Kulturë
Fiqri Shahinllari: Gjak në vetull
E shtune, 05.01.2013, 11:02 AM
Gjak në
vetull
Nga Fiqri Shahinllari
Kur hodha
ne internet shkrimin "Geni Kapricioz" u premtova, lexues te nderuar,
se per nje dege nga ka ardhur geni i
Feim Boshanjit do te tregonja ne nje
shkrim tjeter, ca me vone. Mirepo ka derman, miku im, Perparim Hysi? Ai e do
shkrimin sa me shpejt dhe per kete "po i bie kembes", si i themi ne
nga anet tona. Duket sikur ta kete bere me
"llaf"Perparimi me shkrimtarin tjeter, mikun tim Faruk Myrtaj
qe eshte ne Kanada. Edhe ky me shkruan e "...lutet qe rrefenja te mos kete
fund.. Luan Cipi, poet e prozator, me kerkoi ne telefon nga Tirana pjesen qe kam premtuar" Keto kerkesa
jane shtysa e pare qe une te shkruaj e te percjell sa me shpejt te jete e
mundur pjesen qe u premtova. Shtysa e dyte eshte kjo: Nje miku im nga Tirana,
intelektuali Hekuran Lake Boshanji me uroi mua dhe, permes meje, gjithe
emigrantet shqiptare ne Amerike per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.
Sapo ishte kthyer nga manifestimet ne qytetin e Vlores. Hekurani eshte nipi i
Feimit dhe i biri i Lake Boshanjit te cilin e merte me vete Feimi kudo ku
shkonte si luftetar. Ne keto kushte, u gjet sebepi qe une t'u dergoj shkrimin
qe u premtova te cilin filluat, nderkaq,
ta lexoni. Por, me lejoni te hap nje kllape ketu me disa rrjeshta brenda.
Lake(Emrullah) Iljaz Boshanji, i ati i Hekuranit i ishte bere
"rrodhe" te atit, Feimit, ne luften kunder osmanllinjve turq e
andarteve greke. Riza Kodheli qysh me 1911 shihte te Lakja 23 vjecar patriotin
qe luftonte krahas Saliut, plakut te Butkes. Me 1916 Lakja arriti te behej
oficer i kaloresise me graden toger.Ai u dekorua me "Urdherin e Legjionit
te Nderit te Kaloresise se Republikes Franceze"...Detyra patriotike e
thirri ne Vlore me vitin 1920. Qeveria e Sulejman Delvines e dale nga Kongresi
i Lushnjes, mori vendimin per t'i lidhur pension Lakes krahas Sali Butkes. Kjo e drejte e pensionit me 160
franga ne muaj vazhdoi edhe per 25 vjet te tjera. Pastaj (1945) u nderpre per
gati gjysem shekulli dhe u perserit "Per merita te vecanta" nepermjet
Vendimit te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise te dates 30 Korrik 1992. Po e mbyll kllapen
per Laken dhe po vazhdoj me genin kapricioz te
babait e tij, Feim Boshanjit.
Feim
Boshanji per te cilin shkruam ne pjesen pararendese:"Geni kapricioz"
ishte nipi i Shaqir Bej Taçit. Ai kishte
“përvehtësuar” goxha nga karakteri i daiut të vet, Shaqirit, nga ky njeri i
pasionuar pas kuajve e armëve, një kërkues kokëkrrisur. Tregojne se kur
Shaqirit i pëlqente një kalë apo armë bënte njërën: “O e ble kalin(armën) o
rashë e vdiqa” Shiste ara e troje për të siguruar para e me to blinte, deri në
Stamboll, armë të reja të kohës. Trimëria e shkathtësia e Shaqirit kishte marë
dhenë në Kolonjë. Në rininë time të herëshme në Floq kisha dëgjuar një histori
lufte e dashurie. Xexeja, xhaxhaica e babait tim, çupë nga Pepellashi,martuar
në Floq na tregonte mjaft histori e prralla të bukura. Unë e vërsnikët e mij, i
bënim veshët bigë dhe i përpinim ato të shkreta. Një herë ajo na tregoi një ngjarje
të vërtetë. Fliste për dashurinë e një djali nga Taçi që shkoi me ca trima pas
dhe rrëmbeu çupën e Veli Beut në Përmet. Kanë kaluar dekada vitesh që atëhere
dhe në kthinat e kujtesës sime sillet e ngatërruar e bërë lëmsh ajo histori aq
sa unë nuk e kap dot fillin. Mirëpo ja, në një mbrëmje të nxehtë korriku te lokali, fare pranë shtëpisë sime, në
rrugën “Komuna e Parisit”ne Tirane ku dy motrat Nini Rexhepi e Pembe Cako ulen
për kafe, e dëgjova edhe një here historinë. Me motrat ishte këtë radhë edhe Teki
Iljazi, vëllai i tyre qe Feimin e kane patur gjysh. U ndodha edhe unë. Se si
erdhi rasti dhe ata të tre filluan të këndonin ëmbël, me zë të ulët:
Në mes të
Përmetit, një oxhak i bardhë
Çup’e
Veli Beut,me nishan në ballë
Erdhën të
rrëmbyen, dyzet kolonjarë
Çup' e
Veli Beut,me nishan në ballë
Të gjithë
me guna, Xhaxha Beu me larë
Çup e
Veli Beut, me nishan në ballë
Të gënjeu
kopilja, të nxori në shkallë
Çup’ e
Veli Beut, me nishan në ballë
Të
rrëmbeu cobani, të hodhi në kalë
Çup’ e
Veli Beut, me nishan në ballë…
-Ë, të
pëlqeu? - më pyeti Pembja e cila, me sa kuptohet, është një grua plot humor që
spikat midis katër motrave të tjera e dy vëllezërve, pasardhës të denjë të
nenes, Diturise dhe babait te tyre, Muharremit, djalit te vogel te Feimit.
Të shtatë
janë të martuar e me fëmijë, të shtatë tani jetojnë në Tiranë. Kanë harmoni
shëmbullore midis tyre. Kënaqesh kur i shikon kështu dhe ke frike se “mos i
marësh më sysh”.Ha, ha, haaaaaa!
-Më
pëlqeu-iu përgjigja-dhe u shërbeva të treve duke u ndezur cigaren me
çakmak.Vazhdova: Me siguri kjo historia e këngës ka një fillim, ka edhe një
fund.
-Fundi
është i lumtur, fillimi i vështirë, me gjak-ndërhyri Ninija (Nikua).
-Rëndësi
ka dashuria midis të rinjve-u hodh e tha Pembja (Pekua). Ata të dy, djali e
vajza, duhet të jenë parë në ndonjë vënd dhe ia kanë “vjedhur dhe bërë prush”
zemrën njëri-tjetrit.
-Doemos-ndërhyri
Tekiu.
-Me
siguri, kopilja që e nxori në shkallë, ka marë ndonjë isharet nga çupa e Veli
Beut-i vuri kapak bisedës Nikua.
Domosdo
që të rinjtë duheshin me njëri tjetrin-shtyva më tej bisedën. Dhe kur një njeri
e do me shpirt, i pëlqen atij (asaj) edhe ecjen,edhe fjalët, edhe mënyrën e
krehjes së flokëve e se si mer frymë. Madje i pëlqen edhe ngjyrën e këpucëve.
Provo të mos e duash më atë njeri dhe do të ndjesh se të gjitha ato që të kanë
pëlqyer më parë, do të të duken tmerrësisht të neveritëshme.
-Po ne e
kemi fjalën te gjaku ynë, te Shaqir Beu-ndërhyri me vënd Tekiu i cili vazhdoi:
Për shkak të rrëmbimit të vajzës së Veli Beut në Përmet, u bë një vrasje në
Kolonjë. Si, qysh e pse? Në një mjedis miqësor ishte vendosur që, midis 40
kolonjarëve “krushq”rrëmbyes të ishte edhe Shaqiri nga Taçi.
Fakti që
kolonjarët do të shkonin në Përmet si rrëmbyes, tregon se Veli Beu nuk ka qënë
dakord për krushqinë e mundëshme,pavarësisht dëshirës te dy të rinjve. Kjo do
të ketë qënë arsyeja pse kundërshtoi fisi i kajmekamit, Koçi Lulit nga Starja
që të mos përzjeheshin kolonjarët në atë rrëmbim të vajzës në Përmet. Mirëpo
vendimi ishte marë. Kryesori për mosbindje na paska qënë Shaqiri. Turfullimi i
tij duhej ndalur pa një pa dy. Rasti u gjet. Shaqiri, hipur mbi kalë me shalë,
gjezdiste nëpër Ersekë. I dolën përpara tre zabitë:
-Zbrit
nga kali, dorëzo armët-kërcënuan ata.
-Unë jam
rritur me këto armë dhe nuk i dorëzoj sikur qeni qepën të hajë. Po të dojë le
të vijë të më çarmatosë kajmekami-kishtë qënë përgjigja e taçiotit.
Pas
gjysëm ore ishte dhënë në rrugë vërtet kajmekami.
-Zbrit
shpejt e mos diskuto urdhërin, dëgjove,dëgjova thuaj!- kishte thënë Koçi Luli
me zë të lartë e gjithë fodullëk.
-Po
tregohesh si shumë kakapërr me mua o Koçi-ishte përgjigjur Shaqiri duke zbritur
nga kali. Dhe nuk e kishte bërë të gjatë. Sa hap e mbyll sytë, i fut në gjoks
jataganin dhe e la të vdekur në mes të pazarit, pëfaqsuesin e regjimit otoman,
Koçi Lulin.
Ngjarja
bëri bujë e kënga përjetësoi ngjarjen:
Në mes të
pazarit,u bë një rrëmujë
Shaqiri
nga Taçi, theri Koçi Lulë.
Pas
ngjarjes Shaqiri krisi e iku në fshatin Zagar ku kishte çifligun e tij.
Qeveritarët kërkonin të mernin hak e ta arrestonin. Për këtë kishin ngarkuar
një të besuar nga Gostivishti tok me trimat e Dajlan Bej Qafëzezit. Por para se
ta arrestonin ose ta vrisnin ata donin t’i mernin erzin, ta turpëronin. Plani
kishte rënë në veshin e taçiotit dhe një ditë prej ditësh ai na kthehet nga
Zagari në Taç. Pa ia bërë tërr syri, këmbën në yzengjinë e kalit e nga Taçi
drejt e në kafenenë e Ersekës mbushur me tym duhani e erë rakie ! Zuri vënd
serbes, serbes në një tavolinë bosh. Porositi kafe e raki kumbulle të zjerë dy
herë.
Nuk kaloi
shumë kohë dhe në klub hyn i besuari i qeverisë, me çibuk në gojë. Tërë
kapadaillëk, u afrua te tavolina e Shaqirit dhe shkund hirin e çibukut, jo në
tavëll por para syve të njeriut të krrisur. Oh, anasënsitimën! A mund të
përmjerësh në derë të xhamisë? Poshtërim moral. Plumbi del me plumb!.
-Ç’bën
kështu mor pusht?-turfulloi Shaqiri.
-Hëë
?!-pyeti si i trullosur i besuari i qeverisë.
-Hëngla-turfulloi
Shaqiri dhe frrap, rrufeshëm, ngrihet në këmbë, me fytyrën lulëkuq, kap
mustaqet e tjetrit dhe ia pret me thikën e mprehtë që e nxori nga rripi i
mezit. Hodhi qimet në dysheme duke i pështyrë: Ptju!
Dhe iku,
çau ferrën.
Nami
kishte dalë jo kot që Shaqiri, kur ia bën borxh, të mer gjak në vetull.
Gjak në
vetull është një nocion për të cilin shumëkush pyet: Pse thuhet kështu xhanëm.
Është e vështirë marja e gjakut në vetull? Të dhemb shumë sepse vetulla nuk ka
tul, ka vetëm kockë apo gjenden me zor venat? Thonë se nga vetulla mer gjak
vetëm ai që di se ku meret, ai që është “usta” i kësaj pune. Gjak meret vetëm në
një pikë të vetullës që jo kushdo e gjen. Në figurën e luftëtarit ky nocion ka
të bëjë me trimërinë e guximin. I tillë ishte Shaqir Taçi(Dhëmbi) Mustaqepreri provoi në kurriz, për herë të
pare në jetën e tij, se sa e rëndë psikologjikisht është lëndimi i sedrës
krenare kur poshtërohesh
moralisht!
Personaliteti moral është më i ndjeshëm se personaliteti fizik. Ja ç’na
qënka!Po pse mor birbo, nuk ndodh e njëjta gjë edhe te tjetri, kur ti, si pa
gjë të keq, e përbuz dhe e provokon duke i shkundur hirin e çibukut para syve,
në tavolinë dhe i prish lezetin e kafesë dhe të gotës? Ti vetë i the sherrit
lepe, peqe.
Filozofi
i lashtë ka thënë: “Njeri, njih veten tënde,mos lakmo shumë, mos u ngatërro me
llafe e me borxhe”
I besuari
i qeverisë e vuri vëth në vesh gjestin e Shaqirit. Nuk donte t’ia falte. Me
zotësinë e marifetçiut donte t’i ngrinte kurth. Një ditë, fund pranvere ka
qene, fshatarët e Taçit panë disa shosharë(romë) që ngjitnin të përpjetën e
rrugës. Ata u ndalën afër shtëpisë së Shaqirit.Zunë çobanin e bagëtive dhe me
kobure pas veshit e detyruan t’i thërriste të zotit të shtëpisë të dilte jashtë
se, me demek, mushka e filan fistëkut kishte hyrë në arat e tij e po dëmtonte
të mbjellat. “Shosharët”, me gjak të ngrirë e tërë sy e veshë prisnin të dilte jashtë
i zoti i shtëpisë e ta vrisnin në vënd. Poshtë strehës së kasketës prej kashte
të “shosharit”, çobani dalloi fytyrën e të besuarit të qeverisë. Të tjerët, u
kuptua, ishin shokët e tij.
Ndërkohë
Shaqiri kishte kuptuar hilen. Iu përgjigj çobanit nga brenda: “Shko nxire
mushkën nga ara,lidhe në lëmë. Nesër në mëngjes shohim e bëjmë,raportojmë në
komunë e vlerësojmë dëmin. Urt e butë, tigani plot!”
Pala
tjetër u xhindos. “Shoshari” kryesor shkrepi armën. Atëhere Shaqiri lëshoi nga
zinxhiri poshtë shkallëve, të tre qentë me madhësinë e ujqëve dhe rrëmbeu
armën.
“Shosharët”
lëshuan nga duart tagarët, kanistrat e sitat e ikën nga sytë këmbët. Në rrastet
kur frika hyn në palcë duket se edhe këmbët bëhen me krahë.
Por
çështja nuk do të kalonte kaq lehtë. Në dorën e Shaqirit bie një copë pusullë
me shkrimin e Dajlan Bej Qafëzezit, me anën e së cilës ai e ftonte në sarajet e
tij. Shaqiri shaloi pelën dhe kafsha “fluturoi” kupthi në Qafzes.Trimat e beut
i dolën përpara, kapën frerin e pelës xanxare që turfullonte me flegrat e
hundës që i hapeshin e i mbylleshin me shpejtësi.
-Zbrit,
zotëri, se kujdesemi ne për pelën-i thonë ata.
Shaqiri
kundërshtoi. Beu ndiqte skenën që atje lart, mbi avlli e urdhëroi:
-Lereni,
ta shohim nëse do të ngjitë pela e tij shkallët e shumta!
Shaqiri,
trak, trak, ngjiti, hipur mbi pelë,shkallët e sarajeve te beut. Bisedoi me
Dajlan Beun, s’ra dakord me atë e mori pelën dhe u “bë veri”. “Ndonjë ditë
tjetër sherrin do ta gjykonte Baba Hajdari në Teqenë e Kreshovës”. Dhe kështu
ndodhi. Në takim, veç Dajlan Beut e Shaqir Taçit, ishte ajka e burrave të
zonës. U rrahën problemet. Përfundimi ishte ky: Baba Hajdari i Teqesë së
Kreshovës, në shënjë respekti, i fali Shaqirit orën e vet me qostek
floriri,
gjest për të cilën flet edhe kënga:
Baba nur
të puth tabanë, ti je vetë mirësia
Shaqir trimit nga Kolonja..i fale sahat floriri...”