E marte, 06.05.2025, 01:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dasma jonë kombëtare

E enjte, 07.06.2012, 06:34 PM


Demir KRASNIQI:

DASMA JONË KOMBËTARE

N’ dasmën tonë në  kullë  prej guri –
Lartë mbi  kulm  valon flamuri .
Valon shqipja  e Skënderbeut ,
Vijnë dasmorë  prej  mbarë  Atdheut .

Dasma jonë është Dasmë Shqiptare –
Me tradita mbarëkombëtare .
N’ dasmën tonë  kur  bien lahuta –
Kërcet pushka , kërcet huta .

N’ dasmën tonë  kur  bien sharkia –
Këndohet kënga e historia .
N’ dasmën tonë  bien çiftelia –
Këndohen trimat dhe trimëria .

N’ dasmën tonë  kur  bien fyelli –
Këndohet fusha , këndohet pylli .
N’ dasmën tonë  ku  bien kavalli –
Me këngë t’ vjetra shuhet malli .

N’ dasmën tonë  kur  bien mezhnica –
Vjen Malësia e Drenica ...
N’ dasmën tonë  kur  bien gajdeja –
Vjen Janina e Moreja .. .

N’ dasmën tonë  kur  bien surlja –
Sofrat plot pite e pula ...
N’ dasmën tonë  kur  bien tupani –
Vjen  Gjilani e Elbasani  .

N’ dasmën tonë  bien  darabuki –
Hedhin valle Shkodra  e Shkupi .
N’ dasmën tonë bien violina –
Këndojnë Tirana dhe Prishtina .

N’ dasmën tonë  bien klarineti –
Vallëzojnë bashkë  fshati e qyteti .
N’ dasmën tonë bien harmonika –
Hedhin valle djem e çika .

N’ dasmën tonë  kur  bien defi –
Këndojnë vajzat këngë  për qejfi .
N’ dasmën tonë kur bien sazet –
Seç vallëzojnë nuset  me naze .

N’ dasmën tonë luajmë me kitare  –
Hedhim valle mbarëkombëtare .
N’ dasmën tonë luajmë kontrabasin  –
Armiqtë tanë le të pëlcasin !

Gjilan, më 30 Maj 2012. 



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx