Kulturë
Shaban Cakolli: Ramiz Dërmaku - ''Valëvitjet e fjalës''
E shtune, 05.01.2013, 12:02 PM
POETI QË
NDRYDHI DHE SHTRYDHI PADREJTËSITË E KOHËVE NËPËRMJET VARGJEVE
“VALËVITJET E FJALËS” RAMIZ DËRMAKU
Këshilltar
editorial: Nexhat Rexha
Redaktor:Skënder
Zogaj
Recensent:Pal
Sokoli
Korektore:Adriana
Tabaku
Lektor:Liman
Zogaj
Ballina:Laura Rushani
Shkruan: SHABAN CAKOLLI
Ky libër
Poeti i
mërgimit bartë në supe dy barra të rëna;mallin dhe hallin e atdheut dhe
pllakosëjen e rëndë të mërgimit. Poezia jonë filloi të kultivohej në kohë të
vështira, kohët kur nuk kishim vend të i këndonim dhe vargëronim dashurive, kohë
kur pushtuesi ushtronte dhunë shpirtërore, shkatërrim gjaku, gjenocid, masakër,
shpërbërëje e njeriut, kombit, përpjekëje pushtuesish të na humbin tradita, doke
e zakone, shkatërrim arti, kulture, letërsie, mbjellje padituriee shumë
poshtrime që na i solli pushtuesi, janë tema qenësore të trajtimit dhe
zbërthimit të poezive të Ramiz Dërmakut, të nxjerrura nga dhembja e thellësisë
së shpirtit. Ramiz Dërmaku si shumë të tjerë krijues dhe veprimtarë kanë lindur,
janë rritur nën pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave, por me
pushkë, penë e mençuri, aftësi organizative, vendosmëri, shëmbëlltyrë e
përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese.
Ishin këto
kohë të
vështira kur duhej të farkoheshe të bëheshe veprimtarë kombëtarë, krijues, poet.
Të bëheshe poet atë kohë duheshe të kaloje nëpër thepa plot gjemba, të
hulumtoje, rrugëtoje, kërkoje formulime të ndryshme që nxjerrin e shprehin
gjendëjen tënde shpirtërore, pikëpamjet ndaj jetës, ndaj botës qoftë përballë
gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë
sfidave të kohës. Ramiz Dërmaku ka nisur këtë rrugëtim të poezisë i ri, kur
lexoja disa poezi të tijë zemra më bëhej mal , si ky bashkëvendas përmes
vargjeve me guxim dhe përkushtim shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe. Asnjëherë
më mirë se tani, nuk e kam njohur poezinë e tijë domethënëse, se kur e kam tani
në tavolinën e punës, me një përmbledhëje të kompletuar”VALËVITJET E FJALËS”.
Të bëhesh
poet nuk është diqka e lehtë, duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për
të shkruar, me dhunti për kapëjen e mendimeve të shpejta të të tjerëve, për të
u shprehur dhe për të u thënë të tjerëve, ate që e ndjenë ndryshe nga ata.
Të dijshë
të vargërosh, do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të
shprehur;gëzimet, hidhërimet, dashuritë, vuajtëjet, të shtrydhësh të keqen nga
vetja, për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve, të protestosh
kundër të keqes, të shëmtuarës, edhepse fjala poetike është e pafuqishme të
bëjë mrekullira, po që nxitë dashuri, frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj……Të
jeshë poet duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë, dhunti këto që veprimtari
kombëtarë, mësuesi gazetari, publicisti dhe poeti Ramiz Dërmaku, i ka pasur nga
fëmijëria. Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për pregaditjen
teorike, aftësitë organizative, shëmbëlltyrën, përkushtimin dhe guximin e Ramiz
Dërmakut do të duhej shumë kohë dhe hapësirë, ne shkurtimisht po japim:
SHËNIME
PËR AUTORIN
Ramiz
Dërmaku vjen nga një familje fisnike me rrënjë të lashta të atdhetarizmit
shqiptar. U lind më 10 nëntor 1956, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish Kamenicë). Gjashtë klasët e para të shkollimit fillestar
i kreu në vendlindje, ndërsa dy vitet e
fundit në shkollën fillore “Skënderbeu” në Hogoshtë. Tre klasët e gjimnazit (drejtimi gjuhësor), i kreu në Hogoshtë, ndërsa vitin e fundit në Dardanë. Me shkrime filloi të merret që nga shkolla e
mesme. Pas kryerjes së gjimnazit
regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore
(dega e Biologjisë), në Prishtinë. Gjatë vitit 1981 ishte student i vitit të dytë.
Sipas shtypit, “Ky aktivist i dalluar i diasporës sonë, e fillon bisedën me fjalë të qeta, i rradhit ngjarjet, aksionet, mbledhjet, tubimet, protestat, demonstratat, porsi fletët e një romani. ” Ngjarjet e 11 dhe
26 marsit, si dhe ato të 1 e 2 prillit, jo vetëm që
i ka
përkrahur, por edhe ishte pjesëmarrës i
drejtëpërdrejtë në to, si pasojë e së
cilës e larguan nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, duke e përjashtuar për shkak të pjesëmarrjes
së tij në demostrata. Falë sjelljeve dhe
angazhimit të tij, Dr. Dervish Rozhaja do t’ia bëjë të mundur të
regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë (grupi
Biologji-Kimi). Ramiz Dërmaku është
autor i një biografie të bujshme e të dhimbshme. Vargjet e para i ka botuar në disa gazeta që
delnin në Perendim (Liria dhe Zëri i Kosovës).
Gjatë
kohës së studimeve në Gjakovë, së bashku
me disa shokë, ishte duke i bërë
pregatitjet e fundit për ta kremtuar njëvjetorin e ngjarjeve të vitit 1981. Më 9 mars të vitit 1982, do t’a arrestojë në banesën e tij policia dhe
organet e sigurimit të Gjakovës. Pas
torturave të shumta që pat pësuar në burg, me procedurë urgjente iu shqiptua masa e
dënimit me dy muaj burg të rëndë, me
pretekst për fletoren e Anatomisë ku i kishin gjetur dy vjersha që ua kishte
kushtuar ngjarjeve të vitit 1981. Katër
vjet punoi në arsim. Pas daljes nga
burgu, ndjekjet dhe interesimet
informative shpeshtoheshin. Duke e parë
se jeta për çdo ditë bëhej më e vështirë, gjendja politike acarohej, për t’i shpëtuar më të keqes, detyrohet të emigrojë në Zvicër, ku pat fat të stabilizohet. Gjatë qëndrimit të tij në Luzernë, merr pjesë aktive në protesta dhe demostrata, ndihmon shkollën plotsuese shqipe në diasporë,
bën orvatje për ta unifik
uar
mërgatën tonë. Pasojnë provokimet dhe
persekutimet psikologjike kundër bashkëshortes së tij nga ana e klyshëve të
sigurimit komunsit, që kërkonin që sa më
parë të kthehet burri i saj në Kosovë, duke e gënjyer se pastaj do t’ia japim
pasaportën.
Me
kalimin e kohës gjendja shëndetësore e saj u keqësua, kurse Ramizi vendosi të kthehet në Kosovë. Posa arriti ilegalisht në shtëpi, forca të mëdha policore dhe njësia speciale e
arrestuan, ia demoluan shtëpinë dhe e
dërguan të lidhur tek kryeshefi i Policisë në Dardanë. Pas një bisede informative, kur e pa po e ndiqnin dhe tentonin t’ia marrin
pasaportën, largohet për në Zvicër. Të nesërmen, organet policore serbe ia rrethuan shtëpinë
dhe pas demolimit të saj ia marrin veturën duke u thënë familjes se kur të vijë
Ramizi, ne do t’ua japim veturën. Pas disa muajsh, organet e SUP-it, në krye me spiunin Moma, shkojnë në shtëpi dhe ia marrin edhe veturën
tjetër me tabela të Zvicrrës. Veturën e
parë e morri pas 9 muajsh babai i tij, ndërsa tjetrën kurrë më nuk e pat parë. Merr pjesë si organizator, së bashku me familjarët e tij, në ngjarjet e vititeve 1990-91. Katër vjet punoi pranë Shkollës fillore
“Skënderbeu” n?
? Shipashnicë të Epërme, si arsimtar i Biologjisë. Në gusht të vitit 1986 ia ndalojnë të drejtën
për të punuar në arsim. Në shtator të
vitit 1992, kalon në ilegalitet, dhe në mungesë të tij, gjykata serbe kishte vendosur që të ndiqet
penalisht. Në protesta, asokohe morri pjesë aktive Ramiz Dërmaku me
dhejtra shqiptarë të tjerë që përbëjnë lëndën e një portreti për intervistë. Ditën e fundit të protestave, të gjithë protestuesit, nga të gjitha fshatrat, pasi ishin tubuar në Roganë, vendosën që ta thejnë kordonin e policisë e të
marshojnë në drejtim të Dardanës, mirëpo
nuk arritën. Prandaj, të gjithë protestuesit shkuan në këmbë nga
Rogana, duke e kaluar lumin e Roganës
drejt fshatit Bllatë, Topanicë, Koretin.
Por, ndërmjet Koretinit dhe Berivojcës ishin
stacionuar forca të mëdha policore, të
pregatitura edhe me mjete transporti (pizgauer dhe tanksa). Demostruesit e thyem kordonin e parë të
policisë, i cili ndodhej mbi Koretin tek
Lapidari i dëshmorëve të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës nga fallanga
serbe. Mirëpo, policia për t’i penguar demostruesit që mos të
hyjnë në Dardanë, filloi ndaj
protestuesve të përdorë gazin lotësjellës, i cili u pengonte. Në anën tjetër nga shtëpit e shqiptarëve në
Koretinë, demostruesit furnizonin me
djathë, qepë dhe bukë. Pasë një lufte ballëpërballë me forcat
policore, që zgjati mbi një orë, të lodhur e të rraskapitur nga shiu, kthehen për në shtëpi. Me 17 shtator të vitit 1992, për t’i shpëtuar ndonji dënimi apo izolimi, Ramizi emigron në Ravensburg të Gjermanisë. Bëri kërkesën për strehim politik, dhe organet kompetente gjermane brenda një
kohe të shkurtë do t’ia njohin t
ë drejtën
e qëndrimit në atë vend. Që nga ditët e
para ra në kontaktet me disa aktivistë të LDK-ës, pranë filiales së kësaj dege në Ravensburg. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1993, do të zgjidhet anëtar i kryesisë së aktivit të
LDK-ës në Ravensburg. Mirëpo, gjatë kohës sa ishte veprimtar aktiv i
kryesisë së kësaj dege, së bashku me
shokë tubuan ndihma të mëdha materiale, humanitare, veshëmbathje, duke e ndihmuar shkollën shqipe në Kosovë, Univerzitetin e Prishtinës e të Tetovës, organizuan protesta e demostrata për
internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Në vjeshtën e vitit 1994 mbaheshin zgjedhjet
në LDK-ës, pra edhe në aktivin e
Ravensburgut.
Në
kuvendin themelues të BISHM-im, zgjidhet
anëtar i kryesisë së BISHM-it, dhe
zëdhënës i mjeteve të informimit. Që nga
15 janari i vitit 1995, e deri më 7 Mars
të vitit 1996, do të pranohet
bashkëpuntor i gazetës “Zëri i Kosovës”, që botohej në Zvicërr. Nga data 12 maj 1997, do të fillojë punën si gazetar tek gazeta
kombëtare “Bota sot”, bashkëpunëtor i së
cilës është sot e kësaj dite. Kryesia e
Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Gjermani, organizuan tubime të panumërta me mërgimtarë
(madje edhe me gjermanë), të cilët i
njoftonin me gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte Kosova, si pasojë e kolonializmit dhe barbarizmit serb.
Mbajtën edhe tryeza te rrumbullakta, siç ishte ajo në Singen, ku nikoqir ishte Klubi Shqiptar Kosova, në krye me atdhetarin, strategun e artit luftarak dhe themeluesin e
bërthamave të para të UÇK-ës, Agim Çelaj.
Në atë
tryezë arritën që për herë të parë t’i ulin së bashku të gjitha subjektet
shqiptare që vepronin në diasporë. BISHM-i organizonte tubime me mërgimtarë nepër
klube, shoqata, dhe orvatej ta unifikonte diasporën shqiptare
në Gjermani e më gjërë. Anëtarët e
kryesisë së BISHM, duke e patur Ramiz
Dërmakun anëtar i kryesisë dhe zëdhënës i mjeteve të informimit, së bashku me gazetarë tjerë, pos që mbanin tubime me mërgimtarë, mbajtën shumë takime me deputetë të
Parlamentit gjerman dhe të atij europian, me kryeredaktorë të gazetave gjermane, me rektorë shkollash e univerzitetesh, me gazetarë të mediave të shkruara dhe atyre
elektronike. Kryesia e Bashkimit të
Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM), falë punës së pa lodhur të Ramiz Dërmakut, arriti të depërtojë dhe të intervistojë edhe
deputetët e Parlamentit gjerman dhe të atij europian, falë edhe prof. Azem Ajvazit, i cili gjatë takimeve tona me deputet?
?t e parlamentit gjermanë luante
rolin e përkthyesit. Organizata e tyre
ishte kyçur edhe në aksionin humanitar “Ndihmë për Kosovën”, nga i cili aksion tubuan mbi 30 tonë
veshmbathje, medikamente, vaj etj.
Kohën më
të madhe, Ramiz Dërmaku me aktivistët e
tjerë ia ka kushtuar mbrojtjes së fëmijëve nga asimilimi, duke bërë orvatje që të hapin sa më tepër
shkolla shqipe. Kontributin më të madh e
ka dhënë duke shkruar shkrime të cilat kishin për qellim unitetin dhe bashkimin
e mërgatës sonë. Gazetat apo revistat ku
unë ka shkruar gjatë asaj kohe janë: “Rilindja”, “Bujku”, “Bota sot”, “Jehona”, “Mërgimtari”, “Zëri”, “Koha”, “Kosova press”, “Zëri i Kosovës”, “Zëri Ditor”, “Dardania”, “Gazeta Java”, “Republika” etj. Është prezent edhe në web-faqet Zemra
Shqiptare,
e 3%-shit
si dhe ate të UÇK-së. Valëvitjet e
fjalës është vëllimi i parë i tij poetik, pas të cilit pason botimi i një serë veprash
të reja me vlera publicistike. Për librin poetik”Valëvitjet e Fjalës” në brendi
ka stolisur një parathënie tani ylli i shquar i letërsisë z. Baki Ymeri, kanë
dhënë mendime kritike z. Muhamet Hoxhaj dhe poetja Miradije Gashi, të cilat
janë për të i mbështetur dhe falemnderuar, meqë unë i nxitur nga krenaria për
librin e bashkëvendasit tim Ramiz Dërmaku, më duhet të hedh dritë mbi shtytjen
për të cilën e nxiti vendasin tonë z. Dërmaku për të u bërë poet.
Ramiz
Dërmaku i takon një treve me pasuri të pashterrshme kulturoro-kombëtare. Rogana
e Dardanës, vend ky ku u lind, u burrërua Ramizi, gjëthnjë ka pasur dhe ka
burra të shquar dhe veprimtarë. Atë botë të fëmijërisë së tijë Ramizi po rritej
nëpër odat ku tuboheshin vendasit e tijë të mençur që bisedonin për çështje të
ndryshme të jetës. Ai po rritej në mesin e këtyre veprimtarëve të mençur, të
cilët rrëfenin për historinë kombëtare, trimërinë, mençurinë, qëndresën, burrërinë,
stoicizmin, besën, nderin, dashurinë kurse mes tyre njomaku Ramiz Dërmaku
mirrte brumosëjen e frymëzimeve. Megjithatë në këto treva atëbotë ishte
ngarkesë padrejtësishë, përndjekëjesh, burgosjesh, mbi shqiptarët e këtyre
trojeve që ushtronte hegjemonizmi i monarkisë sllave. Kjo vuajtëje mbi njerëzit
e tijë, qëndresa e tyre për Ramizin u bënë tema qenësore të poezive të tijë. Ramizi
vargëroi vargje protestuese, u dha frymë, shpirt e ritëm, jo tani, p
or nga
vegjëlia. Pavarësisht që libri”Valëvitjet e Fjalës” tani sheh dritën e plotë të
botimit, Ramizi nga vegjëlia fitoj njohuri nga letërsia, lexoj shumë dhe fitoj
dhunti të dalloj të bukurën nga e shëmtuara, kur i zotoi këto fitoi edhe
guximin për të shprushur shpirtin, shprushje kjo që u bë burim nga i cili u
valëviten vargjet e Ramiz Dërmakut, u pasuruan me figura poetike, metafora, simbole
e tj……
Pra;libri
Valëvitjet e Fjalës, është libër i prushit të madh poetik, ku jipet mesazh i
fuqishëm mes të cilave poeti pastron shpirtin poetik, zhveshë fytyrat e shëmtuara
në shoqëri, përmbysë zhgënjimet, zgjon ëndërrat, nxenë shpresat e shpirtit dhe
njerëzve për rreth.
Ramiz
Dërmaku shquhet ndër krijuesit e devotshëm tek i cili shkrimi dhe leximi ishte
dhe mbetet pasion i tijë, dashuri e shpirtit të tijë, mënyrë e të jetuarit me
të cilin jeton në të njejtën çati, ku përmes vargjeve të gëdhendura stolisë dhe
ndritë mendimet e tija.
Më duhet
të përshëndes mendimet kritike dhe ato të parathënjes të cilat poetin Dërmaku e
quajnë poet me moral ideal, identitet, dinjitet dhe personalitet. Vetëm të
tillët e njohin Dardaninë si shkëmb i pamposhtur i gjallërisë së kombit, që
dijnë mes valëvitjes së fjalës të i vargërojnë lashtësisë sonë, martirëve të
kombit filluar nga Skënderbeu, Jasharajt, Gërvallajt, Fazli Grajqevcit……me një
përjetim të ndjenjës së shenjtë. Libri i Ramiz Dërmakut është libër
historiko-kombëtarë, i pasuruar me tema historike, me personazhe që kanë hyrë
në historinë tonë më të re, duke i shtuar krenarinë kombit. Libri i Ramiz
Dërmakut”Valëvitjet e Fjalës” ka të shënuara me vlera të larta artistike të
cilat kohët nuk mund të i zbehin që ruajnë në zemër emrat dhe kujtimin e pa
harruara të atyre që bënë historinë, krenarinë dhe lavdinë e kombit. Vargjet e
Ramiz Dërmakut janë vargje që frymojnë atdhedashuri, bashkim, krenari dhe n
jerëzi. Janë
vargje me një gjuhë të çiltër, shprehëje
sinqeriteti, vargje të gdhendura me një
sistem figurativ të dendur. Ramiz Dërmaku del një krijues me ndjenjë dhe mendim
të sinqertë, edukues dhe frymëzim brezash. Ramiz Dermaku mbetet poet dhe
veprimtarë i devotshëm i çështjes kombëtare, i cili veprimtarinë atdhetare e
stërviti në atdhe dhe ilegalitet, bashkoj në çështjen madhore faktorin
kombëtarë të emigracionit të ngrisin zërin kundër shtypjes, vrasëjeve e
shpërnguljeve të shqiptarëve nga forcat serbo-jugosllave, punoi në
senzibilizimin e opinjonit botëror për çështjen e pazgjidhur shqiptare në
ish-Jugosllavi. Ky intelektual i kohës moderne shquhet si krijues dhe
veprimtarë i cili pasuroj letërsinë tonë me një plejadë bijë të kombit që
shtuan krenarinë tonë kombëtare. Poetit të atdhedashurisë z. Ramiz Dërmakut i
urojmë shëndet dhe shumë libra të tjerë.