E premte, 07.11.2025, 05:49 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Gishtat lart

Kërcejnë gishtatRaketë përpjetë,Me një qëllimT’i prekin retë. Çohen se mundenE kanë dëshirë,Për t’i çjerrëMaskat n’fytyrë...

Mark Palnikaj: At Kamilo - Njoftime, Shqipëri, 1893

Jemi rreth treqind mijë të krishterë në Shqipëri; janë tetë Dioqeza me shumë famulli, që lulëzojnë dhe është e bukur të shohësh ata malësorë të pagdhendur, agresivë e të egjër, që shoqërojnë famullitarin e tyre në sipërmarrjet më të vështira, meqë për ta ai është një engjëll mbrojtës, është mjeku, avokati, gjykatësi...

Timo Mërkuri: Aktualiteti i simbolit

Ajo që të bën përshtypje te poezia "Kuaj Troje" e Odise Kotes është theksimi se "Zjarrin e vuri Kali i drunjtë në Trojë" dhe nuk përmendet fakti se ishin grekët ata që e dogjën Trojën. Nisur nga kjo duhet të shohim se poezia mund të përdoret për të shprehur mesazhe dhe për të sjellë një kuptim më të gjerë...

Agron Tufa: Osip Mandelstam (1891 - 1938)

Poezia "Për burrninë zamadhe të shekujve që vijnë" u shkrua në vitin 1931 në sfondin e një krize të revoltës shpirtërore të poetit, që shpërtheu për shkak të persekutimit të tij. Me këtë varg, poeti përpiqet të mbrohet nga shekulli i ujkut, si mburojë, duke mos kuptuar ende se armë të tilla mbrojtjeje i thyen totalitarizmi stalinist...

Përparim Hysi: Gjarpëri

I vetmi gëzim për mua, si i mërguar që jam, është dita kur e mbaj frymën në "Starbucks" se jo vetëm do pi një ekspres, por vetëm atje takoj edhe të njohur.Se këtu, ku jam, në San Petërsburg të Floridës, po nuk pate kokë e makinë, atëherë, ëhë, mbetshë me shëndet se nuk ta ka ngenë njeri që të merret me ty.Po dole, je me fat...

Elvi Sidheri: U bëfsh 1000 vjeçe, Tirona ime!

Tirona është e tillë, kaq unike në çdo nuancë të shumanshmërisë së qytetarisë së saj, saqë të gjithëve pa përjashtim, na bën të ndihemi bij të saj, qoftë nëse, si stërgjyshërit e mi, katër breza më parë, kemi ardhur në këtë qytet të bekuar njerëzish të butë, të ëmbël, mikpritës e shpirtmirë, kur ajo do të shpallej kryeqytet nga patriotët...

Atdhe Geci: Te arat e kuqe

Në poezi ka më shumë jetë se jeta jonëmë shumë jetë se të mbjellat e një stinemë shumë jetë se një ditë e bukur, dhemë shumë jetë se një e puthur dashurie Magjia fjalës në poezi  është  e  veçantëat´se kam lënë anash dhe as të harruardisa poezi të mia më parë kanë qenëkëngë të kënduara, e tregime shqiptare...

Kujtim Mateli: Dodona dhe Epiri - histori dhe qytetërim pellazgo-ilir

Aty pas vitit 2000, u njoha me tempullin dhe orakullin e Dodonës, me madhështinë e tyre në botën e antikitetit. Që nga fusha e betejës në Trojë, Akil Pelindi iu drejtua me lutje tempullit të Dodonës, kurse Odiseja do të vepronte sipas këshillave të orakullit, kur të kthehej në Itakë. Enea i Trojës, para se të hidhej në Itali, erdhi në Dodonë...

Ndue Dedaj: Njeriu prej druri

Tili, siç e thirri më pas vajza e sallonit të bukurisë, me emrin e të dashurit të saj të emigruar e të harruar prej pesë vjetësh, befas u rebelua duke i lënë të gjithë pa mend…Kalova rininë këtu si mos me keq, në këtë vitrinë të pluhurt, pa ma varur askush. Këto bukuroshe që shesin plaçka apo u bëjnë paruke zonjushave në kthinën matanë, u buzëqeshin...

Visar Zhiti: Në Pejën e poetit Azem Shkreli

E njoh poetin e këtij qyteti,jemi takuar 3 herë,ndërkaq qyteti tani  është bërë i poetit,mund ta gjesh gjithandej...Herën e parë e pashë, kur unë   do të vdisja, herën e dytë: po vdiste një kohë e unë po dilja nga ferri,herën e tretë: unë isha pakëz i gjallë dhe ai pakëz i vdekur...

Xhemaledin Salihu: Lidhur me koncertin në Preshevë

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizatore e këtij koncerti me një titull të madh, të ashtuquajtur Dita e Plisit të Bardhë e reklamon me të madhe se në Preshevë për herë të parë organizohet koncerti Dita e Plisit të Bardhë nga Ansambli në fjalë dhe se nëpërmjet këtij koncerti të këngëve dhe valleve popullore...

Kadri Tarelli: ‘Të duash kombin’

Duke udhëtuar në faqet e librit, bindemi se autori është vëzhgues i hollë, pasi gjetjet dhe problematika e shumta, tregojnë se Romeo Lazaj, hyn në letrat shqipe me bindje dhe kurajë për t’i thënë gjërat troç, ashtu siç i ndjen, ashtu siç janë, pa zbukurime letrare apo ngjyra ylberi...

Albert Vataj: Dita kur qëlluam Zotin me gurë

Mund të ishim të parët në çdo qasje progresi, por zgjodhëm të ishim të parët në mohimin e Zotit. 6 shkurti i vitit 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”. Nisi kështu një nga etapat më të errëta të diktaturës komuniste...

Bujar Salihu: Metafizika e flatrave dhe rrëfimi si drejtpeshim sublim

Brahim Avdyli që në paraqitjen e tij të parë, në fundvitet shtatëdhjeta ka zgjuar kërshërinë e lexuesit, por edhe të kritikës letrare posaqërisht për frymën e re poetike që solli në poezinë shqipe. I ardhur nga një provincë e thellë rurale me meritë arriti të futet tek shkrimtarët më të rëndësishëm të viteve ’80, për t’u ngjitur bindshëm në horizontin e madh...

Albert Habazaj: Elegji për Nënën

Dy vjet pa ty, NënëLotin derdh në këngë.Qaj pa lot përbrendaSa më dridhet zemra... Unë në Tërbaç përsëri do të shkojPo kush do të më presë me krahë hapur,“Erdhe, a të keqen!”, kush do të më thotë,Iku trimëresha me stuhi brengash matur …

Visar Zhiti: Meshtar nga Dardania në SHBA

Më parë se ta njihja Don Ndue Gjergjin, i njoha vendlindjen në Kosovën tonë, tej në Stubllën e Epërme të Vitisë, një vend i blertë, me kisha dhe peizazhe plot diell, vërtet si të krishterta, kështu m’u duk, një qetësi peshpëritëse…




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx