Frank Shkreli: Nga historia e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe marrëdhëniet shqiptaro-kineze
Ishte fillimi i 1970-ave. Bota ishte e ndarë në dy kampe politiko-ushtarake, atë të komunizmit lindor dhe Perëndimit demokratik. Por kishte filluar edhe periudha e “détente-ës”, midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik – një politikë kjo uljesh të tensioneve midis dy palëve...


























