E diele, 03.08.2025, 12:14 AM (GMT+1)

Ismet Uka: Luftuam e sakrifikuam për shtetin

Isha si fëmijë na mungonte edhe buka standard jetësor nuk kishte nen regjimin monist,kah shkojshe të binin në sy pleq plaka fëmijë të ri dhe të reja te zbathur e të leckosur,pra kjo skamje rëndonte mbi familjet shqiptare të Kosovës në të gjitha fshatrat e qytetet në vitet e pesëdhjeta të shekullit që e lamë pas. Pushteti monist ishte vendos fare pa na vet neve shqiptarëve se çfarë sistemi shoqëror dojmë por edhe të ishim pyetur se çka po domi,me siguri se nuk kishim dit ti japim përgjigjeje sepse në mesin e popullit kishte ...

Baki Ymeri: Vlera të veçanta metaforike

Adem Zaplluzha ia shton opusit të tij letrar edhe një vepër të re, duke joshur vëmendjen e lexuesit me një poezi emblematike, nostalgjike dhe paradigmatike. Autori reliefon mundësinë e komunikimit përmes simbolit dhe refuzimit të vargut klasik. Tek/tuk, shkëlqen me përfytyrime alegorike, duke përjetuar në intimitetin e njeriut modern, dramën e njeriut dhe qenjen kosmike: “Nga kujtesa e mjegullave/ Binte një shi i rreptë/ Te kroi i zanave/.../ Kur i dëgjuam jehonat e daulleve/ Na dogji një mall i përflakur ...

Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit 2012

Në Stubëll të Vitisë, në edicionin XXIII-të të manifstimit tradicional në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, u mblodhën mijëra shqiptarë të të gjitha trojeve tona etnike dhe, në kishën e Shën Jozefit, ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji bashkë me kryehoxhën e Vitisë Imam Feim Abazi, bekuan flamurin tonë kombëtar, që i parapriu aktit të shenjtë të nënshkrimit të Paktit të Bashkimit Kombëtar, në Jubileun Shekullor – 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë akt të shenjtë ...

Tahir Bezhani: Trajtim i mrekullueshëm i një plage

Këto ditë lexova romanin “Ëndrra ime” të autores Herolinda Zenuni, i cili më bëri përshtypje të jashtëzakonshme. Autorja, një krijuese e moshës së re, falë talentit,guximit dhe shkathtësisë të saj intelektuale, ka trajtuar një temë sa interesante aq të domosdoshme për jetën tonë sociale-shoqërore, nëpër të cilën po kalojmë një kohë bukur te gjatë.Narkomania, alkooli dhe keqtrajtimet e abuzimet familjare në kohën e pasluftës, kanë hyrë në jetën tonë si diç jo vetëm e gabuar, jashtë traditës ...

Xhevahir Cirongu: Lirika vjeshte me hënë

Në një kafene të qytetit bregdetar të qytetit Durrës takova poetin Nebi Dragoti.Me këtë poet,unë jam ‘’prezantuar’’ qysh herët,jo fizikisht,por me botimet e tija që botoheshin nëpër faqet letrare në gazeta e revistat e kohës.Rreth vitit 1978,nga ky autor kam lexuar vargun poetik në revistën ‘’Nëntori’’,por edhe fejtone në revistën ‘’Hosteni’’ etj. Mirëpo,lëvizjet demografike në këto vitet e fundit nga një zonë në tjetrën,nga fshati në qytet,si dhe nga një shtet në tjetrin;ka mundësuar njohje e takime të ...

Selim Nëngurra: Popullin shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes

Kur ishim të vegjel, mbaj mend se vëllau im Ibrahimi ishte shumë lazdran dhe xheloz. Zihej me mue e me motren per asgja dhe kjo irritonte nanën shumë. Ajo e shkreta e ngarkueme me hallet e jetës , me varfninë në shpinë shpesh humbte kontrollin dhe na rrafte, të treve. Besa kishte zakon të na mallkonte dhe nese iknim mbaj mend se mallkimi ma i madh i saj ishte; -hej loke ju qoftë Zoti njanin ku len e tjetrin ku praron...Kur në mbramjeuleshim rreth sofrës ...

Fritz Radovani: Besë-lidhja e Malësisë... apo Lufta Nac-Çl?

Kur“historianët” do të shkruejnë të vërtetën, që Rinia Shqiptare me e mësue“até”?!Sa do të më pelqente sikur “prof. dr. e akademikët” me e dijtë këte emen, kush ishte kjo “Besë – Lidhja e Malësisë së Madhe, Rranxave dhe Postribës”, kush e krijoi dhe pse u krijue, apo cili ishte qellimi i Saj Atdhetar?! Nuk dij a e kanë lexue ndonjëherë Programin e Saj!!Prej vitit 1941 krahinat Veri – Perëndimore të Shkodres, tue fillue prej Ulqinit, Tivarit, Hotit dhe Grudës, ishin të lira nga jugosllavët dhe ...

Gëzim Llojdia: Piktori vlonjat - i dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e Nënë Terezës

Në udhët e emigrimit ishte edhe ky djalosh kur mërgoi nga brigjet e qytetit të tij të lindjes Vlora. Udha e emigrantit është së pari hapësira,që përshkruhet nga drita dhe shpresa. Busulla orjentuese e tyre ruan vetëm një kah :drejt. Udha e emigrantëve është edhe udha më e vështirë e botës. Zbuluar,shiut dimëror. Erës lemeritëse, ftohmës që të depërtonte në palcë dhe rreziqeve. Shqiptarët nëpër anije merrnin udhët e botës. Udha e emigrantëve nëpër det udhëhiqet nga bashi i anijes. Por të gjitha udhët e ...

Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (2)

- Para se të fillojë Manifestimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, të gjithë shqiptarët ku të ndodhen në botë, para duhet të këndojnë HIMNIN KOMBËTAR pastaj në mënyrë solemne duhet të digjen librat që fyejnë kombin tonë e veçanërisht në Maqedoni, por me leje të partisë shqiptare në pushtet...?!- Partneri maqedonas shqiptarët i quan adoleshent, kurse adoleshentët anëtarët e vet i quan fëmijë...

Gjon Keka: Kadare dhe çmimi Nobel

Është gjë e shenjtë për një komb t'i mbajë në djepin e vlerave të kombit personalitetet mbikohore të tij duke i dhënë jo vetëm hapësirën e natyrshme të ngrohët të mbështetjes së madhe dhe përkrahjes së pakursyer që këto personalitete të ndriçojnë botën e brendshme shqiptare, por edhe t'i bëjë sëbashku me vlera e tjera të civilizimit europian dritë e botës në përgjithësi.Nuk është gjë e lehtë të jesh një vlerë e kombit ...

Kujtim Mateli: Vazhdojnë manipulimet për Dodonën

Studimi i Kostantin Karapanos, që e vendosi Dodonën në luginën e Carakovistës, i anashkalon autorët e antikitetit që flasin për pozicionin gjeografik të Dodonës. Nëse ata do të përmendeshin, askush nuk do të besonte se Dodona ndodhet aty, në juglindje të Janinës. Më shumë flitet se si funksionte orakulli në vend që të silleshin dëshmi se ku ishte ndërtuar. Nga ato që thotë, asnjë dëshmi nuk i përshtatet kësaj lugine. Ndaj dhe në librin tim studimor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit ...

Luan Kalana: "Një kauboj në New York"

New York , Manhattan . Sheshi Times Square, fundi i gushtit, 2012...Natë.Mizëri njerëzish të racave e vendeve nga e gjithë bota që lëvizin turma-turma dhe herë-herë rrinë në vend me sytë perpjetë.Një lëmsh i madh dritash verbuese e shumë ngjyrash marramendëse,mbi kokat e njerëzve e në fasadat e pallateve,reklama portete artistësh e këngëtarësh,kuadro filmike që ndërrohen në sekondë në skrinët  ...

Poezi dashurie nga Fahrije Krasniqi

U lind në vitin 1968 në fshatin Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Vushtrri. E rritur dhe e edukuar në familjen tradicionale shqiptare, ajo që në moshën e rinisë kish treguar interesim për folklorin e pasur shqiptar, për historinë, muzikën dhe letërsinë në përgjithësi. Për shkak represionit serb dhe gjendjes së vështirë ekonomike, bashkë me familjen e ngushtë të saj, në vitin 1994 migroi në Zvicër, ku edhe ...

Xhelal Marku: Sfidat e Rrahman Dodës së Reçit

Përgjatë 30 viteve të punës drejtuese në vendlindjen e tij në Reç të Dibrës, Rrahman Doda e afirmoi veten si figura më publike e krahinës, duke fituar kështu mirënjohjen dhe respektin e banorëve vendas e më gjërë. Katër herë i dekoruar me medalje e urdhëra pune, i zgjedhur në disa legjislatura në forumet drejtuese të rrethit, i emëruar sekretar lokaliteti për zonën Reç - Dardhë, i zgjedhur deri sekretar i Këshillit Popullor të rrethit të Dibrës dhe i propozuar dy herë kandidat për Hero Pune ...

Flet aktori i talentuar Sulejman Dibra

Sulejman Dibra është lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu”në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si ...

Thani Naqo: Amaneti erdhi me vonesë na Bavaria

U dëgjuan kërcitje të forta nëpër dhëmbë.-Janë pjekur lajthitë - tha Artan Bareli dhe ndezi cigaren.-Po- u përgjigj tjetri nga përtej oqeaneve dhe qëllimisht u mëshoi nofullave për të thyer lajthi të tjera - Të kujtohet? Më sillje lajthi, thana e kullumbri kur ishim gjimnazistë. Unë gjithë jetën kam qenë llupës i madh. Nuk më durohej gjersa të vinte pushimi. I përlaja fshehur nga mësuesit. Lajthitë dhe...

Engjëll Shehu: 100 vjet që jemi Shtet

Erdhi dita te festojmëkëtë vit 100 vjetorPër flamurin qe u ngritne ballkon këtu ne VloreProve te madhe ke kaluarqofte me dallge e stuhiPo njëherë nuk u mposhteti krenarja Shqipëri ...

Albert Zholi: Fjalët e plumbta

Me një shok, të porsaardhur në Athinë, hymë në një lokal vetëshërbimi. Shoku im zuri vend në një nga tavolinat e fundit, ndërsa unë u afrova në banak.Dy koka-kola,- i them banakierit. Banakieri hapi banakun dhe më zgjati pijet freskuese. Kur i zgjata paratë e pashë me vëmendje. Ishte Kadriu, shoku im i shkollës. Ishte shëndoshur ca, por ato vetulla të trasha e të lidhura me njëra-tjetrën, e bënin ta njihje mes njëqindave e jo më këtu ...

Ramiz Dërmaku: RTK qerdhe e korrupsionit

Jo rastësisht mediet konsiderohen si arma më e fuqishme pas bombës atomike. Qeveria jonë në mënyrë të sofistikuar po bënë përpjekje titanike për ta shtrirë kontrollin në të gjitha mediet, natyrisht, jo duke ushtruar dhunë direkte, por duke i vënë në pozita gazetarët më” besnik” të tyre dhe duke i infiltruar ndonjë gazetar aty ku nuk ka ndikim. Nuk ka dyshim se shoqërisë sonë demokratike i nevojitet televizioni dhe radioja publike të cilat e bëjnë transmetimin direkt të seancave parlamentare (kur ato janë të ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx