Albert Habazaj: Lirika patriotike e poetit Kristo Çipa
Emri i Kristo Çipës është i njohur në botën e pasur e të kthjellët të Gurrës Popullore jo vetëm në Himarë e Labëri, për të cilat këndon me shpirt: “Labër edhe himariotë/kanë një gjak e një kokë”, por në mbarë trevat ku jetojnë bashkëkombësit tanë. Emri i tij tashmë ka fluturuar edhe matanë hapësirave ndërshqiptare, në Mesdhe, në Ballkan dhe në Europë. Këtë fakt e pohon thjesht, natyrshëm dhe krenarisht me vargjet e tij: “Brenda dheut tim unë jam/Sa shqiptar dhe europian”. Ai, me pasion artisti e zjarr ...
























