Kristaq Turtulli: Sikur bota të hapi sytë
Duhet do të kisha fjetur gjatë, mbas bisedës së lodhshme mbi gruan, dehjes dhe ikjes së zhurmshme të shkurtit. Më bëhej sikur ndjeja nëpër gjumë, diçka që vërtitej rreth meje. Nuk ishin krismat e automatikëve dhe goditjet e buta të borës në xham. As dhe rrapëllima e lemerishme të komshiut të katit sipër tek çante dru...


























