Kalosh Çeliku: Deledashi
Matanë xhamave errët. Imzot, lehin qentë! Vetëm përtej çative shoh një dritë. E hap dritaren, është dhoma e Vjollca Rrapit. Me siguri e ka harruar dritën ndezur, apo e ka marrë gjumi mbi libër! Po, dritaren? Dritaren, a e ka lënë sonte hapur pasmesnate? Nuk e di. E shuaj dritën dhe shtrihem në shtrat. Rrokullisem lëmsh nëpër errësirë...


























