E marte, 30.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Koalicioni i "kthimit te shpresës"

E shtune, 30.08.2014, 06:13 PM


Koalicioni i "kthimit te shpresës", një sprovë e madhe për liderët e LAN-it !

Nga Florim Zeqa

Ska dyshim se pjesa dërmuese e qytetarëve të vendit janë lodhur nga deklaratat pro-et kontra vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por më tepër janë lodhur me kundërshtitë e bllokut paszgjedhor (LDK, AAK, NISMA apo siq po i quajnë me shkurtesën LAN) kundër Hashim Thaçit!

Këta liderët e bllokut paszgjedhor (Mustafa, Haradinaj, Limaj, Krasniqi...), sikur të kishin qenë kaq të "përkushtuar" dhe  të përgjegjshëm për vendin e tyre, me kohë do ta kishin ndaluar keqeverisjen në këtë vend.

Ndalja me kohë e qeverisjes së keqe do të parandalonte realizimin e shumë veprimeve antishtetërore dhe antikombëtare si; dialogun pa kushte me Serbinë, fusnotat *** e njëpasnjëshme, amnistimin e kriminelëve serb të veriut, marrveshjen e 19 prillit në Bruksel, e cila jo vetëm që legalizoj strukturat pushtuese të veriut të Mitrovicës, transformoj pjestarët e MUP-it serb (që vret  të rinjë shqiptar) në Policinë e Kosovës dhe FSK,...dhe shumëçka tjetër !

Partitë e koalicionit paszgjedhor; LDK, AAK, dhe NISMA (atëhere fraksion mbrenda PDK-së) bashk me VV-në, atë që nuk arritën ta bëjnë si parti opozitare, po mundohen ta bëjnë si bllok humbës i zgjedhjeve, për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Këto partitë e bllokut, derisa ishin "opozitë" e Thaçit në kuvend, asnjëherë dhe në  asnjë rrethanë nuk arritën të bëhen bashk për parashtrimin e "mocionit" ndaj tij,...përderisa fiaskoja zgjedhore i bëri bashk ata që s'ishin asnjëherë afër njëri-tjetrit, qoftë edhe në ceremoni zyrtare.

Ishin marrëveshjet e hapura dhe të fshehta të partive të po këtij blloku paszgjedhor që mbajtën në pushtet Thaçin 2, pothuajse deri në fund të mandatit të plotë të tij.

Për ironi të faktit ishte prap marrëveshja politike me Thaçin që e detyroj kuvendin të "vetëshkarkohet", për t'ja ruajtur kështu fytyrën Thaçit dhe qeverisë së tij të korruptuar dhe përplot skandale.

Po të shkarkohej Thaçi si kryeministër, me siguri do të kishim raport tjetër të forcave politike në teren. Hashim Thaçi në zgjedhjet e 8 qershorit do të garonte si humbës, ndërsa partitë opozitare si fituese morale, gjë e cila do të ndikonte fuqishem në psikologjinë e votuesit kosovar.

Mirëpo nuk ndodhi ashtu siq duhej të ndodhte.

Edhe pse i dëmtuar rënd nga largimi i bashkëpuntorëve të tij (Krasniqi, Limaj, Hyseni,etj...) dhe imazhit të ulët nga aferat e shumta korruptive në qeverinë që ai drejtonte,...privilegjet nga pozita e të qenurit kryeministër në detyrë, apo siq na pëlqente ta quajmë kryeministër në "ikje", i mundësuan Thaçit të dali fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit 2014-të.

Thënja e akademikut dardan, z. Nexhat Daci; "Tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve", është shprehje e realitetit të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Edhe pse shuma e pjesëve të partive humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit na delë të jetë më e madhe, tërësia e rezultatit zgjedhor e nxori fituese koalicionin parazgjedhor (PDK-PD-LB, bashk me disa minoritete) me vetëm 30,38 % të votave të fituara.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është kontestues, duhet respektuar si vendim i (pa) drejtë, por deri diku i arsyeshëm.

Sikur të ishte ndryshe rezultati i vendimit të kushtetuesës, në vendin tonë do të krijohej një precedent tepër i rrezikshëm për të ardhmën demokratike të vendit tonë.

Kështu, vetëm fitoret apsolute si në kohën e LDK-së rugoviane do të pranoheshin domosdo si të tilla, në të kundërtën, në të gjitha rastet, humbësit do të ktheheshin në "fitues", dhe anasjelltas.

Hashim Thaçi, po përpiqet t'i sfidojë të gjithë. I mësuar për të mbajtur pushtetin me marrveshje politike e jo me votë, po mundohet edhe kësaj radhe ta bëjë të njëjtëj gjë, edhe pse në dukje të parë e ka të pamundur, shkaku i bllokut dhe vendosmërisë së VV-së për të mos bashkqeverisur me asnjërën palë.

Situata e krijuar e "ngërçit" politik, siq po e quajnë shumica e analistëve politik, e ka vetëm një zgjidhje, atë të quarjes së vendit në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, e cila vështirë se do të prodhoj zgjidhje të duhur për vendin.

Të gjithë mund ta kritikojnë, akuzojnë dhe shajnë Thaçin sot, por jo të gjithë e kanë të drejtën ta bëjnë një gjë të tillë!

Nuk mund ta kenë të drejtën morale të kundërshtojnë, ata që ishin pjesë e qeverisjes Thaçi 1, dhe  gjithë ata që ndihumuan në jetëgjatësinë e qeverisjes së Thaqit 2.

Të drejtën morale, kombëtare dhe njerëzore për ta kundërshtuar, akuzuar dhe gjykuar e kanë të gjithë ata që s'janë pajtuar asnjëherë me të keqën dhe pasojat e qeverisjes shtatëvjeqare,...duke ngritur zërin dhe dalë në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe shtetërore.

Koalicioni i "kthimit të shpresës", është një sprovë e madhe për vet liderët e LAN-it, për të mos u shëndrruar në dëshprim të madhë për vendin !

Fundja, LAN nuk është produkt i vullnetit qyetar siq po keqinterpretohet nga akterët e këtij koalicioni, analistë dhe gazetar të ndryshëm, për faktin e thjeshtë, se askush nuk ka voatuar për LAN, por për subjekte të ndara politike.

LAN, nuk është ndërtuar mbi bazën e parimeve të shëndosha demokratike,siq janë programet (e afërta) politike dhe as në proporcion me fuqinë elektorale, por në bazë të interesave personale dhe forcën e muskujve politik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora