Kulturë
Rizah Sheqiri prezentohet në revistën letrare ”Groblad”
E enjte, 07.05.2009, 06:12 PM
Prezentimi i krijuesëve tanë në botë:
Rizah Sheqiri prezentohet në revistën letrare ”Groblad”
Këto ditë ka dalë nga shtypi Revista Letrare ”Groblad” 1-2009 e cila këtë herë në faqet e saj sjell tre poezi të R.Sheqirit në gjuhën suedeze. Poezitë e botuara në këtë numër të revistës janë: ”Tash i besoj përrallës”, ”Jetim” dhe ”Dashuria e parë”.
Për çdo vit nga Klubi i Krijuesëve Letrar të Regjionit të Blekinges në Suedi botohen katër numra të revistës letrare ”Groblad”.
Poeti ynë Rizah Sheqiri përveç që është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë( Sveriges Författrförbund), pastaj antarë i Qendrës së Shkrimtarëve të Jugor të Suediësë (Författare Centrum Syd) është edhe antarë i Klubit të Krijuesëve Letrar të Blekinges (Skrivarkluben i Blekinge) një klub letrar ky me traditë shumëvjeçare e i cili këto ditë me një manifestim letrar shënoi përvjetorin e 45-të të themelimit.