Pëllumb Gorica: Historia në këngë
Kënga bashkë me gëzimet dhe fatkeqësitë i kanë shoqëruar banorët e krahinës së Sulovës, në rrugën e jetës. Kënga sulovare është e pastër, e çiltër, ashtu siç janë vetë banorët e kësaj krahine. Ndër shekuj u kanë kënduar virtyteve më të mira, trimërisë, guximit e sidomos atdhetarisë...

























