Kulturë
Neki Lulaj: Burrit dhe gurit shkrelian
E marte, 29.05.2012, 06:49 PM

BURRIT DHE GURIT SHKRELIAN
(Me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të vdekjes)
Blatinë kristali
Të shenjtëruar
Me metafora eliptike
Asnjë bujashkë gurre
Nuk munda ta shkoq
Nga trungjet e klekave
Që pehaten qetë
Me mall e dashuri
Duke e puthur qiellin
E kaltërt Dardan.
Ato u rritën
Me kultin e fjalës
Me thellësinë e mendimit
Të bekuar
Me vargun e latuar
Nëpër vitet e kërrusura
Leqenjve
Gurë mbi gurë
E kroje mbi kroje
Bujashkë e lëndëve
Që zbresin nga bjeshka.
Nga ajo bujashkë breu
Desha ta bëj gurrën
Ta shuajë etjen
E buzëve të shkrumuara
Me ujin e bilurtë
Të krojeve të ftohta
Të thepave rugoviane.
Shëtita gjatë nëpër vargje
Lugina dhe përrenjtë
E frymëzimeve tuaja
Me fjalëpakun e Shkrelit
Urtakun e pa shoq
Muza e jote
Durim shekujsh
Shtizë e krenarisë
Vargu yt nëpër mote
Karvan i gjatë
Që dëshmon
Se Azem Shkreli
N´mes nesh jeton.
Në hanin e durimit
Të pritjes
Odë e shtruar për miq
Prushnajë me dru bungu
Pishë dritë mbi oxhak
Fole e bijve të shqipes
Me Enver Gjerqekun,
Latif Berishën e Din Mehmetin
Edhe pas vdekjes
Azem Shkreli u bën konak.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ireshtansi: Në Prizren, për qejf
Xhafer Leci: Një bisedë me Maxhun Smajlin
Fatmire Duraku: Peri i padukshëm
Nijazi Ramadani: Vepër e dijes dhe e vlerësimit kritik
Dedë Preqi: Dy fjalë për një histori të gjallë
Resmi Osmani: Skifteri
Poezi rumune: Mariana Pândaru
Flet këngëtari i muzikës popullore Artan Kola
Demir Krasniqi: Rreth disa perlave të këngëve të dashurisë
Xhelku Maksuti: Roli historik i shqiptarëve të Rumanisë
2 libra me drama për fëmijë nga Nexhat Halimi.
Shefik Shkodra: Në pragun shekullor
Flet aktorja Violeta Trebicka: “Roli i Anthullës më ka shijuar shumë”
Flet Nikita, këngëtarja e re e suksesshme shqiptare
Gani Qarri: Rona, Krenaria e të gjithë shqiptarëve
Át Gjon Shllaku – «Shqiptari – Frati – Shqipnia»
Vangjush Saro: Deti në mes...
Eti ekspozon për paqe
Elvi Sidheri: Sërish për gjakun tonë dhe atë turk!
Demir Krasniqi: Motivi i ikjes së vajzës nga familja - në këngët tona popullore