E merkure, 24.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Nora Malaj: Ja vështirësitë e vitit 2009, në aspektin psiko-social

E diele, 22.02.2009, 01:45 PM


Nora Malaj: “Të mbështetemi në modelin e shkollës Sokratike, që jo çdo gjë është e keqe dhe jo çdo gjë është ekzaltuese”

Ja vështirësitë e vitit 2009, në aspektin psiko-social
 
Vota e gruas do të jetë ajo votë që do të vendos fatet e politikës në Shqipëri

Nga Albert Zholi
 
Nora Malaj është Shefe e Departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë në Universitetin “Kristal”, analiste për problemet sociale. Ajo për “Telegraf”, flet mbi krizën e ekonomisë shqiptare, zgjedhjet e vitit 2009, problemet sociale në Shqipëri, roli i politikës në tranzicionin shqiptar, të drejtat e grave në Shqipëri etj...
 
Znj. Nora, Shqipëria sapo ka hyrë në vitin e ri 2009. Ju jeni një nga sociologet më të njohura në Shqipëri. Si e parashikoni vitin 2009 duke menduar dhe faktin që e gjithë bota është në krizë?
 
Të parashikosh vitin 2009 për vendin tënd do të thotë, që në njëfarë mënyre duhet të parashikosh edhe të ardhmen tënde dhe të bashkëqytetarëve të tu. Pra, duket thënë e vërteta. Kur e pyetën një miken time se si ndjehet kur ia thonë të vërtetën ajo u mendua, buzëqeshi dhe më pas tha: “Të vërtetën e dua, por nuk dua të ma thuash”. Gjithsesi, unë duhet ta them, duke u nisur nga këndvështrimi im. Nëse do t’i referohemi analizave ekonomiko-sociale, aktualisht vitin 2009 e parashikoj me mjaft vështirësira reale, si në sektorin ekonomik, ashtu edhe në atë psiko-social. Kriza që po kalon gjithë bota sot, padyshim që nuk do ta kursejë edhe Shqipërinë, po ajo për të cilën unë parashoh rrezik është se do të ulet ndjeshëm masa e sigurisë së jetës (jo vetëm fizike, po edhe e standardit të saj), që do të shoqërohet me shtimin e krimit, grabitjes, rrëmbimeve, pasiguri në bizneset e ndryshme, të cilat do të shkojnë drejt tendencës së falimentit, ulje të standardeve të jetesës dhe shfaqe të një sjelljeje agresive, e cila do të shoqërohet me raste hera- herës të dhunshme, të cilat do të kenë pasoja të forta në jetën sociale të vendit. Njëkohësisht dhe periudha e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, do të shoqërohet me debate të nxehta, të cilat nuk do të prodhojnë politika, po në njëfarë mënyre do të instalojnë në raportet sociale “institucionin e urrejtjes”, në emër të “fitores”, duke krijuar njëlloj kaosi psiko-social në planin etik dhe moral. Mendoj se e gjithë bota është përpara disa të papriturave jo të këndshme,si në formacionet ekonomiko- politike,duke kërkuar gjetjen e një skeme të re, që do t’i përkoj dhe ndryshimeve gjeoplitike, ashtu edhe krijimit të modeleve të reja, të cilat ende nuk janë shfaqur në platformat e vendeve më të zhvilluara. Parë në këtë këndvështrim, viti që ka hyrë është disi vit i përplasjeve të fuqishme, si në jetën politik, ashtu edhe në atë ekonomike, e për pasoj jeta sociale do të përshkohet hera- herës nga pështjellime të fuqishme, si pasojë e mospasjes së sigurisë dhe standardeve të jetesës. Shpresoj dhe dëshiroj shumë që fundviti të jetë një happy-and, për të gjithë ne. Gjithsesi, gjysmëpesimiste-gjysmëoptimiste, në njëfarë mënyrë do ta përshkruaja si një vit drithërues dhe me
 
Qeveria “Berisha” flet për Shqipërinë me nota tejet optimiste. Mendoni se është realitet apo një politikë e ekzagjeruar që nuk tregon faktet reale shqiptare?

Kur analizon politikën e shtetit tënd duhet të jesh i matur dhe i kujdesshëm, pasi në çdo mendim që do të thuash, duhet të jetë i qartë. Mua më pëlqen që në analizën që më lejohet të bëj pas pyetjes suaj, të mbështetem në modelin e shkollës Sokratike, që jo çdo gjë është e keqe dhe jo çdo gjë është ekzaltuese, pasi nuk do të ishim të sinqertë dhe të vërtetë me veten dhe me të tjerët. Natyrisht, që janë bërë gjërat të mira, si janë shtruar një pjesë e mirë e rrugëve, kjo është një arritje e qeverisë, po edhe një e mirë shumë e madhe për popullin. Arritëm të marrim ftesën për anëtarësimin në NATO, një veprim që duhet jo vetëm përgëzuar, por njëherazi edhe vlerësuar, gjithsesi meritë jo vetëm e qeverisë, po edhe e opozitës, që tregoj vullnet politikë për të realizuar një performancë sa më të mirë në realitetin e sotëm. Parlamenti arriti të kaloj një sërë ligjesh të rëndësishme, si ai i barazisë gjinore, i luftës kundra dhunës në familje e shumë ligje të tjera, pra në aspekti sasior jemi “ok” me ligjet e aprovuara.
 
Deri këtu jemi dakord, por...?

U rritën rrogat e punonjësve të administratës, sidomos të sektorit të arsimit dhe të shëndetësisë, deri -diku edhe pensionet dhe kjo një arritje që duhet të vlerësohet, (pa hyrë këtu në analiza të thella, sa ishte rritja reale, si janë shtresat në nevojë, sa u premtua dhe sa u realizua, etj., etj) po këto janë shumë të mira dhe mjaftë pozitive, nëse do t’i shihnim në mënyrë të shkëputur dhe natyrisht, që do të thonim që qeveria ka bërë një punë tejet të lavdërueshme. Deri këtu jemi mirë dhe nuk duhet të ankohemi. Kjo është ta shohim gotën gjysmëplot të mbushur plotë, siç ka dëshirë ta shohë dhe ta demostrojë dhe qeveria. Në fakt, realiteti na paraqitet paksa ndryshe. Nëse do të marrim investimet në infrastrukturë, është luks shumë i madh që të mendojmë që edhe ato investime që po bëhen, janë me një kosto aq të madhe financiare, saqë humbja është më e madhe sesa fitimi dhe kjo do të rëndojë në xhepat e taksapagueseve dhe votueseve shqiptarë. Nëse do t’i referohemi shifrave të standardit të jetesës, në 2009-ën flasim për një zhvlerësim total të lekut, për një nivel deri në minimumin jetik të një pjese të mirë të popullatës dhe për një ekonomik aq të brishtë shqiptare, saqë shihet me numrin e rritjes së papunësisë, ku shifrat më ta larta prekin shtresat e margjinalizuara, gratë dhe njerëzit në nevojë. Kemi një biznes tejet të lodhur dhe aspak fitimprurës, ku rregullat e lojës i vendos shteti, madje dhe pagat e punonjësve në sektorin privat i vendos shteti, duke e vendosur këtë në një situatë absurde dhe një lloj kolapsi ekonomik. Kemi një sistem të brishtë bankar, që ky vit do të tregoj realisht sesi do të funksionoj dhe sesa do të qëndroj në tregun e valutës, kemi një ulje të ndjeshme të remitancave të emigrantëve, gjë që ul ndjeshëm nivelin e standardit të jetesës, për të mos thënë që përjetuam këtë vit një nga moment më të vështira dhe më tragjike të kolapsit shtetëror, siç është ngjarja e Gërdecit, e cila tregon sesa dhe si është niveli i sigurisë dhe shkalla e jetesës në Shqipëri, e cila shfaqet në tablonë e rënduar të aspektit psiko-social të qytetarit që jeton në Shqipëri, me rritjen e numrit të papunëve, me një politikë demagogjike dhe të pamonitorueshme dhe të pakontrollueshme për thithjen e trurit, me rritjen e numrit të divorceve dhe tronditjes deri në themel të modelit të familjes, me pamundësinë e vizionit për të gjetur rrugë të reja për hapjen e sektorëve të punësimit, me rritjen e numrit të të dënuarve, për vepra të ndryshme penale dhe civile, me krijimin e fenomenit “lufta kundra korrupsionit”, jo si sistem parandalues, po si një model i ri i luftës së klasave, duke djegur individët dhe duke u mburrur me moton: “Sa më shumë të dënojmë, aq më shumë luftojmë korrupsionin”, duke u marrë kështu me pasojën dhe jo me fenomenin. Pra thënë ndryshme, kemi të bëjmë me dukurinë , të cilat në njëfarë mënyre kanë rritur pasigurinë, dëshpërimin dhe pamundësinë për të gjetur zgjidhjet e problemeve të përditshme, duke rritur kështu, fenomenin e vetëvrasjes, të abuzimit dhe të indiferencës. Nga e gjithë kjo tablo do të thoja që nota për qeverinë për mua do të ishte një notë midis 4 dhe 5, pasi edhe punët e mira sfumohen përpara mospasjes së qartë të strategjisë dhe të platformës se ku dhe si do të drejtohet formacioni ekonomik- politiko-shoqëror në Shqipëri.
 
Ndërkohë Shqipëria ka hyrë dhe në një vit elektoral. Cili është parashikimi juaj për zgjedhjet e këtij viti në Shqipëri? Mbi të gjitha a mendoni se ato do të zhvillohen në një klimë të qetë dhe brenda standardeve evropiane?
 
Hyrja në këtë vit elektoral, klasën politike shqiptare e gjen të maturuar, pasi tanimë ajo është 19- vjeçe në politikën demokratike, dhe sipas studimeve të psikologjisë e ka kaluar fazën e adoleshencës dhe po hynë në fazën e pjekurisë. Thënë ndrydhe, janë pjekur kushtet për të bërë divorce nga mentalitete e vjetra të modeleve të mëparshme politike, ka ardhur momenti që vetë partitë politike të veshin një kostum tjetër, pasi dhe vet funksioni i tyre në mijëvjeçarin e ri, duhet të jetë shumë më ndryshe. Mendoj se kryetarët e partive, fatkeqësisht i kemi të gjithë kryetarë, pasi ende nuk ka guxuar ndonjë grua të drejtojë ndonjë parti politike, duhet të zhvishen nga mentalitetet dhe pengjet e së shkuarës dhe të rriten në përmasat e modelit të Obamës, i cili dhe performancën nuk e ka në funksion të demagogjisë, po në funksion te realizimit të institucionit të vlerave, të qytetarisë, duke e ftuar këtë të fundit të jetë pjesë e garës dhe e zgjedhjes së më të mirit, pa imponuar, bërë presione, apo krijuar situate pasigurie dhe frike. Për mendimin tim këto zgjedhje do të jenë surpriza e viti 2009. Askush nuk e ka të sigurt fitoren, megjithëse Kodi Elektoral, ishte një farsë tjetër për të instaluar dypushtetizimin në një pushtet, thënë ndryshe, monoparti me dy parti, ku në një legjislacion është njëra dhe më pas tjetra, një minidiktaturë e modernizuar, huajtur sipas “modeli spanjoll”, pasi sot përgjithësisht, është rritur deri-diku ndërgjegjja dhe mendimi i pavarur i qytetarit dhe jam e bindur që ky është një popull që në fund, pasi të ka votuar, besuar dhe nuk është realizuar në premtimet që i ke dhënë, si të pret dhe vlerëson nga forma, ashtu dhe të përcjellë nga përmbajtja. Po bëhen përpjekje për të vendosur standarde dhe për të ndjekur të gjitha proceset demokratike që i duhen një vendi për të realizuar procesin zgjedhor. Sesa do të realizohen këtë le t’ia lëmë kohës. Unë gjithsesi nuk do të dëshiroja që të ishte një vit i mbrapsht, pasi popujt e trazuar lindin, njerëz të trazuar. Është një garë elektorale që diferencat do të jenë , aq shumë të vogla, saqë mund të na ofrojnë edhe surpriza. Tek e fundit nuk janë edhe shumë larg. Edhe 4 muaj……
 
Kuota 30 % në zgjedhjet e këtij viti

 
Jo paqëllim më lartë thashë, që do të fitoj ajo parti , apo ai grupim politik që do të ketë më shumë anëtar, simpatizante dhe protagoniste gruan. Mund të them pa mëdyshje, se kësaj radhe vota e gruas do të jetë ajo votë që do të vendosë fatet e politikës në Shqipëri. Këtë konkluzion nuk e arrij nga fakti i përkatësisë gjinore, apo thjeshtë se hyri në fuqi sistemi i kuotës shumë të debatuar të 30% të gruas. Ky është thjeshtë aspekti ligjor dhe si detyrim ligjor përbënë një precedent pozitiv për rritjen dhe pjesëmarrjen e gruas. Ajo që unë e shoh si një risi në politikën e ardhshme shqiptare është tendenca, e cila do të kthehet shumë shpejt si një fenomen pozitiv, që gruaja ta ka filluar ta shohë fushën e politikës jo vetëm si domen të burrave , po edhe si një pasarelë idesh për t’u vetëshpalosur dhe realizuar vetë ajo, duke e kthyer politikën edhe në gjuhën e gruas. Tanimë, po fillon të ndryshoj mentaliteti i votimit, çdo anëtar i familjes do të votoj vet dhe jo kryetari i familjes në emër të saj, gruaja po bëhet jo vetëm sharmante, po edhe po tregon karizmë në politikë dhe si çdo ligj i natyrës edhe në politikë është e kuptueshme, se atje ku ka burra dhe ku flitet për prodhim idesh, nuk mund të prodhohet nëse nuk ke edhe mekanizmin prodhues, që në rastin konkret është partneriteti burrë-grua. Vetëm ky partneritet krijon mundësinë e realizimit të politikave dhe bërjes politikë nga të gjithë. Tani jetojmë në kohën kur një pjesë e tabuve janë thyer, aq as të duket se koha ka ecur shumë shpejt, prandaj që një shoqëri të tregoj emancipimin dhe zhvillimin e saj të vërtetë është atëherë kur si burrin dhe gruan ta shoh protagonistë në jetën politike, duke e bërë këtë të fundit më të ndjerë, më të pastër dhe më pranë natyrës njerëzore dhe duke i dhënë secilit individ shansin e barabartë për të garuar për të drejtën e votës. Pa frikë këto zgjedhje do t’i quaja zgjedhjet e diktuara dhe të fituara nga gratë. Kjo varet sa karizmatikë dhe sa shije kanë kryetarët në zgjedhjen dhe ndërtimin e përbashkët të politikave me partnerët politikë. Unë besoj se zgjedhjet do t’i fitoj ai koalicion që do të di të vlerësohet dhe të votohet, veçanërisht nga votueset gra. Gratë këtë vit vendosin fatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Le të shpresojmë që zgjidhja e tyre do te jetë ajo që i duhet vendit tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora