Vilhelme Vranari Haxhiraj: Requiem për Linën
Fundviti 1962. Atë mbrëmje të tridhjetë dhjetorit Eva ishte tejet e trishtuar. U shtri por pa gjetur qetësi. Një dhembje koke nuk e linte të mbyllte sytë. Sa herë dëgjonte zilkën e portës, brofte në këmbë gjithë ankth.Diçka priste,...po çfarë...?Nuk i kishte mbushur ende të tetëmbëdhjetat, e megjithëatë kishte marrë një vendim të rëndësishëm. Tek e fundit ishte jeta e saj, e cila ishte e vetmja prone qe zoteronte. Ndaj donte ta trajtonte atë duke ndjekur zërin e zemrës, këngën e shpirtit...

























