Ndue Ukaj: Koha për zgjim kulturor
Kombi dhe kultura janë një njësi e pandashme. Në dijet e ndryshme humane, ekzistojnë definicione të ndryshme për kombin. Ndërsa, ai më përhapuri, kombin e koncepton si një grup i njerëzve të cilët identifikohen me njëri-tjetrin nëpërmjet një trashëgimi të përbashkët dhe një kulture të përbashkët. Vështruar në këtë kontekst, asnjë komb s’mund të kuptohet pa kulturën e tij. Edhe etnicitet, si njësi më e madhe se kombi, ndërlidhet me identitetin kulturor ...


























