vazhduar rrugen
drejte aspiratave gjitheshqipetare. Prandaj te gjitheve ju shprehim ngushllime
me kujtimet me te mira per Bacen Kadri.
Me respekt per te gjithe juve
Naim Haradinaj me familje
Suedi
----------------------
Haziri, Vjenë
[ Saturday, 09.03.2013, 12:19 PM ]
Fizikisht shkoi, mbeti fjala dhe vepra të pavdekshme
I piklluar lexova këto rreshta.Vërtetë humbje për ne që jemi mësuar me
shkrimet e tij. E njoha nga shkrmet. Idetë dhe pikëpamjet e tij rreth kombit e
kombëtares do jenë pjesë e rrugëss shqiptare drejt prosperitetit
I lehtë dheu i Shqipërisë!
Ngushllime për familjen, shokët, lexuesit!
------------------
Safet Hyseni
[ Saturday, 09.03.2013, 09:47 AM ]
Ngushëllime
Më tronditi lajmi i hidhur se paska ndërruar jetë Kadri Mani. Më ka prek
thellë në shpirt, se u njohëm dhe kurrë s’u pamë. Me sinqeritetin më të madh,
me respektin për punën dhe veprimtarin e tij atdhetare i shprehi ngushëllimet
me te ngrohta familjes Osmani për humbjen e bashkëshortit , babait dhe vëllait
te tyre. Kadri Mani nuk ka vdes as tek familjarët, as tek miqtë e veprimtarët,
por as tek historia e kombit. Ai ka lënë pas shembullin e atdhetarit,
veprimtarit, guximin dhe devotshmërinë e lartë për bërjen e “Shqipërisë
Etnike”. Ndihem i varfër për një mik të madh, për një udhërrëfyes por, le të
mbetet vepra kujtimi ynë më i dashur ashtu siç ishte vet Kadri Mani.
Ngushëllime nga Safet Hyseni
----------------------
Miradije Gashi
[ Saturday, 09.03.2013, 08:12 AM ]
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për
të afërmit e Bacës Kadri për miqtë e tij dhe shqiptarët në përgjithësi.
-----------------------
Albert Shabanaj
[ Saturday, 09.03.2013, 07:11 AM ]
NGUSHLLIME!
Edhe fjalet me te fuqishme ngushelluese nuk cojne peshe per nje humbje
kaq te madhe,me kete rast po me kujtohet nje shprehje e Egjiptit te vjeter,e
cila thote: E vetmja krijese e cila jeton edhe pas vdekjes eshte njeriu. Bace
KADRI MANI,ishte dhe do te mbetet i pavdekshem ne historin tone kombetare,do te
mbetet perhere ne kujtesen me pozitive te mundshme ne shoqerin tone shqipetare.
Familje e nderuar Mani,ZSH,SHE dhe gjithe bashkepuntoret e BACE KADRIUT,pranoni
ngushllimet e mia me te sinqerta.
Sinqerisht
Albert Shabanaj
-----------------
Xhevahir
[ Saturday, 09.03.2013, 06:21 AM ]
Rrugë të mbarë dhe paç uratën i paharruari Kadri Man Prishtina!
Me kaqardhje mësova në këtë editorial për ndarjen nga jeta të z. Kadi
Mani!
Ai ndau fizikun,por me gjurmët e mirësinë që la pas,mbolli lule bardhësie që
kanë vetëm jetë!
Pranoni ngushëllimet tona për këtë njeri fisnik që ishte e që do mbetet
përgjithmonë i gjallë!
Xhevahir Cirongu,
Publicist,poet,shkrimtar
Durrës,Tetor 2012.
----------------
Fritz Radovani
[ Saturday, 09.03.2013, 04:30 AM ]
Per Shpirtin e Bardhe...Vetem LULE TE BARDHA...
Sa e trishtueshme asht vdekja e papritun...
Njeriu i kujtimeve te mira gjithmone asht thirre
Shpirt Bardhe...Goje ambel...Buze qeshun e Zemer Bujare...po kur asht edhe
Atdhetar i Vyer, Ai SOT mbulohet VETEM ME LULE TE BARDHA...
Sa e "bukur" asht vdekja me te tilla Lule nga Toka e Lire e
Dardanise, prej kopshtit ku u rrit KY fidan...
Sa ngushllim asht per trashigimtaret e Tij fjala:
"Kadriu pushon prane Krijuesit, se ishte i tille!"
Me respekt, Fritz Radovani.
-----------------
Kim Paci
[ Saturday, 09.03.2013, 04:07 AM ]
U rrëxua një lis i madh i "ZSH"dhe "SHE" - Ngushëllime!
Më tronditi thellë lajmi nga z. Zeqir Lushaj: "Kadri Mani na
la!"
Kadri Mani ka qenë lis i madh në pyellin-thesar të "ZSH" dhe
"SHE". Eh medet, ky lis qenka rrëxuar. Kur një lis rrëxohet, është
interesant sa vend të zbrazët lë aty ku është rritur e zhvilluar, por ky lis sa
vend të madh zë në tokën ku bjen!
Në "ZSH" dhe në "SHE" do të hetohet zbrazëtia që ka lënë.
Në tokën e Kosovës zë një vend të madh. I qoftë i lehtë dheu.
Njerëzit e mëdhenj jetojnë edhe pas vdekjes. I bëjnë të pavdekshëm veprat.
Në Kujtesen e popullit mbesin vetëm ata njerëz që populli i ka dashur.
Ngushëllime familjës, Redaksisë së "ZSH" dhe "SHE".
Kim Paci
-------------------------
Shaban Peraj
[ Friday, 08.03.2013, 10:18 PM ]
Ngushellime familjes Mani
Nje lajm trondites vjen per mua se paska nderruar jete miku, shoku e
kolegu z> Kadri Mani. lajm qe me ben te besoj se burrat si ky duhet cmuar e
besuar per kontributin e dhene ne ceshtjen kombetare e publicistiken shqiptare.
Ishte per mua nje shembull se si duhet punuar e vepruar duke qendruar drejt e
pa u perkuluar ndaj askujt ne vizionin e ceshtje kombetare me te vetmin qellim
per te zgjidhur kauzen e popullit tone e per te thene te verteten qofte para
bashkekombasve tane, po edhe para nderkombetareve. Per mua ishte shembull dhe
deshmi se si burrat shqiptare veprojne atehere kur duhet vepruar, po edhe
luftojne kur duhet luftuar. Nga ky lajm ogurzi nuk me mbetet te them me asgje,
vetem tu shprehi ngushellimet me te sinqerta Familjes se tij, te afermve, miqve
e atyre qe gjithe kohen punuan e vepruan me te. I lehte i qofte dheu i Kosoves
per te cilen aq shume punoi dhe e deshi deri ne fund te jetes se tij.
Familja Peraj
------------------
Kozeta
[ Friday, 08.03.2013, 10:15 PM ]
Iku nje Bir i denje Kosove!
Me ndali fryma kur lexova ndarjen nga kjo bote per mikun e Zemres
Shqiptare dhe te gjithe lexuesve te paharruarin z.Kadri Mani. Eshte e dhimbshme
te lexosh per nje njeri qe ke komunikuar tere kohen, ke lexuar sa e sa shkrime
publicistike nga dora e tij e arte dhe me ne fund nderpritet si pakuptuar...
Zoti Mani la pas vepren dhe punen e tij aq te vyer qe i sherbeu me zell dhe
krenari Kombit. Ai s'u perkul kurre nga Shkjau, te cilin e burgosen me vite te
tera. I shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij te dashur,
bashkeshortes fisnike dhe i ndodhem prane ne kete humbje te madhe dhe tragjike.
Me plot respekt dhe mirenjohje per trimerine, burrerine, publicistiken e Tij,
Kozeta Zylo dhe familja.
-------------------
M.Rugova
[ Friday, 08.03.2013, 09:58 PM ]
Ngushellime
Lajmi i idhet per vdekjen e Kadri Manit me ka preke thelle ne shpirt. Me
kete rast i shprehi ngushellimet me te ngrohta familjes Osmani per humbjen e
bashkeshortit , babait dhe vellait te tyre.
Sot i gjithe kombi eshte ne pikellim, sepse i ka ikur biri me i
devotshem,njeriu me i pathyeshem dhe burri me qendrestar i kohes sone.
Kadri Mani edhepse fizikisht nuk do ta kemi prane, secili prej nesh do ta ndjej
edhe me tutje vepren dhe shpirtin e Tij te mire.
Shpirti drite i befte!
M.Rugova
------------------------
A. Lulushi
[ Friday, 08.03.2013, 09:22 PM ]
...ngushëllime
Zoti Lushaj,
Ngushëllime për humbjen e kolegut e të mikut tuaj.
Astriti.
-------------------
Lis Bukuroca
[ Friday, 08.03.2013, 09:18 PM ]
Ngushllime
Ngushllime me plot dhembshuri të dashurve dhe pasardhësve të Zoti Mani.
Qe njeri me dinjitet, nder dhe patriotizëm. Ahstu si i mungon familjes, do të
na mungojë edhe neve. Pushoftë në paqe!
--------------------------------
Agron Shaban
[ Friday, 08.03.2013, 09:06 PM ]
LAMTUMIRË BACI KADRI! PUSHO NE PAQE!
Shumë i nderuar redaktor i ZSh-së dhe mik i Kadri Manit, z. Zeqir
Lushaj,
I prekur dhe tronditur thellë nga lajmi i hidhur mbi shuarjen e atdhetarit,
intelektualit dhe mikut e bashkëpunëtorit tuaj të nderuar, z. Kadri Osmani-Mani!
E lus shkëlqësinë dhe ekselencën Tuaj ti pranoni ngushllimet e mia me të
sinqerta. Gjithashtu, përmes Jush dëshroj ti shprehu dhëmbjen dhe ngushllimet e
mia më të sinqerta për familjen dhe farefisin e nderuar të Bacit Kadri si dhe
për bordin e përgjithshëm editorial dhe redaksional të " Zemres
Shqiptare" ku Baci Kadri la gjurmë të pashlyera. Duke ngritur kështu
permendore dhe një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e lëxuesve
dhe dashamirësve të shumtë shqiptar gjithandej.
Se këndejmi, i bindur se Njerëzit dhe Atdhetarët e kalibrit të Kadri Manit nuk
vdesin kurrë në shpirtin dhe kujtesën e popullit ose kombit tonë shqiptarë.Por,
vetën ndërrojnë jetë për t´u bërë të përhershëm dhe gjithmonë aktual në zemrën,
shpirtin dhe kutimet tona.Për aq sa kam mundur ta njoh Bacin Kadri, jam thellë
i bindur se i ndjeri jetën dhe historinë e vet e shkroi me shpirtin dhe gjakun
e pastërt arbëror.
I qoftë i lehtë dheu i Tokës së bekuar që aq shumë e deshti! LAMTUMIRË BACI
KADRI! PUSHO NE PAQE!
Sinqerisht dhe me pikëllim të thellë,
Juaji, Agron Shabani, Gjermani,
------------------
Gëzim Marku
[ Friday, 08.03.2013, 08:52 PM ]
I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!
Ky për mua është lajmi më i hidhur që kam publikuar që nga lindja e
Zemra Shqiptare!
Është e vështirë për të gjetur fjalë për të shprehur dhimbjen për
personalitetin e shquar të kombit tonë. Kadri Mani frymoi Liri edhe kur ishte i
rrethuar nga hekurat e pushtuesit. Baca Kadri që nga mosha 12 vjeçare është në
shërbim të kombit, por misioni i tij nuk mbaron këtu. I jam mirënjohës fatit që
më njohu me të, me njeriun e sakrificave të pafundme, me atdhetarin e
misionarin e pathyeshëm.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e Bacës Kadri Mani, për miqtë
e tij dhe shqiptarët në përgjithësi.
I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!
Me dashuri, pikëllim e krenari,
Gëzim Marku
-------------------
VOAL
[ Friday, 08.03.2013, 08:51 PM ]
...e ribotuam shkrimin
I dashur Zeqir,
Ne e ri-botuam shkrimin tuaj per të ndjerin Kadri Mani. E kemi pasur mik dhe
ndjemë shumë pikëllim.
Ngushëllimet tona.
Redaksia e revistës VOAL
-----------------
Ksenofon M. Dilo
[ Friday, 08.03.2013, 08:49 PM ]
NGUSHELLIM
Me hidherim te thelle mesuam lajmin e ndarjes nga jeta te
patriotit,KADRI MANI qe me punen dhe vepren e tij la gjurme te pashlyera ne
memorjen shoqerore .I tille ky meteor kosovar do te mbetet simbol i vyrtyteve
me te mira njerezore . Ngushellime te sinqerta familjareve,miqve ne keto dite
te veshtira.
-------------------
Selim Nengurra
[ Friday, 08.03.2013, 08:48 PM ]
Ngushllime
Shpreh ngushllimet ma të sinqerta familjes së bacës Kadri. Jeta dhe
vepra e ti tashma asht ba HISTORI. I kjoft i lehtë dheu i tokës Arbnore per të
cilen ai vujti dhe sakrifikojë aq shumë.
Me respekt e pikllim
Selim Nengurra
Serpsborg
Norvegji
------------------
Baki Ymeri / Alban Voka
[ Friday, 08.03.2013, 08:31 PM ]
Ngushllime nga redaksia e revistës Shqiptari në Bukuresht
Lajmin e parë lidhur me shuarjen e jetës së këtij shqiptari të mirë, të
sinqertë, trim dhe energjik, na e dha sot në mëngjez, Xhafer Leci nga
Gjermania. Fillimisht menduam se i ka rënë pika në zemër si pasojë e mllefit
ndaj inaugurimit të xhamisë së Naim Tërnavës dhe Isa Mustafës në Prishtinë, për
ngritjen e së cilës buxheti i varfër i Kosovës së varfër duhet të paguajë 20
milionë euro. Nga ky nekrolog i Zeqir Lushajt kuptojmë se paska ndërruar jetë
para se ta shohë në televizor inaugurimin e një objekti për të cilin Kosova nuk
ka nevojë, por për të cilin kanë nevojë Serbia antishqiptare të lehë edhe më
tej kundër nesh, gjoja se shqiptarët qenkan "myslimanë dhe
terroristë". Zoti ua theftë kokën atyre që kanë nënshkruar marrëveshjen
për varfërimin e Kosovës për 20 milionë euro, dhe Zoti e shpërbleftë me Dritën
e Parajsësë këtë shqiptar të mirë, trim dhe energjik!
-------------------
Xhafer Kalbaj
[ Friday, 08.03.2013, 08:29 PM ]
...
Ngushellime te sinqerta familjes se te ndjerit Kadri Mani,ngushellime
miqeve,dashamireve dhe kolegeve te bacit Kadri.I perjetshem qofte kujtimi i
tije.
Xhafer Kalbaj
------------------------
Musa Prushi
[ Friday, 08.03.2013, 08:09 PM ]
I QOFTË I LEHTË DHEU I DARDANISË TË MADHIT BACËS KADRI
Mbeta i pa fjalë, nga ku lajm ogurzi mbi bacën Kadri.
Mua personalisht në faqet e Zemres Shqiptare, do të më mungoi shumë i madhi
Baca Kadri Mani, posaqrisht me OPTIMIZMIN E TIJË TË PAKRAHASUAR.
Në komentin tim të fundit e luta që në vend të barcoletave, të na shkruaj
ndonji fjalë mbi gjendjen shëndetsore, por kësaj radhe mungoi përgjegjja...
Ngushllime familjarëve dhe të gjithë miqëve dhe dashamirëve të tijë.
I qoftë i lehtë dheu i DARDANISË të cilën aq shumë e dashti.
--------------------
Jahë Sadrija
[ Friday, 08.03.2013, 07:33 PM ]
E pavdekshme do të mbetet vepra e të ndjerit Kadri Mani
Me pikllim të thellë mora lajmin se miku im Kadri Mani paska ndërruar
jetë! I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë shokëve e miqëve
të bacës Kadri. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, për të cilën dha shumë mund e
dije. E pavdekshme do të mbetet vepra e Ti. Lavdi!
-------------------------
dr Hasan Blakaj
[ Friday, 08.03.2013, 06:53 PM ]
I përjetëshem kujtimi për Bacen
Burrat si Kadri Mani vinë lehtë, lehtë në jetë por dhe shkojnë lehtë dhe
më krenari në jeten tjeter. Janë të rrall burrat si Kadri Mani Baca ynë i
dashur.
Ngushllime të afërm të Bacës Kadri dhe ju shokë të idealit dhe sakrificës më
bacen. I përjetëshem do të jetë kujtimi për ju bir i madh i Kombit Shqiptar.
-------------------
Ilia Stavri Karanxha
[ Friday, 08.03.2013, 06:48 PM ]
Ngushëllime
Gjithë të afërmëve e të dashurve të Kadri Manit i dërgoj ngushëllimet e
mia më të sinqerta për këtë humbje kaq të dhimbëshme e në këto kohë kaq të
nevojshme për një personalitet si Kadri Mani.
Zoti i madh do ta presë krahëhapur në gjirin e Tij dhe emri i Kadri Manit do të
mbetet i pavdekshëm për gjithë ata që e duan Kosovën dhe Shqipërinë ashtu si e
deshte Kadri Mani.
Me respekt për të gjithë Ilia S. Karanxha
----------------------
Agim Gashi
[ Friday, 08.03.2013, 06:36 PM ]
Telegram ngushllimi nga Hafiz Gagica
Telegrame ngushllimi për famoljen Osmani nga Hafiz Gagica
Hafiz Gagica
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara Familje Osmani,
Më lejoni që përmes këtyre rreshtave t’iu shprehi ngushëllimet më të thella për
vdekjen e prindit, bashkëshortit dhe më të dashurit tuaj, veprimtarit të orëve
të para të çështjes sonë kombëtare, Kadri Osmanit.
Kadriu, qysh në rini ka dhënë kontributin e tij të madh për këto ditë të lirisë
dhe bashkimit kombëtar. Ai ka lënë gjurmë të pa shlyera në realizimin e
idealeve kombëtare, të cilat brezi i tanishëm dhe ata që do vijnë do i zhvillojnë
dhe forcojnë si amanet dhe sakrificë të gjeneratave të tëra që u përpoqën dhe
kontribuuan për liri dhe pavarësi të kombit shqiptar.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës të cilën e deshi dhe kontribuoi shumë për lirinë
dhe pavarësinë saj.
Iu ngushëllon miqësisht,
Hafiz Gagica
---------------------
Krist Gjinaj
[ Friday, 08.03.2013, 06:35 PM ]
Nje humbje e madhe
Lexoj me pikëllim të madhë lajmin se i Madhi Kadri Mani është larguarë
nga kjo jetë, nga mjedisi shoqerorë ku aq shumë kontriboj dhe dha për të miren
e kombit shqiptarë,për rrugen e drejtë dhe virtytin e pastër shqiptarë.
Kjo është një humbje.
Një njeri si Kadri Mani nuk do të lind shpesh,edhe pse une nuk kam pasurë asnjë
kontakt personal me të ndjerin , por cdo here e kam vlersuarë punen dhe vepren
e fjalen e tij që zinte peshë shumë.
Do të i mungon kohes dhe të ardhmes, edhepse, për mua do të ketë cdo here
respektin më të madhë dhe vlersimin më të madhë.
I ndjeri Kadri Mani ishte një shembullë i fjales së drejtë, fjales ndër sy,
fjalës pa frigë dhe nuk u përkul kurrë ndaj askuj, edhepse , i rrethuarë nga
shumë njerez që se kuptonin qellimin e tij, i Madhi Kadri Mani qendroj dhe nuk
u dorzua asnjëhere, as ndaj shqipfoleseve e as ndaj sundimit serbo-barbarë ku
edhe kaloj një pjesë të jetes së tij.
I shprehi ngushllime me të sinqerta familjes së tij, miqve, shokve e dashamirve
dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen fizike të të nderuarit Kadri
Mani.
Krist Gjinaj
----------------------
Ermira, (mbesa e Kadri Manit)
Ju falenderjome te gjitheve...
Unë jam mbesa e Kadri Manit... ju falenderoj të gjithëve për këto fjalë
kaq të mira e ngushëlluese.
Me dhembje të madhe, sot për herë të fundit, u përshendetëm me më të dashurin
tonë.. dhembjen po na lehtësoni ju shokë e miq të gjyshit tonë. Ai ishte një
njeri i madh... le të sherbejë veprimtaria e tij si një udhërrëfyes për të
gjithë ne...
-----------------------
NJOFTIM PËR TË PAME
PËR VDEKJEN E BABAIT TONË TË DASHUR KADRI OSMANI-MANI
Nga Ylli Mani (djali i Kadri Manit)
Lajmërojmë vdekjen e parakohëshme të babait tonë të dashur, Kadri Osmani-Mani
(23.01.1937- 09.10.2012) nga fshati Makresh i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, me
vendbanim të përhershëm Prishtinë.
Njoftojmë të afërmit, miqtë,farefisin, bashkëveprimtarët, të burgosurit politik,dashamirët
dhe të njohurit tanë
se me datë 28.10.2012 ( e dielë ), nga ora 9.00 deri në ora 15.00, hapim të
pame.
Ata që kanë dëshirë, kohë dhe mundësi të shprehin kujtimet e tyre për
veprimtarinë e të ndjerit,
Kadri Mani, mbrëmja përkujtimore vazhdon nga ora 15 - 16.00.
Pjesëmarrja e juaj është ngushëllim dhe respekt për ne.
Adresa:
SH.K.SH. “Nëna Terezë” Göppingen
David Str. 24
73033 Göppingen
Afër Stacionit të trenit.
Info.Tel: 07161 685542
Mob: 01522 9273416
I biri i Kadri Mani-t, Ylli
21.10.2012
Kirchheim-Teck, Gjermani
------------------------------------
Zeqir Lushaj: Një kafe për Kadri Manin
| E Shtune, 27.10.2012, 09:12 AM | (175 shikime)
NJË
KAFE PËR KADRI MANIN
-Ti e meriton lirinë, festoje
serbes pavarësinë!-
(Kështu
më shkruante Kadri Mani, pak javë para vdekjes).
Nga: Zeqir Lushaj
I
dashur djali i Kadri Manit, Ylli,
Si
pergjigje lajmerimit tuaj për të pame të babait në Gjermani, në pamundësi të
jem aty, ku në fakt do e deshta “vendi e kuvendi’, në
nderim të Kadri Manit, mikut tonë
të paharruar, zgjodha një menyrë tjetër, për të qenë gjithsesi , të paktën si
“gjysëm” i pranishem. Ju thoni ne lajmerim se, me kete rast miqt e babit mund
të shprehin kujtimet e tyre, por unë tani per tani, nuk mund ti shprehi e as ti
dërgoj ato. Pse? Sepse janë të shumta, dhjetra e pse jo qindra faqe. Relatat , bisedat, pershëndetjet e urimet,
“grindjet” e miqesit e mia me të paharruarin, babain tuaj të dashur, jane te
shumta. Ato, per mua donë kohë te sistemohen e të botohen si dialogje, si
skica, si replika, si broshurë e pse ndoshta jo, edhe deri si një libër i
veçantë.
Poshtë
titullit të këtij shkrimi modest, vura me ngjyrë të kuqe, një thenie të
Kadriut, pak javë para ndarjes nga jeta. E dija se nuk ndihet mirë. At’ njeri e
kuptoja, pa e pyetur, pa e parë, e kuptoja shpirtërisht. Kur i lexova ato fjalë
ne ZSh, më kaloi një dridhmë në zemër e si padashur e pyeta me mendjen time:
-Pse, Ti Kadri Mani, nuk do e presësh pavarësinë? Dhe, si per ta ilustruar këtë
parandjenjë, vetëm pak kohë para këtij mesaxhi i kisha shkruar drejtorit të
ZemraShqiptare, mikut të vertetë e të paluhatshëm të Kadri Manit, Gëzim Markut:
-Gëzim;-Po përgatis një intervistë me Kadri Manin për 75-vjetorin e tij…
Kadriu, e shoh se është lodhur dhe duhet tia bajmë gjithë nderimet…!
U
përpoqem. Diçka bëmë, por Ai meritonte edhe më shumë.
Të
paharruara do të më mbeten lidhjet e mia me Kadriun që nga pritjet e tij ne
Tirane , në zyrë e në familjen time, por, veçanerisht në ditët e shtrimit të
tij në spital.
…Gjyshi
më ka thane lajmeroje Zeqirin…se nuk më lan të dal nga spitali sot, siç e
parashikoje ti. Shpresoj të dalë nesër…, -me shkruante mbesa e tij e dashur.
Nuk
po shkruaj më shumë sot. Koha do ti shpalosi kutimet tona me dhimbje por edhe
me krenari. Per njeriun që nuk u likshtua deri në frymën e fundit, as ne , nuk
na lejohet që të likshtohemi per të. …Ai, do të na kritikonte! Me qe e permenda
fjalen kritikë, a e dini se ç’shkruante ai para pak muajsh në ZSh:
…Nuk
po më len miku im Zeqir Lushaj, me kritikue, Pse do te thoni ju? Sepse, sa here
me shkrue në revistë e në privat, po më thotë: -Ku je Kadri Mani: T’paça me
nder, e pa poterë!
…!
Po
jap më poshtë, në origjinal, vetem pak rrjeshta, ku Ai më nxiste, më
frymëzonte, bile nga dashuria e respekti më mbivlersonte për punen time modeste
krijuese e botuese. (Në botimet e ardhshme, do të jap edhe kritikat e Tij në
adresen time, që nuk kanë munguar, por
sot, nuk është dita e kritikave).
----------------
Zotni
Zeqir Lushaj- të rinjoha!
Kadri Mani 01-03-2011, 09:28am
Dhe vjershat tua i kopjova për botim te revista "ShqipëriEtnike"
që del në internet në kand të ZemraShqiptare.
Në fund të këtij muaji- të njoftoj per botimin.
Të përshëndes përzemërsisht.
Kadri Osmani-Mani
etnike@gmail.com
kadrimani@hotmail.com
----------------------
Kadri Mani
[ Monday, 03.07.2011, 02:05 PM ]
U befasova...
Urime mikut tim Zeqir Lushaj!
U befasova këndshëm. Nuk e dija që nga politikan qenka bërë poet! Shoqëroheshim
bashkë në Tiranë në vitet '90...
Çfarë koinçidence: stili i tij më ngjanë me stilin e artistit gjakovar,
Sulejman Lokajt! Një stil aq i lehtë dhe i rrjedhshëm, si gurgullima e kroit
nga rrënjët e ahishtes!
Urime për suksese të reja!
KADRI MANI
-----------
Kadri Mani
Zeqir Lushaj: KËTU, I KAM TË GJITHA NDJESITË
I dashur koleg, Zeqir Lushaj,
Me këtë vjershë: "KËTU, I KAM TË GJITHA
NDJESITË” -Monolog nën hijen e blinit-,
e ke arritur kulmin e shtëpisë, zenitin qiellor!! Mbase edhe spontanisht
si gurgullima e lumit, por mua më erdhi si një punë sizifi-titanike!
Unë e huajta për librin tim anti-Qosje, as pa të pyetur, siç ju ke dhënë bukë
kalimtarëve të uritur!
Dhe komentin që do t'ia bëj-analizën, detyrimisht do të më kërkosh falje që ke
mendue se ne i kemi rënë në qafë Qosjes, e jo ai neve! …
--------------
Në një shkrim per një vjershë timen, pak ditë
para shtrimit në spital, mes tjerash Kadriu më shkruan:
----E para është
nëna që të ka lindur e të ka edukuar, e dyta është nëna natyrë!
Fshati
Gri! Çka s’ke pa e çka s’ke ndi!
Kurmi
i poetit me blerim shtresuar!
Natyrë
e qetë, poet paqësor! Solidar me skamnorë!
Tash
këtu e tutje ndër breza,
pas
traditës nga Nënë Tereza!
Krejt
e dinë s’je kamikaz,
por
as nuk kotësh si pëllumb n’kafaz!
12-vepra
po na i falë, 100 herë të qoftë hallall!
Ti
e meriton lirinë, festoje serbes pavarësinë!
Tok
me zonjës Sabrije, i keni vënë punët
përfije!...
---------------
Po
i mbylli këto radhë ngushëlluese, bash me një ngushëllim te Kadri Manit, para
rreth një viti per nënen time:
Kadri Mani,-Prishtinë
Vdekjet kanë nuanca.
Ngushëllime.
I
dashur Koleg !
Pranoni ngushëllimet më të çiltërta me rastin e vdekjes së Nënës tuaj:
-Zoti
e pastë marrë në parajsë.
Çdo vdekje është e dhëmbshme, por kanë edhe nuanca dalluese:- mosha, kamja a
skamja, gjendja ekonomike...etj. etj.
Të rroni vet !
KADRI MANI
---------
I
dashur Ylli,
Të
thash se sot nuk po zgjatem. Vetëm se deshta që të jem prezent, të paktën me
fjalë pranë jush, familjes, miqëve e shokëve, nesër, në diten përkujtimore në
Gjermani… Dhe, sikur e piva edhe unë një kafë për Kadri Manin.
Rrofshi
dhe e kujtofshi Kadri Man Prishtinën!
I
paharruar qoftë kujtimi e vepra e tij e pashoqe në shëbim të atdheut e të
kombit.
Ndjehem
me Ju,
Zeqir
Lushaj, NJ, USA
-E
shtune, 27 Tetor, 2012-
---------------------------
Falënderim
JU ISHIT ATY!
Të gjithe shokëve të babit tim Kadri Manit, që na u gjenden pranë në këto ditë dhimbje e pikëllimi !
I nderuari
Z. Zeqir Lushaj,
Me datë 10.10.2012 bashke me gruan time,dhe
djalin Granitin u nisëm per në Prishtinë. Me ne erdhi shoku i babait dhe miku
familjar veprimtari Xhafer Leci. Miku i mirë në ditë te vështira!
Në letrën Tuaj ju me shkruani se ishit
vetëm «gjysëm » i pranishëm në të pamet për babin në klubin « Nënë
Tereza » në Göppingen . Më duhet te Ju kundërshtoj.
Ju ishit i tëri aty dhe jo vetëm aty, por edhe
në Prishtinë në mbledhjen komemorative si dhe ne ceremonine e varrimit ne
Makresh te ulet. Ju kishim ne mendje dhe zemer !
Por jo vetëm Ju Z. Zeqir, por edhe Gezim Marku
ishte atje me ne, edhe Idriz Zeqiraj, Agim Gashi, Xhevat Rexha, Asllan Dibrani,
Ilir Dardani, Faik Konica, Baki Ymeri, Naser Aliu, Eduard Dilo, Kozeta Zylo,
Albert Shabanaj e shumë e shumë shokë të tjerë që ishit dhe vazhdoni të jeni me
ne.
Në momente pikellimi nuk ka ilaç më të mirë se fjalët e mira nga shokët, e ne këto i gjetëm tek Zemra Shqiptare, Bota Sot e Shqipëria Etnike…
Në emër të gjithë familjes Ju falënderoj nga
zemra!
Djali i Kadri Manit
Ylli
05.11.2012
--------------------------
Qendresëtari i madh Kadri Osmani-Mani
Nga: Idriz Zeqiraj
Njerëzit në veprimtarinë e tyre jetësore edhe lodhën dhe e ndjejnë nevojën e pauzimit. Por, ka edhe përjashtime. Ndër të palodhurit e gjertanishëm janë SHIK-u, nga njëra anë dhe, magjistër Kadri Osmani (Mani), nga ana tjetër. Prej 20 vjetësh janë përballë njëri-tjetrit. SHIK-u është ushtri e tërë, është parti e tërë. Ndëra zoti Osmani është individ, që, tashmë, ka krijuar institucionin e vet luftarak, për t`u mbrojtur nga një armatë e tërë SHIK-ase, por duke e zgjedhur metodën se “SULMI ESHTE MBROJTJA ME E MIRE.”
Magjistër Kadri Osmani është një idealist i madh kombëtar. Prej më shumë se gjysmë shekulli ka punuar, vepruar e luftuar për këtë “copë” Kosovë (ndoshta edhe më shumë), për këtë liri dhe pavarësi. Gjatë veprimtarisë të tij ilegale e legale, mund të vritej shumë herë, por vetëm rastësia e ka kursyer. Edhe para skuadrës të pushkatimit, shqiptarët e lidhur në Tivar, ndonjërin rastësia e ka shpëtuar.
Zoti Kadri Osmani ka një biografi që ndryshon, cilësisht, nga biografia e kujtdo tjetër në Kosovë. Ishte viti 1965, kur ai, i shoqëruar nga profesori i letërsisë shqipe, hyri në klasën tonë, në Gjimnazin e Pejës. Nga çanta nxori një ekzemplar të revistës “Jeta re”, që, atëbotë, drejtohej nga i urti Esad Mekuli. Dhe, agjitoi bindshëm për t`u pajtuar në revistën e vetme letrare në Kosovë.
Një ditë gushti, pa bëzamje, lënë zyrën në “Jeta re” në Prishtinë dhe, duke përshkuar tri orë në këmbë, rrugëve herë të pluhrosura, por më shumë të baltosura, arrin në Malësinë e Gollakut, në kufi me Serbinë, për mësimdhënie. Dhe, motivi i këtij vendimi: Zoti Adem Demaçi është burgosur, heronjtë e veprës të tij “Gjarpijtë e gjakut” si dhe miq e dashamirë të tjerë, jetojnë në këtë zonë, gjithnjë e më shumë po maltretohen nga UDB-a. Duhet bërë diçka, për ta ngritur moralin e popullatës të kësaj zone të izoluar dhe për t`i trerguar UDB-së dhe Serbisë se nuk i frikësohemi askujt në vatrat tona.
As edhe një rast tjetër në Kosovë, as në Shqipëri (përjashto rastet kur Partia u thoshte mësuesëve në trasferim: ose shko në fshat, ose në burg), nuk mund të hasim me lënë zyrën dhe pagën më të mirë në Prishtinë, për të shkuar në malësi mësues, duke e lënë nusen të vetme me tre kalamaj të vegjël. Në dhjetë shkollat e zonës, me një drejtori të përbashkët, me mungesa elementare, për të zhvilluar një mësim normal, zoti Kadri Osmani i rreket punës, për ta ngritur cilësinë e mësimit. Njeri i leximit, i letrave, i librit, nuk duronte dot që në dhjetë shkollat fillore e 8-vjeçare, të mos kishte një gazetë, një revistë, një libër! Dhe, me qortimin e kujdesshëm ndaj mësuesëve kolegë, për këtë gjendje mjerane, me vetiniciativë, me shkrim e gojas, përshkoi Prishtinë e Shkup, duke aktivizuar, tashmë, edhe të tjerë, për të begatuar shkollat e zonës me literaturë ditore, dy javore, mujore dhe libra gjithfarëshe. Dhe, ia doli me sukses, duke krijuar edhe rrethet letrare.
Magjistër Kadri Osmani është veteran i ilegales të Kosovës dhe i burgjeve politike jugosllave. Atdheun edhe mund ta duan të gjithë, por, ndjenjen e lirisë nuk e kanë të zhvilluar të gjithë njësoj. Përndryshe, ne, shqiptarët, do ta kishim Shqipërinë të tërë, Shqipërinë Etnike, të paktën, në Lidhjen e Prizrenit. Përkushtimi i tij nuk ka qenë kurrë i mëdyshur, nuk ka qenë honorar. Përkundrazi, ka qenë detyrë, ka qenë parësor. Ai filloi në Prishtinë, vazhdoi në Istog e Pejë, u dënua dhe përsëri vazhdoi veprimtarinë ilegale në Prishtinë, për t´u dënuar sërishmi. Jeta ilegale, në sistemet komuniste e fashiste, është e rrezikshme, “NJERIU ËSHTË ME KOKË NË TRASTË”. Vërtet, u vranë Nuhiu (Berisha) e Rexhepi (Mala), ndërsa Kadriun rastësia e shpëtoi. Shpifjet e denigrimet aktuale të armatës “nofkaxhi” të SHIK-ut janë hakmarrje primitive e provinciale, madje me një fjalor të denjë për lukuninë komuniste. Në të gjithë Shqiptarinë tonë, zoti Kadri Osmani, do të ishte i fundit për ligështim, denoncim apo tradhti ndaj shokëve të idealit. Dhe, kjo është provuar në gjyqet e përsëritura, të zhvilluara kundër tij.
Magjistër Kadri Osmani nuk është i pafe. I gjithë rrethi familjar janë besimtarë. Ai ka agjëruar, duke ngrënë bukë bajate, me fasule të zjerë, vetëm me krypë, pa vaj fare, nga bllokimi i borës në Malësinë e Gollakut. Por, zoti Osmani është magjistër, e di edhe konvertimin e dhunëshëm nga pushtuesi i vjetër. Ai nuk mund të pajtohet me ata që kundërshtojnë ndërtimin e Katedralës Katolike në Prishtinë. Ai nuk mund të pajtohet me fanatikët fetarë të përçudnuar në veshje e sjellje, të cilët thonë: “Nënë, më fal se nuk ta jap dorën as në ditën e Bajramit, sepse para se të jesh nënë, je femër dhe më ngjallë ndjesi seksuale!”
Zoti Osmani nuk mund të vë fenë mbi kombin. Nuk i ushqen ndasitë dhe përçarjet ndërfetare, që do të ishin vetëvrasje e shqiptarëve. Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë stoli, janë dhuratë hyjnore për kombin, sepse përmasa e madhështisë të tyre, është përmasë unikale, supërspecifike, madje në shkallë botërore. Dhe, padyshim, këto dy figura madhore, janë i vetmi privilegj i shqiptarëve, duke u pasua denjësisht nga shtetbërësi i Kosovës, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Njëri nga nofkaxhinjtë më brutal, për zbulimin e të cilit nuk ka pse të merakoset zoti Osmani, sepse ai është njëri nga grixha e SHIK-asëve numerikë, akuzon për konvertime partiake. Burgu i gjatë, mungesa e informacionit, kanë bërë që, herë-herë, ndjenja të triumfojë. Por, ai është energjik dhe dialektik, ecë me hapa rapid, duke e kompensuar kohën e humbur. Pavarësisht elozheve, që i bëri atij e veja e Enver Hoxhës me djem dhe kuadri tjetër i bllokmenëve në Tiranë, ai u këndell shpejt dhe denoncoi se “në Shqipërinë e Enver Hoxhës, i gjeta rrugët e Bangladeshit.”
Edhepse filloi flirtin me të majtën shqiptare, zoti Osmani, në kohë rekorde bëri konvertimin, duke u orientuar tërësisht djathtas. Dhe, këtë drejtpeshim e ka ruajtur dhe justifikuar, madje në atë masë që di vetëm ai. Dhe, kjo është vijimësi e atij qendrimi thellësisht kombëtar, në kohëzgjatjen gjysmëshekullore. Këtu e ka bazën edhe epërsia e tij absolute morale, atdhetare e intelektuale, karshi kritizerëve të rinj dhe të vjetër SHIK-as.
Zoti Kadri Osmani shquhet për kërkesa që ka ndaj vetes dhe të tjerëve. NË MOSHËN 70 VJEÇARE MAGJISTROI! Një rast i virgjër në Kosovë dhe më gjerë. Vonesa ishte kushtëzuar nga pushtuesi dhe burgu. Njeriu i privuar nga liria, e vlerëson shumë lirinë. Liria e Kosovës e rinoi burgaxhiun e stazhionuar dhe në respekt të lirisë, donte t`ia shtonte një magjistër Kosovës së lirë, Kosovës shtet, ëndërr dhe aspiratë e gjithë jetës të tij të mundimshme.
Shumëkush mendon, ndërsa SHIK-u edhe vepron, se “këtij magjistri grindavec, duhet me ia mbyllë gojën, me ia thyer pendën, me e bë të heshtë përgjithmonë!” Por, zoti Osmani nuk është indiferent për asgjë që është njerëzore. Reformatori Martin Luther King thotë: “Për zhvillimin e mbarë të shoqërisë, më të dëmshëm janë njerëzit e mirë që heshtin, se sa keqbërësit.” E vërteta është se ai është i hatëruar gjer në zemratë, sepse populli i tij nuk po e çmon lirinë në masën që kjo liri meriton. Ish i prangosuri politik ka ëndërruar se, kur Kosova do të jetë e lirë, njerëzit e saj vetëm gjumi do t`i ndajë nga puna, nga studimi. Tani që ai i sheh, duke bredhur rrugëve e kafeneve, pa qëllim e cak, tmerrohet se “SI ROBËRIA HARROHET KAQ SHPEJT!”
Magjistër Kadri Osmani është zë i veçantë në
publicistikën aktuale gjithëshqiptare. Dhe, si i tillë meriton vëmendje dhe
respekt, në masën e duhur. Shpirti i dlirë, sinqeriteti në shfrim ndaj së
keqes, çiltëria entuziaste për të mirën, ndjenja e sakrificës, atdhedashuria e
dëshmuar, përkushtimi i përhershëm për ta emancipuar e prosperuar shoqërinë,
kombin, kanë qenë e mbetën vlerë dhe moto e jetës së tij, sa të trazuar, aq
edhe të bujëshme.
./.
-------------------
Ramiz Dërmaku: Kadri Mani - Personaliteti me rëndësi kombëtare
Përkujtim
NE DUHET TA NXJERRIM GJAKUN E KEQ PREJ SYRIT PËR TË ARDHUR DERI TEK LIRIA
Nuk na fliste shumë për këtë dënim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protestë
Shkruan: Ramiz Dërmaku
Kadri
Mani, tani, pushon i qetë në varrezat e fshatit të lindjes së tij. Atdhetari,
intelektuali, Kadri Mani, ishte një prej personaliteteve me rëndësi të madhe
kombëtare në Kosovë, trojet etnike shqiptare por edhe në diasporë. Tani pushon,
ngase kurrë nuk kishte pushuar më herët, që nga mosha shumë e re, kur dikush i
spjegonte për luftën që bëri populli shqiptar gjatë tërë historisë, i spjegonte
për padrejtësitë që ju kishin bërë e i bëheshin akoma, por ai i spjegonte..,
por edhe ky tani lexonte për luftërat dhe sakrificat e tij gjatë historisë së
tij. Dikush ia shtoi dashurin ndaj çështjes kombëtare. Dikush i spjegoi për
kufijt dhe teritoret shqiptare, dhe ky si i ri u brymos me atdhetarizëm i cili
e mbajti gjallë deri në vdekje. Në takimin e Bashkimit të Intelektualëve
Shqiptëtarë në Mërgim- BISHM-i, nga Gjermania dhe Bashkimit të Intelektualëve
Shqipëtarë nga Zvicëra, të mbajtur në BERN, në klubin” Hasan PRISHTINA”, ai
neve na thoshte; ne duhet ta nxjerrim gjakun e keq prej syrit për të ardhur
deri te Liria.
I
frymëzuar, me ide atdhetare ai e fillon herët veprimtarinë e tij, dhe nuk do ta
ndal deri në vdekje. Për veprimtarinë e tij atdhetare, ai nga regjimi barbarë e
kriminel serb ai do të “shpërblehet”.., dihet me burgim. Nuk na fliste shumë
për këtë dënim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protestë.
Thoshte,
- mësova shumë dhe më behej se jam në shkollë. Shkollimin kurrë nuk e zinte në
gojë, e merrte për detyrim. Përbuzjen diferencuese e kishte më shumë se Goli
Otokun, - kjo është sëmundje e një përmase më të gjerë, - thoshte, dhe e mbante
me shumë inat një dukuri të tillë.
Atdhetari
dhe i burgosuri politikë z. Kadri Mani, është shenja e emrit të përveçëm,
shenjë e cila flet vetëm shqip. Shenja e mendimit, për një rrëfimtar të rrallë,
vizionar i cili e tregonte fillimin e të qenit dhe fundin midis polariteteve
kohore.
Do
të mësohemi edhe pa atdhetarin Kadri Mani, i cili ishte gjithëkund dhe kudo. Ai
i frymëzuar nga atdhetarizmi i Rilindasëve tanë nuk pushoi kurrë së vepruari
edhe pse e maltretoi, burgosi, dënoi regjimi serbë.
Unë
e di se ai kishte nevojë për qetësi. Por e di se ne nuk kishim nevojë për
vdekjen e tij. Kadri Mani- kishte nevojë për pushim, e neve sot nuk na duhet
kjo heshtje, sepse dikush duhej të na zgjonte. Ai bëhej edhe zëdhënës i masës
kur dikush e vente në gjumë, ai, nuk na lëinte të qetë.Në diasporë, në Kosovë.
Shqipëri dhe trojet tjera etnike do të ndihet mungesa e juaj. I nderuari dhe i
respektuari z..Kadri Mani, mik i dashur tek ne dhe tek ZEMRA SHQIPTARE ,do të
ndihet mungesa e juaj. Tani do ta shohim një ndryshim. E ai ndryshim është se
mbetem pa një zë të fuqishëm, nga më të fuqishmit, të ndërgjegjës kombëtare në
media, të krijuesit në krijimtari, të parashikuesit në të ardhmen e vendit.
Mbetëm pa të parë një, dy, tri ditë, e do të bëhen edhe muaj e vite,por
veprimtarija juaj do të jetoj ajo është radhitur në radhët e para të
atdhetarëve.
Një
shenjë emri në gjeografinë e kulturës së një kombi, njësiti karakterizues,
identifikues, i unifikimit, një tipar i radhë historik.
Ka
një ndryshim pas dy tri dite pa ty, o Kadri Mani. E mësuam Vetminë e Madhe.
Vetminë që ti e jetoje për kohë të gjatë, e rrëfeje në sirtarin e iluzioneve
dhe na thoje ne, - nuk është varri vetmia, - varri është heshtja ku të tjerët
të lënë në qetësi, ngase frikohen. Frikën e vetminë i kishe figura që i shikoje
në syrin tonë, në dukurinë e kësaj mase kur ndodhej në ankandin historik, ku
koka u rrinte kah ulurinin ujqit e stepeve.
Ka
dy, tri,katër ditë pa ju o i madhi Kadri Mani. Dy tri .., ditë i stereotipeve
në kuantitetin e fjalës publike. Kush e thotë si ti sot fjalën me peshë? Kush
ia prishë qetësinë e ditës vetit o burrë!? Dhe viti nuk qenka i madh kur nuk
jetojnë njerëz të mëdhenj, si ti.
Atë
Zef Pllumbi na mësoi proverbin popullor, “Rrno për me tregue”. Po e jetojmë
kohën për ta rrëfyer o burrë, e unë po ta rrëfej ty sot se vazhdon heshtja. Aq
sa e rrëfejmë, e heshtim. Ne e kemi një dënim në mendësinë tonë, - mohimin.
Pra
krejt në fund u shpreh ngushllime familjes së atdhetarit Kadri Mani, shokëve,
miqëve dhe portalit informativ “Zemra Shqipëtare”.
Drejtorit:
Gëzim Marku
Mario
Braha
Ilir
Dardani
Zeqir
Lushaj.., etj
Baki
Ymeri.., dhe të gjithë lexuesëve të “ZEMRËS SHQIPËTARE”
Zoti
e bekoftë KOSOVËN
Weingarten-Gjermani
---------------------
Baca Kadri Mani, e lehtë të qoftë toka arbërore!
Nga Aurel Dasareti, Arizona
Kadri Mani ishte hero pasi tërë jetën kishte kurajën të ecë
përpara drejtë kufirit pa iu dorëzuar frikës apo dyshimit.
Pasionet që njësonin energjinë e tij në kërkim të një
objektivi të përpiktë bëjnë pjesë në fushëveprimin e së shenjtës apo të
devotshmes. Fushëveprimi i tij intelektual dhe atdhetar vuri çmim në lojë të
ardhmen e tij, shpesh jetën, fushëveprimi në të cilin u rrënjosën motivimet e
tij më të thella, ato që i japin një kuptim jetës. Në orvatjet e tij për të
dalë përmbi rëndomësinë e jetës, i ndjeri Kadri Mani shtyheshe të kërkojë të
papriturën, të hedhë vështrimin përtej kufirit të ekzistencës njerëzore, dhe
për ta përshkruar atë. Kjo i bën aq ekzistuese dhe joshëse veset e mëdha dhe
virtytet e larta.
E nderuar familje e bacës Kadri. Ngushëllimet e mia më
të thella për humbjen e madhe që pësuat. Mendimet e mia janë me ju.
Qarja dhe dhimbja janë përgjigjet tona të para e të
natyrshme për vdekjen e një personi të dashur për ne. Ato na ndihmojnë në
trishtimin dhe humbjen tonë, por nuk mjaftojnë të na mbajnë të bashkuar me të
ndjerin, që edhe ne të vetësakrifikohemi. Sidoqoftë, kulti i të vdekurve duhet
të gjejë vend në shpirtin tonë, në mendimet, kujtimet, në rikrijimin e qenies
së dashur brenda nesh. Po t`ia arrijmë kësaj, atëherë i ndjeri do të vazhdojë
të jetë përkrah nesh, figura e tij do të ketë shpëtuar dhe do të na ndihmojë ta
bëjmë dhimbjen forcë.
Bacën Kadri Mani (para disa vjetësh) e kam takuar
njëherë në Zvicër. Takim i rastit, në praninë e të tjerëve. Prej atëherë nuk
jemi dëgjuar më, prandaj kur i shkrova një letër urimi për 75 vjetorin e
lindjes më kishte harruar krejtësisht. Por jo edhe unë atë. Kemi shkëmbyer
letra elektronike (disa prej tyre do t`i botoj më poshtë)dhe unë i kam premtuar
se kur të vije koha do ta përmendi në një libër që mendoj ta shkruaj në të ardhmen.
Vdiq papritmas. Kam mendime të larta për të ndjerin.
***
From: Aurel Dasareti
<dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
Sent: Wednesday, 2 May 2012 7:26 PM
Subject: Kalofshi mirë, sukses e shëndet të pashtershëm
Lumturia nuk fitohet – ajo meritohet?
URIME z Kadri Mani dhe zonjës Shukrije
Bunjaku - Mani. Rrofshi sa malet!
Kënaqësi e madhe që ju mund të
keni, ajo është për të bërë tjetrin të lumtur
Respekt për ju, nga Australia,
Aurel Dasareti
***
From: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
To: dasaretiaurel@yahoo.com.au
Sent: Wednesday, 2 May 2012 8:32 AM
Subject: Kadri Mani/Falenderim!
I nderuari zotni Aurel,
mirëmëngjesi!
Duke ju falënderuar për urimin,
hetoj se është një urim i veçantë nga një person i veçantë!
Vetëm fjalën-Rrofshi, propozoj ta
pëdorim në gegënishte- Rrnofshi: dhe çdo fjalë tjetër që mund të ketë dy
kuptime e të ngatërrohen, duhet marrë ajo më e qarta, apojo?
E kur jemi në kontakt, edhe një
pytje: ju lutëm nëse dini gjë për një bashkëvendas timin, quhet Hajrullah
Kafexholli-Xani?
Por edhe për ju dua të di më
shumë: nga jeni, çka punoni...?
Shëndet.
Kadri Osmani-Mani
***
From: Aurel Dasareti
<dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com>
Sent: Tuesday, 5 June 2012 8:02 PM
Subject: Së bashku me zonjën Shukrije jeni një shembull i shkëlqyeshëm
si duhet të jenë shqiptarët. Krenohem me ju, Rrnofshi
I nderuar z Kadri, flm për
sugjerimet, i çmoj këshillat e Juaja. Sa për jetën time, shkurtër:
Jam 35
vjeçar (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake), lindur në Sydney,
Australi. Jetoj 8-9 muaj në vit në Amerikë (Kaliforni, Arizona), pjesën tjetër
në Australi. Kam një motër më të vogël (antropologe) dhe një vëlla më të madh
(inxhinier i elektroteknikës). Nëna, psikiatër (arbëreshë) ka lindur në
Australi, stërgjyshërit e saj kanë ikur prej Shqipërie në Itali (në kohën e
Skënderbeut). Babai (psikolog), ka lindur në Amerikë, ndërsa gjyshi im qysh në
moshën 20 vjeçare ka emigruar në Amerikë (para përfundimit të Luftës së dytë
Botërore), me prejardhje nga një familje shumë e njohur e Shkodrës. Katolik (jo
aktiv). Gjuhën shqipe kam filluar ta mësoj nga mosha 8 vjeçare, nga një mësuese
private prej Kosove të cilën unë dhe prindërit e mi e takuam (1981) në
pushimoren e nxënësve shqiptar (Ganimete Terbeshi) Budva, Mali i Zi, dhe së
cilës prindërit i mundësuan emigrimin në Amerikë, ku edhe banoi 3 vjet në
shtëpinë tonë. Prej vitit 2001 paraqitem në faqen shqiptaro-amerikane www.liriakombtare.com kurse prej vitit të kaluar botoj shpesh edhe në www.zemrashqiptare.net etj. Qëllimi: të kontribuoj pak në tolerancën
fetare midis shqiptarëve, luftimin e ekstremizmit fetar, por më kryesorja, të
nxisë atdhedashurinë, nacionalizmin pozitiv tek shqiptarët.
Unë punoj me hipoteza. Hartoj
një tezë për vargun e fundit të ngjarjeve dhe pastaj e krahasoj këtë tezë me
rrjedhën aktuale të ngjarjeve; nga ky krahasim unë nxjerr një kriter për të
bërë vlerësimin e hipotezës sime. Në këtë proces hyn elementi i intuitës. Por nuk kam
mendimin se roli i intuitës është shumë i madh; sepse nisem edhe nga një kuadër
teorik. Mendoj se në aftësitë analitike kam mjaft mangësi, por kam një veti
tjetër - një aftësi kritike të fuqishme. Unë nuk jam analist profesionist i
gjendjeve të sigurta. Përkundrazi, veten do ta quaja më fort analist i
gjendjeve të pasigurta. E pranoj se mund ta kem gabim, dhe nga kjo nisem. Duke u
nisur nga kjo, ndihem i pasigurt. Duke pasur ndjenjën e pasigurisë, i mbaj sytë
e veshët hapur, në çdo çast gati për të korrigjuar gabimet. Këtë e bëj në dy
shtresime. Në shtresimin abstrakt, bindjen në gabueshmërinë time vetjake e kam
shndërruar në gur themeli të një filozofie të përpunuar mirë. Në shtresimin
vetjak, unë jam njeri me sy kritik ndaj vetes, që kërkon të zbulojë gabimet tek
vetja e tek të tjerët. Por, duke pasur ndjenjën e kritikës, kam edhe atë të
faljes. Nuk do t`ia njihja gabimet vetes, po të mos ia falja. Për shumicën e
njerëzve, rënia në gabim është burim turpi; për mua, pranimi i gabimeve të mia
është burim krenarie. Sapo të kemi pranuar se njohja e papërkryer e gjërave
është rrethanë njerëzore, nuk ka përse të kemi turp nga gabimet, përveç rasteve
kur nuk i korigjojmë ato. Rri e vështroj nëse rrjedha reale e ngjarjeve përkon
me parashikimet e mia. Nëse nuk përkon, atëherë e kuptoj se jam në rrugë të
gabuar. Kur midis parashikimeve të mia dhe rrjedhës reale të ngjarjeve ka
mospërputhje, atëherë i hyj rishqyrtimit të tezes dhe mundohem të përcaktojë ku
ka qenë gabimi. Ka dy rruge: ose të modifikoj tezën time, ose te zbuloj se
është shfaqur ndonjë ndikim i jashtëm i paparashikuar. Situatën mund ta zgjidh
më fort duke e rritur pozicionin në vend që ta ul. Por, në çdo rast, nuk
qëndroj duarkryq dhe nuk e shpërfill atë mospërputhje. I hy një shqyrtimi me sy
kritik. Por, përgjithësisht, nuk më vjen për mbarë të ndryshoj tezën time për
t`iu përshtatur rrethanave të ndryshuara, ndonëse nuk e përjashtoj fare këtë
zgjidhje.
Respekt për Ju,
Aureli
***
Kadri Mani
[ Monday, 29.10.2012, 01:21 AM ]
Zotni Nikollë Lesi ikni nga bota e vjetër, e
konsumuar!
Propozimi im është për: Aurel
Dasareti (35-vjeçar), (ekspert i shkencave psikologjike dhe atyre ushtarake):
me tekste brilane! Me traditë familjare! Me gjuhë të huaja krahas shqipes
amtare! I vetmi që do ta bëjë KTHESËN, i cili do të na prijë në përmirësimin e
imazhit të shqiptarit në botë!
***
From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: "kadrimanii@hotmail.com" <kadrimanii@hotmail.com>
Sent: Sunday, 19 August 2012 3:28 AM
Subject: Tungjatjeta
I dashur bacaKadri,
do të ishte fat për shqiptarinë
sikur në trojet tona të kishim disa dhjetëra udhërrëfyes të kalibrit tënd
burrëror, intelektual dhe atdhetar.
Mediumet shqiptare janë
shndërruar në objekt rehabilitimi për të çmendurit, të cilët personeli
shëndetësor nuk guxon t`i hidhërojë që të mos ua prishë edhe më tepër
ekuilibrin.
I sfilitur nga vetëdija për
pafuqinë e vet, për vetminë e vet, narcisti dhe megalomani (...) përpiqet
të kërkojë të kapërcejë barrën e tij ekzistenciale duke arritur në gjendje
ekstazike të ngjashme me gjendjen e transit, duke “fituar” njësimin e brendshëm
dhe njësimin me natyrën.
Respekt të
posaçëm për ty,
Aureli
***
From: Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>
To: "kadrimanii@hotmail.com" <kadrimanii@hotmail.com>
Sent: Tuesday, 2 October 2012 2:11 PM
Subject: Aureli, gëzohem shumë se e ke kaluar krizën
I dashur baca Kadri,
sot dëgjova për shëndetin tënd,
sëmundjen vijnë e shkojnë e ne lypset dhe jemi në gjendje t`i përballojmë. Të
dëshiroj shërim të menjëhershëm dhe kthim sa më të shpejtë në aktivitetin tënd
intelektual dhe patriotik. Je dhe mbetesh përgjithmonë një inspirim për
gjeneratën time, dhe gjeneratat që vijnë pas...
Respekt të posaçëm për ty,
Aurel Dasareti
Kadri Mani idealist që i mbeti besnik Shqipërisë Etnike
Shkruan: Safet Hyseni
Disa thonë se vdiq Kadri Mani! Unë se them dot, për këtë s’kam guxim as që ta përmendi, dhe nuk ka kush të më bind se Ai vdiq! Atdhetari nuk vdes kurrë! Ai nuk ka vdekur, as kombëtarisht dhe as fetarisht (asnga ana e çdo religjioni që ta marrësh). Në çdo religjion thuhet se “ndërrojë jetë” që do të thotë se ai nuk ka vdekur, por kjo nga çdo aspekt është absolute dhe unë nuk e kam ndërmend të them më tepër, sa i përket anës fetare. Nga ana kombëtare vepra e të ndjerit Kadri Mani (që tani fizikisht nuk është në mesin tonë) kërkon studim të gjithanshëm, është shumë dimensionale, si nga aspekti i sakrificës ilegale (veprimtarisë kombëtare ilegale), asaj shkencore, publicistike dhe mendimi i tij filozofik. Kadri Mani në shumë sfera të jetës ka lënë gjurmë të pashlyera, ka bërë aq sa ka mundur për familjen, më shumë për rrethin, dhe gjithçka për kombin. Për veprën që na ka lënë pas, për punën që ka bërë, për mendimin e tij progresiv dhe për dimensionin kombëtar ka të thuhet shumë, ka çka thuhet dhe kam shpresë se miqtë ë tij, idealist e Shqipërisë Etnike, e Djathta Shqiptare madje nacionalistët e vërtetë të kombit patjetër që do e thonë se e kanë pas në ballë, të papërkulur, kanë ecur bashkë me Kadri Manin dhe janë krenuar kur kanë qëndruar afër tij, kanë bashkëjetuar, bashkëvepruar e mbi të gjitha kanë sakrifikuar shumë. Të gjithë që e kanë njohur, dhe që e njohin sakrificën shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, të gjithë ata që din dhe duan kanë çka të na thonë, dhe do ishte mirë që këtë ta bëjnë, por duke filluar nga ata që e kanë njohur, nga ata që kanë bashkëpunuar, nga të afërmit dhe ata që kanë bashkëjetuar, nga të betuarit që kanë bashkëvepruar, padashje apo me dashje nga ata që kanë bashkëvuajt dhe në fund ata që e mbështetin dhe e mbështesin idenë e tij, por jo vetëm të tij, ata që e mbështesin Programin e Lidhjes së Prizrenit, se ai nuk donte program tjetër (Shqipërinë Etnike). I pari që e morri guximin është banori i burgut Asllan Dibrani, që një kohë dhunshëm si shumë të tjerë ka bashkëvujat në burgun e Nishit. Askush tjetër nuk mund të sjellë pasqyrën e burgut, por vetëm një bashkëvuajtës, askush tjetër nuk mund të flas për veprën e tij më mirë se një bashkëveprimtar, askush tjetër nuk mund të flasë për mendimin e tij se sa një krijues që krijoj bashkë me te, askush tjetër nuk mund të flasë për guximin, trimërinë se sa një sakrifikues që eci bashkë me Kadri Manin. Vepra dhe veprimtaria e tij kap sferën më të madhe ku duhet t’i përkushtohet studiuesi shqiptar. I ndjeri dhe i pavdekshmi Kadri Mani është simboli i pathyeshëm, është simboli i qëndresës që eci në kohë dhe radhiti vepra atdhetare në çdo vend që ia dha mundësia, në çdo skaj të atdheut të tij. Veprimtarët shqiptar nuk dallonin shumë në ide gjatë shtypjes dhe persekutimit në ish sistemit jugosllav dhe në sipërfaqe dukej se që të gjithë janë të majtë apo i takojnë ideologjisë majtiste. Po të gjykosh drejtë dhe të futesh në studime më të thella, dhe po të thirresh pak edhe në kohën që thuhet kinse demokratike shihet dhe vërehet se një pjesë bukur e madhe vetëm deklarativisht i kanë takuar kësaj rryme. Kjo është vërejtur edhe në veprimtarin e shumë ish të burgosurve politik si në Kosovë por edhe më gjerë, por padyshim që fitimtar kanë dal shumica, d.m.th vija majtiste pasi që kanë pasur mbështetjen më të madhe në ish sistemet të cilët e kishin krijuar njeriun e vet. Rryma e djathtë ajo nacionaliste ku defilonin pjesa më e vogël, bile ata edhe nuk guxonin që ta thonë hapur dhe kur këtë e bënin ishin më shumë të persekutuar dhe apriori të demaskuar edhe nga vetë ilegalët apo veprimtarët shqiptar, andaj ata mbetën edhe më të persekutuar edhe në sistemin tjetër kinse demokratik. Rrymës së djathtë i ka takuar veprimtari Kadri Mani si dhe shumë të tjerë si Metush Krasniqi por që kanë mbetur ende të pastudiuar për të njërën apo arsyen tjetër. Veprimtarët që i takonin kësaj rryme por që nuk shpreheshin hapur ngase kukonin mbështetjen e shtetit amë mund t’i hasni dhe gjeni si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, por edhe sot nacionalistin e vërtetë është vështirë ta takosh në pozicione vendosëse e aq më pak udhëheqëse. Këtë kategori jo që nuk e duan vetë shqiptarët, por ka shumë rryma, shumë shërbime shtetesh të ndryshme, që merren më llojin e tillë që në Evropë shqiptarët të udhëtojnë të ndarë. Dallimi është shumë i lehtë të bëhet në mes këtyre dy rrymave, por për ta dëshmuar është shumë i vështirë. Të majtët në vend të kombëtares kanë dredhin, në vend të drejtësisë kanë dhelpërinë, janë këto vese që u trashëguan nga ish sistemi apo më mirë thënë nga ideologjia komuniste sllave. Kadri Mani nuk e deshi as dredhin dhe as dhelpërinë andaj mbeti idealisti më i madh i krijimit të Shqipërisë Etnike të cilën Shqipëri e gdhendi me veprimtarin e vetë, dhe ai këtë përherë e mendonte se do bëhet, por do bëhet atëherë kur e djathta shqiptare do ngadhënjejë në gjithë hapësirën e hartës të Shqipërisë Etnike. Për të zbërthyer veprimtarin, idenë dhe punën atdhetare të Kadri Manit ka shumë pena, duke nis nga ajo e Zeqir Lushajt i cili i pari na e dha lajmin e ndërrimit jetë të veprimtarit të palodhur e më pas edhe të tjerët që shkruan më pas, por do ishte më mirë që çdo njëri t’i përkushtohej sferës ku më së shumti është i denjë për të dhënë të vërtetën apo afërsisht të vërtetën. Këtë e meriton Kadri Mani, por duke zbërthyer veprën e tij më së shumti do i kontribuonim të ardhmes sonë shqiptare.
Cikël poezish nga burgu;
Burgu
Muret e lagështa errësirë
e pafund
Më ndjek nëpër hapa jete me trishtim.
Një copë rini atje iku mbeti
E pranguar me hije tmerri sipër mureve të trasha.
E gozhduar dashuri kujtimin mbante gjallë
Shpesh nata zbriste lirin aty pranë
Dhe bëhej zog në vegimin ëndërrimtar.
Tej muresh dita
rriste gjelbërimin.
Brenda frëngjive të ftohtë akull e terr
Bridhte egërsi, lumturi e vrarë, tmerr.
Nata pëlcet nga tortura (kushtuar Kadri Manit)
Në rrjetë përgjimesh bëhet dasma ime
Hingëllin fati në tela me gjemba
Më vyshku puthjet. Nga sytë e kuq të egër
Rrethuar, të çmendur mendjesh,
Gishtat me thonj të përgjakur.
Minutat enden me tesha vdekje.
Më kërkon mendimet nëpër libra,
Frikohem të rri bashkë me to.
Dashuria zverdhet nga sekretet.
Nata pëlcet nga tortura. Marshojnë rënkimet,
Me kërbaçin e hijeve në krah korbash
Përbindëshi mund të më gëlltisë, ka oreks për gjak të ri.
S’i kam besuar zotërat dhe s’di të lutem
Dridhem në heshtje! Një zë i trisht më vjen (thërret)
Nga thellësi e shpirtit. S’kam forcë t’i përgjigjem
Mbreti i dhunës mban frenat.
Në çeli
S’është shtëpi kjo!
As kthinë, as hale
Jo, jo, as lojë!
Është natë e gjatë
Ulërimë e gjëmshme
Egërsi, tmerr
Vrasje jete
Bluarje ëndrrash
Thikë që kullon.
***
Ankthi i trisht më merr
Më përkund dyshemesë me lagështi.
Përtej frëngjive hëna.
Një rreze zbehtësi vdekje,
Në kujtesën time një ëndërr thyhet.
Një puthje buzësh e akullt,
Ëndrrën dhe shpresën e ngrin.
Një zë i lehtë pëshpëritës,
Vjen përtej frëngjive.
Zvarritem nëpër mur,
Prek veten që s’e njoh.
Dimri tallet me mua
Dimri tallet me mua.
Leckat e grisura
krahëve,
Si përbindësha më janë ngjitur
Në supet e mija si gur varresh.
Gardianët në shtatë rradh sy skuqur,
Janë xhemati i kortezhit që ngjall vdekjen
Brenda telave me gjemba,
Arkivoli im loz me mua.
Mbi shpatulla mbaj akuzën
Armik i p….
O zot! Ç’heroizëm iu duket
Të vrasinë dëshira, jetë.
Torturohem deri sa loz me varrin
Në terr ulërinë bisha
Unë s’jam banor i vetëm qelie,
Jam vetëm aktor prej shprese.
S’e kuptoi ç’më duhen këto pranga,
A mund të lidhet ëndrra pse loz me hënën.
Rebelimi i lugës
Sot jam rebeluar e dashur.
Nesër po të gdhi do protestoj,
S’do e marr pjatën nga polici
Do e hudhi edhe lugën
Më duket si kaci varresh. S’di a beson,
Se dita e fsheh sekretin e natës
E nata është si ai arkivol. Motër ka vdekjen.
Por unë të kam dashur,
Edhe para ditës sekrete. Do tët dua,
Edhe pas natës arkivol.
Dialogë me vrasës
Ju erdhët që andej
U sulët në livadhin e blertë
Kullosnit si kopeja
Blegërima juaj aq shumë na preku
Ua shtruam tryezën me gjëra të pjekura
Ju erdhët nga shkretëtirat
Pat ara, livadhe, kopshte
Pat dallgët e Detit Jon
Shqiptarisht u
pritëm
Ulërimës suaj i ofruam miqësin
Një ditë do ta hani kokën
Në egërsinë e
frutit tuaj.
------------------------
Selim Nëngurra: Gazetaret e Hashim katundarit...!
| E Shtune, 13.10.2012, 08:43 PM | (1272 shikime)
Marr shkas edhe nga vdekja e atdhetarit Kadri Mani
GAZETARËT E HASHIM KATUNDARIT…!
-Baca Kadri Mani, me vetdije i tha jo territ afro-aziatik
dhe ju kthye rranjëve të religjionit të
të parëve të tij. Ai publikisht u kthye në fenë e të parëve dhe ishte
një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si
intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin islamik të trojeve
arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e osmanliut Erdogan,
Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga mediumi publik
RTK-ja per vdekjen e Kadri Manit-
Nga: Selim M. Nëngurra
Në të gjitha shtetet e botës ka Tv publik të cilin e
financojnë taksapaguesit e shtetit dhe ai TV, nuk ka të drejtë të bahet mjet
mediativ i asnjë partie dhe as të baj reklamime publike apo marketing
sikur per të cilat TV merr pagesa të
mira.
Marketing kanë të drejtë të bajnë vetem TV-të private.
Ka tash 12 vite të plota që mediumi publik i Dardanisë (
Kosovë ) RTK-ja asht shtylla kryesore e pushtetit, dhe partive pozitare, asht
shporta ma e madhe ku hudhen si marketing reklamat dhe mbeturinat e prodhuesve
dhe prodhimeve serbe, turke, kineze, e të tjerave vende kryesisht anmike të
kombit shqiptarë.
Asht turp dhe skandal se si menjëherë pas luftës me
dekret u largue njeriu që hapi TV-në e Dardanisë dhe në vend të tij u soll biri
i një komandanti partizan të Titos i cili në vitin 1945 në Rakosh të Istogut
pat dhunue kufomat e tre Herojve të Kombit tonë që i paten vra forcat
partizano-çetnike të serbve të Istogut e të rrethines. Pra në krye të RTK-së u
soll ish drejtori i TVP-së, pionieri i Titos, OMLLADINCI i Titos djali i
komandantit bastard Sahit Zatriqi, shoku / drugari Agim Zatriqi.
Unë si qytetar çuditem se si forcat politike të dala nga
lufta dhe lideri i tyne (katunari Hashim
Thaçi ) që tashma asht ba kryeminister i perjetshem në Dardani largojnë nga
posti djalin e një nga intelektualet dhe një nga shkrimtaret ma të famshem
dardanas e veç kësaj edhe baba i gazetarisë dardanase, pra largojnë z. Migjen
Kelmendi ( djal i legjendes së artit të të shkruemit Prof. Ramiz Kelmendi ) dhe
në vend të ti sjellin ish titistin komunist Agim Zatriqi, djalë i ish
komandantit bastard, Sahit Zatriqi?!
Si u ba që fryma patriotike aq e reklamueme gjatë dhe pas
luftës e krahut politik apo PDK-së që doli nga ish pjestarët e UÇK-së të
largojë nga posti i të parit të RTK-së njeriun e pregaditur, ekspert për
gazetari dhe të rikthej në atë post një ish titist bolshevik?!
Nga dita kur u formue e ashtuquejtuna qeveri teknike e
cila me dhunë apo ta zbus pak, me kercnimet se do plas dhuna në Dardaninë e
posa dalun nga tmerri e dhuna serbo çetnike të forcave të Millosheviqit, nese
nuk i jipet pushteti, per postin e Drejtorit të pergjithshem të RTK-së pat
mbreh dhambet njëfar i vetquejtuni gazetar shoku Milaim Zekaj, por shefi i ti
Hashim Thaçi e SHIKU ja moren atë vend dhe ja dhanë Agim Zatriqit. Mbajti dy
tri mandate ky titist dhe tash në krye të RTK-së asht një SHIK-as dhe një envero-stalinist
i perbetuem.
Veç këtij posti në RTK, ka pas panderpre linqime e
menjanime të kuadrove të pregatitun e profesioniste dhe në vend të tyne janë
sjell e punsue njerz të klaneve politiko mafioze të PDK-së kryesishtë e pak
edhe të AAK-së e cila poashtu startin e formimit të saj e ka si parti e dalë
nga ata që banë luften.
Sot nese njeriu këthen kujtesen pas dhe mendon ata që u
menjanuen dhe i shef ata që i zun vendet e tyne i vjen keq pse taksapaguesit e
shkret të Dardanisë paguejn haraqin per këtë mjet publik. Më vjen keq të baj
krahasimet e personave, drejtëperdrejtë, ama do perkujtojë disa emna
profesionist që u larguen apo u detyruen të largohen dhe të ikun e të mirren me
punë tjera diku tjetër. Migjen Kelmendi,
Valentina Saraçini, Mehdi Qena, Sylejman Gashi, Avni Spahiu, Lindita Azizi,
Halil Matoshi etj, etj. Dhe po menduem se kush ka ardh në vend të tyne shef
mjerimin e këti mediumi publik. Aty sot ka redaktor që as që din cili asht
rroli dhe detyra e redaktorit. Mjafton per PDK-në të jet njeriu papagal i saj
dhe interesave të lidershipit të saj dhe të SHIK-ut të PDK-së dhe posti i
redaktorit asht i siguruem. Këngëtaret ishin e janë kryeredaktor e redaktor,
janë aty se janë nga Drenica e Hashim katunarit dhe veç atyne aty ka edhe
reporterë që nuk din të flasin. Po ju pau njeriu mbiemnat shef se të gjitha
janë nga Drenica e Hashim katunarit e çerdhes së SHIK-ut.
Andaj nuk asht as çudi që RTK asht një shtëpi klanore,
partiake dhe shportë ku jan grumbullue dhe asht hudhë llomi e honraku i analfabetëve
provincial, ka mjaftue se ata janë papagal të PDK-së dhe liderit të saj Hashim
Thaçit.
Sa gjanat me randësi kombtare kanë ndodhë në Dardani dhe
per të vetmin mëkat pse nuk i perkisnin interesave klanore, partiake e SHIK-ve
në RTK nuk gjanë kohë ti permendin, ti paraqesin e tu kushtojnë as një sekondë
kohë. Dihet se sa here asht anashkalue dhe perbuz pervjetori i Krye komandantit
të parë të UÇK-së Heroit të popullit Salih Çekaj, pastaj të Zahir Pajazitit,
Agim Ramadanit etj, etj figura kombtare që padyshim nuk jetojnë ma edhe per
shkak të pabesive të këtyre që sot kan pushtetin dhe kan ba HARAKIRI mediumin
publik dardanas RTK-në.
Pardje i dha lamtumiren e fundit kësaj bote dhe iku në
Boten e Amshueshme Prof. Kadri Osmani-Mani, nji nga veprimtaret ma eminent dhe
një nga njerëzit ma të persekutuem dhe të pervujtun në Dardani që nga koha e
pasluftës se dytë botrore dhe personalisht percolla me vemendje
RTK-në si dhe TV-të e tjera të Dardanisë dhe veç Koha-vizion-it të Veton
Surrojit që e permendi vetem në një nga edicionet e lajmeve vdekjen e ti, asnjë
tjeter medium nuk e permendi as vdekjen e as varrimin e këti burri të kombit.
Kjo nuk ka ndodhë rastësishtë. Kjo asht ba qellimisht
sepse i ndjeri (tashma) baca Kadri kishte shumë "mekate". Mëkati i
tij i parë ishte se ai ishte patrioti që me guxim burrnor ju tha jo dhe ju doli
para per ti kundershtue envero-stalinistet e paçvures BASHKIMI të Zvicrres dhe
perkrahu me tan forcat institucionet e dala nga vota e popullit në prillin e
vitit 1992, vit ky kur pushteti serb vriste e masakronte shqiptaret gjithandej
vetem po permenden LDK-në. Mëkati i bacës Kadri Mani ishte se ky u ba me
vetdije ushtar i Komandantit suprem të Forcave të Armatosuna të Atdheut Dr.
Ibrahim Rugovës, u ba ushtar i Rugovës si intelektual dhe njeri i pendës, por
ai ishte gjithmonë i gatshem ( sado në moshë të shtyeme dhe i dermuem nga
shendeti shkaku i burgjeve të gjata në kazamatet serbe diku afer 20 vjet
gjithësejtë ) të kap edhe pushken e ti zbatojë urdhnat e Kryekomandantit dhe
komandatve të tjerë të cilët pushtetaret e sotshem, SHIK-u e paçavure tjera
envero-staliniste i eliminuen dhe likuiduen edhe fizikisht njenin pas tjetrit.
Dhe mëkati tjeter i pafalshem i qeverisë
së SHIK-ut e të PDK-së së Hashim Thaçit ishte se Baca Kadri me vetdije i
tha jo territ afro-aziatik dhe ju këthye rranjëve të religjionit të të parëve të tij. Ai publikisht konvertojë në
fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani.
Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin
islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e
osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga
mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Osmanit- Mani.
Per çudi as TV tjeter TV 21 nuk e tha asnji lajm për
Kadri Osmanin-Mani! Asht ba edhe kjo shtepi mediatike bartëse e ndihmëse e
invadimit të "kultuës" islamike sepse pos fillimit të transmetimeve
të saj dy-tri vitet e para të pasluftës që ishte në rregull , ky TV me vite po indoktrinon
shqiptaret me kulturë turko islamike permes emisioneve, dhe serialeve të kësaj
kulture që panderpre i transmeton.
Ky TV (TV 21), asht si zogu i gomarit, zog i vogël shumë i bukur e tuj u rritë bahet një gomar i madh.
Sarpsborg:11.10.2012
------------------------------------------
A I MBETEM BORXH EDHE SA ISHTE GJALLË VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTARË KADRI MANIT
Nga Xhevat Rexhaj
Njerëzit e veprave të forta në aspektin kombëtar, shpesh
mbesin të anashkaluar edhe per të gjallë të tyre. Një diç e tillë ndodhi edhe
me një njeri, një të burgosur, një publicist, një poet, një veprimtar dhe
thjeshte një shqiptar i dalluar i çështjes shqiptare në përgjithësi, dhe asaj
të Kosovës në veçanti.
Kadri Mani nuk ishte thjeshtë një shqiptar, ai ishte një
emër i veçantë me veprat dhe me personalitetin e tij, ai në disa raste nuk u
kuptua, apo thenë me drejt nuk deshën të tjerët ta kuptonin, ngase e kishin
zili, e kishin inat dhe e urrenin sepse Kadriu e fliste të drejten, e mendonte
dhe e shkruante te vërteten, e përcillte dhe e dokumentonte faktin, i tillë
ishte Kadri Mani, i tillë mbeti ai Burrë që këto ditë iku për në amshim. Që në
fillim une do sjelli një pjesë të fjalës së Kadriut, dhënë në intervisten
mikut tonë të çmuar Z. Zeqir Lushaj:
“Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo pleqëria?
Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e
po na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në
gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose vetëvriten pensionistët,
invalidët e luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të
huajve ka qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke
sha flamurin...
Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua shash
gjuhën, as himnin, as flamurin!!! Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër
autobusët urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për
Kryetare të Kosovës Rada Trajkoviqin”
Kur lexohen me kujdes këto fjali të thëna nga goja e
mendja e Z. Mani atëherë lexuesi dhe vrojtuesi e kuptojne se sa bukur dhe sa
kthjelltë Z. Mani tregonte atë që ai e dinte dhe atë qe ai e njifte,
ngase i njifte edhe personazhet e fëlliqura të cilat ai i permendë shpesh, dhe
vërtet këto fjali të Z. Mani janë më shumë peshe, se sa edhe një libër historie
a publicistike.
Kadri Mani, një shqiptar që qendroi në kampet dhe burgjet
serbo-sllave për më shumë se 17 vite, K. Mani ishte një shqiptar që kishte
kurajon dhe kishte mendjen e shedoshë, se Kosova do të fitojë lirinë e vet kur
në krye te saj do të vijne njerëz të lapsit, dhe njerëz me gjak të kulluar
kastrioti, këte Z. Mani shpesh here ma
ka thëne edhe personalisht në takime dhe ndeja të cilat i kishim të shpeshta,
sidomos në vitet e 90-ta, dhe ato viteve
2000 gjer më 2004, kur edhe ne nga Schaffhauseni do e përcjellim për në
Dardani, ngase Kadriu do e lëshonte Zvicrën përgjithmonë. Kadri Mani pra, do të
jetojë disa vite në Kantonin e Schaffhausenit, dhe këtu ne se bashku me Kadriun
do të kishim shumë biseda dhe shumë aktivitete e sidomos në Nëndegen e LDKsë,
kishim edhe konfrontime për çështje të caktuara, ai ishte shumë rigoroz dhe
shumë kritik ndaj matrapazeve të luftës, dhe shumë të ish burgosurve politikë
për të cilët fliste gjëra aq interesante
(për te keq), saqë vërtet njeriu mbetej i pa mend, dhe pa tekst se
mjerisht të tillët e morën edhe timonin e Kosovës me turre e me
kërcënime.....?!
Në Schaffhausen unë pata njoftuar Z. Mani edhe me disa
historianë dhe shkrimtarë zviceran, dhe ata që të gjithë kishin një
respekt të veçantë për Z. dhe Zonjën Mani, dhe shpesh edhe qëndronim
në vizita te njëri tjetri. Kadri Mani vertet mahniste bashkëbiseduesit, vërtet
i jepte bisedave një kahje që të detyronin të ishe kureshtar, dhe me këto
biseda u mësuan dhe u dashuruan edhe miqtë zviceranë të cilët kërkonin shumë
mendime nga Z. Mani, se si do dukej Kosova e pas çlirimit e çështje të tjera.
Përgjigjet e Kadriut ishin të shpejta, por shumë të rrepta, dhe ai frikën
kryesore e kishte nga kapja e shtetit në duart e kontrabanduesve dhe
kriminelëve, të cilët rrejshëm, do e dëmtonin
emrin e luftës, Kadriu e thoshte troç se enveristët dhe islamistët do e sjellin
Kosovën në një gjendje kaotike, kur edhe perëndimi do të pendohet se përse u ka
ndihmuar shqiptareve. Me këtë rast do të
ceki origjinal një thenje të Kadri Manit, në takimin që kishim në Kryesinë e
Shoqatës mike Zvicerano-Shqiptare të Schaffhausenit, dhe në një rast Z. Kadri
do të shprehej kështu; “Fati më i madh i
shqiptarëve është që shpëtoi Ibrahim Rugova i gjallë, dhe përmes kësaj
fatmirësie Kosova do të qendrojë e fortë dhe do të stabilizohet, deri dikund
edhe pse falangat staliniste-enveriste të orkestruara nga deshtakët dhe
përçarësit e kombit dueti Qosja-Demaçi, do të bëjne çmos që me spiunet e tyre
të grupeve marksiste leniniste të LPKsë do të jenë kujdestarë të krimeve, dhe
do të mbjellin virusin e të keqes në territorin dardan?, Une kam friken se do
te ketë edhe likuidime dhe atentate të
shumta ndaj veprimtarëve Institucionalistë, rugovistë, dhe besa i rrezikuar do
të jetë edhe vetë Presidenti
Rugova....”, kështu u pat
shprehur Z. Mani jo vetëm një herë, por shpesh në shumë takime e festa të caktuara. Dr. Phil. J. Zimmermann dhe Dr. Phil. M.
Wütrich kishin një respekt të veçantë
për bashkëshortët Mani, dhe ne së bashku shpesh vizitonim dhe takoheshim së bashku, ku bashkëbisedonim për shumë
tema. Kadri Mani edhe pse në moshë aso kohe, nuk ndalej se
vepruari, së shkruari, e donte të flisnim për Fletoren e tij Shqiperia Etnike,
dhe me një rast në St. Gallen në një manifestim të Grupit të 10 të Degëve të
LDKsë pati thënë kështu: “Po ta ketë
jeten e gjatë Ibrahim Rugova, dhe po të mësojë më shumë nga Rugova Sali Berisha , atëhere më shpejtë do të kemi Shqipëri Etnike, ngase vetem ne
krye me Ibrahim Rugoven mundet te realizohet diç e tillë, e jo me Ballkaniada
të Demaçëve dhe me Revolucione të poshtra të Qosjes...”, edhe këtu në këto
shprehje, dhe mendime të tija vërehej qartë se sa simpati dhe dashuri
kishte Z. Mani për Presidentin Rugova,
sa shume e çmonte ai Rugoven, e sa shumë e adhuronte Nanën Tereze dhe Gjergj
Kastriotin.
Vitet e fundit të qendrimit të tij në Schaffhausen, ishin
pakëz të vështira për Kadriun, ngase ai gjitha mjetet që merrte nga pensioni i
tij i shpenzonte për Fletoren- Shqipëria Etnike, ai ndihmonte në projekte te
caktuara, dhe shpesh e kritikoja qe tani me të kujdesej me shumë për veten e
vet dhe bashkëshortën, por ai gjithnji thoshte, i kemi te gjitha dhe për mua sa
te jem gjallë çështja e kombit ështe mbi të gjitha, paraja ështe e ëmbël vetëm
për profiteret dhe hajnat e popullit të vetë, sikur që i kemi ne sot disa
liderë e politikajë të cilët i kanë duart edhe të zhytura me gjakun e
shqiptarëve, dhe dikur medoemos, do i vjellin ato hajni, kështu thoshte me
mllef Z. Mani: Vërtet të gjitha këto
edhe ndodhën në skenen kosovare, të gjitha këto të cilat e i parashifte Z. Mani
e tronditën trungun shqiptar, dhe i plaguan shumë Familje të çmuara shqiptare
si rezultat i vrasjeve pas shpine të aktivisteve dhe të figurave madhore të
Dardanise. E vërtet është se edhe z. Mani kërcenohej, shahej, etiketohej nga disa qarqe të caktuara kuqaloshësh, ngase
atyre iu pengonte qasja dhe realitieti të cilin e tregonte Z. Mani për disa të
burgosur, për disa figura që dikur ishin të dyshimtë, nepër agjentura të
caktuara, dhe edhe sot e kësaj dite mbeten të dyshimte, ngase krijuan grupe dhe
klane kriminale në trojet sheiptare.
Një natë para se të kthehej për në Dardani, une dhe miku
im Dr. J. Zimmermann shkuam në banesen e
Kadriut, dhe aty morëm me vete me automjet 5 paketa me libra dhe fletushka,
letra e dokumente që ti merrja në banesen time, që ti ruaja gjerë sa të
organizonim një transport extra për në Prishtine, pasi që Kadriu me
bashkëshorten Shukrijen të nesërmen fluturonin me aeroplan, dhe nuk kishin
mundësi të i merrnin të gjitha ato libra. Ishte vërtet e vështire kur u
përcollem dhe i uruam fluturim të mbare, por edhe ishim të kënaqur une dhe miku
ynë J. Zimmermann, se më në fund Kadriu
shkonte ne vendin e vet të lindjes, që e deshi dhe e lau me veprimtarinë e tij
për dekada me radhë.
“O Xhevat Rexhaj, o rugovist i fort, une po ti la këto libra e materiale
se të besoj shumë, dhe këto jane pasuria ime me e madhe që kam sot në te
shkruar....” keshtu me tha Kadri Mani ate natë kur i deponova pakot e tija ne
banesen time.
Të gjithë librat dhe materialin e lënë te unë, ia derguam
dhe Dr. Zimmermann, me një transportues, dhe pagesen ia beme në emër të
Shoqatës kulturore “ Zvicerano-Shqiptare” pasi që une dhe Dr. Phil J.
Zimmermann ishim Co-Presidentë të
Shoqatës.
Me, tani më, të ndjerin Kadri u takuam në vitin 2010
përseri, në një ditë zie, kur Istogu dhe Kosova i jepnin lamtumirën e fundit
një Burri të fortë të Kosovës,
Kryetarit të Istogut dhe Nënkryetarit të
LDKsë, Z. Fadil Feratit. Ne e bëmë një ndeje
dhe bisedë vëllazerore me Kadriun në Istog, une i thash o Kadri, po o
Burr ti je në moshë e besa edhe pakëz i
sëmurë, dhe megjithatë paske ardhur në Istog që të besh nderimin e fundit për Fadil Feratin, je i Madh o Kadri i
thashë, dhe ai më ktheu përgjigjen duke
qeshur; O Xhevat Rexhaj, po ti ke ardhur sot prej Zvicrre
Kadri Mani ishte kudo ku bëhej fjale për shqiptarinë,
ishte kudo dhe kurdo i gatshem të respektonte figurat shqiptare, por valle a ia
bëme ne për së gjalli të tij sa duhet nderimin dhe respektin, kam friken se jo,
kam friken se nuk ishim gjithnji kur ai pati nevoj për neve. Megjithate vetë
emri dhe vepra e tij mbesin madhështia e quajtur Kadri Mani.
Po, ashtu si tha Kadri Mani për Fadil Feratin, tani do e
them une për Kadri Manin.
Nuk ta dhamë të merituaren deri sa ishe gjallë o Kadri
Mani, por mbetesh një shqiptar me emër të denjë në Historinë e Dardanisë,
mbetesh Burrë Kosove për mote - o Kadri Mani. Lavdi jetes dhe vepres tuaj e
pushofsh i qetë në tokën e Dardanisë.
Ngushëllime revistave ZemraShqiptare e ShqipëriEtnike e ngushllime
shqiptarëve kudo për vdekjen e Kadri Manit.
-----------------------------
JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON VEPRIMTARIN E LIRISË = KADRI MANI
Nderim dhe përkujtim me rastin e një mujorit të ndarjes nga jeta e veprimtarit të njohur për çështje kombëtare
Nga Abas Fejzullahi
Qe një muaj i mbuluar me jorganin e
Dardanisë-Kosovës së cunguar e halle
madhe edhe sot e kësaj dite,… pushon në përjetësi i nderuari dhe i pa harruari KADRI MANI,
veprimtar i pa lodhshëm i çështjes kombëtare, intelektuali e luftëtar i
dalluar, që për lirinë e pavarësin e Kosovës-Dardane, s`pushoj së vepruari në të gjitha drejtimet gjatë
jetës së tij, pa kursyer as kohën e as mundin, për të krijuar kushte e mundësi veprimi, që me punë
dhe përgjegjësi, të fillon për së mbari zhvillimi ekonomik dhe arsimor kudo në
hapsiratë e Shqipërisë Etnike, dhe në këtë mënyrë, të vie natyrshëm deri te
bashkimi kombëtar.
Me vite të tëra bëri drejtimin dhe udhëheqi me sukses
Revisten Shqipëria Etnike, edhe pse me shumë mund e pengesa nga më të
ndryshmet në drejtimin financiar dhe pengesave të tjera të ndryshme ndikues, që
asnjherë s`u dorëzua, deri sa ndrroj jetë, që vet titulli i revistës është treguesi më i mirë për ecajaket i jetës dhe veprës shumë të
çmuar e të pasur me veprimtari të gjithanshme në të gjitha drejtimet e që në moshën 70 vjeçare Magjistroi në
fushën e gjuhësisë, pasi që më parë si
kundërshtar i pushtuesve serb të
Kosovës, ishte dënuar nga sistemi i Jugosllavisë aso kohe me burg, që pas Adem
Demaçit, zë vendin e dytë për kah gjatësija e viteve të mbajtura në burgjet
famkeqe të Jaugosllavisë (tani më të varrosur nga vet Serbia- e cila është
thirrur në te dhe gjëja në mbrojtjen e saj deri vonë për qëllime dhe përfitime
që ka pasur e që ende ka dhe i gëzon sot e kësaj dite) ndërsa Kadriu Osmani
- MANI, zë vendin e parë për kah keçtrajtimet nëpër burgjet gjatë vuajtjes
së dënimit në kohë zgjatje mbi 17 vite, e që i përballoj me sukses,
qëndresë e guxim të të veçantë…!
Padyshim se veprimtaria e tij e njohur dhe publikuar deri
më tani për lexues dhe të interesuar, ka pasur e do të ket ndikimin e shumë
anshëm lidhur me rrjedhatë e përditshmërisë në Atdhe dhe në mërgatë në të
gjitha drejtimet, e me siguri në të ardhmen poashtu rëndësi të veçantë do të ketë edhe veprimtaria e
panjohur dhe e pa publikuar deri me tani, e që është në kujtesen e atyre
që e kanë njohur dhe kanë bashkëvepruar me te,
në jetën e përditshme, si dhe shkrime e pa publikuara, pasi që ndrroj
jetë më, 9 verdhor 2012, e që do të shërbejn si një burim i pa
shterrshëm për hulumtues dhe studiues të rinjë, e të intresuar lidhur me
veprimtarin shumë drejtimshe për çështjen e Atdheut në përgjithësi, të arsimit
e kulturës në veçanti, që ka lënë i nderuari Kadri Mani, me veçori
dalluese dhe karakteristika të veçanta si krijues dhe veprimtar i madh i
çështjes kombëtare, nga krijues e veprimtar të tjerë me tituj e pa tituj, me
merita e pa merita, e që s`janë pak për kah numri, e atyre të lavdruar apo
edhe (të vetlavdruar) për veprimtari
atdhetare apo publicistike e letrare, të përkrahur nga politika ditore në mënyrë të ndërsjelltë, e pushtetarëve të
djeshëm dhe të sotëm..!
Veprimtaria e tij
në fushën e shkrimeve dhe publicistikës
është e pasur dhe me vlera të veçanta që nxisin hulumtuesit dhe
kritikët e fushave të ndryshme për t`i
hulumtuar,studiuar dhe vlersuar ashtu siç e meritojnë të pa ndikuar nga
politika ditore e kohëve të djeshme dhe të sotme. Në vijim po i cekim disa nga
botimet e botuara e të publikuara:
-Romani:Nuset Tona ( dhe i
dramatizuar)
-Nënë Tereza e Shqipërisë
-50 Vjet Histori Gjysëm e
Humbur-Pergjegje me Libër për Libër
-Shqiptarët janë atje
-Vepër kushtuar DR. Ibrahim Rugovës si kryetar i parë
i Kosovës
-Revista Shqipëria Etnike etj.
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të shoqërisë e miqësisë që kam pasur me atdhetarin e shquar Kadri Mani, si plotësim i bashkangjes punimin e publikuar në muaj Bleror( Pril) 2012me titull:
KUSH E RUAN E KUSH E
SHËMTON GJUHËN SHQIPE?
Mr.sc. Kadri Osmani-Mani ka konkuruar për
regjistrimin e doktoraturës, në temën “RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE”
Nga Abas Fejzuallahi abas_fejzullahi@hotmail.com
„ Duaj më tepër mësimin se fitimin, se
mësimi jep fitim, po fitimi nuk sjell mësim“Nga „ Abetarja“ e Sami Frashërit.
Thënia e sipërshënuar, në ditët e sotme, në jetën e
përditshme në të shumtën e rasteve është në shpërputhje me realitetin e
shoqërisë shqiptare, sepse fitimi dhe interesi (në çfaro
mënyre qoftë) zënë vendin e parë, ndërsa mësimi për mirë e për
sëmbari, ndoshta zë vendin e fundit, (përjashtuar raste të pakta me
kushte, mundësi e rrethana të veçanta)pothuajse në të gjitha institucionet
shtetërore, të cilat janë të thirrura që me punën e tyre, të jenë shembull për
mësim…!
Kjo dukuri e shëmtuar, ka marrë përmasa shqetsuese
në të gjitha drejtimet në përgjithësi e me pasoja të rënda dhe afatgjate, në
fushën e gjuhësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, shkencës, artit, besimit
dhe drejtësisë…!
Filimisht u kërkoj falje lexuesve në përgjithësi
dhe punëtorëve të institucioneve profesionale në fushën e gjuhësisë, arsimit,
shkencës dhe kulturës, për shqetsimet që po i paraqes, përmes shkrimit të
titulluar: „KUSH E RUAN E KUSH E SHËMTON GJUHËN SHQIPE?“ dhepër
të gjitha lëshimet e mundshme, lidhur me trajtimin e temës në fjalë, pasi që
s`jam gjuhëtar, as punëtor institucional e shkencor, kam shpresë për mirëkuptim
dhe plotësim në të gjitha drejtimet, me qëllimin më të mirë të mundshëm.
Përdorimi i fjalëve të huaja, pa nevojë dhe pa arsye, në jetën e përditshme, në
të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore në Shqipëri e në Kosovë, në të
folur dhe shkruar, është jo vetëm shqetësues por edhe trishtues e me pasoja të
rënda dhe afatgjate në të ardhmen, për gjuhën shqipe, si pasojë e mosekzistimit
të Ligjit për mbrojtjen, përdorimin dhe shkrimin e drejtë të
gjuhës në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore…! Të dhëna e lajme të
ndryshme në RTV, në gazetat e ndryshme, të shtypura dhe ato elektronike në
faqet pamore të internetit, dëshmojnë për lëndimet që i bëhen gjuhës së bukur
të Naimit, Fishtës, Kristoforidhit, Samiut, Lasgushit, Çabejt, Mjedes,
Konices, Camës, Kadaresë dhe shumë rilindasëve dhe arsimdashësve të
tjerë të gjuhës shqipe, që në kushte dhe rrethana shumë të rënda e të vështira
e ruajtën dhe pasuruan atë vazhdimisht, në veprat e tyre letrare si pasuri e
trashëgimi me vëlera të veçanta shumëdrejtimshe.
Në vijim disa shembuj me fjalë të huahaja, të cilat
kanë zënë vendin e fjalëve të gjuhës shqipe, pa kurrfarë arsyeje as nevoje, në
të folur e në të shkruar, në të gjitha nivelet që paraqiten dhe bëjnë
përfaqësimin e institucioneve shtetërore të arsimit, shkencës dhe kulturës, në
tubime, takime- *ku mbahen mësime që zhvillojnë punimet me grupe në periudha të
shkurtra për përgatitjen profesionale apo edhe ideologjike të kuadrove ose për
kualifikimin e më tejshëm të tyre, ose mbledhje studiusish të një fushe të
caktuar për të rrahur shkencërisht një çështje të veçantë me interes të
përbashkët*, e të quajtura: (seminare apo simpoziume) shkencore
të ndryshme, të organizuar nga të njejtit… e të cilët heshtin edhe ndaj atyre
kundërshtimeve të paraqitura përmes shtypit apo emisioneve të rralla për këtë
çështje në RTV.
*Mikel Ndreca: FJALOR FJALËSH E SHPREHJES TË
HUAJA Rilindja 1986
…adaptim, aplikim, apllauzë,
amendamend, bord, balancë, biçikletë,biznis, biznismen,celebroj, ceremoni,
cinizëm, CV, live, fusball, debakël, debat, deklarim, departament, ekzekutim,
ekzagjerim, eveniment, favor, fisk, fiskale, glorifikoj, globale, gratis,
gjeneralizimi, gjigant, hibrid, hipotekë, humanist, integrim,impenjim,
implementim, impakt, interpelancë, karrikulla, kinkaleri, pauzë, performancë,
prononcohem, mazhorancë, minorancë, menaxhim, menaxhment, verdikt, trasparencë,
trajnim, tender, CV, live, kompani, reciprocitet, recidiv, surprizë
etj.
Dukuri të tilla të shëmtuara të kësaj natyre, janë
të shumta në të gjitha drejtimet e janë të pranishme dhe do të jenë edhe në të
ardhmen, në saje të mungesës së Ligjit për mbrojtjen dhe
ruajtjen e gjuhës si dhe për të metat e përgjegjësitë e punës ekipore në fushën
e gjuhësisë dhe në fjalëformimin e fajlëve të reja dhe përshtatjen e tyre
nevojave të përditshme dhe natyrës së gjuhës shqipe, si dhe për ruajtjen e
atyre fjalëve të cilat po lihen anash për interesa vetanake apo veprimit dhe
ndikimit të politikës së shëmtuar ditore dhe lakmisë për ndonjë pozitë apo pagë
më të mirë, ose edhe për të paraqitur antivlëlerat si vëlera apo edhe veten e
tyre se kanë kulturë dhe njohuri të gjërë, me përdorimin e fjalëve të huaja që
edhe vetë në të shumtën e rasteve s`janë në gjendje me shpjegue në gjuhën
shqipe domethënien dhe kuptimin e vërtetë të fjalëve të huaja që i përdorin…
për të paraqitur veten e tyre ashtu siç dëshirojnë të jenë, e në të vërtetë
s`janë…!
Në disa takime në Zvicër, që kam pasur rastin me përfaqësues të ndryshëm të
institucioneve të Kosovës, të cilët vinin, takonin mërgimtarët, e shkonin,
por(ku lenin vetem fjalë e premtime të kota në ato takime) ua kam parashtruar
pyetjen: A e ka miratuar Kuvendi i Kosovës Ligjin për
mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës Shqipe.. e nëse jo kjo kërkesë të përcilet dhe
të miratohet në të ardhmen..? Përgjegjet kanë qenë: Jo. Shpjegime dhe arsyetime
që lidheshin me Pakon e Ahtisarit, dhe shpjegime tjera që askush deri me sot me
shkrim s`ka parashtruar kërkesë për këtë në Kuvend e as Instituti i gjuhësisë..
ishin shumë të zbehta e jo konkrete..! Ndërsa gjuha serbe me alfabetin çirilik,
është e vetmja e mbrojtur me Ligj, gjithnjë tue u mbshteur e
thirrur në pakon e Ahtisarit…të cilën e ka miratuar Kuvendi..!
Më kujtohet qëndrimi gjatë viteve 1993/ 96 në
Shqipëri-Tiranë (në kohë të pakohë) ku me Z. Kadri Mani bisedonim
për kushtet dhe rrethanat ekzistuese aso kohe, e në mes tjerash edhe për fushën
e gjuhësisë, ku Z. Kadri Mani me përpjekje të vazhdueshme punonte pa u ndalur
në përgatitjen dhe botimin e revistës SHQIPËRIA ETNIKE, me tema të ndryshme në
të gjitha drejtimet si dhe risi në fushën e gjuhësisë dhe botimin e Kalendarit
të Ri , mirpo siç duket aso kohe por edhe sot e kësaj dite këto risi
në gjuhësi me të gjitha shpjegimet dhe dëshmitë e dhëna, s`kanë gjetur
përkrahje dhe zbatim nga institucionet shtetërore e as përkrahjen e Z.
Kadri, për t`i ndihmuar në punën e tij, për pasurimin me fjalë dhe
emërtime të reja që janë të bazuara në të dhëna që dëshmojnë kuptimsinë dhe
burimin e fjalëve nga gurra e gjuhës shqipe; përveç dy rasteve të përkrahjes
publike nga: Ramadan Osmani, shkrimtar nga Presheva, i cili jeton në Suedi dhe
Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili e pat bërë një shkrim duke i ftuar gjuhëtarët
për zbatimin e kësaj Reforme: që të dy i lusim në këtë rast për rikonfirmim.
Në vijim punimi i Z. Kadri Mani.
REFORMA E MUAJVE TË VITIT-Kalendari i Ri
Nga Kadri Mani
Muajt e vitit janë:
NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR, QERSHOR,
KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.
Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me
shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si
dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë
ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.
Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e .r. e
kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul Qezari 46
vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e bëri Papa
Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e përvetësoi
gati gjithë bota.
Emrat e gjashtë muajve të parë të Kalendarit kanë
prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe
i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i
deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i kalendarit të vjetër romakë/
ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th.
i gjashti/ ka marrë emrin e perandorit August. Katër muajt e tjerë janë
shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por sipas renditjes së hershme romake.
Muaji “sextilius” në kohën e hershme ka pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos
mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i Cezarit, i është shtuar një ditë/31/,
që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga shkurti cili ka pasur,
sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij
kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e
muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe
muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë radhitur
me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.
Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh edhe
mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJE?ANJ, VELJA?A,
OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI,
PROSINAC] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën
origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar
neologjizma apo edhe me adaptim.
Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë mënyrë të
re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka epërsi të
pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm.
Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve
konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur”
e “rrënjosur” me kohë!
Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje edhe
robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të
vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë!
(Kadri Osmani: (formë e shkurtuar nga
punimi): PËR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE TË HUAJA, te revista e Lubjanës
“ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; më vonë i plotësuar.) “
MUAJT E VITIT SHQIP NGA KADRI MANI |
MUAJT E VITIT NË PËRDORIM |
NISTOR |
JANAR |
SHKURTOR |
SHKURT |
LARCOR |
MARS |
BLEROR |
PRILL |
LULËZOR |
MAJ |
QERSHOR |
QERSHOR |
KORRTOR |
KORRIK |
VEROR |
GUSHT |
FRYTOR |
SHTATOR |
VERDHOR |
TETOR |
BRYMOR |
NËNTOR |
DIMËROR |
DHJETOR |
? *Mikel
Ndreca: FJALOR FJALËSH E SHPREHJES TË HUAJA Rilindja 1986
INTERVISTË
TRE ÇEREKË SHEKULLI = KRENARI
(Festa tri-dimensionale e familjes së nderuar Kadri Mani- Prishtinë)
Ekskluzive nga Zeqir Lushaj
-25 pyetje, pak (edhe) si të zorshme, në këtë Ditë të shënuar Trijubilare-
I. Pesë pyetje në lidhje me datlindjen:
1. Si ndjehesh në 75 vjetor? I gëzohesh Ditës së
festës, apo ke nostalgji për ditët që kanë ikur?
Përgjigje: - Te libri që e kam botuar kam edhe një fotografi të kahershme, të
përbashkët me gruan time, ku qenkam përgjigjur edhe në këtë pyetje, ende pa ma
bërë: atëherë kemi qenë më të rinj, kurse tash jemi më të mençur!
2. Përse e ndërrove datë-lindjen? Aq më shumë pa i
pyetur as prindërit dhe as gjendjen Civile!
Përgjigje: Prindërit na kanë vdekur, Ofiqaria ka refuzuar të ma përshtat mbiemërin
nga-Osmani, në-Mani, prandaj e kujtoj me neveri atë gjendje “civile”!
Nuk jemi mësuar me kremtimin e ditëlindjeve, nuk e
kemi pas shprehi... prandaj tri festat i
tkurrëm në një- trefish më pak (edhe) shpenzime!
3. Në këto 75 vite jetë, cili është viti që do të
doje (më shumë), ta rijetoje përsëri, dhe pse?
Përgjigje: - Kalimi nga administrata në arsim: e kisha lexuar “Afërditën” e Sterio
Spasës e po fluturoja pakrahë! Dhe merre me mend: ika nga redaksia e Revistës
“Jeta e Re”, ku isha
daktilograf-depoist, kur Kuvedi i Krahinës pati blerë fotele të reja e neve na
i fali të vjetrat! E lëshova Kryeqytetin e shkova në fshat me idealet e “Afërditës”!
Nga ajo kohë kujtoj kolegët: Xhelil Rama, drejtor,
Fasli Maloku, Idriz Zeqiraj... me të cilët
edhe sot jemi tok ose në punë ose në restorantin “TRE PRINCAT”, në
Taukbahçe në Prishtinë! I kujtoj
ish-nxënësit tanë, nga të cilët me disa edhe sot mbajmë lidhje... nuk po i
përmend me emra se mos po e harroj ndonjërin e më hidhërohen! Kam punuar jashtë orarit me nxënës më të dobët
dhe kurrë s’kam dhënë nota të dobëta! Ama si çdo rregull që ka përjashtim, një
nxënës rebel e kam përjashtuar nga Gjimanizi i Vitisë: ia pata dhënë paratë që
ta blente abetaren e të më vinte në banesë për çdo ditë, ai kishte blerë
cigare!!
4. Si e shpjegoni Ju, zotri Mani që: -Të gjithë i
lutem Zotit për jetë të gjatë, ama, me u plakur nuk duam!?
Përgjigje: - E, kjo punë i mbetet Zotit ose Natyrës!?! Ne të
dy që shkruajmë, sikur edhe të tjerët si
puna jonë, po lëmë gjurmë në histori: porosi-mesazhe-amanete!!! Ama
kundështarët tanë me shkrimet e tyre ia kanë shkruar vetvetes aktakuzat! Prokurorët
nga shkrimet e tyre do të ju ngritin paditë penale për vepra antikombëtare,
sikur që janë: Rexhep Qosja, Rexhep Meidani...
5. Kush të nervozon më shumë: -Serbia… apo
pleqëria?
Përgjigje: - As Serbia as pleqëria!! Po na nerovozojnë e po
na çmendin shqipfolësit: kurrë s’kemi qenë në gjendje më poshtëruese! Në
gjendje të pashpresë kur para syve tanë vdesin ose vetëvriten pensionistët, invalidët e
luftës... Tash kemi rënë nën robërinë vetanake! Nën robërinë e të huajve ka
qenë fare lehtë të luftosh: ia ke sha gjuhën, ia ke sha himnin, ia ke sha
flamurin...
Kurse tash deputetëve tanë-hajna: as nuk mund t’ua
shash gjuhën, as himnin, as flamurin!!!
Nga bota e ndytë s’kemi përkrahje, ngase po na
thonë se ne vetë po qevrisim!! Se jemi të lirë e të pavarur!!
Merre me mend, ne për festat tona familjare e kemi
ftuar një dynja, por apostafat nuk i kemi ftuar ish-shokët tanë të ilegales as
të burgjeve; dhe kuptohet se ata nuk vijnë, por edhe po të vinin, do të bëhej
skandal pa një pajtim paraprak?- ngase ata i kanë duart me gjak! Dhe as po
bëhen merak! Paskan qenë familjarisht të poshtër, nuk po distancohen as
familjarët e tyre; vallë, a kanë pirë të nënës kulloshtër!?
II. Pesë pyetje lidhur me përvjetorin e martesës
1. Thonë se në rininë tende ke qenë shumë simpatik.
Sa të sherbeu paraqitja në jetë?
Përgjigje: - Nuk di në kam qenë simpatik?- por kurrë nacisoid!
Karakterin e fortë e kam trashëguar nga babai, kurse logjikën e fortë nga
nëna!! Në rini kam qenë si plak, në pleqëri si i ri!!
Martesa jonë është bërë sa me simpati, poaq edhe me
përkatësi politike: gruaja ime është nga një
fshat i vogël-Kosovicë, i cili shpesh quhet: Kosovica e vogël e burrave
të mëdhenjë! Kosovica një fshat me 13 shtëpi e me 12 kaçakë! Janë të përmendur
kaçakët: Lushi e Veseli, Ajet Bunjaku-Kosovica me tri rrethatore fishekësh!!!
Kurse nga lagjja jonë, Bejtë Osmani.
Po çka mendon devja
e çka devejari?
Por çka po flasim ne të dy dhe kush na kupton!?- ne
jemi të pushtuar edhe nga burokracia shkencore: FGJSH, Tiranë,
Devja e stërngarkuar nëpër vapë nëpër shkretirën e
pafund, mendon se tash edhe pak e vjen në oazë ku do të pijë ujë të freskohet e
të pushojë... ndërkohë që oaza nuk shihet në shkretirën e paanë, devejari ia
hedh mbi shpinë edhe xhyben e vet! Dhe pas pak edhe ai vetë i gjuhet mbi
shpinë!!
Dhe lexuesit që i ka “edukuar” Akademia, mund të
thonë:
-Për çfarë bëjnë fjalë këta?- për cubni!?! Dhe,
praktikisht del se rrahëm ujë në havan!
2. Sa vashave
ju ke thënë “Jo”, derisa hase në legjendarën Shukrije?
Përgjigje: - Atëherë ka qenë tjetër kohë, koha mësitnisë! Po Shukrija e ka pas hallën
te një fqinji ynë, dhe ne kemi “biseduar” me ndërmjetësimin e kushërirës
Zejnepe: dhe kur e kanë lyp gjithandej, ajo për mua ka thënë-po! Se është një
djalë që po çmendet për të!
3. Me fjalët aq të zgjedhura që ia drejtoni
bashkëshortes, mos doni ti thoni se: “je lindur për Kadri Manin”.
Përgjigje: - Ashtu disi! Dhe për mirënjohje: po i the njeriut-mosmirënjohës, s’ka nevojë ta
shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë!
Shukrijes i ka vdekur nëna në moshën 13-vjeçare
(sikur edhe mua!), dhe kjo është bërë zojë shtëpie për pastrim e për gatim!!
Shukrija është kujdesur edhe për mysafirë: unë në shtëpinë time kam qenë
symsafir! Kurrë nuk më ka pyetur se ku po shkoj as kur po kthehem! Edhe ajo ka
qenë e lirë, si zogu në degë, ka mund të
fluturojë për Amerikë e për Afrikë... as pa më pyetur mua! Desha të them,
fjala-gjelozi, për ne as ka ekzistua as ekziston!!
4. Kush ka vuajtur më shumë: -Kadriu në burg, apo
Shukrieja në ‘liri”?
Përgjigje: - Ajo më shumë me fëmijët, me shkollimin e tyre... por herën e fundit e
kanë marrë pensionin tim edhe gjatë vuajtjes së dënimit! Kjo është e
pakuptueshme për regjimin enverist, po
në titoizëm nuk është përndjekur familja për shkak të individit.
5. Po të ishe sot 20 vjeçar, a do të pranoje të
hyje në “Big-Bradhër”?
Përgjigje: - Kategorikisht-JO. Te ZemraShqiptare e kam pas
një reagim: o anglez, mos u bëj anglez!
Turpi i dyfisht është i atyre të “fejuarëve” apo edhe të “martuarëve”!?! Dhe
shumëfish i prindërve dhe i të afërmëve të tyre!
III. Pesë pyetje, si risi-ist dhe
shkrimtar-publiçist.
1. Kur e binde veten se, mund të shkruash artikuj,
vjersha, libra?
Përgjigje: - Vjersha ime e parë, që nuk është botuar, e ka pas
titullin: macja dhe miu: protestoja përse macja e masakron miun e vogël e të
shkretë!? Kush e di në dorë të cilit redaktor burokrat ka rënë, dhe si ndonjë
maçoku plak që i kalon miu përrreth mustaqeve, i mbyllë sytë, do t’i ketë
ardhur mërzi edhe ta hudhë në shportën e hedhurinave!?
I vetmi i ndjeri Dr. Esad Mekuli ishte ai i cili me
vjershë në dorë shkonte nëpër shkolla dhe e gjente autorin e bisedonte me të...
Pra, reagimi ndaj të keqes, ose mburrja për një
vepër të mirë: u ndërtua një rrugë, një urë...e gjeti kuletën me para dhe ia ktheu
pronarit...
Fshati ynë Makreshi i Poshtëm është midis Moravës
dhe Gallapit, një fshat si një “doaganë” e fjalëve: si flasin moravalinjtë e si
flasin malokët? Rrafshi ka qenë më i pushtuar, andaj edhe më i asimiluar,
kodrat as i kanë vyejt pushtuesit as ka guxur të ngjitet andej nga krisja e
mamëzerës shpat më shpat!
I përlepnicasi ose i koretinësi... thoshte:
-E mora një xhak (barrë) e nëpër një putinkë
(rrugicë) shkova në mulli.
–Jo bre- ju thosha- thuaj edhe në- vodenicë (skr.
mullirit) dhe u krye puna!
Kurse malokët e zgjasin dhe e varisin zërin... pastaj zanorën-u,
dhe-o e shqiptojnë disi si-ë:
-Pëla e bani vënë!
Kështu që, dëgjuesi e ka si zor ta marrë vesh në se
vezën e ka bërë pula apo pela!?
Po më
thoshte një katundare imja e martuar në Marec:
-Ti njëherë gabëve, dyherë gabëve... ti shumëherë
gabëve!! Tito është për të gjithë...
2. Cila është vepra juaj letrare që e shikoni më me
dashuri, dhe pse?
Përgjgije: - Dy kurorat sonetike: “SHQIPJA E LARTËSIVE”,
kushtuar gruas time dhe:”NËNË TEREZA E SHQIPËRISË”, kushtuar nënës tonë Tereze
që njëherit u bë edhe nënë e botës! Po citohet që Klintoni të ketë shkuar në
Kalkuta te përmendorja e Nënës Terze e t’ia ketë puthur sandalët:
-Nëna Terezë, prehu e qetë, ta çova amnetin në
vend, populli yt kosovar është i lirë!
Por, ajme, enveristë-stalinistët Nënën Tereze e
quajnë shtrigë, kurvë!! Elemendët si Hydajet Hyseni, Qerim Pllana...
3. Cilin veçoni nga shkrimtarët shqiptarë-sot?
Përgjigje: - Pamëdyshje (jo-paekuivoke!), që veçoj Ismail Kadarenë, me
kusht që kurrë më të mos e përmend politikën! Proçkën më të re e ka: Aleancën
Kuq e Zi të Shkodrës, e quajti studentët
e Shkodrës kërkojnë! E pra, studentët janë përparimtarë, kurse Aleanca Kuq e Zi
është enveriste-staliniste!!
Prandaj habitëm
se si Faik Krasniqi mund të jetë aq naiv e ta theksojnë vijimisht se
është anëtar i Alencës Kuq e Zi!?- apo nuk e di?
4. Megjithëse ju na bëni përditë vërejtje
drejtshkrimore, a e shihni se shqipja po shkruhet edhe më keq?
Përgjigje: - Bamir (bakeq) Top-tani thotë: mënd, vënd, kuvën, zëmër... gjë që është
shkelja më drastike e standardit; duhet:mend, vend, kuven, zemër...
Komi(k)sioni separatist për përpilimin e fjalorëve,
i stërvjetruar, duhet të shporret. Ata s’kanë turp që Fjalori i Mehmet Elezit e
Bajram Qerimit... janë më voluminozë se ai i Akademisë!?!
5. Edhe sa libra ke në dorëshkrim dhe kur mendoni
për t’i botuar?
Pergjigje: - Kam mbi 10 libra dhe tash që u bëra “bos” mund t’i botoj!
IV. Pesë pyetje, si politikan:
1. Shumë ish të burgosur e urrejnë politikën, se ajo
i futi në burg. Po Kadri Mani, ç’thotë?
Përgjigje: - Politika është një terren i rrëshqitshëm, rrëxohesh e
çohesh, përgjakesh... por idealet e larta për liri, ta forcojnë zemrën-çelik!
Por vetë fakti se dikush ka qenë në
burg, s’ka asnjë kuptim: burgu është stallë e stala është burg: kush jua ka
përshkruar lopëve për atdhetarizëm që një jetë kanë qëndruar në stallën-burg?
Ata që bijen në burg rastësisht, e përjetojnë burgun sikur edhe ordinerët-
katastrofë! Kurse politikanët janë të
parapërgatitur, edhe për burg edhe për varr! Ja liri-ja vdekje! Politikani
jeton ndryshe nga ordineri: çon jetë të dinjitetshme, lexon, nuk shoqërohet me
këdo... po u përzieve me krunde, të hanë pulat!
2. Pse shumë politikanë ju lënë amanet fëmijëve të
tyre: -Mos u merrni me politikë?
Përgjigje: - Ngaase janë budallenj! Njerëzit janë kafshë politike, ata
që nuk janë-politike, janë thjeshtë-kafshë! Politika është ajka e kulturës dhe
e qytetërimit.
3. Më shumë gabime ka bërë politika me Kadri Manin,
apo Kadri Mani në politikë?
Përgjigje: - Koleg! Thonë se
tregtarët janë mashtrues, ama nuk janë që të gjithë mashtrues: shefi i
furnizimit njofton për ardhjen e një artikulli sot një javë, dhe atë, shefin, e
mashtrojnë, e dalin, padashje,- mashtrues! Në rastin tonë jopolitikanët e mashtruesit ishin Adem Demaçi e Hydajet
Hyseni, dhe neve na shembën xhambazët e politikës!!
Mehmet Hajrizi dhe unë i kemi pas politikanë edhe vëllezërit para nesh, dhe
ne nuk mund të gabonim, kur kishim përvojën e tyre.
4. Përveç Ibrahim Rugovës që e vlerësoni shumë,
cilin tjetër mund ta përkufizoni si “ideal politik”?
Përgjigje: - Dr. Sali Berishën: ta udhëheqish Shqipërinë,
mbase është ca më zor sesa ta udhëheqish Amerikën!? Pavarësisht që ka edhe
gabime: gabimi e kobi i një partie fillon me nënçmimin e kuadrove të veta! Nuk
është e ndershme që kuadri numër një, Idriz Zeqiraj, të punojnë në ndërtimtari
në Gjermani!! Në kohën kur mund të jetë, të paktën, Drejtor i
Radio-televizionit, e të ndërpritet
njëherë e mirë ajo: retherotull! (rretherrotull).
Presidentin e nderuar e tradhtoi edhe vetë Kryetari
Bemir (bakeq) Top-tani! E ka shkurtuar emrin për të na mashtruar edhe ky
pinjoll i tradhtarëve-Toptani!
5. -Je themelues i revistës ShqipëriEtnike. A
mendon se, nipat e mbesat tona do ta arrijnë at’ Shqipëri?
Përgjigje: - Po, absolutisht PO! Shqipëria Etnike ekziston
ndaj do të ribëhet.
V. Pesë pyetje, të përziera, “miks”:
1. Kadri, është njëri nga 12 sektet e tarikateve
alivjane, e sa për Osman, dihet se kush është. A e pate të veshtirë të kapërcesh mbi të dyja e të shkosh të bekohesh në kishë?
Përgjigje: - Vetë bredhritja e gjatë mbi gjysmëshekullore
flet vetë; por, më në fund, gjakimi i gjatë për bashkim kombëtar, dha rezultet
e veta: unë në Prishtinë rashë në një shoqëri të shëndoshë, në elitën e
Kryeqytetit: Dr. Femi Cakolli, mësuesi im i besimit, Abdurrahman Kelmendi-Duri,
Hasan Dërmaku, Anton Nikë Berisha, Hajdar Fejzullahu... e kemi Shoqatën
RENESANCA SHPIRTËRORE: Ishim në një mbledhje të NDSH-së me kryetar zotin Pashk
Staka, një arsimtar veteran drenicak, Beqiri, tha:
-A pajtohemi ne sëpari me Pashk Stakën?
Ne të habitur i zgurdulluam sytë dhe po presim se
ku do të dalë ky: si të “bashkohemi” kur jemi të bashkuar dhe vetë ne e kemi
zgjerur Kryetar!?
-E!- Këtu qëndron dyfytyrësia shqiptare: a i kemi
martesat e përbashkëta, a i kemi varrezat e përbashkëta...!?- andaj për bashkim
sot flasin kodoshët!
2. Në Kosovë, jo pak njerëz të quajnë Demaçi nr 2.
Pse e sulmon kaq shumë Një-shin?
Përgjigje: - Kam ngurruar gjatë që ta sulmoja: pikërisht pse
më quanin “Demaçi-2”- po mendoja: sapo ta kritikoj, do të thonë, ja bajraktari,
nuk po i mjafton vendi 2, por do të dalë i pari!
Kisha parasysh edhe Romanin “Afërdita”: zoti Remko
merrte ryshfet, Afërdita nuk merrte. Kur nxënësit i kthenin vezët e shpjegonin se mësuesja Afërditë nuk i
do vezët?- popullata e prishur, po thoshin:
-Shihe njëherë, zuska, nuk dashka vezë, dashka
pula!
Jam duke shkruar libër kundër Adem Demaçit:
Adem Demaçi i ka spiunu shokët e vet në hetuesi dhe i ka
shpërfillur në liri!!
Përgjigje me libër në libër të Prof. Dr. Hakif Bajramit:
“EPOKA E ADEM DEMAÇIT”, Prishtinë,
Kur Jugosllavia ishte forcë e madhe në Ballkan,
Adem Demaçi bëri Programin revolucionar për shkatërrimin e Jugosllavisë: ne
veprimtarët ramë nëpër burgje, lamë nuset e reja, familjet... Kur filloi të
prishej Jugosllavia, e ftuam Ademin dhe i thamë: tash është koha që ta
realizojmë atë Programin tënd revolucionar?
-Jo, se unë kam zemër poeti!!! (Sabri Novosella)
Adem Demaçi karrierist, edhe sot nëpër autobusët
urbanë llomotitë kundër Dr. Rugovës! Adem Damaçi e pati propozuar për Kryetare
të Kosovës Rada Trajkoviqin!
3. Si do të reagonit nëse, Ditën e Festës suaj, në
mes të pjesmarrësve, të shfaqej krejt papritur akademik Rexhep Qosja me një
buqetë të madhe me lule në dorë?
Përgjigje: - Koleg! E ke fantazinë e zhvilluar! Qosja
gjakatar me thënien e vet: Revolucioni i Vonuar Demokratik, e gjakosi
Shqipërinë dhe Kosovën! Tash po ta jap një lajm të mirë: paska shkruar në
pension akademiku Besim Bokshi, heshtak! Dhe në vend të tij qenka zgjedhur për
Kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami,
demograf, i cili e ka filluar punën me kritika ndaj Qosjes!! Andaj unë ia urova
detyrën dhe fillova bashkëpunimin me Akademinë, që deri më tash e ktheja kokën
anash të mos e shoh as ndërtesën!
Tirana ia pati mpreh brirët Qosjes: po e quanin
rilindas! Disa vajzusha po doktoronin me veprat e Qosjes
pornografike-banditeske!
Po ju njoftoj për opinion, se ti e di, revista jonë
“ShqipëriEtnike” për një dekadë Qosjen e ka pas në shënjestër të kritikave me
mbititull: Mbi 100 intelektualë shqiptarë kanë shkruar për sjelljet
antikombëtare të Qosjes!
Artikujt e parë kundër tij i kanë
shkruar: Fadil Bujari, Kryeredaktor i “Rilindjes”, Akademik Fehmi Agani, unë...
Me libra kanë dalë: Sylejman Aliu: FILOZOFIA E KRROKAMËS (Qosja para pasqyrës),
Sami Krosi: “Mëkatet filozofike dhe shkencore, të Rexhep Qosjes së ri”, Shkup,
2001....
Kurse kusht për pajtim, unë e kam
formuluar tekstin: kemi qenë llapaqena, betohemi e përbetohemi se nga sot
(data) do ta bëjmë KTHESËN.
4. Përveç
operacionit të suksesshëm në zemër, çfarë tjetër i kujton Zvicrës?
Përgjigje: - Zvicra është një shtet reklamash! Reklamash
gënjeshtare: kursi për gjuhën është gratis! Ndërsa kursin duhet ta pagush
40.000 franga!!!!
Shef për punë të brendshme ka qenë Aflred Këller, i
cili e ftonte tinëzish në bisedë Sokolloviqin! Pastaj Karla del Ponte,
proserbe, Dik Maty...Zvicra tradicionalisht, sikur edhe Franca, kanë qenë
proserbe: madje ka qarkulluar një informatë se ushtria zvicrane ka marrë pjesë
tok me ushtrinë serbe në rrethimin e Shkodrës!?! Kurse Franca që qe kthyer me
ne, është meritë e Dr. Murat Bejtës!
Përgjigje: - Unë nuk jam milioner! Kam një banesë komode
dydhomëshe dhe kabinetin e punës, dhe meqë më ka kaluar mosha për veturë, do ta
shes garazhdën që t’i botoj librat... kam tre fëmijë e 11 nipa e mbesa...,-i
dashur koleg.
--------------
Të falenderoj miku im i vjetër, që pranuat të më
jepni këtë intervistë. I lutëm Zotit që këtë mirësi të ma japin edhe në
80-vjetorin tuaj, veçse atëherë, aty, këmbëkryq në Prishtinë e jo nga përtej
oqeanit…!
Zoti të nderoftë, Kadri Man Prishtina.
Zoti e nderofë revisten ZemraShqiptare, që të don e
të respekton kaq shumë.
Mirë u pafshim, në përvjetorë të tjerë, më i
moshur, por, edhe më i rinuar.
Të fala Shukrijes, krejt familjes
Mani e shumë shokëve e miqëve asaj Prishtine e përrreth.
Për ZemraShqiptare dhe ShqipëriEtnike, nga Zeqir
Lushaj , NJ, USA, Qershor 2012-
Ripublikim - Publikuar më 10.06.2012
-----------------------------------
Shenim i Redaksisë së ZSh-së:
MBI 4000 LEXIME, MBI 50 URIME DHE
60 VLERESIME MAKSIMALE DASHAMIRËSISH… E KANË PERCJELLUR KËTË INTERVISTË
-------------------------------
KADRI MANI =Ylli që rrezatoi Gallapin
Fazli Maloku, Prishtinë
(Evokim kujtimesh
për Kadri Osmanin-Mani, profesorin revolucionar, atdhetar me përmasa kombëtare,
njeriu që frymonte me popullin e thjeshtë dhe me ngrohtësinë e shpirtit ua
kthente shpresën për të jetuar e gjallnuar, të cilën shpresë e kishin humbur që
moti nga zullumet e Tito-Rankoviqit dhe hyzmeqarëve të tyre)
Si u njoha
me Kadri Osmanin-Mani?
Ishte viti shkollor 1965-66. Unë në pamundësi të vazhdoja
shkollimin më tej, (nga gjendja e rëndë sociale në familjen time, ku na
mungonte edhe buka), pasi që kisha mbaruar vitin e tretë të Normales, u
punësova si mësues në fshatin Kolaj-ish Koliq. Fshati Kolaj gjindet rreth 20
kilometra në verilindje të Prishtinës, i banuar krejt me shqiptarë, (kishte veç
një familje të vetme serbe). Fshati përbëhej nga pesë lagje kryesore;
lagja Ahmetaj, Bicaj, Peraj, Hajdaraj dhe ajo Goxhufaj, me një sipërfaqe
gjeografike ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës. Në fshat punonte shkolla e
plotë tetëvjeçare, paralele e ndarë e shkollës fillore "Rilindja "në
Keqekollë. Fati im i mirë: -këtu gjeta shokët, Kadri Osmani-Mani nga Prishtina,
Idriz Zeqirajn nga Studenica e Pejës, Abaz Pllana nga fshati Milevc
i Prishtinës, Adil Fetahu nga fshati Rimanishtë i Prishtinës dhe disa mësues
vendorë (shumica e tyre ,pra e vendorëve, vetëm me shkollë tetëvjeçare të
kryer). Nga gjithë këta, për nga aftësitë profesionale, për nga përkushtimi dhe
dashuria për të kontribuar, për nga pjekuria intelektuale si dhe për veçori
Atdhedashurie, dalloheshin Kadri Osmani-Mani, Idriz Zeqiraj dhe Adil Fetahu.
Them me plot përgjegjësi, se vetëm këta i përmbushnin kriteret për ta ushtruar
detyrën e shenjt të Mësuesit-pedagogut, por mbi të gjithë shëndritëte figura
markante e Kadriut. Kadriu, por edhe Idrizi, në fillim punuan me mua po thuaj
si me një nxënës, duke më ofruar literaturë pedagogjike shumë të nevojshme si
dhe Romane për të lexuar e bashkëkomentuar. Në këtë mënyrë ata dëshironin
ta mbushnin boshllekun tim si i pakualifikuar që isha , por, duke pasur
parasyshë edhe moshën time 18 vjeçare.
Mbaj mend se romanin e parë që ma
dha për ta lexuar, miku im i shtrenjt Kadriu, ishte romani
"Gjarpijtë e Gjakut"të autorit Adem Demaçi, i botuar në dy pjesë tek
Revista "Jeta e Re". Profesor Kadriu bëri reforma të mëdha në të
gjitha shkollat në Malësinë e Gallapit. Hartoi plan-programin për zhdukjen e
analfabetizmit sidomos për femra të rritura, dukuri kjo shumë prezente në këto
vise. Luftoi fuqishëm dhe me guxim lokalizmin ose më mirë të shprehem bajraktarizmin,
por edhe urrejtjen dhe ndasitë sipas mëhallëve, fatkeqësisht e ngulitur
edhe tek mësuesit vendorë! Dhe jo rrallëherë mund ta dëgjoje nga mësuesit
vendorë, duke na u drejtuar ne mësuesve siç na quanin ata
"jabanxhij", "mos e kalo atë nxënës se është i kësaj apo asaj
mëhalle"! Dukuri këto tepër të shëmtuara. Kadriu me sjelljen e tij
të shkëlqyer dhe shembullin përsonal, bëri që autoriteti i mësuesit të
rritet tek çdo familje fshatare, si dhe që mësuesi të jetë novator dhe prijës i
të gjitha zhvillimeve shoqërore në fshat. Kadriu arriti që për herë të parë, në
të gjitha shkollat e fshatit të Malësisë së Gallapit, nxënësat të furnizohen
dhe ta shijojnë nektarin e Revistës për fëmijë "Pionieri". Nisur nga gjendja shumë e rëndë sociale e
fshatarëve, me iniciativën e tij, në të gjitha Këshillat e Arsimtarëve u
mor vendimi që Revista "Pionieri" nxënësve të iu ipej gratis dhe këtë
ta mbulojë secili mësues për klasën e vet nga paga vetanake. Po ashtu, me
përkushtimin më të madh arriti ta nxjerri në dritë, Fletushën
shkollore "Ylli i Dritës", me punimet e nxënësve të shkruara në prozë
e në poezi. Fletushkë kjo e përgatitur mjaftë mirë si në aspektin teknik edhe
në atë artistik e profesional.
Siç është tashmë e njohur, në vitet e pësëdhjeta e gjashtëdhjeta,
regjimi komunist i Josip Broz Titos përmes strukturave pushtetare dhe
veçanërisht përmes sherbimit famëkeq të UDB-së, me sjellje gjithmonë kërcënuese
e duke ushtruar vrasje tinzare e dajak tek shqiptarët, në veçanti tek shtresat
e varfëra e të pa shkolluara, kishte arritur që kudo të mbjelli frikë dhe
pasiguri, në mënyrë që shqiptarët duke u nisur nga kjo jetë e papërballueshme,
ta marrin rrugën e pakthim për në Turqi. Për këtë ishte përgatitur mirë tereni
dhe po thuaj të gjitha strukturat e shtetit propogandonin dhe punonin me zellin
më të madh në këtë drejtim. Ishte trasuar edhe rruga institucionale.
Në vitin 1953, në qytetin e Splitit në Dalmaci, nga Titoja ishin
të ftuar përfaqësuesit e Greqisë dhe Turqisë që për shpërnguljen e shqiptarëve
të sinkronizoheshin veprimet e përbashkëta për realizimin sa më mirë të këtij
plani gjenocidial për shqiptarët. Po në këtë takim, J.B.Tito dhe përfaqësuesi i
Turqisë Fuad Kyprili, nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtur"marrëveshja
xhentelmene", me të cilën u ripërsërit konventa shtetërore
Jugosllavo-Turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Për
zbatimin e kësaj marrëveshje Titoja angazhoi drejtëpërdrejt Aleksandër
Rankoviqin, ministrin e brendshëm Federativ.
Duke e parë këtë gjendje të mjerueshme të popullatës së këtyre
fshatrave, profesor Kadriu bëri edhe hapin tjetër që për kohën ishte e
pabesueshme. Me një guxim të pa shoq doli hapur në mbrojtje të fshatarëve nga
veprimet e hordhive të regjimit, celula këto partiako-udbeske, duke e rrezikuar
seriozisht jo vetëm profesionin por edhe qenjen e tij jetësore. Po e
konkretizoj këtë me dy shembuj nga shumë sish:
Në lagjën Peraj, jetonte një familje tepër skamnore e bacë
Rexhepit. Vetëm sa e kishte martuar djalin e vetëm me një vajzë po ashtu skamnore,
por punëtore dhe mjaftë e bukur. Klyshët e Rankoviqit e kishin nuhatur këtë
sorkadhe dhe me pretekstin se mbanin armë pa leje filluan ti vardiseshin e ta
kërcënonin. Djalin e posamartuar e nxirrnin nga shtëpia e fusnin në mal (gjithë
shtëpia ishte e vetmueme dhe e rrethuar me mal), e rrahnin pandërprerë, duke e
joshur që ai të bëhej spiun i tyre dhe e gjithë familja një jatak për ta,
qëllimi final ta poshtronin edhe moralisht. Kadriu kishte kuptuar për
tragjëdinë që po i kanosej kësaj familje. Pa hezituar mori dy shokë me
vete, vizitoi këtë familje duke ua marrë edhe deklaratat me shkrim të gjithë
anëtarëve të rritur për veprimet banditeske të policëve të Tito-Rankoviqit.
Kadriu me që ishte edhe krrespodent i gazetës "Rilindja" e njifte
mirë këtë profesion. Me që nuk dinin shkrim lexim, shenjat e gishtrinjve ua
kishte marrë duke përdorur ngjyrën e stilolapsave. Në fillim ata ngurronin të
deklaroheshin nga frika e hakmarrjes, por Kadriu me aftësinë e tij arriti ti
bind, duke u dhënë kurajo se ne mësuesit do tu gjindemi pranë në çdo situatë,
dhe s'bashku më lehtë do ta përballojmë situatën e krijuar. Për këtë turp
të policisë së postkomandës të Keqekollës, ai njoftoi me shkrim të gjitha
instancat përkatëse të Kosovës, duke kërkuar që veprimet e tilla të ndaleshin
me njëherë dhe të mirren masa ndëshkuese për ata që këqpërdornin detyrën
dhe uniformën e shtetit. Por hijenat asesi nuk ndaleshin. Urgjentisht dërguan
djaloshin e posamartuar në sherbimin ushtarak. Edhe Kadriu kundërvihej me guxim
të pashoq. Djaloshit ia rregulloi sherbimin ushtarak njëvjeçar dhe e solli në
shtëpi.
Në gjithë Malësinë e Gallapit u krijua një situatë tepër e nder.
Konfrontim i hapur në mes punëtorëve të arsimit dhe policisë fashiste
rankoviçiane. Udhëtimet që i bënim në fundjavë për vizitë në familjet
tona, me të vetmin kombibus privat që qarkullonte në relacionin Prishtinë-
Keqekollë, ishte po thuaj e pamundur që policia e Keqekollës të mos zinte
"pusi", duke e ndalur kombibusin për ti legjitimuar dhe kontrolluar
vetëm punëtorët e arsimit, në prezencën e popullatës, me qëllim të uljes së
autoritetit të tyre, por ndodhte e kundërta. Postkomanden e Keqekollës e
drejtonte simbolikisht një mjeran shqiptar e quanin J. Ll., por në të vërtetët
komandën e mbante në duart e veta zv postkomandanti, krimineli Dragan Nikoliqi.
Kadriu tani më, kishte kaluar në Shkollën Amë (siç e quanim
atëherë), në Keqekollë, ku ishte fare pranë edhe Stacioni policor. Një ditë në
shkollë vjen një fshatar-Qerimi për të qarë hallin, se derrat e Kriminelit Dragan
po ia shkatrronin bereqetin duke ia “lëruar” arën e mbjellur me grur, dhe ai
nuk donte me dëgju për dëmin. Dhe kush tjetër për veç Kadriut do ta mirrte
guximin të ballafaqohej me Draganin e tërbuar për bereqetin e një fshatari?!
Kadriu e këshillon fshatarin që ai pa hezitim ta vras derrin e Draganit duke e
marrë vet Kadriu përgjegjësin e kompensimit të derrit dhe ballafaqimin me vet
Draganin. Kështu edhe u veprua. Bacë Qerimi një burrë i guximshëm vrau derrin
mu në mes të arës e mbjellur me grur. Kadriu në rolin e advokatit i parapriu
padisë me shkrim ndaj kriminelit Dragan Nikoliqit për dëmin që po ua shkakton
ai me derra jo vetëm fshatarëve por edhe oborrit të shkollës. Bile s'bashku me
bacë Qerimin trokiten derë më derë në zyrat përkatëse, derisa arritën më në
fund në zyrën e Xhevdet Hamzës, drejtues i policisë së Kosovës. Kadriu
duke i argumentuar me fakte konkrete, bile edhe me fotografi përkatëse, arriti
ta bind shefin e policisë për këto veprime të policëve të tij. Xhevdet Hamza,(
njëri nga drejtuesit e LNÇ të Kosovës), mori vendim të guximshën duke e
larguar zv.postkomandantin-kriminelin, Dragan Nikoliqin nga policia.
Në këtë mënyrë profesor Kadriu mishrohej me vuajtjet dhe
problemet e fshatarëve duke bërë përpjekje mbinjerëzore për tu dalë në ndihmë
novojtarëve. Kështu, autoriteti i profesor Kadriut dita- ditës rritej jo vetëm
tek kolegët , por edhe më shumë tek fshatarët hallexhinj. Krahas
kësaj rritej edhe urrejtja e Udbashëve e sherbëtorëve të tyre lokal
ndaj profesor Kadriut. Ne shokët, i rrinim afer Atij nga frika se do ti ndodhë
ndonjë e keqe nga kurthet që mund t'ia ngrihnin dhe shpesh kjo na bente të
dukeshim sikur ishim truprojet e Tij.
Me të drejtë mund të thuhet se për këtë kohë sa veproi
profesor Kadriu në këto anë të Malësisë së Gallapit, u shëndërrua në një yll të
vërtetë, i cili rrezatonte rreze lirije dhe shprese për fshatarët që të
mbijetojnë gjithë këtë katrahurë të cilën e ushtronte pushteti pushtues me
në krye Tito-Rankoviç.
Vepra e profesor Kadriut, në gjithë Malësinë e
Gallapit, edhe sot e nesër e per të gjatë mot, do të mbahet mend. Ai do
të kujtohet si një revolucionar i vërtetë, si një atdhetar përmasash kombëtare
dhe mbi të gjitha si një militant i çeshtjes kombëtare shqiptare, për çlirim e
bashkim kombëtar. Ideali i profesor Kadriut ishte bërja e Shqipërisë Etnike.
Lavdi Veprës të profesor Kadri Osmani-Mani!
(Për ZemraShqiptare dhe ShqiperiEtnike, Fazli Maloku,
Prishtinë, Nëntor 2012)
-----------------------------------------------
PAK NGA KRIJIMTARIA
LETRARE E PUBLICISTIKE
E TË PAHARRUARIT KADRI MANI
Nga: Kadri Mani
Viti i Ri 1989
/urim nipit tim Ermalit/
Djalthi çuditet me
drethin
Ndër korije e ndër
rrethoja
Drethi çuditet me
djaloshin
Ç’bukuri me t’u marrë
goja!
Atmosferë dimri
natyra grish
Fjetat stolisur në
mes një bredh
Sajat rrëshqasin punë
s’ju prish
Thagmë![1]-lezeti zemrat jua dredh!
Era e malit të paska
praruar
Vrapo nipçe ti me një
yrysh
Pishë me borë e fat
ngarkuar
Hapekrahë të pret yt
gjysh!
Kaltëremë qielli fort
të mahnit
E të përshkon afshi
bri më bri
Shtëpiza e yjëzi çdo
gjë shndërit
Gëzuar me fat urojmë
Vitin e Ri!
/Burgu
i Nishit, më 1.12.1988/
----------------
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara Ban Ki-Moon- nuk e njeh as Kosvën dhe as Serbinë!!
DHE SI I TILLË, NUK ËSHTË I MIRËSEARDHUR NË KOSOVË, NE PO E PARALAJMËROJMË!
Nga Kadri Mani
Zotni Ban
Ki-Moon, konstatimi juj arbitrar se kinse pas luftës (1999) qenkan vrarë 1000
serbë, me aludimin se kinse nga shqiptarët, dhe për këtë shkak qenkan fort të
domosdoshme ato 6 mikat tuaja të famshme, që e dëmtojnë integritetin e Ksovës,
janë të njëanëshme dhe të pavërteta. Ju keni dështuar si në familje poashtu
edhe në këshilltarët: duhej ta kishin një pjesëtar të familjes ose një
këshilltar historian, që të
konsultoheshit para çdo deklaarate kuturu!
Nëse na qenkan
vra 1000 serbë, poasshtu janë vra e janë zhdukur gati 2000 shqiptarë pas
pavarësisë (1999), për të cilët zotnia juaj nuk brengoset as sa për 2000 zogj
pulash!
Dhe për këtë ne
nuk po e padisim as po aludojmë në askë, ne po aludojmë e fajësojmë
Interpollin, që e di dhe hesht!?!
Kurse kalimi
juaj përpara këtyre viktimave në liri, jua merr të drejtën që ta shkelni
trollin e Kosovës. E nëse me kokëfortësi do të vini, urojmë që të kaloni vetëm
me granatime domatesh dhe vezësh muçka!!
Ju si proserb, e
dimë që nuk i besoni Akademik Mark Krasniqit, andaj si proserb, duhet t’i
besoni historianit serb Pera Slepqeviçit: futuni te Google me këtë emër e mbiemër dhe do të
shihni se keni jetuar në padituri: kishat e manastiret në kohën e pretendimeve
serbe se kinse na qenkan të tyre, në ato kohë serbët nuk e kanë pas të zhvilluar
ar arkitekturën dhe as pikturën!!
Andaj 6 pikat
tuaja futni në xhepat tuaj!
-----------------------
Kujtimet e mia për Haxhi Krasniqin
-Në përvjetorin e vdekjes të të Madhit Haxhi Krasniqi-
Nga Kadri Mani
Me te madhin, me te devotshmin, me patriotin e zjarrte,
folkloristin, humanistin e humoristin Haxhi Krasniqi, takime apo kontakte rasti
mund te kemi pasur edhe me pare neper mbledhje te ndryshme, por starti i madh
ka qene ne veren e vitit 1966: Isha ne Kursin Pedagogjik ne Prizren, ne
rikualifikim per mesues, sepse paraprakisht kisha mbaruar shkollen Ekonomike,
seksionin administrativ ne Gjilan.Haxhiu yne punonte ne Bibloteke: i afert me
te gjithe, i disponuar e buzegaz, i gatshem t'i ndihmoje cdokuj qe ka nevoje
per libra apo informata.Nje dite prej ditesh, mua me mori nga salla e leximit
dhe me futi brenda ne nje kthine, ku biseduam me ze te ulte.''Kadri, a do te
lexosh literature te Shqiperise?''''Haxhi, a pyetet i verberi a i do
syte?!''Gazeta e pare qe ma dha Haxhiu ate dite, ishte ''Mesuesi i Tiranes'' : o Zot, ta lexoj
apo ta ha?! Po e prekja e po e perqafoja e po e shtrengoja ne gji gazeten, dhe
po imagjinoja se po e perqafoj gjithe Shqiperine tone te dashur e te ndaluar?!
I mallengjyer dhe i trimeruar se edhe Haxhi Krasniqi qenka me ne! - (deri
atehere Haxhiu permbahej ne paraqitjet e simpative te mia per Shqiperine) ; -
ato dite na vie ne shkolle nje ''mysafir'' nga Beogradi, i cili na pyeste per kushtet...dhe une iu
shpreha ashper:''Cfare kushtesh ore?! - po studiojme ne Shkollen e Larte
Pedagogjike, me nje te vetmin liber shqip - Fjalorin!''Ai cfare inspektori
filloi te ''ankohej'' se nuk i kishin mardheniet e mira me Shqiperine...''Ne
mos i paci mardheniet e mira me Shqiperine, i keni me Kinen! - nuk na intereson
sa kushtojne shtrenjte te qarkullojne rreth e rrotull, ne duam kushte, duam
tekste; dhe degjoni mire ketu, po nuk na i sollet tekstet, une do ta marr
thesin ne krah dhe kembe ketu e pertej atyre vreshtave e dogri ne
Tirane!''.Shoket rrahen shuplakat, e profesoret tone, tani i ndjere, Demush Shala, i ndriti nuri! Une u dalldisa
fare se edhe profesori qenka me ne!!Me pastaj, me Haxhiun kishim kontakte e
korespodence, urime per festa...ne jemi shperngulur shpesh dhe na kane humbur
te gjitha, nuk di ne eshte ruajtur diqka ne arkivin e Haxhiut? Njeri -
Institucion!Ishte interesant, kur redaksite festonin pervjetoret e gazetave e
te revistave, pa u hamendur dhe me besim te plote ia mesynin Prizrenit dhe
dogri e te Haxhi Krasniqi - aty medoemos do ta gjenin numrin e pare!!!Ajo ishte
ana kulturo-letrare-zyrtare, por Haxhiun nuk e kursenin as per pune krejtesisht
private.Njehere i pata blere nje pale kepuce ne Prizren, dhe i pata harruar ne
byfene te stacioni i trenit, i shkrova Haxhiut, dhe kepucet erdhen ne
Prishtine!Isha arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare ne shkollen
8-vjecare ne Keqekolle: botonim fletushken e nxenesve ''Yjet e Para'' , ku ia patem botuar Haxhiut fjalet e urta.Kur
u takuam po me falenderonte.Jo - i thashe - po anasjelltas, ne duhet te te
falenderojme ty, qe na e begatove revisten.Pyetja pasuese e Haxhiut qe: ''Ani,
si u priten, a u pelqyen nga lexuesit?!''''Posi, ne pergjithesi mire, ne
veqanti ajo fantastikja : Mos me pase hunden, kullot bar!''Ha, ha, ha! - lope e
gjalle!'' - tha Haxhiu dhe shqepeshim se qeshuri.Tani, nen ndikimin e Haxhiut,
edhe une fillova te merrem me humor, dhe nje ditezaj me pati thene Haxhiu:''Ore
Kadri, ti do te ma kalosh?!''''Haxhi, te lutem mos u tall:une nuk te afrohem as
te zogu i kembes, shume-shume deri ne gju''.''Natyrisht, zakonisht aq jane
femijet! - po ama ti po rritesh shpejt!''...Dhe Haxhi Krasniqi qe serishi pari
ai qe e pershendeti revisten ''Shqiperia Etnike'', e fill pastaj edhe zotni Ramadan Zaplluzha -(
te cilit po ia nderroj pseudonimin nga Therre Murrizi, ne Gjemb Murrizi! ): qe te dy bashke na i
lane me disponim gjithe kapitalin e tyre te shkruar, pa na kerkuar as honorar!!
Dhe une po iu thoja bashkepunetoreve ne redaksi: Ja, keta njerez te medhenje na
obligojne qe t'i shperblejme; dhe ne mos arrijsha une, ua le amanet juve kete
obligim.Familje e nderuar e Haxhi Krasniqit, detyra jone e perbashket eshte, qe
t'i mbledhim dhe t'i botojme ne vijimesi te gjitha shkrimet e kujtimet per
Haxhiun: u gezova qe qenkeni bashke me z.Berat Batiu: t'i botojme te ''Fidani''
e te ''Shqiperia Etnike''...Se si e pata perjetuar rende lajmin per vdekjen e
shokut tim te dashur Haxhi Krasniqi: i kerrusur u kapa per zemre, sikur zogu
fatkeq me nje krah te thyer...Lavdi e perjetshme Haxhi Krasniqit! Qofte i
perjetshem kujtimi per të!
Dergoi për publikim vajza e Haxhi Krasniqit, Shpresa
Krasniqi
----------------------------
Kadri Mani
Profesor Sami Repishti
një atdhetar i madh
Bacë Sami Repishti në tribunë 6. 4. 1925
O tek len dielli-o e praron-o hana
O Sami Repisht-o ma nuk ban nana!
O burrë i matur-o trim-o i besës
O rretheqark kultivues i shpresës!
Është pleqnar-o dhe ndanë pleqni-e
O për të drejta-o edhe për barazi-e!
O shtetformues dhe opinionbërës
O po reagues edhe intrigazhbërës!
O njohës i madh-o i historisë-e
O fort kombëtar-o dhe i gjithësisë-e!
I biri i popullit-o dhe i konakut
Sa hije i ka-o vendi n’ballë t’oxhakut!
Po shkruen trakte-o shumëzon-o pamflete
O se ç’po i shpërndanë-o nëpër kontinente!
Popull shqiptar-o shkundu-o nga frika
O nuk ka rrezik-o nga Anglo-Amerika!
Ju kanë verbue-o me këndin e prizmës
O rreziku vjen-o veç prej komunizmës!
Ju kanë frikësue-o jua kanë mbledh penjtë
Pasuria private-o asht një pronë e shenjtë!
O ju kanë zhvesh keq bijtë e marrëzisë-e
O ju kanë ngushtue-o deri n’prag t’shtëpisë-e!
O streha juaj-o s’mban shiun dhe as brymën
O regjimi-o i poshtër keq po jua zë-o frymën!
O ka përparue o
bre Samiu doradorës
O po tok me
zhvillimin e madh t’Shkodrës!
O mos rrini strukur-o se s’ka më pritje
O ngrituni n’këmbë-o në një kryengritje!
O fort i nderuemi-o koleg Ti Uk Lushi
O librin Batalioni i Atlantikut e ke si askushi!
O falemnderit për mesazhin që më dërgoni
O për guximin qytetar-integritetin tregoni!
O bashkëshortja e tij-o zonja Diana Cipi
O gjirokastritja foli vetë kur Samiu e lypi!
O Diana mësuese veterane edhe aktore
O s’ka më dallime veri-jug po tok
dorëpërdore!
O kanë çun e gocë-o edhe nipa e mbesa
O vazhdimësi-o me frymëzime e shpresa!
O prag e plang-o ia ruajtët Shqipërisë-e
O po urime 100-vjetori-o i Pavarasisë!
O burrë-o i zoti-o me një barrë mend-e
O një rrugë n’Shkodër-o mban emrin tënd-e!
O Sami Repishti e kundërshtoi diktaturën e
kuqe
O po lule e atdheut je-o e pavyshkur-o burbuqe!
O viktimë e vetëdijshme e terrorit komunist
O luftëtar i paepur i terrorit
enverist-stalinist!
O n’Shtëpinë e
Bardhë për çështjen shqiptare
O po e
paraqet-denoncon-o Serbinë o barbare!
O dekorue disa herë nga qeveritë
shqiptare-amerikane
O për të padrejta e robëri të asaj e të kësaj
ane!
O shumë-o mirënjohje merr edhe dekorata
O në atdhe për burgje e kontribute nga
mërgata!
O Jeta jote është një thesar i çmueshëm
i kombit
O po ne pa ty kurrë nuk do t’i kishim ikur
kobit!
O Baca u bë i famshëm me kapitale e morale
O ngase s’kish interesa vetanake porse
ideale!
O Bacës i vje
keq si kopshtarit kur i çojnë urithat
O bacës i shmon zemra tek sheh se po nxihen plisat!
O andaj mbyllet në kabinet e shkruan si murgu
Ajme!-s’u kthye n’Shkodër si një drejtor
burgu!
O t’i hapë kullat e ngujimit t’marrin frymë
pak-e
O yllka-fatosa t’shkojnë n’çerdhe
harabelë-trumcakë-e!
O gjyshi i tij Haxhi Jusuf Repishti-o i
Lidhjes Prizrenit
O të shohë mrekullira-o bre nga kryemaja-o e
Shkëlzenit!
O baba i tij Hafiz Ibrahim Repishti
specialist i Sheriatit
O po ta marrë vesh-o se e kaluam me sukses
urën e Siratit!
O ish krah i fortë i Komitetit për Çlirimin e Kosovës
O që nga Toplica përfshirë edhe liqenin e
Mavrovës!
O Nana tij Hava Bushati rrjedh nga
Bushatlijtë e Shkodres
O ka vuejtur shumë në kampet komuniste Berat-Tepelenës!
O Baca vjen nga një familje shkri për Shqipëri-Kosovë
O po familje kjo që ka derdhur gjak sikur ujë
me kovë!
O po siç e patët-o vullnetin-sakrificën edhe
bindjen
O po u trashëgofshi e i madhi Zot-o jua ruajt
familjen!
O po krenarinë-o ta ruan-o maja e plepit
O po sikur që na e ruajtët-o foshnjën e
djepit!
-------------------
Kadri Mani, Prishtinë
PUNA E MIRË, KURRË MOS U HARROFTË
Poetit e publicistit,
(shqiptaro-amerikan), Zeqir Lushaj.
(Një kartolinë shoqërore, në 60
vjetorin e lindjes, 8 Mars 2009)
O tek lenë dielli-o e praron hana,
Zeqir Lushaj-o ma nuk ban nana!
Kjo Lëvizja për Mirëkuptim e Paqe,
Ishte ylberi-o bre me shtatë harqe!
Me shtatë harqe-o me shtatë ngjyra,
Që n’mes nesh të pushojë mënxyra!
Del e na merr, me gaz n’Maqellarë-e,
Për ta bërë-o bashkimin kombëtar-e!
O Zeqir Lushaj-o mor tungjatjeta,
E falenderonte-o dhe Anton Çeta!
O Zeqir Lushaj-o nga Tropoja,
Fjalë floriri-o po nxjerr nga goja!
O fjalë floriri-o krejt poetike,
Për çdo pikë-o të gjendjes kritike!
Regjisor-o bre, përgatitni korin,
Që t’ia festojmë-o 60-vjetorin!
Me gjashtë libra-o një komplet-e,
O se kështu-o ka fort-o lezet-e!
U bashkërrit-o me Mujë kreshnikun,
Që ta luftojë-o bre munafikun!
O si n’errëisrë-o me dritë fenerit,
Me afsh gjakon pas emrit Omerit!
O pas Omerit-o nipit të Halilit,
O Agliçja-o lulja e parë e prillit!
O përtej Lanës e përtej Bunës,
Për birin e Mujës e të Ajkunës!
Me nxitim ngjitet Alpeve-o përpjetë,
I shkëlqyeshëm-o me notën dhjetë!
Mësuesi ynë i ri-o i Gegë-Hysenit,
Për busull e ka Lidhjen e Prizrenit!
Masivit Alpeve, Grykës Dragobisë,
Ju ka katërrithë-o biri i ardhmërisë!
Vullnetçeliktë-o gjithçka do t’mbërrjë
Si Omeri bjeshkës, me fëtyrën e tij!
O sa t’jetë jeta-o edhe jetoftë-e,
Puna e mirë, kurr mos u harroftë!
./.
(Botuar në ZemraShqiptare.net – 20
Maj, 2011)
---------------------------
Nga festivali ndërkombëtar të manifestimit ''Drini Poetik'' në Prizren*
Zeqir Lushaj
LINDJA DHE FATI I DRINIT
– Pak histori dhe pak gjeografi –
(Nga: ZSH,e dielë,19 qershor 2011)
Ohri, i
mblodhi forcat,
Pogradeci, e
ka shty,
Struga, ja
çeli shtegun,
Të trija
bashkë,
Lindën, lumin
DRI!
Manastiri,
I dha
bekimin:
– Nisu, trimi
im!…,
Dhe,
Drinit ia
shtërngoi dorën.
Malet,
Do t’i çashë,
Mespërmes…,
dhe,
Mos kërko fat
tjetër,
Veç,
bashkimit me Valbonën!
./.
*Në mungesë
të autorit, Zeqir Lushaj, vjershën e lexoi Kadri Mani
-----------------------------------------------------------
Jeteshkrimi
i Kadri Osmanit
Origjinalisht
postuar nga albanur |
Disa shenime mbi
jeten e Kadri Osmanit
Ne kete shkrim te
shkurter, me rastin e botimit te kurores sonetike "SHQIPE E
LAERTeSIVE", po permendim se Kadri Osmani eshte i lindur me 23.1.1937, ne
katundin Makreshi Poshtem, komuna e Artanes (Novoberdes), ne nje familje te
ndershme, arsimdashese e patriotike. Kadriut iu dha mundesia te shkollohet dhe
te behet arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare. Duke e kuptuar thelle
roberine dhe shfrytezimin e popullit shqiptar ne Jugosllavi, ai hyri ne
rrjedhat e luftes ilegale ne levizjen patriotike e revolucionare te Kosoves.
Kadri Osmani i perket
asaj plejade te revolucionit te Kosoves, qe veprimtarine e tyre e filluan shume
heret dhe me guxim e vendosmeri vazhdojne edhe sot, per te realizuar te drejtat
e popullit, per te fituar Kosova lirine e pavaresine.
Ne kete shkrim te
shkurter, me rastin e botimit te kurores sonetike "SHQIPE E
LAERTeSIVE", po permendim se Kadri Osmani eshte i lindur me 23.1.1937, ne
katundin Makreshi Poshtem, komuna e Artanes (Novoberdes), ne nje familje te
ndershme, arsimdashese e patriotike. Kadriut iu dha mundesia te shkollohet dhe
te behet arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare. Duke e kuptuar thelle
roberine dhe shfrytezimin e popullit shqiptar ne Jugosllavi, ai hyri ne
rrjedhat e luftes ilegale ne levizjen patriotike e revolucionare te Kosoves. Me
qartesine e tij, sigurine, ndikimin e tij, ai behet nje nder intelektualet
popullore revolucionare, qe gjithe qenien e tij e vuri ne sherbim te popullit.
Qe kur i kishte 12
vjet, Kadriun e therrasin ne OZN-a te Gjilanit, si njerin nga te dyshimtit per
veprimtari kunder Jugosllavise, meqe vellai i tij me i vjetri, Ramiz Osmani,
pati rene ne burg tok me kusherinjte: Shefki Osmani, Nuhi Osmani, Musli Osmani
dhe nje fshatar i tyre, Zylfi Musliu; pjesetare te NDSH-se te Mulla Idrizit. Ate
vit (1949) ata qene denuar per veprimtari anti-Jugosllavi dhe per prerjen e
shtyllave te telefonit midis Gjilanit e Perlepnices, ne vendin e quajtur te
“Bunari i Rushitit”-7 (shtate) shtylla perdhe! Ishte koha e dorezimit te te
ashtuquajtura “teprica”, e ne fakt ua fshinin fshatareve edhe magjet! Dhe ate
dite te shtune vargani i qerreve te fshatareve ishin nisur per ne Gjilan me ato
“teprica”, kur i shohin shtyllat perdhe: kthehuni vellezer se po prishet
Jugosllavia! Ja, patriotet nuk po flene!
Pra, aksioni kishte
pasur jehone, ama edhe denimet qene drakonike:
Shefki Osmani qe
denuar me 20 vjet burgim,
Ramiz Osmani qe
denuar me 18 vjet burgim,
Nuhi Osmani qe denuar
me.. 15 vjet burgim,
Zylfi Musliu qe
denuar me... 15 vjet burgim dhe
Musli Osmani qe
denuar .. 8 vjet burgim, si rrethane lehtesuese hoxhes ia moren rrethanen se ne
naten kritike te prerjes te shtyllave telefonike s’kishte qene prezent.
Gjithsej:
................................76.- burgim te rende.
Lidhja e kesaj
Organizate pati ardhur nga Bresalci: nga dy vellezerit, Agush dhe Ibush Mehmeti
(Ibushi dhender i Mehmet Halitit- Ukshini i lagjes “Osmani”. Ibushi i ndjere ka
qene sekretar i Organizates, kurse Agushi qe vrare ne kufi te Shqiperise, tok
me: bashkeshorten e vet, mesuesi i Kokajve tok me bashkeshorten e vet, Hasan
Remniku, te cilet i ka qitur ne prite Zenun________, dhe pas vrasjes i kane
ekspozuar dy jave ne tregun e Gjilanit!
Kjo Organizate nuk po
vepronte me, ama pushtetit antipopullor i kishte hyre lepuri ne bark: Kadriun e
te tjeret po i akuzonin per parullat e djegura dhe per qorrimin e syve Titos ne
fotografi!! Kadriun e kane rrahur gjithe diten, por edhe ne ate moshe s’ka
pranuar asgje!
Per here te dyte qe
burgosur dhe denuar me 1 (nje) muaj burgim per grevat e punetoreve ne
Ndermarrjen e Mobileve “Napredak” ne Prishtine; per here te trete u burgos me
27 nentor 1969 dhe denohet nga gjyqi antipopullor me dhjete muaj burg. Per here
te katert burgoset ne vitin 1974. Ketu armiku e denoi me 9 vjet burg, si organizator
dhe udheheqes te Grupit Revolucionar, te formuar ne vitin 1972. Per here te
peste burgoset me 12 janar 1984, date edhe kur bien heroikisht Rexhep Malaj dhe
Nuhi Berisha. Ky dimer ishte nder me te egrit nga acari dhe terrori i armikut,
i cili zbatoi ne shkalle te gjere mbi popullin tone nje represion te papare,
duke arrestuar mbi 500 patriote revolucionare, ndersa rreth 200 prej tyre i
denoi me denime te renda, qe permblidhen ne mbi 5 shekuj burg (vetem 72 vetave
iu dhane 489 vjet burg, shih "Zeri i Kosoves" nr. 6/`84, f. 6). Kadri
Osmani nga armiku u denua me 15 vjet burg. Po te mblidhen gjithe vitet e
denimeve me burg, qe armiku ia shqiptoi Kadri Osmanit, bejne 25 vjet, prej te
cilave i ka vuajtur 17 vjet.
------------------------------
Kadri Osmani- Mani
(23 nistor 1937)
Ne planin arsimor dhe
te punesimit
Klasen e IV fillore e
kam kryer ne fshatin tim te lindjes, Makreshi Poshtem. Dhe pasi qe klasat tjera
me te larta te fillores aty s’kishte, ne ate kohe nuk u hapen, mesimet ne
klasen e V-te i vijova ne fshatin Perlepnice, te profesoret: Abdylaziz Islami,
Adem Meshina, Ahmet Sllamniku, Fejzullah Ukshini, Nexhat Ibrahimi... por meqe
isha me i rritur se moshataret e mi, fillova te jap provime private ne
Prishtine dhe ne Gjilan, derisa e mbarova 8-vjeçaren. Pastaj kam kryer shkollen
e Mesme Ekonomike, Seksionin Administrativ-(pa shkeputje nga puna), dhe, pas
punesimit arsimtar, kam qene ne Shkollen e Larte Pedagogjike, per rikualifikim,
ne Prizren, te profesoret tane te njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Yll
Zajmi...
Kam diplomuar ne
Fakultetin Filologjik, duke studiuar, sa i rregullt e sa me korrespondence, ne
relacionet Prishtine-Tirane-Prishtine, ku kam mbaruar per Gjuhe dhe Letersi
Shqiptare, kam diplomjuar ne temen: DISA RISI Ne GJUHeN SHQIPE", te
Mentori im, Prof. Dr. Imri Badallaj. Meqe kam prirje per risimtari ne gjuhe,
dhe kam nje varg neologjizmash (kam rreth 150 fjale te reja), si p.sh.:
Divergjenca-Konvergjenca, i kam kthyer ne shqip, Nderanesime-Nderafrime, dhe i
kam trajtuar te "Alternativa" e Lubjanes, nr. 1-2/1992, me titull:
"PeR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE Te HUAJA", te "Mesuesi" i
Tiranes, si dhe te revista Shqiperia Etnike" nr. 2/1999, f. 3/1999, f.
7-8, me pseudonim-Bashkim Gallapi. Jam Reformator i Kalendarit te Ri Shqiptar:
Nistor, Shkurtor, Larcor, Bleror, Lulezor, Qershor, Korrtor, Veror, Frytor,
Verdhor, Brymor, Dimeror.
Kam punuar dhe jam
duke ushtruar detyren e mesuesit: ne shkollen 8-vjeçare ne Kolaj, ne shkollen
8-vjeçare "Rilindja" ne Keqekolle, ne shkollen 8-vjeçare "Vlladimir
Nazori" ne Prishtine, ne Gjimnazin "Boro e Ramizi" ne Viti, ne
Bern, ne Brienz, dhe aktualisht ne qytetezen Nehausen am Rheinfall ne Zvicer:
ne klasen time s`ka as politike as fe!!
Te mos mashtrohet
asnje vajze e te vije me shami ne klase!! Shoqatat reaksionare islamike po
paguajne para per te na futur edhe njehere ne ferexhe!! Por ne, sikur qe po e
luftojme cullakhanen e telebingove e te rojallbingove, do ta luftojme edhe
ferexhene e zeze!!
Ne planin e
veprimtarise ilegale-politike
Kam qene i denuar
politik me 25 vjet burgim, me tri perseritje, prej te cilave i kam vuajtur 17
vjet, ne keto burgje: Prishtine-Mitrovice e Kosoves- Peje- Burgu Qendror ne
Beograd- Pozharevc- Nish- Leskovc- Dob- Maribor-Zagreb-Lubjane. (ne Dob kam
bashkepunuar ne qelize me Avdullah Rrustollin).
Me organet e ndjekjes
kam pasur te bej qe ne moshen 12-vjeçare: Ne OZNA-n e Gjilanit me akuzonin per
dy vepra kundervajtese apo penale, 1.Grisjen dhe djegien e parullave socialiste
per vellazerim-bashkimin dhe 2.Per vizatimin-qorrimin te foto te syve te
Titos!! Une nuk e kisha kryer asnjeren veper e as tjetren, te paren e kishte
bere vellau im, Avdi Osmani e te dyten fqinji yne, moshatari im, Shaban Haliti-
Ukshini!! Une qe te dyja i dija ne hollesi, por s`kam pranuar, paçka se gjithe
diten, ne intervale kohore-them- prej 30 minutash, me kane rrahur me shuplaka
fetyres: ne mbremje, kur me kane liruar, kam shkuar te floktari qe te qethem
dhe kur jam pare ne pasqyre- jam trishtuar nga vetja ime, syte me ishin futur
ne gropa nga faqet e enjtura!!
Jam pjesemarres i
demonstratave te viti 1968 dhe pjesemarres dhe organizator i Kryengritjes te
vitit 1981: kjo Kryengritje eshte pergatitur per 10 vjet me radhe dhe me
intensitet te veprimtarise ilegale-nentokesore 1971-1981. Ne ate kohe-1971, ne
burgun e Nishit jam takuar me demonstrantet e demonstratave te vitit 1968, kane
qene: Afrim Logja, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Skender Kastrati, Skender
Muçolli. Me Osmanin kam rene ne konflikt, te gjithe te tjeret kane shkuar me te
dhe une jam shetitur vetem e me te tjere... kam bashkepunuar ne qelize me
Sherif Masucen.
Kam qene Pergjegjes i
Grupit Revolucionar-1973; Bashkautor me dy deshmoret e kombit, Rexhep Malen e
Nuhi Berishen ne Themelimin e Partise te Luftes te Kosoves-1983; Krytar i
Organizates Revolucionare Shqiptare-(ORSH)-1992; anetar i Partise
Socialdemokrate te Kryetarit zotni Teodor Laço ne Shqiperi-1993-1994; anetar i
Shoqates se Intelektuaaleve Shqiptare ne Zvicer 1966 dhe sekretar i Bashkesise
Shqiptare ne Zvicer prej vitit 1998 edhe sot e tutje.
Ne planin e
krijimtarise letrare-gjuhesore-publicististike, per mua qendrojne te dhenat:
KADRI MANI,
U lind me 23 Nistor
1937, ne fshatin Makresh i Poshtem, Komuna e Artanes. eshte arsimtar i Gjuhes
dhe i Letersise Shqiptare ne pension. Aktualisht eshte Zv/Redaktorpergjegjes i
revistes semestrale "Shqiperia Etnike".
Ne Konkursin Letrar
te revistes „Spektri"-1998, ka zene vendin e pare per tregimin
„Dyluftimi", shifra:"Terrorizmi kunder terrorizimit eshte
patriotizem!!-serum kunder serumit"; Poashtu ne ate konkurs ka zene vendin
e III-te per poezine:"Nentori i flamurit shqiptar", shifra:
"Veterniku". Gjithashtu ne ate Konkurs jane marre per botim:1.Poeme
per Komandant Fehmiun, shifra:"Betimi", dhe 2. Eseja:"Diapora
dhe Atdheu, arritjet dhe mundesite" shifra:"Sipas
derrit-sepaten".
Ne vitin 2003 ne
Konkursin Letrar te Universiteti Popullor ne Gjeneve, ka zene vendin e pare, me
tregimin „Telegrami".
Ne permbledhjen me
poete te merguar „Metafora e arratisur", 2003, eshte prezantuar me nje cikel
vjershash.
REFORMA E MUAJVE TE
VITIT (Kalendari i Ri)
Muajt e vitit jane:
NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULeZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR,
VERDHOR, BRYMOR, DIMeROR.
Me rastin e
riemertimit kam pasur parasysh edhe menyren e emertimit te muajve ne
kroatishte: [SIJE?ANJ, VELJA?A, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ,
KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC]; megjithate, une kam ndjekur
rrugen origjinale: pas ngjashmerise, duke vjele nga gurra popullore apo me
krijimin e fjaleve te reja.
(Kadri Osmani: (forme
e shkurtuar nga punimi): Artikull: PeR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE Te HUAJA, te
revista e Lubjanes “ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; me vone i plotesuar)
Deri me tani ka
botuar keto libra:
1."Shqipja e
Lartesive" (kurore sonetike), 1988; 2."Fale te qofte gjaku!"
poeme), 1997;
3."Nene Tereza e
Shqiperise" (kurore sonetike) 1998; 4."Shqiptaret jane atje!"
(Publicistike) 1999; 5."Nuset tona" (Roman), 2003 ; ka mbi dhjete
vepra ne doreshkrim.
Ne stazhin dhe
pervojen e gazetarise
Kam punuar afer nje
vit ne Redaksine e Revistes Letrare „Jeta e Re », ne vendin e punes
administrator- daktilograf: une e hapja posten dhe me vemendje i lexoja punimet
qe arrinin nga bashkepunetoret krijues, ne proze e ne poezi; ia dorezoja
Kryeredaktorit, Esad Mekulit apo redaktoreve: Tajar Hatipit dhe Enver
Gjergjekut. Pas korrigjimit te materialeve, i rishtypja dhe hetoja ndryshimin,
nderhyrjen e lapsit te kuq, apo gersheret e redaktorit- viti 1963.
Pastaj shkruaja edhe
vete: te « Jeta e Re », te « Zeri i Rinise", te « Rilindja »…
Pastaj kalova ne
arsim, dhe ne shkollen 8-vjeçare « Rilindja », ne Keqekolle-(1965-1968),
nxora-(tok me te ndjerin Mehedin Dili) revisten e nxenesve « Yli i pare ». Ne
Gjimnazin e Vitise, nxora revisten e gjimnazisteve "Aroma"-(1974), me
1995, ne Tirane, nxorem revisten « Arberia », ku une isha kryetar i Pleqesise,
qe nga 6 qershori 1999, e deri me sot, e udheheq revisten e ilusturar «
Shqiperia Etnike », e cila ka arritur nivelin kombetar-nderkombetar cilesor e
sasior, ka 100 faqe, nga te cilat 10 faqe me ngjyra.
Kadri
Osmani-(katrani!) ka filluar punen ne Entin Higjenik ne Gjilan, me
1960-arkivist-depoist dhe ne shkollen e nates, pa shkeputje nga puna, e ka
kryer shkollen e mesme ekonomike, seksionin administrativ; me 1963 shperngulet
nga Gjilani dhe ngulet ne Prishtine, inkuardohet ne Kontabilitetin e Komunes,
fillimisht tagrambledhes e mandej kontabilit; me 1964 kalon te Revista Letrare
"Jeta e Re"-administrator-daktilograf; ne vitin shkollor 1965 shkon
arsimtar ne shkollen fillore "Rilindja" ne Keqekolle; me 1968 shkon
perkthyes per gjuhet shqipe-serbokroatisht, ne Fabriken e Mobileve
"Napredak"- tash "Perparimi ne Prishtine; pastaj serish ne arsim-ne
burg...-tash mesues ne Neuheusen am Rheinfall.
-----------------------
JETESHKRIMI I
KADRI OSMANI
MANI KADRI
1937-I-23
U lind me 1937.I.23
ne fshatin Makreshi Poshtem , Bashkia e Artanes.
Shkollen fillore,
kater klase i kreu ne vendlindje, ndersa prej klases peste mesimet i vijoj ne
fshatin Perlepnice duke perfunduar klasen e tete privatisht ne Prishtine dhe
Gjilan . Shkollen e mesme ekonomike pa shkeputje nga puna , si arsimtar
percolli rikualifikimin ne Shkollen e Larte Pedagogjike ne Prizren , u diploma
ne Fakultetin Filologjik ne drejtimin Gjuhe dhe Letersi Shqiptare ne
Universitetin e Prishtines- me 2.7.2003.
eshte student i
gjenerates se pare- MASTER, i regjistruar ne Fakultetin Filologjik te
Universitetit te Prishtines ne vitin shkollor 2005, indeksi Nr. 04/10, Dosja 10
dhe i ka perfunduar provimet me sukses me daten 20.12.2006, e ka dorezuar
Temen: NELOGJIZMAT Ne GJUHeN SHQIPE, ka 170 neologjizma te vetat, dhe pret ta
mbroje, perpara Komisionit te ngritur nga Dekanati, ne fillim te vitit 2007.
Ka marre keto
mirenjohje:
SHOQATA E
MERGIMTAREVE SHQIPTARe
"BAJRAM
CURRI" BUCHS (SG)
SHPALL ANeTAR NDERI
Te SHOQATeS
ZOTeRI KADRI OSMANI
Ne SHENJe RESPEKTI
PeR KONTRIBUTIN E
DHeNe PeR ÇeSHTJEN
MBAReKOMBeTARE
Me 16.05.1998 Nga
Kryesia e SH.M.SH.
Ne Buchs "BAJRAM
CURRI"
Kryetari, Amet Adili
--------------------
SHOQATA E MERIMTAREVE
SHQIPTARE
"AVNI
RRUSTEMI"
NDANe
M I R e N J O H J E
KADRI OSMANI
Ne SHENJe FALeNDERIMI
PeR KONTRIBUTIN GJITHKOMBeTAR
Me 01.06.1998 Nga
Kryesia
Ne DOMAT/EMS Sh.M.Sh.
"A.Rrustemi"
Kryetar
Vesel Murseli
----------------
SHKA "Naim
Frasheri" ne Bern, i jep MIReNJOHJE zoteri Kadri Osmanit, per pune dhe
angazhim ne ruajtjen, rritjen dhe zhvillimin e folklorit burimor shqiptar.
Bern, me 9 dhjetor
1999 Kryetari
Fadil Krasniqi (Nenshklrimi)
----------------------------
Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe vuajtje
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI
OSMANIN-MANIN
- E pamja dhe Akademia
Përkujtimore u kryen në mënyrë dinjitoze –
Nga Xhafer LECI dhe
Asllan DIBRANI
Në lokalet e SH.K.SH.“Nëna Terezë”, në Göppingen,
Gjermani, u organizua e pamja dhe Akademi Përkujtimore për atdhetarin Kadri
Osmani-Mani. Morën pjesë familarë, miq, shokë, bashkëveprimtarë, ish të
burgosur politikë dhe mërgimtarë të shumtë nga Gjermania dhe shtete të tjera
përrreth. Nga Zvicra kishte ardhur edhe veprimtari Hashim Aliqi me
bashkëshorten Hadijen, të cilët ishin miq të mirë të Kadriut dhe zonjes
Shukrije në Bernë.
Në tavolinën e pritjes për të pame ishin i biri i Kadriut, Ylli dhe nipi Graniti, djali dajës të Yllit, Gëzim Bunjaku dhe shokët e Kadriut: Idriz Zeqiraj, Xhafer Leci dhe Mejdi Laçaj.
Nga e majta Idriz Zeqiraj, Mejdi Laçaj, Ylli
Mani me të birin Agon-in dhe Xhafer Leci
Karakteristikë e veçantë e kësaj të pameje ishte se
kësaj radhe, si kurrë më parë, muarën pjesë edhe ana femërore, që zakonisht
nëpër të pame, të organizuara nëpër lokale marrin pjesë vetëm ana mashkullore.
Në mbramjen Përkujtimore me shkrim kishin përgaditur fjalimet-kujtimet e
tyre: Idriz Zeqiraj, publicist, ish i burgosur politik dhe shok i ilegales me
Kadri Manin; Xhafer Leci, veprimtar dhe mik i Kadriut; Asllan Dibrani,
publicist, bashkëvuajtës në burgun e Nishit me Kadri.
Evokimet e tyre i shpalosën edhe shumë veprimtarë
të tjerë të çështjes kombëtare.
Qaush Krasniqi,veprimtar, i cili tha se shqiptarët kanë humbur një burrë
e dijetar të madh të penës dhe çështjes kombëtare. Kadri Mani nuk është i vetmi
që pas daljes nga burgu i tha jo diktaturës, por Kadriu ka qenë më i zëshmi, i cili
ka mbrojtur, me gjithë qenjen e Tij njerëzore, demokracinë dhe institucionet e
saj.
Mejdi Laçaj,veprimtar: “Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e kanë
njohur dhe dëgjuar për bacën Kadri janë mërzitur për humbjen e tij. Baci Kadri
njihet si burrë trim dhe i ditur. Ai qendroi stoikisht nëpër kazamatet serbe të
asaj kohe. Por mund të them lirshëm se baci Kadri pas lirimit nga burgu e vijoi
veprimtarin e tije patriotike për çlirimin e Atdheut. Për hir të parimeve, ai u
konfrontua edhe me shokët e dikurshëm.
Kjo fytyrë brilante do të mbetet përherë në kujtesen tonë dhe te brezave që
vijnë pas nesh.
U dallua nga shokët e tij të burgut meqë ishte njeri me dimensione të pastra
patriotike për të mirën e Atdheut.
Kam pasur nderin që një pjesë të veprimtarisë ta kem me bacin Kadri Manin, ku
edhe kemi marrë pjesë shpesh herë në takime me bashkatdhetarët në Gjermani si
në Kirchheim Teck,Metzingen e tjerë.
E kam pasur shpesh herë edhe në shtëpinë time si mysafir dhe them se e kam
njohur bacin Kadri dhe idealin e tij.
Ai kurrë nuk është mashtruar me poste apo të mira materiale, por gjithmonë ka
qendruar i patrembur në qëllimet e tija të qarta atdhetare.
Pikërisht për këtë arsye nuk ka qenë i dëshiruar nga qeveritarët, sepse
gjithmonë ua ka thënë në fytyrë për batakçillëqet që vazhdojnë të bëjnë.
Hakif Rexhepi, ish
i burgosur politik dhe ish nxënës i Kadri Manit dhe Idriz Zeqirajt, shprehu
dhimbjen për vdekjen e veteranit të arsimit, të burgosurin shumëvjeçarë Kadri
Manin. Ndër të tjera Hakifi shtoj: Kadriu jetoj, foli u lutë dhe vdiq shqip, jo
si arab por si shqiptar.
Bujar Zogjani, ish i burgosur politik, për të cilin bashkëvuajtësit
thonë se rezistenca e tij, përballë udbashëve torturues në burgun e Prizrenit,
ka qenë e veçantë. Djalë i ri në atë kohë, por shumë besnik karshi shokëve.
“Kadri Mani na ka mësuar si duhet me rezistuar dhe luftuar për ta fituar
lirinë”,- tha me modesti, veç tjerash, ky luftëtar i dinjitetshëm.
Mr.Mazllum Hasimja,veprimtar dhe ish mësimdhënës në Universitetin e
Prishtinës, tha se këtu në këto lokale, por edhe në Prishtinë me një rast e
pata takuar Kadriun. Ai ishte njohës dhe studiues i mirë i gjuhës shqipe,
ndërsa për patriotizmin e Tij flasin veprat …
Idriz Dakaj, arsimtar, ish i burgosur politik, foli për burrërinë,
bujarinë, stoicizmin dhe trimërinë e Kadriut, i cili, siç tha ai, kurrë nuk u
dorëzua para pushtuesit e as shërbëtorëve të tij…
Tefik Ramadani, doktor defektolog, veprimtar dhe ish i burgosur politik:
“Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e zotit Kadri Mani,
njeriut të sakrificës, luftëtarit të pakompromis, idealistit të paepur për
lirinë e Kosovës.
Kadriu ishte luftëtar i orëve të para dhe veteran i
kazamateve jugosllave. Baca Kadri nuk bënte kompromise me askënd. Edhe shokët e
tij më të mirë, kur ishte në pyetje çështja kombëtare, i çortonte, pa menduar
se ata mund të hidhërohen. Kadriu për 17 vite burg dhe, pas burgut qëndroi
stoik dhe i pa thyeshëm.
Po që se i bëjmë një vështrim veprimtarisë së Tij,
mund të konstaojmë se disa ish të burgosur dhe të përndjekur politik të
regjimit komunist jugosllav, janë kategori e lënë pasdore dhe në harresë, në
këtë rast edhe zotri Kadri Mani.
Bartësve të institucioneve të Kosovës duhet t`ua
përkujtojmë se e kanë për obligim që të kujdesen për pozitën e ish të burgosurëve
(ka raste kur ish të burgosur vuajnë edhe për barna). Kjo nuk do të duhej të
ndodhte. Përfaqesuesit e institucioneve do të duhej ta dinin se sikur të mos
ishte (në mes të tjerave) lufta politike dhe vitet e gjata të burgut të mijëra
atdhetarëve që u sakrifikuan, vështirë se do të kishim Republikën e Kosovës,
përfaqësues të së cilës janë ata sot. Pushtetarët aktual të Kosovës, kanalet
televizive dhe mediat tjera i kanë mbetur shumë borxh Kadri Manit, burrit të
madh, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e popullit shqiptar dhe clirimin e
Kosovës nga okupatori serbo-sllav.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën baca
Kadri sakrifikoi aq shumë”.
Ekonomisti Fazli Hajdaraj, vëllai i komandantit dhe deputetit të vrarë nga
një dorë e zezë antikombëtare Smajl Hajdaraj, kryetar i Nëndegës të LDK-së për
Rheinland Pfalz, kujton: “Me bacën Kadri kemi pasur këmbim mendimesh,
herpashere, nëpërmjet postës elektronike. Vrasjet me motive politike në Kosovë,
ishin brenga e Tij e madhe. Ato filluan gjatë luftës dhe vazhduan edhe më pas.
Dikush e donte pushtetin, qoftë edhe duke gjakosur kundërshtarët politikë! Në
ditën e hapjes të seancës të parë të Parlamentit të Kosovës, në oborrin e
shtëpisë të tyre, në errësirën e mbremjes, u ekzekutuan dy djemë veprimtarë të
LDK-së, që asaj dite kishin shoqëruar kryetarin e komunës në Parlamentin e
Kosovës. Një muaj më vonë u ekzekutua, në hyrje të banesës të tij, në Pejë,
komandanti i luftës për Rugovën dhe deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Dhe, vazhduan vrasjet e komunarëve, ushtarakëve, veprimtarëve të LDK-së, të
cilët i prinë luftës për liri. Baca Kadri mblidhte të dhëna nga familjet e
viktimave politike dhe donte t`i publikonte në një botim të veçantë, si thirrje
e protestë para botës demokratike, për zbardhjen e krimeve dhe dënimin e
kriminelëve, të cilët, tashmë, janë në pushtet. Dhe, njëra nga 10 (dhjetë)
librat e Tij, që presin dritën e botimit, është edhe ajo për krimet e shumëta
të partive kriminale të ekstremit të majtë në Kosovë”.
Lekë Preçi: “Në ambientet e lokalit të Shoqatës “Nëna Tereze” në
Göpingen, ishte rregulluar çdo gjë në funksion – Të Pamës – për atdhetarin dhe
nacionalistin e mirëfilltë Kadri Manin. Sipas traditës, për kryeshëndosh, ishin
së pari familjarët , djali Ylli, veprimtarët e vyeshëm Xhafer Leci dhe Idriz
Zeqiri edhe të tjerë. Vinin njërëz, varg e vi, për kryeshëndosh. Ne, nga
Albstadt-i, të prirë nga Ali Alijaj, Lekë Preçi, Behxhet Shijaku dhe Avzi
Palloshi, murëm pjesë në këtë Të Pame për Kadri Manin. Në fillim, u krye
ceremonia sipas traditës për kryeshëndosh dhe pastaj filluan njoftimet, bisedat
sipas rendit. Në lutjën që mu drejtua mua për ndonjë bisedë, përveq që shpreha
admirimin tim për bacën Kadri, të cilin më tepër e kam njoftë përmes shkrimeve,
thash se edhe heshtja, nga një herë e ka kuptimin e vetë. Me vete kemi pasë Ali
Alijajn nga Hereqi i Gjakovës, që për nga tradita, ajo pjesë është në nivel,
sepse jeta i ka mësuar, nëpër Odat e Burrave të Dukagjinit, të cilat kanë qenë
si Parlamente. Ia dhashë fjalën Aliut, i cili ishte edhe më i vjetër. Aliu
vazhdoi me një tregim popullor të kohës së okupimit të Kosovës nga Sebia e
parë,ashtu siç e quan populli. Kur kishte pasë hy Serbia e parë në Kosovë,
njerëzit janë shqetësuar nga kjo gjendje e rëndë. E pyesin një njeri të mençur
të katundit se sa kohë do të rrinë kjo Serbi si okupuese këtu. Plaku u
përgjigjet dhe o thotë: Deri atëherë kur ne nuk do ta urrejmë njëri tjetrin,
deri atëherë kur ne nuk shkojmë mirë me njëri tjetrin, deri atëherë kur ne ia
kemi inat dhe zili njëri tjetrit. Në momentin që ti heqim këto vese negative,
Serbinë nuk do ta shihni ma në këto troje…”
Xhevat Rrahmani, gazetar, duke u pajtuar me parafolësit, për vlerësimet e
bëra për bashkëqytetarin e tij Kadri Mani, tha se trimëria dëshmohet në luftë
dhe patriotizmi sot matet me punë. Armiqtë e Kosovës janë indiferentët,
dembelët, ata që nuk justifikojnë me punë vendet e zëna pikërisht për të punuar
dhe prosperuar atdheun tonë, Kosovën. Mjerisht, punët nuk po ecin mirë,
zhgënjimi është i dukshëm dhe kjo është shumë shqetësuese për një shoqëri të
re, e cila duhej të ishte e përkushtuar maksimalisht në konsolidimin dhe
ndërtimin e shtetit të ri, me shumë halle dhe sfida.
Elez Berisha,jurist i diplomuar dhe veprimtar, cili tha e kam njohur
nga afër dhe në rrethana familjare Kadri Manin, në vizitat e Tij në komunën e
Istogut dhe si gjimnazist kishte përjetuar dënimin e Tij, në një proces
gjyqësor politik, me djemtë e kësaj komune, rrëfen: “Kadri Mani ishte i pashoq
në rezistencë dhe vuajtje. Dinjitoz në çfarëdo rrethane të përballjes me
armikun pushtues. Ai nuk bëri kurrë kompromise, nuk u përkul asnjëherë. Prishi
miqësitë dhe denoncoi shokët e dikurshëm, të cilët qenë të qendrueshëm para
represionit serbo-sllav, por u thyen, për interesa meskine në paqe, nga lajkat
e padronëve partiakë, të cilët, me veprimet kriminale dhe hajdutërinë e madhe,
kanë zhgënjyer popullin. Kadri Mani mbetet emblemë e rezistencës për liri
kombëtare dhe drejtësi sociale në Kosovë”.
Qefsere Malaj ish e burgosur politike, e bija e veteranit të çështjes
kombëtare Hasan Malajt, vëlla i dëshmorit Rexhep Malaj, tha se kur fillova
studimet në Prishtinë, nga fshati im Hogosht i Dardanës ish Kamenicë, shkova
për vizitë në shtëpinë e bacës Kadri në Prishtinë. Kur e pashë gjendjen e tij
materiale në ate shtëpizë, e cila nuk plotësonte aspak kushtet për jetesë, u
zhgënjeva pa masë. Kam menduar se qytetet janë më të rregulluara se sa fshatrat
me shtëpi të mira etj. Por nuk kishte qenë ashtu. Përkushtimi i Tij për
Kosovën ishte i tërësishëm, prandaj jetonte varfërisht. Ajo foli edhe për
veprimtarinë e guximshme e patriotike të Kadri Manit…
Riza Zeqiraj,ish i burgosuri shumëvjeçarë politik në burgun e
Idrizovës të Shkupit, në mes tjerash, shpalos edhe këto kujtime për atdhetarin
Kadri Osmani – Mani:
“Shuarjen fizike, amshimin e Kadri Manit, familja
jonë e përjeton me dhimbje të thellë. Bacën Kadri e kishim si pjesëtar të
familjes tonë të madhe. Baca Kadri, sëbashku me disa arsimtarë nga Malësia
e Gallapit, kolegë të xhaxhait Idriz (Zeqiraj), kishin ardhur për vizitë në
familjen tonë, në janarin e vitit 1966. Sipas traditës, për të nderuar
mysafirët e largët, atë natë e kishin mbushur kullën tonë shumë bashkëfshatarë.
Pas darkës kishin shtruar “lojën e kapuçave” dhe çajin e rusit. Baca Kadri i
kishte marrë me vete xhymat dhe çajin e rusit, siç quhet çaji indian, aziatik.
Por, për përgaditjen e çajit ishin kujdesur mysafirët: drejtori i shkollës
Nazif Rama dhe arsimtari Abaz Jashari, edhe sot miq të familjes tonë. Vërtet,
studenicasit i rrudhën buzët nga shija e hidhët e pijës të panjohur për ata,
por, megjithatë, kjo mbremje daton nismën e përdorimit të çajit të rusit në
zonën e Podgurit.
Familja jonë dhe ajo e bacës Kadri filluan burgjet
politike në vitet `50-a dhe i përfunduar më 1991! Edhe burgosja e xhaxhait
Idriz, edhepse në Shqipëri, lidhet me letërkëmbimin, gjegjësisht me përgjigjen
e dhënë letrës të bacës Kadri, lidhur me kërkesat politike të kohës dhe
veprimtarinë ilegale.
Kadri Mani ka qenë dhe mbetet një figurë e njohur,
e dashur dhe e adhuruar për njerëzit e rrethit të Istogut, sepse dy herë
radhazi është dënuar me burg me djemtë intelektualë të kësaj komune, duke qenë
Ai në krye të akuzës”.
Fazli Ahmetaj, sociolog, ish i përndjekur politik, veprimtar, fort i
emocionuar nga dhimbja e madhe për shuarjen fizike të atdhetarit Kadri Osmani,
duke u shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Tij, foli për guximin qytetar
dhe akuzat e hapura që Ai i bëri klikës staliniste në pushtet. Pushtetarët
aktualë, me krimin e organizuar politik dhe ekonomik, kanë përdhosur gjakun dhe
sakrificën e dëshmorëve dhe të popullit të Kosovës. Me këta vrasës dhe hajdutë,
të strehuar nën çadrën e koracuar të thaçizmit, Kosova nuk mund të përparojë,
përkundrazi, çdo ditë po shkon drejt fundosjes politike dhe ekonomike.
Shqiptarët ende janë të përgjumur dhe votën e tyre po e shesin lirë dhe pa
asnjë kusht.
Fjalë miradije dhe përlavdërimi për atdhetarin
Kadri Mani thanë edhe veprimtarët e djeshëm dhe të sotëm të Mërgatës tonë Lush
Cana, Shaban Berisha, dhe Ibrahim Rexha.
Nexhmedin Syla, veprimtar, bashkëvendës dhe shok studimesh i
djalit të Kadriut – Yllit, foli për përjetimet e atyre viteve të rënda të
robërisë, kur bali Kadri me shokë rezistonin dhe vuanin burgjeve të pushtuesit,
cep me cep të Jugosllavisë, duke vështirësuar edhe vizitat e familjes, me një
ekonomi të rrënuar, me varfëri të skajshme dhe duke mbijetuar falë
solidaritetit të miqve dhe të dashamirëve.
Selami Morina,nënkryetar i SHKSH “Kadri Zeka”, tha: Kadri Mani, me kohë
i ka kryer obligimet e veta kombëtare dhe tash le të pushojë i qetë në dheun e
Kosovës, për të cilën punoi aq shumë.
Balë Leci, Kadri Osmanin e kam takuar këtu, në Gjermani, në dy
takime me bashkëatdhetarët, edhe te vëllezërit e mi te Xhaferi në Köngen dhe
teShukriu në Schaffhausen të Zvicrës. Besoj se për Kadriun më së miri flasin
veprat e tij që i ka lënë si testament me shkrim. Kadriu ishte shumë i afërt
dhe i dashur kur bisedonte me fëmijë, dinte dhe u tregonte shumë anekdota,
fëmjtë para tij mbeteshin me sy dhe gojë hapur, kur ai fliste shumë butë e
ëmbël me ta. Ata që e kanë njohur për së afërmi Kadriun besoj se sikur unë edhe
ata kanë krijuar bindjen se Ai ka qenë njeriu shumë i mirë shpirtërisht,
zemërgjërë dhe bujar, por ka qenë i ashpër me hileqarë, lakmitarë për pushtet,
duke i shkelur parimet dhe interesaxhinj.
Bedri Fazliu, veprimtar,Kadri Manin e kemi pasur mysafir në dy tubime
tonat në Metzingen-Gjermani. Ishte kënaqësi dhe nder për neve, mërgimtarët që
në mesin tonë kishim një patriot të devotshëm të çështjes tonë kombëtare. Një
veteran të arsimit dhe burgaxhi shumëvjeçarë, i cili kurrë nuk u nënshtrua para
okupatorit serb e as para shqipfolësve të shitur dhe bastardë.
Isuf Aliu,veprimtar, Kadri Osmani ka qenë një burrë të cilin e ka
njohur mbarë populli shqiptar nga të gjitha trojet tona. Ai ishte një trim, i
cili gjithmonë të keqen e ka luftuar pa hezitim. Kadriu të zezës kurrë nuk i ka
thënë e bardhë dhe kjo ate e bënte edhe më të madh karshi të tjerëve të cilët
nuk e kishin guximin ta denoconin krimin e organizuar, vrasjet e pavajshme,
hajnit dhe gjithçka tjetër që bëhej në dem të popullit shqiptar.
Lavdi veprës së madhe të Kadri Manit!
------------------------------------
Kadri (Os)Mani, njeriu i risive
Nga Idriz Zeqiraj
Të mbledhur në rast morti: familjarë, miq, shokë e
dashamirë të Familjes Osmani, për ta përkujtuar jetën dhe veprën, sa të
përveçshme, aq edhe të zëshme, të njërit nga personalitetet e shquara të
trojeve tona. Veteran i arsimit, veteran i ilegales shqiptare, veteran i
burgjeve jugosllave, risimtar i pashoq, njeri i letrave, publicist e polemist i
pakapërcyeshëm, nismëtar i shtypit ilegal, botues i suksesshëm i revistës
zëmirë "Shqipëria Etnike" e, mbi të gjitha, atdhetar i devotshëm,
njeri i idealeve të mëdha - Kadri (Os)Mani.
Kadri Osmani, u lind më 23 nistor 1937, siç e kishte
emëruar, zëvendësuar Ai muajin janar, në kalendarin e Tij të neologjizmave të
gjuhës shqipe, në Makresh të Poshtëm të Artanës, në shtrirjen gjeografike në
mes Gallapit dhe Moravës.
Shkollimi i Kadri (Os)Manit
Arsimin fillor 4 klasësh e bëri në fshatin e lindjes; të
pestën në Përlepnicë, ndërsa klasët e tjera të 8-vjeçares i plotësoi përmes
provimeve private në Gjilan dhe Prishtinë. Shkollën e Mesme Ekonomike, seksioni
Administrativ, e mbaroi pa shkëputje nga puna.
Pas punësimit në arsim, në Kolaj e Keçekollë, vijoi
Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, duke bërë rikualifikim për mësuesi. Ai
krenohej me pedagogët e Tij të njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Ylli Zajmi
e tjerë.
Studimet në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Letërsi
Shqiptare, herë si student i rregullt dhe herë me korrespondencë,
i vijoi në Prishtinë, Tiranë dhe përsëri Prishtinë. Ka
diplomuar në temën: "Disa risi në gjuhën shqipe", me mentor zhurjanin
prof. dr. Imri Badallaj, në vitin 2005!
Pasioni për shkencën gjuhësore dhe arsimin
Kadri Mani ishte një purist, spastrues fanatik i gjuhës
shqipe nga barbarizmat, fjalët e huaja, të hyra dhunshëm në gjuhën tonë. Ai
voli, krijoi dhe sistemoi më se 170 neologjizma, fjalë të reja burimore shqipe.
Për ilustrim përmendim Kalendarin e Ri Shqiptar, reformën
e bërë në emërtimin e muajve: Nistor për janar, Shkurt - pa ndryshim, Larcor
për mars, Bleror për prill, Lulëzor për maj, Qershor - pa ndryshim, Korrtor për
korrik, Veror për gusht, Frytor për shtator, Verdhor për tetor, Brymor për nëntor
dhe Dimëror për dhjetor.
Pasioni i Kadri Manit për shkencën në përgjithësi dhe
shkencën gjuhësore e letrare shqipe në veçanti si dhe arsimin, profesionin e
mësuesit, ishte i një përmase dalluese në mjediset tona. Punoi mësues në
shkollën 8-vjeçare në Kolaj, në shkollën "Rilindja" Keçekollë, në
"Vladimir Nazor" në Prishtinë si dhe në gjimnazin "Boro e
Ramizi" në Viti.
Edhe në Mërgatë u kyç vullnetarisht për mësimin plotësues
në gjuhën shqipe: në Bernë, në Biencë; më vonë në qytezën Neuhausen Rheinfall
në Zvicër. Motoja e Tij si mësues ishte: "Në klasën time nuk ka as
politikë dhe as fe!! Kadri Mani ka lënë gjurmë në arsimin shqiptar dhe
vlerësohet edhe sot si veteran i suksesshëm në procesin edukativo - pedagogjik.
Veprimtaria atdhetare dhe burgjet
Kadri (Os)Mani është veteran i ilegales shqiptare dhe i
burgjeve jugosllave, duke zënë vendin e dytë në kohëzgjatje të vuajtjes të
dënimit politik në Jugosllavi. I lindur dhe i rritur në një familje
atdhedashëse, sikur trashëgoi opozitarizmin ndaj pushtetit pushtues.
Në vitin 1949, vëllai i madh Ramizi arrestohet për
veprimtari armiqësore. Si pjesë e NDSH-së, të prirë nga Mulla Idriz- Gjilani,
dënohet me 18 vjet burg të rëndë. Me këtë rast, OZN-a e merr nën hetim edhe
Kadriun 12 vjeçar, nën akuzën se ka grisur parullat e vëna në vendet publike
dhe ka shpuar sytë e Titos në fotografitë e tij. Edhepse Ai nuk ishte autor i
këtyre veprimeve, u rrah dhe u maltretua nga policia. Ai ishte në dijeni se
kush i ka bërë grisjet, por nuk tregoi asgjë. Ishte kjo përballja e parë
represive me pushtuesin, i cili reklamonte me hipokrizi dhe bujshëm
bashkim-vëllazërimin e kombeve dhe të kombësive në Jugosllavinë e Titos.
Për herë të dytë është akuzuar dhe dënuar në vitin 1968,
për organizimin e grevave të punëtorëve në ndërmarrjen e mobileve
"Napredak" të Prishtinës.
Për herë të tretë është burgosur më 27 nëntor 1969, me
akuzën për veprimtari kundër rendit kushtetues jugosllav.
Për herë të katërt burgoset në vitin 1974, akuzohet si
udhëheqës i Grupi Revolucionar, të formuar më 1972, duke e dënuar me 9 (nëntë)
vjet burg të rëndë.
Për herë të pestë Kadriu burgoset më 12 janar 1984,
pikërisht në ditën e vrasjes të shokëve të ilegales: Rexhep Malaj e Nuhi
Berisha. Ishte dimër dhe kohë e përndjekjes të madhe të atdhetarëve shqiptarë.
Rreth 200 syrësh u dënuan me 5 (pesë) shekuj burg. Kadriu dënohet me 15 vjet
burg. Duke i mbledhur tri dënimet e përsëritura, rezulton ndëshkimi me 25 vjet,
duke vuajtur 17 vjet burgjeve: në Prishtinë, Mitrovicë e Kosovës, Pejë,
Beograd, Pozharevc, Nish, Leskovc, Dob, Maribor, Zagreb, Lubjanë.
Kadri (Os)Mani kishte aftësi të rrallë komunikuese e
lidhjeje për veprimtari ilegale. Për atë nuk kishte kufinj gjeografik për këto
lidhje. Andaj, në gjyqin e tretë dhe të katërtë u dënua me grupin ilegal të
Istogut: Binak Ulaj, Xhafer Shatri, Mertë Shatri, Jashar Aliaj dhe të tjerë.
Kadriu ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968 si
dhe pjesëmarrës organizator i demonstratave studentore të vitit 1981. Ai është
pjesë e asaj plejade intelektualësh, i gatshëm për t`u sublimuar për çështjen
kombëtare, për lirinë e Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë. Ai ishte njeriu i
cili me vetëdije të plotë humbi edhe atë pak liri relative personale, për të
fituar lirinë kolektive.
Njeriu i shumë rekordeve
Kadri Mani shquhet për shumësinë e rekordeve të shënuara
përgjatë jetës të Tij të trazuar dhe të mundimshme: veteran i arsimit, veteran
i ilegales dhe i burgjeve. Filloi studimet në vitin 1965 dhe i mbaroi më 2005,
edhepse ishte studiues i shkëlqyer. Magjistroi në moshën 70 vjeçare, me temën:
"Neologjizmat në gjuhën shqipe". Por, Kadri Mani nuk u mjaftua me
kaq. Ai synonte titullin e doktorit të shkencave filologjike. Përgjatë pesë
viteve të fundit të jetës së Tij, Ai punoi temën e doktoraturës me lëndën:
"Risimtaria në gjuhën shqipe", titull ky mjaft domethënës për njeriun
e risive të shumta - Kadri Mani.
Kadri Mani ishte novator në nismat e veçanta, qofshin ato
të karakterit kombëtar apo të atij privat. Ai, me shokë, ka nxjerrë dy numrat e
parë të fletushkës ilegale "Zëri i Kosovës", në pranverë të vitit
1973. Dhe, pas dënimit e viteve të kaluara në burgje, në vitin 1980, njeriu i
artit dhe i letrave, Heroi i Kosovës - Jusuf Gërvalla, do ta rinxjerrë sërishmi
fletushkën emërmirë "Zëri i Kosovës".
Kadri Mani besonte shumë në fjalën e shkruar, në forcën e
maxhinë edukative të shtypit. Autori i "Kapitalit", në shekullin e
XIX-të, besonte fort dhe proklamonte se "një gazetë është në gjendje ta
ringjallë një popull të vdekur"! Në mërgimin e Tij në Zvicër mendoi dhe
veproi, duke realizuar botimin e revistës të ilustruar semestrale, me titullin
sa simbolik, aq edhe pritës "Shqipëria Etnike". Për përgatitjen dhe
botimin e saj Ai ftoi për bashkëpunim miq të vjetër dhe të rinj dhe rezulton
mjaft i suksesshëm.
Njeriu i vendimeve të vështira dhe unike
Çuditërisht, risimtari i madh Kadri Mani, jo gjithherë
është kuptuar, në masën e duhur, nga të tjerët, për vendimet personale e
kombëtare:
- Kur ai la zyrën në redaksinë "Jeta e re" në
Prishtinë, duke e lënë edhe nusen e re me tre fëmijët e mitur në lagjen e
"Muhaxherëve" në kryeqytet, për t`u ngjitur në Gallapin kodrinor,
duke përshkuar tri orë rrugë në këmbë, me qëllimin fisnik për edukimin shkencor
e patriotik të nxënësve, në zonën kufitare me Serbinë dhe për t`u thënë
shqiptarëve atje "rrini këtu, lut toka";
- Kur Ai filloi veprimtarinë ilegale nën hundët e UDB-së
përgjuese, të vëmendshme dhe goditëse e pamëshirshme, e egër;
- Kur Ai sakrifikoi lirinë personale, madje pa u hamendur
fare, pa çarë kokën për rrjedhojat fatale, në kërkim të lirisë kombëtare;
- Kur Ai edhe pas burgut të parë, të dytë, të tretë, të
katërtë, të pestë - ishte i gatshëm e pa asfarë ngurrimi për burgosjet e tjera
të radhës;
- Kur Ai, për hir të idealeve të mëdha dhe të parimeve të
çelikta, prishi dhe humbi, dhimbshëm, shumë miqësira, madje edhe me shokët që
kishte vendosur më parë qoftë edhe vdekjen e njëkohshme, kur dihet se jeta
ilegale i ka edhe të papriturat e përgjakshme;
- Kur Ai, duke qenë pjesë e një familjeje të besimit
fetar islam, madje vëllai i madh edhe me haxh të kryer, vendos, individualisht,
t`i kthehet besimit fetar të të parëve, me një ceremonial të dinjitetshëm, në
Liqenin e Batllavës, në shoqërim të Pastorit dr. Fehmi Cakolli, me ekipin e tij
kishtar.
Pagëzimi publik protestant i Kadri Manit
Pas shumë hamendjeve, shtrohet pyetja logjike: Çfarë e
shtyri Kadri Manin t`i kthehet fesë të të parëve - Krishterimit? Realisht,
Kadri Mani ka qenë figurë dhe personalitet i njohur e publik. Ka qenë i hapur,
i çiltër dhe shumë i pranishëm në media, sidomos në ato elektronike, internet.
Ka përcjellur, ka komentuar, madje si askush tjetër, pothuajse, gjithëçka të
publikuar në median ditore dhe atë periodik. Ai ka çmuar, deri në skajshmëri,
kohën, pa humbur as edhe minutat bosh. Në ditën e dytë, pas operacionit në
zemër, në një klinikë të specializuar zvicërane, do të shkëputej nga krevati,
për të vazhduar shkrimet, aty ku narkoza ia kishte ndërprerë. Personeli
mjekësor ishte dorëzuar para këmbënguljes të njeriut të letrave - Kadri Mani.
Dy vese tek njerëzit, të cilat Kadri Mani i ka urryer
pamëshirshëm: mosmirënjohjen dhe hipokrizinë.
"Po i the njeriut - mosmirënjohës -, s`ka nevojë ta
shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë",- thoshte
Kadriu".
Klerikët myslimanë, të shkolluar në Universitetet arabe,
thonë se "ai që nuk agjëron, nuk është mysliman". Nëse shqiptarët e
Shqipërisë londineze u privuan dhunshëm nga feja, nga agjërimi, në vitet `60-a,
dy dekada më vonë, shqiptarët e besimit myslimanë, në Kosovë, në shumicën
absolute, zvetënuan vullnetarisht, në heshtje, ushtrimin e riteve fetare. Dhe,
sot, numri i agjëruesve është simbolik, në raport me numrin e atyre që e kanë
braktisur, duke harruar edhe ato pak "dovë", lutje në gjuhë të huaj,
arabe, pa mësuar kurrë se cili ishte kuptimi i tyre.
Rrjedhimisht, është krijuar një situatë e veçantë, jo e
zakonshme. Njerëz që besojnë në një Zot, por që kanë braktisur fenë islame,
duke mos kryer ritet, obligimet e saj elementare. Dhe, duke mos përqafuar një
fe, një religjion të dytë, kanë ngelur besimtarë, por pa fe të caktuar.
Risimtarët i kanë prirë njerëzimit
Shkollimi, arsimimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, hopi
cilësor i bërë në vitet´70-a, njohja në detaje të historisë kombëtare,
konvertimi i dhunshëm, nga besimi i krishterë në besimin islam, i bërë nga
Perandoria pushtuese Osmane, janë faktorë domethënës të këndelljes. Predikimi i
disa klerikëve myslimanë, por edhe i ndoca "historianëve" tru mykur
se "shqiptarët përqafuan vullnetarisht fenë islame", demantohet
bindshëm nga gjetjet e dokumentacionit të kohës. Presionet e shumëllojshme të
popullatës të krishterë, si mosdhënia e tapive të tokës dhe kërcënimi për t`ua
marrë atë, për rrjedhojë, kërcënimi me uri të atyre që i rezistonin konvertimit
fetar.
Një fakt tjetër logjik: Njerëzit prirën për ta
përmirësuar dhe lehtësuar jetën. Andaj, bie ndesh me logjikën e shëndoshë, nëse
aprovojmë tezën marroqe se "shqiptarët u konvertuan vullnetarisht, duke
lënë ushtrimin e fesë krishtere, më të lehtë dhe më qytetëruese, për ta marrë
fenë "vurmake" islame, e cila, vërtet, kërkon sakrifica për
përmbushjen korrekte të kodeve të saj fetare dhe që kulmon me agjërimin një
mujor të "Ramazanit".
Kompromisi "zbutës", të konvertohet në fenë
islame vetëm kreu familjar, për ta shpëtuar sekuestrimin e tokës, shpjegon edhe
misterin pse brenda familjes bashkëjetonin dy besimet: të fesë krishtere dhe
islame!
Një shekull më parë, Evropa demokratike ua dhuroi
pavarësinë shqiptarëve të Shqipërisë londineze. Ushtria pushtuese u largua dhe
shqiptarët u çliruan fizikisht, por fenë islame ua la peshqesh, duke i lënë të
pushtuar shpirtërisht dhe mendërisht.
Të thirresh në fenë islame dhe të mos përmbushësh asnjë
nga obligimet kodike të saj, është hipokrizi e kulluar. Andaj, Kadri Mani
urrente fort hipokrizinë dhe nuk heshti. E denoncoi këtë hipokrizi dhe veproi,
për të mos mbetur pjesë e saj. I bëri publike bisedat dhe deklarimet hiç
fisnike, bilëz, përçarëse, kriminale e antikombëtare të ndoca klerikëve islamë,
sot ligjbërës në hierarkinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët nuk
kursyen as epitetet: kurvë, magjupe, shtrigë, spiune e Vatikanit, spiune e
Amerikës dhe tjera pisllëqe të turpshme, për të madhërishmen tonë, Nënë Terezën
e amshueshme shqiptare, Nënën e Globit.
Kadri Mani kishte studiuar të gjitha besimet fetare. Dhe,
bëri zgjedhjen e duhur, duke përqafuar besimin e të parëve, atë të krishterë.
Vendimi i Tij është shumë më i drejtë, më parimor, më fisnik se sa ta ruante
statusquonë hipokrite, kinse jam mysliman, por shpërfill të gjitha ritet
islame?!? Ai për të qenë deri në fund i sinqertë edhe me njerëzit, edhe me
Zotin, shënoi në Testamentin shkrimor arsyen e vendimit të marrë, vendin dhe
mënyrën e varrosjes, pa u merakosur fare se çfarë do të mbllaçitnin fanatikët e
çoroditur hipokritë dhe propaganda muxhahedine e talebaniste. Po kaq dinjitoz
në ceremoninë mortore të Kadri Manit ishte edhe Pastori i Kishës Protestante,
dr. Fehmi Cakolli.
Dhe, nëse sot Kadri Mani nuk do të kuptohet mirëfilli,
nesër do të falënderohet për nismën e pritur, për kthesën e madhe. Risimtarët i
kanë prirë njerëzimit dhe si të tillë janë përjetësuar në mendjet dhe zemrat e
kombit, të njerëzimit, në Panteonin e Lavdisë. Ai zgjodhi të varroset në gjuhën
e Naimit dhe të Fishtës, në gjuhën shqipe të të parëve dhe jo në atë të huaj,
arabe. Pra, me të drejtë u tha dhe u përsërit nga ngushëlluesit, përgjatë - Të
Pamës - për Kadriun, se Ai u varros si shqiptar dhe jo si arab, siç vazhdon
rituali i trashëguar nga kohërat e mugëta të pushtuesit.
Luftarak i paepur dhe polemist brilant
Në një bashkëbisedim intervistues, që zëvendës-kryeredaktori
i revistës "Shqipëria Etnike", Zeqir Lushaj bëri me Kadri Manin,
vetëm pak ditë para amshimit të Tij, shpaloset jeta dhe vepra e njeriut
atdhetar, risimtar dhe problematik. Kjo intervistë e vjelur me shkas, madje me
nuhatje e parandjenjë frike, se po ikën kësaj bote njeriu i përkushtuar i tëri
çështjes kombëtare, do të mbetet guidë, për ta studiuar shpirtin zemërak dhe
luftarak të Kadri (Os)Manit. "Karakterin e fortë e kam trashëguar nga
babai, ndërsa logjikën e fortë nga nëna",- thotë Kadriu.
Kadri Mani ka lënë një trashëgimi të çmuar, letrare dhe
publicistike, të botuar në 8 (tetë) vëllime dhe, pothuajse, të gatshme për
botim edhe 10 (dhjetë) vëllime të tjera. Stili i veçantë, satira, ironia për të
keqen në shoqërinë tonë, dominon në veprën e Tij shkrimore. Ai ka qenë i
drejtpërdrejtë, ka thënë të vërtetën lakuriqe, pa drojë e frikë e, mbi të
gjitha, pa çarë kokën se çfarë dhe si mendojnë dhe reagojnë të tjerët.
Kadri Mani qysh tani ka krijuar boshllëkun në mediat
elektronike të shkruara. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe moderatorët e
zellshëm të "Zemrës Shqiptare", Gëzim Marku dhe Ilir Dardani.
Përballja me aleancat kundrakombëtare
Aleanca anakronike e paradoksale e stalinistë-enveristëve
me islamistët vehabistë-muhaxhedinë pikëtuan armiq të përbashkët: Gjergj
Kastriotin-Skënderbeun, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën dhe Papën e Vatikanit.
Themi aleancë paradoksale, sepse komunistët janë ateistë aktiv, të pa fe, të
cilët, sipas përcaktimit të kreut të tyre, Leninit rus, jo vetëm që nuk besojnë
vetë, por agjitojnë dhe i bindin edhe të tjerët të mos besojnë në Zotin. Por,
kjo nuk u prish punë islamistëve të ndërkryer, të tërbuar, të çoroditur.
Mjafton ta luftojnë krishterimin, më saktë, katolicizmin, sepse me
orthodokësinë serbo-sllave bashkëpunojnë të dy palët në aleancë.
Kadri Mani e denoncoi këtë aleancë të turpshme. Ashtu siç
ishin adhurues të këtyre figurave kombëtare shumica absolute e shqiptarëve,
edhe për Atë ishin kryeheronj të luftës, të humanizmit, të paqes, madje në
përmasën botërore. Sulmi ballor dhe në prapaskenë të kësaj aleance-bandë karshi
shtetbërësit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili me Flamurin e Skënderbeut
dhe të Nënë Terezës, hyri në Kancelaritë e qendrave të vendosjes ndërkombëtare,
me lutjen e madhe: "Shpëtoni trashëgimtarët dhe Atdheun e Skënderbeut dhe
të Nënë Terezës, Kosovën, nga asgjësimi fizik, nga zhbërja si komb, nga
falangat e Milosheviçit vrasës".
Aleanca-bandë, komuniste-islamiste e Kosovës, e futur nën
çadrën e koracuar të klikës pushtetare të`97-ës, të Tiranës zyrtare, e prirë
nga presidenti i dhunshëm, Rexhep Mejdani, u trimërua deri në masën e sabotimit
të hapur të luftës, duke nisur edhe likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë
ushtarakë dhe civilë. Lakejtë stalinistë-enveristë të Kosovës, të strehuar në
"Bllokun" famëkeq të Tiranës, intrigonin me krerët social-komunistë
vendorë, përdornin megafonët e Mejdanit me bandë, për të denigruar
institucionet legjitime të Kosovës, të ngritura me mund e sakrifica nga
Presidenti Rugova me shokë, në kushtet e një terrori të egër të pushtuesit
mizor serbo-sllav.
Paturpësia kulmoi kur banda e komunistëve të bashkuar
sulmoi, marrëzishëm e trishtshëm, Presidentin Rugova, duke e akuzuar për
tradhti, pikërisht kur Ai ishte marrë peng, përdhunshëm, nga kasapi i
Ballkanit, siç e quan bota demokratike Slobodan Milosheviçin. Një akuzë e
tillë, jashtë çdo logjike njerëzore, për Njeriun, i cili, urtësisht dhe
mençurisht, përfitoi aleatë të fuqishëm, si Anglia e Franca, që dikur kishin
qenë miq për kokë të Jugosllavisë, të Serbisë; për Njeriun që përtëriu miqësinë
me Amerikën e zëshme, të prishur e të përdhosur nga aventurieri e lakeu
rus-serb-aziatik, i pështirosuri Enver Hoxha; për Njeriun që solli NATO-n në
Kosovë, me fluturaket e saj bombardues; për Njeriun vizionar, i cili
parashikoi, tej dy dekadave më parë, agjendën e saktë të lirisë, të pavarësisë
dhe bërjen e Shtetit të Kosovës. Dhe, risimtari Kadri Mani ishte i pari që e
pagëzoi Presidentin Rogova me emrin e shenjtë: "Pejgamber i Kosovës".
Kadri Mani do të përballej fort me bandën shqiptare
të`97-ës dhe atë të Kosovës, LPK-në, e cila do të evoluonte nga një organizatë
e thirrur për veprime revolucionare, në një bandë kriminale. Në tubime të
shumta gojarisht, me shkrime të përditshme, denonconte e mallkonte politikën
kundrakombëtare të Tiranës zyrtare dhe të lakejve të saj - Lëvizjen
staliniste-enveriste të Kosovës, synimet e tyre errëtake, për ta përçarë
faktorin ushtarak e politik dhe pastaj popullin, për ta sabotuar luftën, duke e
pamundësuar lirinë.
"Harresa" e pushtetarëve inatçi e hiç
Kadri Mani ishte mik i vjetër i Presidentit Rugova.
Njohja e tyre daton në marsin e vitit 1965, kur Kadriu erdhi nga redaksia e
revistës "Jeta e Re", për pajtime në Gjimnazin e Pejës.
Shpifjet e horrakëve komunistë për Presidentin vizionar e
irritonin Kadriun. Dhe, Ai, në përgjigje publikoi librin: "Dr. Ibrahim
Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë". Por, nuk u mjaftua me kaq. Botoi
librin e dytë për dr. Rugovën, si personalitet e burrështetas markant. Ai nuk e
bëri këtë, thjesht, për ta mbrojtur mikun e Tij Rugovë. Por, parimi i Tij për
të thënë e mbrojtur të vërtetën, ishte dhe mbetet proverbial. Ai kurrë nuk ka
qëndruar në rolin e spektatorit. Përkundrazi, ka qenë aktiv në të gjitha
ngjarjet kardinale për kohën.
Heshtja zyrtare qeveritare dhe e mediave, të censuruara
rreptë nga shefat stalinistë pushtetarë e qyqarë të Kosovës, me rastin e
shuarjes fizike të Kadri Manit, është dëshmi e privatizimit të shtetit dhe të
shpërdorimit kriminal të pushtetit. Pavarësisht ndëshkimit me harresë të
njeriut që bëri aq shumë për popullin, kombin, Ai do ta mbijetojë heshtjen dhe
harresën e tanishme pushtetare, duke i kthyer ata në hiç, ashtu siç janë
njëmendësisht uzurpuesit, me plumb e gjak, të pushtetit në Kosovën tonë, keqas të
përdhosur dhe të përtokur.
Kadri Mani u mungon sot jo vetëm Familjes të Tij të
nderuar, miqve, shokëve dhe dashamirëve të shumtë, por edhe lexuesit shqiptar
gjithsesi. Ikja kësaj bote, lamtumira e Tij, është një humbje e madhe për
letrat dhe mendimin shqiptar.
Ne, miqtë, dashamirët, atdhedashësit, në mirënjohje për
sakrificat e bëra për popullin, kombin, për më shumë se gjysmëshekulli, të
Kadri Manit, vazhdojmë të lutemi kolektivisht, që shpirti i Tij i dlirë të
gjejë prehje në Parajsë.
Lavdi jetës dhe veprës të begatë të Kadri (Os)Manit!
PS. Fjala e mbajtur në akademinë përkujtimore për atdhetarin Kadri Mani
-Lamtumirë!
Nga Fazli Maloku
Drejtor i Revistës “ShqipëriEtnike”
Kolosi i Lëvizjes Ilegale
Shqiptare në ish Jugosllavi, Atdhetari i shquar me përmasa kombëtare, luftëtari
i paepur deri në frymën e fundit për krijimin e Shqipërisë Etnike, ai që i fali
Shqipërisë rininë, shëndetin, duke u kalbur e dhunuar për 17 vite burg dhe
gjithësejt 25 vite i dënuar nga gjykatat kriminele Jugosllave, idealisti i
papërkulshëm, njeriu me zemër e shpirtë të çelikët, njeriu me shpirt human dhe
me vetitë më të larta njerëzore, pedagogu i talentuar e revolucionar dhe sy
patrembur, poeti, shkrimtari e publicisti i talentuar, ai që ty Revista e jonë
Shqipëria Etnike, shumë e dashur dhe e çmuar prej gjithë lexuesve anë e kënd
Shqipërisë e shqiptarëve kudo që jetojnë, ai që ty të lindi, ta rriti shtatin
deri sot që po shkruaj, profesor Kadri Mani - Osmani, nuk do ta kemi më
fizikisht në mesin tonë! Vetëm ai pati dijën dhe aftësitë, që ty Revista
jonë Shqipëria Etnike, të të skalis, të të mjeshtroi, të të gëdhend siç
është më së miri, të të shtoi hjeshin e trupit t'ënd artistik, të mbush
me ëmbëlsira për lexuesit e shumtë anë e kënd ku jetojnë e frymojnë shqiptarët,
ai që dha edhe centin e fundit për ty, vetëm që ti ta shohësh dritën e botimit,
njeriu që të dha mendjen e fuqinë për ti damkosur guximshëm e shtruar për tokë,
të gjithë dashakeqët, hajdutët, rrenacakët, injorantët dhe hilegjinjtë, të
cilët nuk lenin gur pa lëvizur për ta penguar Çeshtjen Shqiptare, për bërjen e
Shqipërisë Etnike.
Me bacë Kadriun, më rastisi të njihesha që nga viti 1965,
dhe që nga kjo datë jo e afërt, shtegtuam bashk me shokë drejt rrugës së
lirisë e të çlirimit për një Shqipëri Etnike. Edhe pse profesor Kadriu, qysh në
moshë të re, atëherë kur u rekrutua për në Armatën Jugosllave, dhe qëndroi vetë
30 ditë me sherbim në këtë Përbindësh për shqiptarët, nga se u diagnostifikua
me probleme serioze të zemrës, por as unë e as ndonjëri nga shokët, qoftë vetëm
njëherë, nuk e dëgjuam se ankohej për shëndetin e tij. Jeta e tijë e gjatë
burgjeve famëkeqe Jugosllave i solli telashe të shumëta ekonomike e sociale
familjes së shenjtë të bacë Kadriut, por ai asnjëherë para shokëve nuk ankohej,
dhe të mbushej mendja se nuk i mungonte asgjë prej gjëje!
Mbaj mend një rast, ishte vera e
vitit 1983, kishte pak javë që bacë Kadriu kishte dalur nga burgu 9 vjeçar, me
që ishim lidhur në aktivitet iligeal, një mesditë e vizitova familjen e tij në
shtëpinë e tij modeste në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Në këtë familje dhe
pranë bacë Kadriut, ne shokët, merrnim forcën, guximin dhe elanin për të
vepruar. Në familjen e Bacës ndjehej Aroma e Lirisë, dhe do të dëshironim që të
zgjatnim sa më shumë në atë atmosferë lirie, por rregullat e Ilegales nuk
lejonin një gjë të tillë. Në momentin kur desha të ngritesha, bacë Kadriu iu
drejtua nikoçires, zonjës Shukrie: " Grua, ç'kemi për drekë sot?". z.
Shukrie një nikoçire e vërtetë, e cila edhe në këto kushte misterje,
arriti me shumë sukses ti rris, shkolloi e edukoi në frymën atdhetare tre
fëmijët e saj Hidajetën, Rabitin e Ylberin iu përgjigj: "Kemi
fasulë". Fasulja që e kishte sjellur ndonjëri nga shokët apo t'afermit
ishte ushqim tepër i rrallë në familjen skamnore të bacë Kadriut! Në të
shumtën e rasteve, për të tria racionet ditore, në këtë familje shtrohej vetëm
buka me çaj të bërë nga sheqeri i djegur! Bacë Kadriu nguli këmbë që këtë
fasulë ta ngrënim s'bashku. Dhe kështu edhe u bë.
Ashtu siç ishte bacë Kadriu për
ty Revista ime Shqipëria Etnike, mësues, drejtues, udhërrefyes, skalitës
artistik, ashtu ishte edhe për mua që nga koha kur u njohem. Këndej e tutje nuk
do ta ndjejmë dorën magjike do të thosha të Bacës, nuk do ta kemi forcën
morale e etike të tijën, nuk do ta kemi as gëdhendjen artistike, por sigurisht
se këtë z'brastësirë do të përpiqen të na e kompenzojnë shokët e miqtë,
idealistët , atdhetarët e shquar, mjeshtrit e pendës, mendjehollët e
Bacës, zotërinjtë Idriz Zeqiraj e Zeqir Lushaj me shokë.
Krejt në fund të këtij shkrimi, ty Revista ime
Shqipëria Etnike, të dëshiroj rrugë të mbarë, në pistën që e ndërtoi i madhi
profesor Kadriu, me shkrimet e tua, qofshin prozë a poezi, analiza e vështrime,
publikime të çfarëdo lloji, ti mbëltosh me nektarin e luleve të lirisë, të
atdhedashurisë, të dashurisë njerëzore, të patriotizmës shqiptare, me virtytet
më të larta njerëzore universale, rrugëtim të mbarë dhe faqebardhë!
Me dashuri e respekt për ty Revista jonë Shqipëria Etnike si dhe për gjithë
stafin e redaksisë!
Prishtinë , dhjetor 2012
----------------------
Nga: Zeqir Lushaj
KOMENT NË ZSH, PAK DITË PARA
VDEKJES SË BACËS KADRI
I patjetërsueshmi shumë i nderuar
Kadri Mani:
...Kadri Mani, i lypë furtunat,
Ashtu siç majat i ndjek era,
As në Parajsë, nuk do të qetsohet,
Edhe atje do të kercasë potera!
Se Zoti të tillë e bani këtë rob,
Kadri Prishtinën, që kur ish djalë,
Ndaj, edhe pëlumbat jasht tabelës,
Me gjithë zemer ja kemi falë...!
-------------------------
Lajmërim
për lexuesit:
Nga një
numer në tre muaj që ka qenë tradita e mëparshme shumëvjeçare, për nderë të
100-vjetorit të Pavarësisë, gjatë ketij viti 2012, redaksia,( perkatësisht
zv/kryeredaktori Zeqir Lushaj), ka përgatitur e publikur 12 numëra të fletores
modeste ShqipëriEtnike…
Me shuarjen
në këtë jetë dhe ikjen në amshim të pronarit, themeluesit e shpirtit të kësaj
reviste, mikut tim të dashur e të paharruar zotit Kadri (Os) Mani, them se edhe
vet krijese e tij (kjo revistë pra), do të ketë këtë fat .Megjithatë, fati i
mëtejshem i kësaj reviste është problem
i familjes së nderuar Mani, si dhe i titullareve kryesor të saj, zotit Fazli Maloku e Idriz Zeqiraj, si drejtor e kryeredaktor por dhe si
miq të gjithëkohshem të të nderuarit Kadri.
Sqaroj
lexuesit se unë,e kam pas marrë persiper ndertimin e kesaj reviste vetëm per
këtë vit se, aq ishin dhe janë mundësitë e angazhimi tim shoqror por edhe
atdhetar në mbeshtetje të të paharrurit Kadri Manit.(Këtë sqarim e shoh të
nevojshem dhe e ndjej si detyrë më shumë
sot, që Kadriu nuk është më në mes nesh).
Theksoj se,
ndihmesa ime e derisotme, ka qenë jo veç e pakursyer por edhe plotësisht
vullnetare, gjë për të cilën, ndjej jo pak kënaqësi.
Me këtë
rast, e ka vendin të falënderoj revisten ZemraShqiptare dhe drejtorin e saj,
zotin Gëzim Marku per mbeshtetjen e pakufishme që i kanë dhënë revistës sonë
modeste por ide e qëllim-madhe, ShqipëriEtnike”.
-----------------------------------
-JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR NGA PERANDORIA OSMANE SI DHE GEZUAR TË GJITHËVE FESTEN E KRISHTLINDJEVE DHE VITIN E RI 2013. PAÇI VEÇ GËZIME NË FAMILJET TUAJA-
-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-