Kristaq Turtulli: Zhgënjimi
Jam në pritje të gruas, Meritës e cila po kthehet prej vendlindjes pas nje muaj të gjatë mungese. Pritja e gruas ka një tjetër kuptim në jetën e burrit, aq më tepër kur është ikja e e saj e parë pas krijimit të çerdhes sonë të re. Gjithë natën nuk fjeta, jastëku më dukej i fortë si gur dhe mbulesën e pambuktë e flakja tutje e shtyja me këmbë. Më dukej sikur ora ishte hutuar, bërë përtace, akrepat lëviznin me ngathtësi, në përshpejtimin e ardhjen...





















