E marte, 30.04.2024, 03:43 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: 'Thembra e Akilit' e Hashim Thaçit!

E diele, 31.08.2014, 07:11 PM


'Thembra e Akilit' e Hashim Thaçit!

Nga Kimete Berisha

Askush, asnjë Institucion, asnjë parti politike, asnjë Organizatë Joqeveritare, madje as Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut apo Ministria e Dardan Gashit, Agjencioni i Pyjeve, Avokati i Popullit, Familja Jashari, s'di kush tjetër, askush hiç, e Presidentja jo se jo, nuk reagoi deri tani kundër vrasjes së shqiptarit 19 vjeçar, Ardian Brahimit dhe plagosjen e dy vëllezërve të tij nga kriminelët serbë në Mitrovicë.

Kriminelët serbë janë kthyer përsëri në vendet e tyre të krimit, i kanë zënë pozicionet e vjetra dhe po vazhdojnë me vrasjen e shqiptarëve t'shkretë, shqiptarëve të varfër dhe të pa shtet!

Hashim Thaçi sot foli si zëdhënës i shtetit gjerman, në emër të shtetit gjerman e lavdëroi Enver Hasanin, në emër të Serbisë u gëzua për autostradën që do të ndërtohet për të lidhur Prishtinën me Nish, dhe në emër të BE-së e paralajmëroi një traktat paqeje (izraelito-palestineze) ndërmjet Kosovës e Serbisë, që do të ndodh në fund të negociatave, që vetë e pranoi se s'paskan përfunduar me marrëveshjen e 19 Prillit!

Dhe, paqa s'paska marrë fund më 19 Prill, po ajo marrëveshje paska qenë 'hyrje në paqe'!

Por vrasjet e shqiptarëve nuk i përmendi!

Foli edhe për Institucionet e reja, për qeveri të 'madhe' e të gjërë, po tutsi nuk është i zoti as sa për syret t'i ftojë në takim liderët e opozitës, përkrahjen e të cilëve e gëzoi gjithmonë në momentet e duhura.

Nuk i fton në takim nga frika se e refuzojnë, e pastaj e qeshin njerëzit.

As LDK sikurse të gjithë të tjerët, nuk e ngushëlloi familjen e shqiptarit të vrarë sot në malin e tij, por LDK sot foli bisht mbas gardhi:

Tha: PDK e ka humbur rrugën'!

As Ramushi nuk e dënoi as shqip as serbisht, vrasjen e shqiptarit nga serbi!

Është e paimagjinueshme dhe e tmerrshme kjo që po ndodh me neve shqiptarët, që shteti po na shndërron në skllevër dhe viktima të të gjitha llojeve të krimeve!

Ky shtet më interesant dhe më të madhe e ka bërë punën e riatdhesimit të 13-të arushave të Dardan Gashit, të cilat me pompozitet i ka vendosur në strehimore afër liqenit të Badovcit, ku s'guxon kush m'i 'prek', për të cilat ka ndarë fond të posaqëm, dhe ua ka siguruar 1,300 kilogram mish në ditë, sesa që e bën të madhe mbledhjen e eshtrave të dëshmorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve, të pastrehëve, grave, pleqve, të çmendurve, lypsarëve, të varfërve, dhe atyre shqiptarëve që vriten duke punuar për bukë!

P.S. E 'thembra e Akilit' e Hashim Thaçit është VARFËRIA dhe PAPUNËSIA.

Nëse gazetat shqiptare do ta zëvendësonin përkohësisht rubrikën e përhershme të bythës së Kim Kardashian me kronika për raste të rënda dhe fakte për varfërinë e tmerrshme shqiptare, veç 2 ditë do të duronin 'adhuruesit e tij'.

Ditën e tretë vijnë 'arushat' e PDK-së të ta tregojnë 'vendin'!

S'të bëjnë kurgjë në fillim, veç të tregojnë me fjalë të mira se sa e 'bukur është jeta' dhe t'i numërojnë të gjitha të mirat që i ke, e që mund të mos i kesh më.

Ata janë të fortë.

Por, ne jemi më kallaballëk!

_________



Shkoni në Mitrovicë e arrestoni terroristët ortodoksë serbë


Hajt shkoni në Mitrovicë e arrestoni terroristët ortodoksë serbë, që vazhdojnë të vrasin fëmijë shqiptarë.


Me terroristët myslimanë e keni kollaj, se ata janë 'terroristët' tuaj, kur doni i arrestoni, kur doni i lironi, por assesi nuk ua zbuloni 'Agjencionin turistik të xhihadit' ku e nxjerrin biletën për në vdekje!


E këta terroristët serbë me uniforma që sot në Koshtovë të Mitrovicës e dje në kufirin Kosovë-Serbi vranë e plagosën për qejfin e tyre qytetarët shqiptarë, janë të njejtit serbë që i amnistoi Hashim Thaçi me Isa Mustafën e me Ramush Haradinaj, me Ligj e me marrëveshje i rehabilitoi, ua fali krimet e luftës e të pasluftës kundër shqiptarëve, dhe ua pranoi 'autonominë e komunave serbe'!


I bëri shtet n'vete'


Ku keni fytyrë me lyp pushtet, ju që në krye me Kryeministrin, duke e bërë MUP-in pjesë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës i keni licencuar vrasësit paramilitarë dhe milicët serbë që të vrasin shqiptarët, si dje dhe sot!


Pse atllarët e 'blloku opozitar', të cilët qe dy muaj e gjysmë nuk merren me politikë, po veç me Hashim Thaçin, pse nuk shkojnë sot në Mitrovicë për të parë sa është sahati, të cilin sahat e kanë kurdisur kundër shqiptarëve, së bashku me Hashim Thaçin, prej të cilit tani duan të distancohen!


Nuk mund të distancohet blloku nga 'krimet' e Hashim Thaçit, derisa të ekzistojë marrëveshja e 19 Prillit!


Hashim Thaçi le ta dijë se vrasësit serbë kanë filluar të vrasin përsëri shqiptarë vetëm për shkak se po e shohin Kosovën si 'shtet' qesharak, të lënë në dorë të grupeve mafioze, klaneve fisnore e familjare, në një shtet të dështuar qind për qind!


Dhe në të njejtën kohë serbët janë bërë shokë me KFOR-in që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë!


Një gjë e di sigurt, mbasi ka mbetur Kosova me fol për të Donika, Albulena, Petriti, Frankeshtajni, Dama me kamelie, Baltazari, spiujt e agjentat e Serbisë, hajnat, ish kriminelat, humoristat, lahperat, seks bombat, drogirashët, kurvarët, bigamistët, imamët e popat, etj. po dihet çka po do të ndodh me ne!





(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora