E merkure, 30.04.2025, 11:37 AM (GMT+1)

Mendime

Preqi: Serbia shkaktoi krimin, kërkon dëm-shpërblimin

E enjte, 28.08.2014, 08:00 PM


SERBIA  VETË    KOSOVË  E SHKAKËTOJË   KRIMIN  DHE  TANI  E  KËRKON  DËM-SHPËRBLIMN

Nga Dedë Preqi

Plaku i kohës thoshte, keni kujdes prej qenjve të fqinjit serb, se ata të kafshojnë dhe të lënë fajtor!!!

Është  shumë interesante dhe e përçudshme, se si është e mundur që Sërbia, t’i  kërkojë demshpërblim Kosovës, gjëja se është e dëmtuar nga NATO-ja, gjatë vitit 1999. Kjo nismë ka domëthënjën e kundërt, sepse në realitet, Kosova duhet ti kërkojë dëm-shpërblim Sërbisë, për luftën  dhe dëmët e shkakëtuara  në Kosovë dhe në gjitha rajonet tjera të ish-Jugosllavisë.

Edhe më herët se nga viti 1968, para një gjysmë shekulli, Kosova e kishte kërkuar Republikën e vet dhe Kushtetutën e saj, sikurse republikat tjera, të cilat i kishin atributët e tyre shtetërore, por që jetonin bashkarisht në një fedratë, vetëm Kosova ishte më e mbrapambetura në gjitha aspektet zhvëllimore, sepse e kishte të cunguar lirinë e saj. Prandaj, kur liria e këtij populli po vonohej dita-ditës e më shumë dhe fati i  popullit shqiptarë vetëm po nëpërkëmbëj, intelektualët, punëtorët, bujqit, studentët dhe të rinjtë e Kosovës, nuk mund të rrinin duarkryq, duke nxitur organizimet ilegale politike të rinisë shqiptare brenda dhe jashtë kufinjëve të vendit.

Në vitin 1974, Kosova i fitoj disa të drejta dhe Kushtetutën e saj, që më parë nuk i kishte dhe u bë element konstituiv i federalizmit jugosllav, mirëpo kjo kushtetutë ishte vetëm një „lodër“, sepse në Beograd përgaditëshin të tjera plane për ta zhbërë Kosovën dhe Kushtetutën e saj, duke zënë pretekst  demostratat shqiptare, sidomos  demostratën e vitit 1981. Në kohën e Millosheviqit, u hartue  Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sërbisë, në të cilin iu dha viza më famkeqe politikës së Millosheviqit, për ta zhvendosur dhe asgjësuar popullin shqiptarë nga trojet e veta, dhe Kosovën  ta kolonizojë  me popuj sllav nga viset e ndryshme të Serbisë. Millosheviqi nuk ishte i vetmi kuzhinier, që ziente politikën e shqiptarëve të Kosovës, por ky vetë e vazhdoj receptin e Qubrilloviqit dhe të tjerëve, duke e marrë iniciativën më fashizoide ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, i cili dha urdhëra të përsekutonte dhe të gllabëronte çdo gjë që është shqiptare.

Në vitin 1998, populli shqiptarë ishte më se i revoltuar me politikën e okupatorit serb dhe në këtë vit u organizuan demostrata të fuqishme dhe më masive në gjitha  qytetët e Kosovës, në mbrojtje të qenjës së vet  dhe mos prekjes së autonomisë së vendit, dhe barazimin e kombit shqiptarë me kombësitë tjera. Serbia dhe politika e Millosheviqit, jo që i akceptojë kërkesat e shqiptarëve, por ato i dënoj  në mënyrën më mizore, madje kërkojë masa të rënda ndaj udhëheqësve dhe përkrahësve të tyre, duke vrarë, rrahur, malltretuar, arrestuar me qindra shqiptarë, dhe në këtë mënyrë, situata në Kosovë u përkeqësua edhe më shumë, sa që këto ngjarje dhe gjendjen  e krizës  në Kosovë, e përshkruajnë edhe midiat e ndryshme botërore.

Në Kosovë asgjë e mirëfilltë nuk zhvillohej, dhe kreu i Serbisë Millosheviq, në çdo kohë përgaditëte skenare  të ndryshëme, që në çdo formë dhe rrethanë Kosova, të futëj nën Sërbi, sidomos ky realizim bëhët kur në vitin 1989, u suprimua Kushtetuta e Kosovës, e cila më nuk e kishte autonominë e vitit 1974. Në fund të vitit 1989, në Kosovë shpërtheu dhe  dukët në hapësirën e saj të mvrejtur një finiks i gjallë, i cili paraqitet me organizimin e disa intelektualëve shqiptarë, të prirë nga një letrar dhe guximtarë i kombit dr.Ibrahim Rugova, duke promovuar LDK, si parti e parë pluraliste në Kosovë, e cila u bë lëvizje gjithëpopullore e shqiptarëve në Kosovë dhe jashtë saj, duke shkatërruar partinë e fuqishme moniste, e cila kishte filluar të kundërmonte në Europë dhe në Ballkanin perëndimor. Dr. Ibrahim Rugova dhe partia e tij, e kishin rrolin politik më pozitiv dhe moralo-njerëzor në atë kohë, duke inicuar dhe respektuar  politikën e paqës me kundërshtarin Millosheviq, i cili gjithherë kërkonte ndaljen e represionit dhe të dhunës serbe, si dhe ndikimin e shtetëve të Europës, posaqërisht dhe të SHBA-ve, sepse e dinte fortë mirë pozicionin e fuqishëm të Serbisë dhe ndikimin e disa aleatëve të saj, që shqiptarët mund të bëhën në një mënyrë vetëm „mish për top“, me ç’rast thoshte, çka na duhet Kosova pa shqiptarë.

Ndërkaq, Serbia dhe udhëheqësi i  saj Millosheviq, rrugën e paqës nuk e zgjidhte si opsion për shqiptarët, mëgjithatë  bota e kuptonte se Kosova gjindet në një gjendje të pa durueshme dhe të dhunshme nga regjimi serb, me ç’rast në përkrahje të popullit shqiptarë dhe zë i fuqishëm  ishte pothuaj vetëm  Amerika me  aleatët e saj. Pritja e shqiptarëve nuk kishte më kufinj, filluan aksionet guerile të grupeve të armatosura shqiptare, dhe kjo rrjedhë ishte një realitet i rezistencës,  kundër asaj që po ndodhte në Kosovë, dhe në nëntor të vitit 1998, doli në skenë UçK-ja, e cila filloj mobilizimin e saj anëe mbanë Kosovës. Edhe pse kjo armatë e tërë gjithëshqiptare, qëndronte me fuqinë e vetë kundër pushtuesit serb, ishte e pa mundshme ti bëjë ballë fuqisë ushtarake dhe paramilitare serbe, ndërsa gjendja e popullit shqiptarë të Kosovës, keqësohej edhe më shumë.

Kosova e vitit 1999, ishte faza më dramatike e saj, e tëra digjej në flakë, populli i saj vritet pa mëshirë dhe dëbohet nga trojet e veta. Misionarët dhe diplomatët e huaj nuk lejoheshin të depërtonin nëpër vendet ku bëhëshin masakrat e popullatës së pafajshme shqiptare. Serbisë i tërhiqet vërejtja  disa herë nga diplomacija ndërkombëtare, posaqërsiht nga SHBA-të, me aleatët e saj Germania dhe Anglia, njëherazi i tërheqet vërejtja edhe nga NATO-ja, se mund të sulmohej, nëse nuk e ndal presionin dhe masakrat ndaj popullatës  civile.

Por,  ajo gjakpirse nuk e ndali hovin e saj, duke dëbuar afro tetëqindmijë shqiptarë nga trojet e veta, masakroj mëse dymbdhjetëmijë civil të pafajshëm, dhunoj mëse njëzetmijë femra shqiptare, dogji dhe rrënoj me qindra objekte dhe kulte shqiptare, dhe kjo fushatë e saj tmeruese mbi popullatën shqiptare të Kosovës, e detyroj NATON, që të ndërmerr fuqinë e saj, dhe ta parandaloj një gjenocid të pa parë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe me 24 mars të vitit 1999, bien bombat e para të Natos, në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, si dhe në qendrat kryesore të Serbisë,  duke zgjatur 78 ditë bombardime, deri  sa e dorëzojë kapitullimin e saj, me nënshkrimin e një marrëveshje teknike në Kumanovë, për tërheqjen e saj nga Kosova.

Serbia edhe sot pas 15 vitëve të tërheqjes nga Kosova dhe pavarësisë së saj, akoma manevron me Veriun e Mitrovicës, duke nxitur dhe përkrahur kriminelët e saj, që ta mbajnë peng këtë pjesë të Kosovës. Serbia edhe pas shumë negociatave që ka bërë me Kosovën, përmes Bashkësisë Ndërkombëtare në Bruksel, ajo akoma nuk e njeh rrugën paqësore dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, e cila është përgjegjëse dhe mëkatare e pafalshme, të tragjedisë që i shkakëtoj popullit shqiptarë, dhe nuk i shkoj ndërmend ndonjëherë të kërkoj falje. Janë edhe me mijëra të pagjetur shqiptarë, që gjatë luftës i masakroj  ushtria dhe paramilitarët serb, të cilët i muarën  më vete, duke i mëshehur kufomat e tyre në djerrinat serbe dhe shumë të tjerë i djegën  në furra të hekurit, për ti humbur gjurmët e krimit.

Atëherë, çfarë dëmshpërblimi kërkon Serbia nga Kosova, e cila akoma i ka plagët e freskëta  nga lufta fashizoide e saj, dhe kriminelët që shkakëtuan krimin nuk e kanë marrë dënimin e merituar, prej të cilëve janë shumica të lirë dhe fare të ndjekur. Atë që e meritoj Serbia, u shpërblye nga NATO-ja, bashkë me  gjakun e shqiptarëve të pafajshëm dhe gjakun e tjerëve. Apo, ky është vetëm një shkas dhe pretekst i Serbisë, ndonse është e kundërta, që  Kosova duhet të kërkojë dëmshpëblim nga Serbia, sepse ajo vetë ishte shkakëtare e të gjitha të bëmave antinjerëzore  dhe dëmëve materiale në Kosovë, të cilat nuk e barazojnë dhe krahasojnë gjakun e  shqiptarëve më asgjë tjetër. Serbia është e zgjuar me dredhitë e saja, ajo po e shfrytëzon  çdo moment të neglizhencës së politikës kosovare, njëherazi duke shfrytëzuar edhe  të metat e saj, sidomos kohën e fundit, që Kosova gjindet në krizë politike dhe institucionale, që kanë shkakëtuar njerëzit e udhëheqjes dhe politikës së brishtë.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx