Albert Vataj: Auguste Comte, filozof, sociolog dhe matematikan
Ogyst Kont (Auguste Comte), filozof, sociolog dhe matematikan franc. (1798-1857). Ligjëroi mekanikën dhe matematikën në Shkollën Politeknike të Parisit, mirëpo për shkak të sulmit kundër akademikëve, të cilët, sipas tij bënin «një politikë shkencore të turpshme» dhe botimit të Kursit të filozofisë pozitive humbi vendin e punës. Gjatë jetës nuk kishte shpesh kurrfarë të ardhurash dhe e siguronte ekzistenccn në saje të ndihmës që i jepnin ithtarët e tij...

























