E premte, 01.11.2024, 12:10 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (I)

E diele, 19.04.2009, 07:57 PM


Shënime për autorin

Emrush Bejtullahu u lind më 5.03.1934 në fshatin Përlepnicë, komuna e  Gjilanit. Katër klasat e shkollës fillore i kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët në Gjilan dhe një klasë Normale në Gjakovë. Së pari u emërua mësues në Gjilan, pastaj u transferua në  Llashticë, ku ka punuar me katër klasë.
Në gusht të vitit 1952 u burgos për shkak se nuk ka lejuar që motra e tij të shkonte në shkollën që ishte hapur në gjuhën turke. Hapja e shkollave në gjuhën turke bëhej me qëllim që të mos hapeshin, ose të hapeshin sa më pak shkolla në gjuhën shqipe dhe në atë mënyrë të hapnin rrugën që shqiptarët të deklaroheshin si turq. Pas vuajtjes së dënimit prej dy vitesh, më 1954, u inkuadrua në Gjimnazin e Ulët të Tugjecit, në kohën e torturave serbe për mbledhjen e armëve.  Së bashku me Shaban Shalën, Ali Pecin dhe Selim Buzukun formuan Organizatën e Ballit Kombëtar për rajonin e Gjilanit. Më 1956 zbulohen dhe arrestohen që të gjithë. Pas lirimit nga burgu, më 1959, punon në fshatin Pogragjë. Si i përndjekur, permes një shpalljeje nga drejtori Llaz Stefanoviqi, i ishte ndaluar puna në arsim dhe shkollimi në Shkollën Normale, i cili  detyrohet të vazhdojë Gjimnazin në Gjilan.
Duke qenë i përndjekur, si shumë të tjerë gjatë asaj kohe, detyrohet ta lëshojë vendin dhe shkon në Zagreb, ku regjistron dhe kryen Fakultetin e Defektologjisë, drejtimin e Patologjisë së të  folurit (Logopedinë) si dhe retardimet mentale. Këtu vazhdoi edhe studimet pasuniversitare. Këtu e kreu edhe sistemin Verbotonal (specializimin për diagnostifikimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me ngecje në zhvillimin psikofizik dhe mental).

Emrush Bejtullahu është themeluesi i Logopedisë në Kosovë. Më 1970, duke iu falënderuar Riza Alajt, edhepse i përndjekur, intervenon për pranimin e tij në Shkollën për të verbërit “Migjeni” në Prishtinë, ku së pari hapet ambulanta e logopedisë në Kosovë. Me ardhjen e Letrës së Titos, më 1972, sërish e largojnë nga puna. Mbas një kohe, inkuadrohet në Sipërmarrjen “Ramiz Sadiku” si punëtor social. Më 1973 prap kalon në Shkollën e të verbërve. Brenda disa muajsh kjo shkollë shpërngulet në Prizren, dhe, Emrushi, prap mbetet i papunë.
Po të njëjtin vit hapet ambulanta e parë pranë fakultetit të mjeksiësë –klinikës së ORL.
Në hapjen e kësaj ambulante ka kontribuar Prof.Dr. Talat Pallaska, dekan i atëhershem i fakultetit të mjeksisë , i cili e dinte rëndsinë e kësaj ambulante .
Me hapjen e kësaj ambulante më nuk dërgohen fëmijët në rehabilitim në Beograd dhe Shkup , kështu që edhe ata pacientë të cilët gjindeshin në rehabilitim jashtë Kosovës u ktheheshin për të vazhduar terapinë në ambulantën tonë.
Mosdërgimi i pacientëve për rehabilitim në Beograd dhe Shkup , nxiti urrejtje ndaj ofrimit të shërbimeve në Prishtinë , mu për shkak të mungesës së derdhjës të mjeteve për përfitime të tyre , që i merrnin nga Kosova në emër të sherbimeve ndaj pacienteve , a në dëm të buxhetit të Kosovës.  
Me 1977 kjo ambulancë u shndërrua në repart pranë klinikës të ORL. , më vonë me ngritjen e objektit të ri (të veçantë) , ky repart u ngrit në Qendrën e rehabilitimit të të dëgjuarit dhe të të folurit , pranë fakultetit të Mjekësisë, në një hapësirë prej 1200m2   , me kabinete dhe mjete të përsosura .
Për të gjitha këto duhet falënderuar Prof. Dr. Talat Pallaska për përkrahjen e dhënë në zhvillimin e kësaj lëmie , si dhe Baki Statovci dhe Fazli Kajtazi .
Me 1989/90 pushtuesi serb i largoi nga objekti punëtorët shëndetësor dhe pacientët mbrenda ditës , ndërsa Prof.Emrush Bejtullahun e  largojnë masat e dhunëshme nga klinika si kuadër i papërshtatëshem ndaj politikës të pushtuesit serb dhe tani gjendet në pension. 

Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped

NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI

Prishtinë, 2007

Recensentë:
Prof. Dr. Murat Zejnullahu, Klinika e Pediatrisë – QKUK, Prishtinë
Dr. sc. Mimoza Shahini, psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë - QKU Prishtinë
Nexhat Ibrahimi, prof. pedagog
Haxhi Telaku, defektolog

Redaktor  teknik: Besnik Mehmeti
Lektor: Gani I. Mehmeti, prof.
Radhitja kompjuterike: Aziz Nishori

Parathënie

Çka kuptojmë me fjalën person me aftësi të kufizuar, apo person i retarduar si dhe person me ngecje të kufizuar,që, në kohen e fundit, janë duke u quajtur persona me nevoja të veçanta. Të gjitha këto fjalë i dëgjojmë dhe i lexojmë përmes mediave, siç janë TV, shtypi, tubime të ndryshme ku bëhet fjalë për këta persona.
 Këto fjalë të lartëshkruara, për disa nga lexuesit janë të pakuptueshme, të padefinuara, sepse nuk dinë se për çfarë bëhet fjalë pasi aftësitë e kufizuara janë të shumëllojshme, të vogla dhe të mëdha, të lehta dhe të rënda. Nuk ka njeri në botë që i posedon të gjitha aftësitë e punës. Për ta kuptuar fjalën aftësi e kufizuar, ngecje apo retardim apo nevojë e veçantë, duhet të ceket se çfarë aftësi të kufizuar ka personi apo fëmija, duhet të ceket se a është ajo aftësi e kufizuar fizike, apo aftësi e kufizuar mentale, aftësi e kufizuar mendore, apo aftësi e kufizuar në të folur, të dëgjuar, të pamur (parë) apo aftësi e kombinuar. Me cekjen e këtyre aftësive nënkuptojmë se këta persona nuk janë të paaftë për punë, por në masë të madhe, apo të vogël, te ta paraqitet zvogëlimi i aftësisë së punës.
 Në bazë të diagonostifikimit bëjmë edhe klasifikimin e aftësisë së kufizuar.
         A. Aftësia e kufizuar fizike nënkuptojmë personin apo fëmijën që ka të meta trupore siç janë: çrregullimet e ekstremiteteve, për shkak të tyre  paraqitet moslëvizshmëria, çrregullimi   senzomotoriket. Mirëpo, te personi apo te fëmija është e ruajtur inteligjenca.
B. Aftësia e kufizuar në të dëgjuar, e kuptojmë kur përsoni i cili nuk mund të bëjë përceptimin auditiv.
C. Aftëstia e kufizuar në të pamurit e kuptojmë kur personi në mënyrë vizuele nuk mund të bëjë përceptimin e gjërave që i sheh .
D. Aftësia e kufizuar mentale nënkuptojmë kur personi apo fëmija fizikisht është i shëndoshë, por mentalisht ngec në  intelegjencë, i mungon orientimi në kohë dhe hapësirë dhe percepcionet e të menduarit.
E. Aftësia e kufizuar mendore kuptojmë personin, të cilit i mungon gjykimi dhe paragjykimi dhe vetëvendosja për diçka, dhe se, çdo gjë që vendos e vendos sipas paragjykimit dhe ndikimit të huaj. Kjo mund të jetë edhe e përkohshme.
F. Aftësia e kufizuar në të folur quhet kur personi apo fëmija, i cili nëpërmes të shprehurit të të folurit nuk mund t`i përcjellë informatat apo porositë. Çrregullimet e të të folurit janë të llojlloshme.
  G. Aftësitë e kufizuara të kombinuara nënkuptojmë kur personi është i goditur  prej të gjitha aftësive të kufizuara, siç janë: fizike, mentale, mendore, në të folur, etj.
 Me edukimin dhe  arsimimin e fëmijëve me të meta mentale merret pedagogjia speciale e cila quhet (oligofreno-pedagogjia), e cila në bazë të diagnostifikimit, bën klasifikimin e fëmijëve. Dhe, në bazë të metodave speciale bën rehabilitimin-arsimimin e këtyre fëmijëve.
      
Ky libër u dedikohet atyre që janë të interesuar për të marrë njohuri, mbi Aftësinë e Kufizuar  e sidomos: prindërve, edukatorëve, mësimdhënësve dhe studentëve.

***

PEDAGOGJIA SPECIALE

Pedagogjia Speciale është shkenca e cila merret me studimin dhe karakteristikat e fëmijëve me të meta në zhvillimin psikofizik si dhe me studimin e metodave dhe parimeve të punës në rehabilitimin  e tyre. Sidomos kësaj të fundit i kushtohet rëndësi e veçantë sepse kjo nuk i studion vetëm dukuritë patologjike si dukuri, por, hulumton dhe bën zbulimin se si ato dukuri ndikojnë në zhvillimin psikofizik, si dhe deri  në ç`masë mund t`i shfrytëzojë (aktivizojë) aftësitë e mbetura në fushën e habilitimit dhe rehabilitimit.
Karakteistikat e këtyre fëmijëve me të meta psikofizike dallohen shumë prej fëmijëve me zhvillim normal, këto karakteristika manifestohen me çrregullime të ndryshme, të cilat shkaktohen në kohën paranatale gjatë natalitetit dhe posnatalitetit.
Karakteristikat endogene - egzogene
Të parët, endogene, shkaktohen gjatë kohës së graviditetit dhe gjatë lindjes, kurse egzogenet gjatë zhvillimit dhe jetës së fëmijës.
Para lindjes dhe gjatë lindjes sëmundjet e ndryshme e dëmtojnë fëmijën siç janë: infeksionet, intoksikacionet, traumat. Ndërsa, sëmundjet e fituara  egzogene paraqiten pas lindjes së fëmijës, siç janë: infeksionet e ndryshme, traumat dhe ndikimet e dëmshme të jashtme.
Të metat psikofizike të këtyre fëmijëve praqiten në mënyrë të ndryshme dhe për këtë këta fëmijë, sipas të metave i klasifikojmë në disa grupe :
a) Në grupin e pare bëjnë pjesë, fëmijët me invaliditet trupor, me dëmtim të dëgjimit, të pamurit etj.
b) Në grupin e dytë bëjnë pjese fëmijët me çrregullime psikike siç janë vonesa mentale, psikopatia, neurastenia etj.
c) Në grupin e tretë bëjnë pjesë fëmijët me çrregullime në të folur,  qofshin ato centrale , organike apo funksionale .
d) Në grupin e katërt  bëjnë pjesë fëmijët  me të meta të kombinuara mentale dhe trupore.
Sa i përket aftësimit të këtyre fëmijëve, me pengesa në zhvillim, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë mendime të ndryshme. Gjatë historisë këto mendime herë pas here kanë pësuar ndryshime, këto ndryshime janë varë prej vetë llojit dhe shkaqeve të çrregullimit dhe mundësisë së rehabilitimit të fëmijës. Shumë kohë është menduar se fëmijët me vonesë në zhvillim mental nuk mund të korrigjohen, dhe, për ketë, këta fëmijë i kanë trajtuar si jo produktive për bashkësinë shoqërore.
Pedagogjia bashkëkohore i hudhë poshtë mendimet e tilla ndaj këtyre fëmijëve si jo shkencore, në të kundërten ajo parasheh se fëmijët me ngecje në zhvillimin psikofizik, përveç atyre të rasteve të rënda, të metat e tyre mund të korrigjohen dhe nuk paraqesin invaliditet paaftësi, të plotë për punë prodhuese. Në të kundërten, në bazë shkencore është treguar, se këta fëmijë me aftësi ekzistuese të tyre dhe me metoda specifike, të metat e tyre mund të zbuten ose të eliminohen në tërësi  nëpërmes metodave korrektuese ku këta fëmijë bëhën të aftë për vetvete dhe për tërë shoqërinë. Përndryshe, nëse këtyre fëmijëve nuk u afrohet ndihma profesionale rehabilituese, ata ngelin të paaftë dhe mbesin në barrë të përhershme familjes dhe shoqërisë.
Pedagogjia speciale mohon dhe injoron mendimet hulumtuese jo shkencore të bërë te fëmijët me aftësi të kufizuara, ajo hulumtimet shkencore i shikon dhe i mbështetë në bazën materiale, duke marrë për bazë faktorët biologjikë dhe sociologjikë.
Pedagogjia speciale nuk bazohet në shikimin e vjetër të patologjisë mbi çrregullimet e aftësive të kufizuara, veç si kriterium i merr dhe i shikon se si manifestohen aftësitë e tyre në aspektin psikologjik. Nga ky aspekt vërejmë qind për qind (100%) invaliditetin e tyre, me këtë bëjmë zbulimin e aftësive të kufizuara.  Poashtu, zbulojmë çrregullimet neurovegjetative, emocionale, dëshirës dhe jetës etj.
Pedagogjia bashkëkohore merret me aspektin e gjërë në fushën e rehabilitimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ajo, para së gjithash, nuk i shikon dhe nuk i merr gjërat lineare mbi mundësinë dhe suksesin e tyre, po në të kundërtën, ajo mbështet hulumtimet reale të aftësive të mbetura të tyre (aftësitë e ruajtura të tyre), por nuk përjashtohet edhe mundësia në disa raste në paaftësi totale, të paaftë për asnjë punë produktive.
Pedagogjia bashkëkohore me metoda speciale bën aktivizimin e aftësive ekzistuese, kështu që nëpërmes ushtrimeve vijnë deri të mielizimi i procesit kompenzator, ndërsa te ata të cilët nuk ekziston mundësia e procesit kompenzator rehabilitimi mbetet i pamundur.

DETYRAT E PEDAGOGJISË SPECIALE

Detyrat e pedagogjisë speciale janë të shumëta dhe të ndryshme, ndër to më të rëndësishme janë :
a) Të popullarizojnë rëndësinë dhe nevojën e kujdesit dhe    ndihmën  fëmijëve me nevoja të veçanta 
b) Në bazë të shikimit të gjithanshëm mësojmë   karakteristikat e këtyre fëmijëve me qëllim të konstatimit – specifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
c) Në bazë të këtyre karakteristikave bëjmë klasifikimin adekuat të këtyre fëmijëve, pa të cilin klasifikim, nuk mund të mendohet habilitimi dhe rehabilitimi i këtyre fëmijëve.
Merret me  metodat e punës më bashkëkohore edukative- arsimore të punës në aftësimin e këtyre fëmijëve drei  të bëhen të aftë për vetëveten dhe komunitetin .

NDARJA E PEDAGOGJISË SPECIALE

Sipas mënyrës së studimit, pedagogjia speciale ndahet në disa fusha apo grupe të ngushta speciale, të cilat veçanarisht (nergut) merren me habilitimin dhe rehabilitimin e një grupi të fëmijëve me të meta në zhvillim, pasi që këto kategori ndërmjet veti dallohen. Atëherë është e kuptueshme ndarja e këtyre fëmijëve në grupe, mu për këtë shkak të specifikimit të lëmisë, në veçanti të shkencës disiplinore, e cila merret me studimin ekskluzivisht të grupeve. Si e tillë, përbëhet nga këto fusha:
a) Surdopedagogjia
b) Tifllopedagogjia
c) Oligofrenopedagogjia
d) Ortopedia (samotopedia)
e) Logopedia

SURDOPEDAGOGJIA

Është shkenca e cila merret me studimin specifik të përsonave – fëmijëve të cilët kanë dëmtime në të dëgjuar.
Shurdhëmemec e quajmë atë fëmijë apo person, i cili e ka të humbur të dëgjuarit dhe aftësinë e të folurit. Fjala shurdhëmemec simbolizon dy të meta, të cilat janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën,  pra shkaku i të mosfolurit është shkaku i të mosdëgjaurit. Fëmija,  i cili ka lindur i shurdhër nuk mund të flasë pa u rehabilituar.
Sipas humbjes së të dëgjuarit këta fëmijë i ndajmë në tri shkallë: me dëmtim të lehtë (humbje e kontaktit social) deri në 40 db. me dëmtim të mesëm prej 40  - 80 db., me dëmtim të rëndë mbi 80 – 120 db. Humbjen  e të dëgjuarit e masim me audiometer tonal dhe verbotonal dhe me audiometrin objektiv, sidomos te fëmijët e vegjël parashkollorë. Fëmijët me humbje të lehtë dhe të mesme shkollohen me fëmijët e rregullt. Kurse fëmijët me humbje totale mësojnë nëpër shkolla dhe paralele speciale.

TIFLOPEDAGOGJIA

Tiflopedagogjia është shkenca e cilla merret me edukimin special të fëmijëve me të meta në të parë (shikuar) siç janë të pamurit e dobët, gjysmë të dobët dhe total sa i përket shkollimit të këtyre fëmijëve, ata shkollohen ne shkollat e rregullta, shkrimin e leximin e bëjnë sipas aflabetit të Brajjit.

OLIGOFRENOPEDAGOGJIA

Është shkenca e cila merret me edukimin, arsimimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me të meta në zhvillimin mental. Këta fëmijë, sipas shkallës dhe klasifikimit mental, mund të shkollohen në shkolla të rregullta, shkolla speciale si dhe paralele speciale. Ndërsa  ata me dëmtime të renda mentale- fizike nuk mund të edukohen – arsimohen, prandaj  duhet përcaktuar kujdesin e posaçëm  ndaj tyre.
Pra, me sa po shihet oligofrenopedagogjia merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me vonesë mentale. Vetë termi oligofrenopedagogji është i ndërlikuar, i përbërë prej dy fjalëve  (oligofrenia) që do të thotë vonesë në zhvillimin mental (shpirtëror). Kurse fjala pedagogji do të thotë shkenca mbi edukimin, e nëse e marrim përkthimin bukfalisht, atëhere oligofrenopedagogjia është shkenca e cila merret me edukimin e fëmijëve me të meta mentale.
Të metat mentale nuk mund të trajtohen si të izoluara nga dukuritë psikopatologjike por vetëm si një gjendje e përgjithshme psikike, si një dukuri, në të cilin përqëndrim paraqiten turbullime të zhvillimit psikofizik në tërësi. Kjo është e kuptueshme. Kur shikojmë në fushën intelektuale nuk mund ta shikojmë si një moment të izoluar të jetës psikike, por si një fushë në të cilën fushë, janë të lidhura ngusht ndërmjet veti dhe përbëjnë jetë të përbashkët, dobësimi i ndonjë fushe nënkupton automatikisht dobësimin e kësaj bashkësie, pra nuk mund të bisedohet vetëm për fushën intelektuale. Siç shihet, kjo nuk mund të merret vetëm me çrregullimet mendore, të cilat manifestohen me moszhvillimin e duhur të jetës psikike në tërësi dhe se nga kjo shihet se oligofrenopedagogjia nuk mund të merret si shkencë vetëm për edukimin e fëmijëve me vonesë mendore, por edhe me çrregullime psikike dhe me vonesë të zhvillimit mentalo-fizik.

ORTOPEDIA ( Samatopedia)

Është shkenca e cila merret me edukimin special të fëmijëve me invaliditetin fizik që manifestohet me çrregullimet e organeve të lëvizjes trupore, (me çrregullimin ) të eshtrave, muskujve. Fëmijët invalidë klasifikohen në bazë të manifestimit dhe gjendjes së invaliditetit si dhe shkallës së vonesës  psikike dhe mentale.

LOGOPEDIA

Është shkenca e cila merret me zhvillimin dhe çrregullimin e të folurit.
Çrregullimet e të folurit janë të shumta dhe të llojllojshme. Këto çrregullime dallohen sipas lokalizimit dhe shkaqeve e çrregullimeve që mund të jenë të sistemit nervor qendror /SNQ/ ato organike dhe funksionale. Për këtë është e kuptueshme kur flasim dhe themi se të folurit është proces delikat dhe kompleks, sepse në formimin e tij prezenton SNQ e tërë motorika dhe organet periferike. Çrregullimet në të folur më së shumti janë: dyslalitë, mos shqiptimi i shkronjave, nazaliteti, të folurit ndër hundë, mbyllur, belbëzimi, të folurit me ndërprerje, klatering, të folurit e shpejtuar, pastaj kemi aphazionet, dysphazinë, ahonitë, dysphonit, aphonit,aleksia, dysleksia, agarafia, dysgrephia , aphonija etj.

DETYRAT E OLIGOFRENOPEDAGOGJISË:

Kjo merret me studimin e veçorive të fëmijëve me vonesë psikike dhe mentale për të ardhur deri të zbulimi i plotë i shkallës së vonesës të zhvillimit psikik, që do të thotë vimë deri te specifikimi i llojit të vonesës si dhe shkallës së vonesës psikike, vonesës në zhvillimin mental.

a) Merret me klasifikimin e këtyre fëmijëve për të krijuar kushte speciale të edukimit , arsimimit dhe rehabilitimit të tyre.
b) Në bazë të kësaj dhe përvojës praktike, kërkojmë dhe i përqëndrojmë principet korrektuese dhe edukuese të punës rehabilituese me këta fëmijë me qëllim të formimit të personalitetit për të bërë të aftë për punë produktive për vetvete dhe për shoqëri.
  Si shihet, detyrat e oligofrenopedagogjisë janë më të shumta numerike se sa pedagogjia e përgjithëshme. Është e kuptueshme kur e marrim parasysh se për ta mësuar këtë lendë, nuk është vetëm pyetja e edukimit të ngushtë, por janë momente të ndryshme specifike, të cilat e kushtëzojnë edukimin -arsimimin special.
 Nuk ka dyshim, se, oligofrenopedagogjia të gjitha të mbërrimet shkencore i bazon, i formon dhe i zhvillon në bazë materiale, duke pasur parasysh momentin biologjiko-sociologjik. Më këtë përjashton të gjitha bashkëpunimet joshkencore mbi edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në tërësi, posaçërisht ndaj fëmijëve me të meta mentale. Oligofrenopedagogjia bashkëkohore i kundërshton këto mendime dhe paraqet mendime të reja shkencore në bazë të së cilës fëmijët me vonesë mentale nuk paraqesin invaliditet dhe paaftësi të plotë për punë produktive. Çrregullimet e këtyre fëmijëve në masë të madhe apo të vogël e zvogëlojnë aftësinë e punës së tyre. Por nëse këta fëmijë edukohen, arsimohen në bazë të aftësimit professional të  tyre nëpër ente speciale, çrregullimet motorike dhe vonesa mentale e tyre zbuten ose zvogëlohen deri në atë masë sa që ata bëhen produktivë dhe anëtarë të dobishëm për shoqëri. Në të kundërtën, rastet do të jenë të rënda  sepse këta fëmijë janë limituar në edukimin—arsimimin  special dhe si të tillë ata paraqesin sëmundje të përhershme të prindërve dhe të shoqërisë në tërësi.

OLIGOFRENOPEDAGOGJIA DHE SHKENCAT TJERA

Sikurse shkencat tjera, edhe oligofrenopedagogjia vetë, është ngushtë e lidhur me shkencat tjera të saj si dhe me ato shkenca ndihmëse. Për të ardhur te njohja e gjithanshme, të cilat lidhen ndërveti, duhet filluar prej asaj se oligofrenopedagogjia nuk merret vetëm me veçoritë e kategorive të këtyre fëmijëve, por është shkencë e cila merret me habilitimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar mental, në të kundërtën e pedagogjisë së përgjithshme e cila merret me problemin e edukmit të fëmijëve me zhvillim normal. Ndërsa oligofrenopedagogjia merret dhe studion problemet dhe aftësimin e fëmijëve me vonesë psikofizike, të cilat vonesa duhet korrigjuar dhe krijuar kushte për edukimin dhe arsimimin special të tyre.
Korrektimi i këtyre çrregullimeve nuk është punë e vetme e mjekësisë, por edhe  e oligofrenopedagogjisë. Në  raste të tilla mjeksia dhe oligofrenopedagogjia plotësohen në mesveti, kështu që medicina punën e vet e drejton në largimin e çrregullimeve anatomike fiziologjike derisa oligofrenopedagogjia e bën korrektimin e çrregullimeve funksionale si psh. korreksionin e të dëgjuarit, korreksionin e të folurit, korreksionin e të pamurit , motorikës si dhe çrregullimin e vonesës në zhvillimin psikik të fëmijës.
Si shkencë, oligofrenopedagogjia,  merret me fëmijë kryesisht që kanë vonesë mentale, studimet e veta i mbështet në: Biologji, Anatomi, Fiziologji, Samatopedi, Psikopatologji, Psikologji, Psikiatri, Gjenetikë, Sociologji , Medicinë , Jurisprodencë etj.

BIOLOGJIA

Shkenca, e cila studion ligjet e zhvillimit të jetës në tërësi, ndihmë të madhe i jep oligofrenopedagogjisë në ndriçimin e faktoërve, të cilët kushtëzojnë zhvillimin normal të përsonalitetit, dhe me këtë, mundëson shikimin e zhvillimit dhe funksionimin  jonormalitetit të tyre . Në këtë aspekt, rol të madh luajnë  anatomia dhe fiziolgjia të cilat merren me studimin dhe funksionimin e organeve të brendshme. Të dyja këto së bashku merren me studimin dhe huazohen në mes veti. Funksioni i këtyre organeve është shumë me rendësi për studimin e oligofrenopedagogjisë sepse çrregullimet anatomike-fiziologjike të fëmijëve,  shkaktojnë çrregullimin e  zhvillimit normal, është e kuptueshme se në këto raste nuk mendohet vetëm në çrregullimin e SNQ por edhe në sistemin endokrinologjik dhe organeve të mbrendëshme.

ORTOPEDIA (Samatopedia)

Si shkencë që merret me organet e lëvizjës trupore dhe mjekimit të tyre, ndihmon oligofrenopedagogjinë e cila ka të bëjë me metodologjinë e punës ne korreksionin e çrregullimeve motorike, ku shumë apo pak paraqitet te të gjitha kategoritë me të meta në zhvillim e veçanërisht të fëmijët me të meta fizke, invalid.

PSIKOLOGJIA

Psikologjia është shkencë e cila merret me zhvillimin e jetës psikike te fëmijëve dhe të të rriturve , siç  merret psikiatria, psikopatologjia me studimimin e personave të sëmurë shpirtror .  Rezultatet e këtyre ndihmojnë në studimin e drejtë dhe të suksesshëm të oligofrenopedagogjisë, ku së pari njoftohemi me gjendjen normale psikike të personit. Së dyti i zbulojmë shkaqet e paraqitjeve psikopatologjike, të cilat shkaktohen te fëmijët gjatë zhvillimit mental. Kështu, me këtë vimë së shpejti te masat korrektuese.

PSIKIATRIA E FEMIJËVE 

Qendër e subjektit të saj janë çrregullimet e sjelljes dhe emocionet e fëmijës dhe adoleshencës, por shumica do të përfshinin edhe simptomet fizike “psikosomatike”, si p.sh. kokëdhembja joorganike dhe dhembjet në stomak, në të cilat stresi apo faktorët tjerë të ambientit duket që luajnë rol të rëndësishëm kauzal. Vonesat dhe devijimet në zhvillim, sikur se edhe problemet e përgjithshme dhe specifike në mësim, shtrihen në kuadër të praktikës së psikiatrisë së fëmijëve. Faktorët e ambientit janë shpesh të rëndësishëm si shkaktar, por jo domosdo gjithmonë, të shoqëruar apo të përcjellur nga shqetësimet sinjifikante emocionale dhe të sjelljes.
Për shkak se zhvillimi i fëmijës është afërsisht i lidhur me kualitetin e kujdesit të dhënë nga prindërit, dështimet në dhënien e kujdesit prindëror dhe në shkathtësitë prindore, shpesh shihen si pjesë përbërëse e praktikës psikiatrike fëmijërore

GJENETIKA

Shkenca mbi trashëgiminë në studimin e vet ndihmon oligofrenopedagogjinë për studim të drejtë të trashëgimisë si faktor i rëndësishëm në habilitimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me vonesë mentale.

SOCIOLOGJIA

I ndihmon oligofrenopedagogjisë meqë merret me problemet sociale dhe shikon se si faktorët socialë ndikojnë në gjendjen psikofizike të fëmijëve me vonesë në tërësi, veçanërisht duhet shikuar se si ato negativisht mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre.
Oligofrenopedagogjia nuk mund të mendohet pa njohjen e shkencave ndihmëse të saj, nga ana tjetër oligofrenopedagogjia ka rëndësi jo vetëm në fushën e pedagogjisë por edhe në fusha tjera me të cilat është e ngjashme dhe e lidhur direkt drejt për së drejti apo indirekt me to.
Shikuar në bazën shkencore, oligofrenopedagogjia është shkenca e cila merret me një studim të ri, i cili deri më tani shumë pak është përpunuar. Kjo i ndriçon shumë gjërat jonormale, të cilat paraqiten në kohen e zhvillimit mental të fëmijës. I gjen metodat e punës për zbutjen e shkaqeve të jonormalitetit dhe, kështu, krijon kushtet për edukimin special të fëmijëve. Kontributi i oligofrenopedagogjisë, sidomos ndaj shkencës pedagogjike, është shumë i madh. Me studimin e saj ose më mire të themi, me rezultatin e këtij studimi, oligofrenopedagogjia mundëson diferencimin e mësimit dhe edukimit pa të cilën pedagogjia bashkëkohore nuk mund të mendohet. Për këtë, oligofrenopedagogjinë, duhet ta njohin të gjithë pedagogët, jo vetëm për shkak se në mes tyre gjinden fëmijët me të meta të ndryshme po edhe për shkak të njohjes së eksperiencës me fëmijë me vonesë në zhvillimin mental dhe mund të përfitojnë në punën edukuese arsimore me fëmijë normalë. Fëmijët me të meta në zhvillimin mental paraqesin një numër prej   5 % të popullatës (botërore), kurse në vende tjera si në Amerikë, Angli prej 8 – 10 %. Pra. njohja e oligofrenopedagogjisë për punëtorët socialë është më se i nevojshëm sepse iu mundëson këtyre në zbulimin e rasteve të zhvillimit mental si dhe zhvillimin e rrjetit të formimit të enteve speciale sipas diferencimit dhe shkallës të vonesës mentale.

MJEKËSIA

Njohja e oligofrenopedagogjisë i jep ndihmë të madhe mjekësisë , sidomos mjekëve specialistë, të cilët merren me vlerësimin - përcaktimin  e aftësisë së kufizuar .
     Njohja e kësaj shkence është e nevojshme për mjekë të specializimeve të caktuara.  Këta mjekë japin diagnoza të pastra, por nuk janë në gjendje të japin udhëzime në pikëpamje të habilitimit dhe rehabilitimit të fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental. Prindërit e tyre mbesin pa ndihmën e tyre, ndodh që disa mjekë specialistë japin deklarata demoralizuese për habilitimin dhe rehabilitimin e fëmijëve në zhvillimin mental. Njohja e kësaj shkence  lehtëson diagnostifikimin dhe masat që marrin konkretisht për aftësimin e këtyre fëmijëve.

JURISPRUDENCA

Njohja e kësaj shkence i nevojitet gjykatësit  sepse fëmijët me vonesë mentale duhet të trajtohen në gjyq,  në mënyrë të posaçme. Gjykatësi, i cili i njeh vçoritë e këtyre fëmijëve, do ta ketë më tepër të njohur përcaktimin e masës edukuese dhe përcaktimin e edukimit në shtëpinë përmirësuese.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora