Lis Bukuroca: Ja pse duhet ndryshuar himni
A diskriminohet gruaja shqiptare në himnin kombëtar? Jo! Për t’ u diskriminuar duhet së pari të ekzistojë njeriu. Gruaja shqiptare nuk diskriminohet në himn, por i mohohet ekzistenca. Në himn ne jemi komb vetëm mashkullor. Në himnin e flamurit i mohet ekzistenca asaj, që kishte qëndisur flamurin. Por, pse u çnjihet kjo e drejtë Elva Tares, Elsa Ballaurit e Valbona Karakacit dhe grave tjera përfshirja në këngën e vetme, që është kodifikuar në kushtetutë, u arsyetua në shumë mënyra, u përligj me traditën, me të drejtën e autorit dhe u thanë shumë mendime ...























