E enjte, 31.07.2025, 03:36 AM (GMT+1)

Simsia: Na iku një mik i mirë - Zef Lleshi

Ndjehem i shokuar nga ky lajm tepër i dhimbshëm që e mësova nëpërmjet revistës KUVENDI online për humbjen e një miku të mirë, të urtë, gojëmbël, inteligjent... Zef Lleshi.Nuk dua ta besoj që Zefi fytyrqeshur të ndodhet tani në heshtjen e tij, në gjumin e tij të përjetshëm ne shtratin e vdekjes, që sytë e njeriut të mirë Zef Lleshi që gjithmonë rrezatonin dritë të jenë mbyllur njëherë e përgjithmonë...

Luan Dibrani: Famullia shqiptare festoi 100 vjetorin

Po i afrohemi një shekulli të ditës shumë të pritur, të lumtur dhe të paharruar për Vlorën heroike, për mbarë Shqipërinë, për Kombin tonë të shenjtë dhe Flamurin e saj. Pas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit, Ismail Qemali, shpalli në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti 5 shekuj më parë, Gjergj Kastrioti i madh, me të njëjtin qëllim që ...

Nikollë Mini: A jemi popull i nemun

Thonë se i nemuri nuk sheh ditë. Sa më tepër që të nemet aq më tepër i ngjitet nema. Nëna nem të birin e saj ose bijën e vet... nema e babës, nema e të vobektit, nema e të ligshtit: kur hyn në hak të huaj atëherë nemin. Më parë të shohim se shka është NËMA ose të nemurit. Latinisht i thonë i m p r e c a t i o, që do të thotë me ia dëshirue ndokujt të keqen ose vdekjen. Me trua, latinisht m a l e d i c e r e, që do të thotë me i folë keq kujt, prandaj e folmja e të truemjes është më e rëndë. Me trua do të thotë me i ofrua ose ...

Faton Mehmeti: Ligjërimi me gjuhë poetike

Pasurimit të letërsisë shqiptare me vlera të saj ideo artikstike, ndër krijuesti më të njohur bën pjesë edhe krijusi ynë i mirënjohur Sabit Rrustemi. Sabiti në vitin e kaluar (2011) botoi veprën e ti me poezi ‘’ Zjarrmi e kthejlltë’’.Janë gjithësesj 69 poezi lirike të ndërlidhura përmes një korelacioni të njëtrajtshëm linear, ku shquhet gjuha e pasur e ligjërimit dhe ndërtimit të ekspolirimit të botës së brendshme krijuese të autorit. Poezitë janë të ndara në 7 cikle : ( I )Nëpër krahet e shqiponjës ...

Ilmi Veliu: Në shenjë kujtimi, në 2 vjetorin e vdekjes, Feritit tonë të dashur dhe të nderuar

Lindi, u rrit dhe u edukua nga një familje e fisit Dedaj të fshatit Lagje të Kërçovës, trevë historike kjo, me tradita të larta patriotike e kombëtare.Që në moshë të vogël, mësoi nga të parët e tij, babi Budini, gja Limani , Ali e Xhavit Ramë Dedja, Mustafa Brahim Dedja,vlerat e shenjëta morale: Ndershmërinë, thjeshtësinë dhe korrektësinë, dashurinë për Mëmëdheun, humanizmin, mikpritjen dhe besën, dëshirën për të jetuar i lirë në trojet stërgjyshore, për shqiptarizmin e Rilindasve, përpjekjet për të fituar titullin e lartë “Njeri”...

Poezi nga Engjëll Koliqi

NËN HIJEN E LISIT Në freskiFillojmë dhe mbarojmëAktet e bekuara të dashurisë...Stubëll, 22 gusht 2012 LULET E MIA Janë të mrekullueshmeGjithmonëMe ngjyraDhe vezullimaTë dashurisë së mirëfilltëQë bëhet hyjnore!!!Stubëll, 22 gusht 2012 ...

Frank Shkreli: 100 vjetori i pavarësisë

Zhvillimet historike nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, shpesh të ngarkuara me fatkeqësi fatale, kanë bërë që kombi shqiptar të humbasë kohë dhe si rrjedhim të mbesë mbrapa kombeve të tjera si motra në Evropë. Nuk është se shqiptari nuk kishte gjallëri dhe prirje për të ecur hap më hap me kombet e tjera. Shqiptari luftoi, e u dogj por mbijetoi, gjithmonë me bindjen se ''Kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë.'' Rrjedha e shekujve e bëri atë që të priste me vuajtje e durim ...

Kolec Traboini: Një tabllo me arvanitët në Montreal

Në një kuadër të fiksuar nga Lida Margariti, shqiptare me banim në Boston, gjatë një vizite në një kishë orthodokse në Montreal, Kanada, paraqitet një grup arvanitësh e në mes tyre Marko Boçari. Ajo na e dërgoi atë fotografi me medimin se diç mund të përftonim prej saj në aspektin historik. Nga kjo morem shkas dha pasi që u interesuam për këtë tabllo na rezultoi se ishte një riprodhim i veprës së piktorit Theodoros Vryzakis – “The oath in Agia Lavra”( Betimi në Shen Lavra) dhe ka për temë kryengritjen, ose  ...

Zenel Çeliku: Nju Jork - revista Adarri dhe një shqiptar

Rreth 3 muaj më parë, kam bërë një shkrim ku lajmërova se, unë – Zenel Celiku, pas një përvoje 18 vjecare në gazetari, jam shpërblyer, jam vlerësuar me Cmimin e madh “GOLD Nju Jork 2012”, dhe Cmimin shumë prestigjz EXELENC në gazetari.E vërteta është se kjo është një ngjarje e rrallë për ne shqiptarët, në një Darkë Gala, laurohet një figurë njëherazi me dy cmime, dhe ky eshte shqiptar I quajtur Zenel Celiku.Lidhur me këteë ngjajre, unë kamë zgjedhur modestinë si mjetin më njerëzor peër të lajmëruar për ...

Sami Islami: Si u punësua Miri në ministri?

Dardania asnjëherë nuk e kishte lënë të qetë pushtuesin. Po ama edhe pushtuesi gjithnjë e kishte pasur nën monitorim atë. Por këtë pranverë situata ishte pak më ndryshe se viteve të kaluara. Ishte kështu, sepse, mu në këtë pranverë ndodhën demonstrata të mëdha të studentëve në gjithë Dardaninë, ku hapur shprehej pakënaqësia e popullatës ndaj këtij pushteti. Tani pushteti instaloi kontroll edhe më të fortë. Instrumenti më i  ...

Patricia Lidia: Qëndresa në kazematet e barbarisë

Nga poezia e Vezir Ukajt reflektohet mllefi ndaj kushteve të trajtimit çnjerëzor që ushtronin autoritetet serbe ndaj të ndëshkuarve shqiptarë në burgun e Nishit. Në një numër të konsideruar poezishë vërejmë horizontin e një motivi tjetër, të një bote të hijeve, të kujtimeve që faniten si do fantazma në muret e burgjeve, ngjashmërisht me hijet e shpellave të përshkruara nga Platoni në dialogun me republikën ...

Fatime Kulli: Grykëderdhje e artit të Sadik Bejkos

Kur lexova për herë të parë vëllimin poetik “Psalm për Atin” të Sadik Bejkos, thellë-thellë mendova se kisha në dorë një skenar origjinal për ata kineastë specialistë që gjurmojnë vepra arti në rrënjët autoktone shqiptare. Rrënjë këto, të ujdisura nga angështia e dhimbjes, e vuajtjes, e varfërisë dhe persekucionit çnjerëzor.Vëllimi përmban 66 poezi. Secila prej tyre ka objekt-subjekt të veçantë, por si tërësi, krijojnë një unison ...

Tefik Selimi: Intuita krijuese e poetit Arsim Halili

Ndonëse salla e vogël e Teatri të qyteti, Gjilanit, ishte paksa e errët dhe e ngushtë për ti zënë ardashësit e “Vjeshtës letrare...”, se ajo ishte e tillë jo vetëm për aktorë e dashamirë të filmit e të skenave teatrale, por ky vend u bë shumë joshës nga koha kur po shfrytëzohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan. Pse jo? Një vend ku tubohen krijuesit dhe komunikojnë me një zë, me një gjuhë dhe me një art letrar. Këtu vijnë vetëm krijuesit, ata që jetojnë me artin e bukur. Por, ajo sallë e vogël e Teatrit, ku mbahen këto ...

Mustafë Rugova: Ditëlindja e nanës

SHQIPTAR'T SOT NGA ANA E ANËS,I BASHKON DITËLINDJA E NANËS,DITA E NANËS NJËQINDVJEÇARE,BASHK I BAN ZEMRAT SHQIPTARE.SOT SHQIPNIA ME DARDANINË,ME ILIRIDËN DHE ÇAMËRINË,KA ME NGRIT S’BASHKU DOLLINË,PER FLAMURIN E PAMVRËSINË. ..

Adem Zaplluzha: Kur qajnë gratë

Kur qajnë gratë, qan era, shqyen muret, zogjtë ikin nga çatitë, vashat përgatiten t’i përkundin djepat. Çdo gjë ndryshon, asgjë më nuk e ka formën e mëparshme, ndryshojnë sendet sa çelë e mbyllë sytë, këtu çmendurisht ndryshon forma e përsosur e ndryshimit.Portat hapen krah më krah. Hynë dhe dalin lloj, lloj njerëzish. Njerëz me fytyrë dhe ata pa fije yndyre.Disa sosh kanë brengë në shpirt, e disa të tjerë hynë ...

Ramiz Dërmaku: Portret i mërgimtarit Hasim Kryeziu

Një ditë shtatori unë isha në vizitë tek një shok i imi në TIÇINO , të Zvicrres.Dua të ceku se takimi më i dashur dhe i pa harruar në jetën time i cili më ndjek në çdo hapë , është takimi me intelektualin, veprimtarin, humanistin ( tani dëshmorin e Kombit ) Agim Ramadani. Citojë fjalët e Tij; Po ua jap BESËN se kend para meje nuk do e lë ...

Ftesë nga Lëvizja për Bashkim

FtesëNesër, më 24.10.2012, në ora 14.00, në seli të Lëvizjes për Bashkim, Kryetari i LB-së, z. Avni Klinaku do të mbajë konferencë për media.Tema e konferencës do të jetë: Platforma politike e Kosovës në bisedimet me Serbinë.Gazetarëve do t’u shpërndahet nga një kopje e dokumentit programor të LB-së: Platforma Politike për Zgjidhjen Përfundimtare të Çështjes Shqiptaro-serbe.Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!...

Bedri Tahiri: Hasan Prishtina n? Shkupin e tij t? dashur

Kush tha q? ?ndrrat mbesin vet?m?ndrra? Jo, ore jahu, jo, ato, herdokur, b?hen realitet. Ama, realizimi i tyre do pun?, do p?rpjekje, do sakrific?. Dhe, k?t? mund? ta b?jn? vet?m njer?zit me ideale t? larta e me synime t? qarta atdhetarie. T? till?t jan? t? pak?t, sepse ata b?jn? epokat, andaj edhe lindin m? rrall?, madje, siç duket, vet?m at?her? kur koha ndjen nevoj? p?r ta. K?saj radhe, m? shum? se kurr?, pat?m nevoj? p?r nj? t? till? dhe ai na erdhi i t?ri e i b?ri. E kush tjet?r, p?rveçse gjeni i hasanizmit epokal ...

Krist Gjinaj: Menduh Thaqi - ky radikal islamik

Duke u fshehur pas profilit të tij, ky njeri " intelektual" herë behet shqiptar, herë arab e herë më turk se turku.Në arenen politike të tij, ky njeri sikur se shumë të tjerë, sa vjen dhe mbron identitetin shqiptar i cili identitet dihet se fillon nga Iliret e të krishteret e më në fund humbet dhe shuhet te sundimi osman.I tilli Menduh Thaqi, mohon se toka shqiptare do të kishte qenë ndojëhere një tokë e krishterë, një tokë me kisha e kryqe, por simbas tij, ka qenë një tokë e cila, është tokë muslimane ku thuhet dhe thirret " Lahi-lahi.il´allah ...

Selim Nëngurra: Injorantë dhe diplomatë

Kur PDK fitojë zgjedhjet për herë të parë në Dardani dhe formojë qeverinë në koalicion me LDK-në dhe pastaj me 2008 shpall edhe pavarsinë e Dardanisë, mbaj mend se ky koalicion i pazakonshem dhe jo i natyrshëm emëroj edhe perfaqësuesit diplomatik, diplomatet e parë të Dardanisë apo AMBASADORET në disa nga vendet që ndër të parat pranuan pavarësinë e Dardanisë. Kishte shumë pluhur dhe shkrime në gazeta për këto emërime. U pat hap njëfarë konkursi, ku kishte disa kritere se kush mund të jetë ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx