E diele, 03.08.2025, 12:43 AM (GMT+1)

Xhevahir Cirongu: Artisti dhe sportisti i madh - Ramazan Njala (1922 – 1982)

Viti 2012 është viti i përvjetorëve të Artistit dhe Sportistit RAMAZAN NJALA. Nga shkurti i këtij viti, ai do te ishte 90 vjeç, dhe në shtator mbushën 30 vjet që nuk e kemi më midis nesh. Eshtë një mungesë e madhe për sportin, për artin, për qytetin, për bashkëqytetarët, e sigurisht për familjarët ; pasi R. Njala me punën e kontributin e tij shumë vjeçare në sport e në art la gjurmë të pashlyera në memorjen e qytetit e më gjerë, la emër të paharruar dhe famë të palëkundur ...

Sejdi Berisha: Shqipëria dhe Kosova në Dukagjin...!

Viti i sivjem, edhe përkundër shumë problemeve në tejkalimin dhe zgjidhjen e tyre në rrjedhën, e, siç po e themi ne, kohën e tranzicionit, e cila, dorën në zemër, në vendin tonë zgjati më shumë, është përshkuar dhe po përshkohet me shumë ngjarje kulturore, të cilat po realizohen në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë. Kjo dëshmon se kombi është duke ecur shpejtë e sigurt, edhe pse me tension, drejtë ribërjes organizative por edhe drejtë forcimit të shtetit dhe të shtetësisë...

Ahmet Selmani: Retorika e papagallit

Kohëve të fundit është shumë aktual debati lidhur me çështjen që ka të bëjë me Ligjin e ish pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë maqedonase, të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001. Në gjithë këtë atmosferë të tendosur të cilën na e paraqesin mediat elektronike dhe ato të shkruara, ajo që na bie në sy është formulimi ose paraqitja e tij në gjuhën shqipe. Pothuajse pa përjashtim, të gjithë e quajnë Ligji i branitellave ose Ligji për branitellat (Zakon za braniteli), si një kalk tipik i përkthyer fjalë për fjalë nga gjuha ...

Nue Oroshi: Qirinjë për shuarjen e diplomacisë

Turbullirat politike brënda Qeverisë së Kosovës shpeshherë kanë shkaktuar gabime të mëdha në diplomacinë e Kosovës, saqë e kanë sjellë këtë diplomaci buzë greminës. Këtu nuk do të ndalemi të bëjmë analizën e konfrontimeve brënda qeverisë së Kosovës se 89 apo 91 shtete e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës, e që del se dy njohje nuk egzistojnë, sepse janë njohje te fallsifikuara dhe imagjinare, por do te ndalemi t‘i themi disa fjalë për shuarjen e Diplomacisë së Kosovës në Berlin. Ka kohë që pas ...

Myzafere Mustafa: At Donat Kurti njohës i prozës gojore

At Donat Kurti është njëra nga figurat e rëndësishme të kulturës shqiptare në përgjithësi dhe një nga personalitetet qendrore të folklorit shqiptar në veçanti. Ai është njëri ndër mbledhësit dhe njohësit më të mirë të folklorit shqiptar, përkatësisht të poezisë epike, të ciklit të këngëve për kreshnikët dhe të prozës gojore, sidomos përrallës. Blejtë e mbledhur dhe të botuar me titull “ PRRALLA KOMBTARE” në dy vëllime, janë botimi më komplet ...

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (8)

– Namin sa lajthia, dhunën sa shtëpia.– Nata për ujkun, dita për bujkun.– Nata s’është gjë tjetër veçse nata e botës, ligësia është nata e shpirtit.– Natyra i fshehë sekretet e sajë sepse është sublime dhe jo se është mashtruese.– Natyra nuk flet, nuk proteston por hakmarret.– Ndarja është më e mira e të ligave.– Nderi e vendosë pasurinë, pasuria nuk e vendos nderin.– Nderi rron edhe pas vdekjes.– Nderi vjen e ikën, turpi vjen e nuk ikën më...

Poezi të reja nga Neki Lulaj

Ky shekull rrezaton dritë VloreNga parlamenti i mëndjes ilirianeVërshojnë gryka lumenjshëMbi këto trojet e Luigjit të bekuarTë thinjurat e kohës mëndafsh i praruarZanat kadariane i mbledh Moti i madhSa bukur këtij shekulli për t’i ligjëruar Duart e Marigosë me mëndafsh qëndisinBukurinë e rrallë çeiz vajzërie shekulli...

Xheladin Mjeku: Babushi i gëzimeve

Murat Gecaj është autor i shumë librave publicistikë, monografi, jetëshkrime, etj. Librat: “Si e pashë unë Kosovën” (2000), “Nëpër udhët e shkollës shqipe” (2001), “Pishtarë të Normales së Shkupit” (2002), “Filologë që nuk harrohen” (2002), “Mësuesi veteran Salih Myftar Kolgeci” (2005), “Ëndrrat e grisura të jetës sime”(2010), ”Bedri Dedja në kujtesën tonë” (2010) dhe “Rrahin zemrat arbërore”(2011). disa prej ...

Demir Krasniqi: Sa më ka marrë malli

Oh , sa m’ ka marrë malli, në Guci me shkua –Këngët e lahutës , atje me i dëgjua !Atje jehojnë këngët për trimat e hutës ,Atje këndohet Tringa , bijtë e Oso Kukës ...Oh, sa m’ ka marrë malli, në Tropojë me shkua –Këngët malësore, atje me i dëgjua !Këngët vijnë nga malet , si vala e Valbonës ,Këngët e Tropojës janë si buka e gojës ...

Bekim Rexhepi: Bubuleshët politik

Të gjithë qytetaret e Kosovës e ndjejnë burokracinë në vendin e tyre. Për këtë ata janë të shqetësuar, por se shqetësimi i tyre mbetet një konditë e revoltës. E asaj revolte qe herë mbase të duket të jetë e heshtur, e herës mbase të duket të jetë me ngarkesa të një shpërthimi!...Po të pyesim ç’po bënë burokracia e sotme në Kosovë?... Përgjegjësja është se ajo tashmë hapur po praktikon edhe sistematikisht vjedhjen dhe zhvatjen në vend...

Remzi Salihu: Poezi nga Paul Kersten

E do të bjerë terri mbi ujëe do të bjerë terri mbi mal Në ëndërrgjarprido ta ruajë pasurinë Në kopshtin e hënësdo të bjerë borënga divi i përgjumur Lulja është e frikësuarLulja kërkon qetësi...

Rrustem Geci: Britmat e Preshevës

Jam degë e Mollës së Kuqejo luginë, po krahinë e gjerëjam Shqipëria e zvogëluardhe një flamur me KosovënSi të jetoj nën terr të serbitnën duart e tij të përgjakuramë sheh sa jam zvogëluarpër çdo ditë jam e burgosur...

Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (1)

Në historinë e popujve, një vend të veçante kane legjendat, gojëdhënat, tregimet per kreshniket dhe per ndodhite e lashta, te cilat dhe pse kane mbetur me autoresi anonime e shumica nuk jane shkruar në libra, në fakt i kanë rezistuar kohes, sepse jane transmetuar gojarisht e të pa ndryshuara brez pas brezi nga populli. Keto aspekte të tradites popullore, janë një thesar i çmuar dhe pjese integrale të historisë dhe e kultures të popujve. Duke evokuar kete te kaluar, hyjme ne kontakt e zbulojme ate, qe nuk eshte ...

Selim Nëngurra: Më pyeti një vajzë...!

Kan kalue tashma disa vite, kur nji vajzë e komshive të mi atje në vendlindje e cila jeton me vite në Suedi, në një ndejë në Hotel-restorantin "TROFTA" në Istog më pat pyet:-Baca Selim! Kam dalë e vogël nga shtëpia dhe nuk e di si kan qenë shqiptarët ma parë këtu, andaj më trego të lutem a gjithmonë ky popull ka qen kaq i pakulturë, kaq banal në fjalor e sjellje?Unë atje nëSuedi zgjohem në ora 05.00 të mengjesit dhe eci 800 ...

Safet Hyseni: Kujtesa të ruhet për “Ditën e madhe”

Viti 1912 kur lindi shteti i pavarur shqiptar. Ishte viti kur qeveria serbomadhe duke përfituar nga situata realizonte planin strategjik për arritjen Serbisë së Madhe. Qeveria serbe për realizimin e ëndrrës së saj duhej patjetër që të gllabëronte tokat shqiptare. Në këtë planë përveç policisë dhe “Narodna Odbranës” kishte organizuar edhe bandat kriminele të kolonëve si “Dora e Zezë”. Realizimin e Serbisë së Car Dushanit ata e shikonin në shfarosjen e popullit shqiptar, asimilimin e në veçanti asgjësimi ...

Miradije Gashi: Shkolla shqipe mesazh i ardhmërisë

Asgjë më shumë s’ka mbetur në këtë kohë se sa shkolla shqipe që jep forcë e dashuri për atdhe. Një ndjenjë e larte krenarie po mbushë zemrat e arsimtareve me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor dhe pa asnje dyshim mbi supet e tyre rëndon përgjegjësi shumë e lartë për nxënësit jashtë mëmëdheut . Ata mësues qe u shkrinë dje për atdheun e tyre, po ata vazhdojnë edhe sot te sakrifikojnë për mërgatën e rininë shqiptare. Mësuesit janë ata të cilat luajnë rol të pazëvendësushem kunder asimilimit ...

Kadare: Pyetje Nexhmijes për dosjet e Sigurimit

Kadare rrëfen sesi ishte marrëdhënia e tij me regjimin dhe hallkat e tij. Si jetoi për dhjetë vjet i ndjekur nga hijet e dyshimit se ishte agjent i Perëndimit dhe nga e kanë burimin polemikat e sotme për pozicionin që ai ka mbajtur dhe mënyrën sesi është trajtuar nga regjimi. Në pjesën e dytë të intervistës së tij ai ndalet edhe në zhvillimet e fundit të gjyqit me Nexhmije Hoxhës për dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”...

Xhevat Rexhaj: Katandisja e LDK-së - e qëllimshme?

Të shkruhet për partitë politike është sikur të humbet koha duke numëruar yjet në qiellin e hapur, që realishtë është e pamundur, por megjithate disa mundë të kapen nga syri dhe të bëhet një numer im i caktuar, andja ashtu është edhe qështja kur shkruhet apo thuhet diç për një parti politike, cilado të jetë ajo. Në të vërtet në këto kohë të pakohë që po kalon shoqëria shqiptare kudo në trojet etnike, që si personazhe katastrofale ka vet partitë politike, besoi se është e udhës të thuhet diç rreth një strukture politike, e ...

Qerim Pllana: Isa Boletini një hero i zgjuar

Isa Boletini një “Robin Hud Shqiptar”, hyn në ministrinë e punëve të jashtme të Anglisë, në pritje të ministri Sër Eduard Grej me dy kobure, njëra nagant. Isa një burrë azgan i fjalës, besës, armës, kuvendit dhe i veshmbathjes kombëtare të Shalë-Bajgores, për Kosovë dhe për atdhe zbret në Romë, Vjenë, Paris dhe Londër, sepse:Rruga drejtë pavarësisë dhe formimit të kombit shqiptarë nuk ishte shtruar me lule. Përkundrazi formimi i kombit gjatë viteve 1878-1881 dhe më 1912 ...

Ismet Azizi: Kosova rekordere për nga numri i të rinjëve

Muaj më parë agjensia Anadolia bëri një analizë (me titullin "Mortaja e bardhë" shkatrron Serbinë dhe Kroacinë”) të thuktë lidhur me shtimin e popullsisë në vendet e ish Jugosllvisë,ndërsa në vijim do të shohim një analizë të ngjajshme lidhur me mplakjen e poullsisë në Evropë dhe në Botë.Përqindja më e madhe e popullatës së re jeton në vendet e Afrikës, ndërsa përqindjen më të lartë të popullatës së moshuar jeton në Evropë...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx