E premte, 25.06.2021, 10:47 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Një kartolinë për Drita Lushin

E hene, 24.12.2012, 01:10 AM


Sa shumë diell,  sa shumë ngrohtësi…

ose …një kartolinë për Drita Lushin.

Nga Timo Mërkuri

Duke lundruar në internetin e shqetësuar nga teoria e të ashtuquajturës përmbysje e botës, sipas kalendarit Maja, u afrova në brigjet e portalit “Zemra Shqiptare” të datës 20.12.2012, ku në limanin Kulturor të saj, më priste një cikël poetik i Drita Lushit. Një cikël plot dashuri për njeriun, për jetën. Një   cikël plot dritë e ngrohtësi. Si për ti thënë lexuesit, “detar” të shokuar nga frika e …përmbysjes së botës, …eja, strehou te unë ti, o i lodhur dhe i  stërmunduar në furtuna  të jetës. Eja te unë, të gjesh …bukë e ujë, shpresë e dashuri, dhe mbi të gjitha ngrohtësi njerëzore. ( Në mos gabohem, këto fjalë, përafërsisht janë dhe në bibël, janë gdhendur dhe te statuja e lirisë në ishullin e vogël, pranë  Nju Jorku).

Kam një liman

qetësie (në vetën time..shënimi im T.M),

oaz për ëndërrat

dhe dashurinë..

Fllad i ngrohtë fryn nëpër vargje, në këto ditë dhjetori plot ngricë në shpat malesh e mendime…

Dielli përsëri

buzë kodrës,

detit,a liqenit do të LINDË,

e do  të na buzeqeshë

i veshur në ar.

…..

E ne nga lumturia

do të duhemi  më fort,

mbi  këtë Tokë të lashtë,

që kurrë, kurrë, s’ka mort!

…dhe më shumë se admirim për vargjet ndjen ngrohtësinë që buron prej tyre, ngrohtësi e marë, jo nga dielli, por nga zemra e poetes, e nënës, e gruas. Se është vërtet e ngrohtë zemra e  vajzave tona, që rezaton valë dashurie, si dielli valët e dritës dhe nxehtësisë. Dhe poetja, diellin e sheh si një djalë çapkën që i vjen rrotull, ndaj loz e qesh me të, duke shpalosur botërisht madhështinë e shpirtit dhe bukurinë e tij.

Një ditë dielli,

si një djalë,

më shkeli syrin

e tij të bukur,

e unë

i fala buzëqeshjen.

..sepse dashuria për njeriun dhe dashuria për jetën më shumë se krahë fantazie, i jep guxim …

Në prehër të qiellit skicoj

forma yjësish,

ndërtoj një galaktikë

ku unë e ti të jemi hëna dhe dielli

e femijët tanë të jenë yjet,

kometat na bëjnë hije

kur ne udhëtojmë me meteoret

në orbita të reja në kërkim të planeteve

të përveçëm me iniciale dashurie “D”.

Duke lexuar këto vargje të lindm dëshira të jesh ti dielli, personi, të cilit i drejtohet poetja me kaqë finesë. Shihni sa poetikisht flet poetja te poezia Një drejtim…

Të gjitha rrugët më çojnë drejt teje.

Më çon zemra, që ty të ka rrahje.

Më çon fjala qëndisur me mëngjesin.

Më çon shpirti bashkë me universin.

Të gjitha rrugët të sjellin drejt meje.

…dhe ne s’na ngelet gjë tjetër veçse  ta kemi zili dhe ta admirojmë me fjalët…lum ti i lumi...kush po vjen drejt teje. Një botë plot pranverë, plot diell e ngrohtësi. Plot jetë e dashuri. Dhe masiv akulli po të jeshë, mal me lule do të bëhesh, ku shpresat do të riten si lisa.

Shih se ç’pranverë po lulon nëpër këto vargje, shih se ç’lule ëndrash  zemre po shpërndajnë aromën e tyre në ajrin ku jetojmë.Shih sa shpresë jep edhe  këtë ditë, kur gjithë mediat emetonin në eter tmerin e një fundi që s’di pse e kërkojnë.

Shih sa të bukur e të ngrohtë e bëri dhe Zemrën Shqiptare, ku i botoi shfrimet e shpirtit të saj të pastër, kaq poetikisht.

Faleminderit Drita dhe…Gëzuar Vitin e Ri.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora