Shtesë » Shoqëria
10 orët e dorës më të shtrenjta në botë
E diele, 19.10.2008, 05:42 AM
Specialisti i “Forbes” tregon cilat janë markat më të mira. Ora që mban vendin e parë ka 1897 brilantë dhe 288 prerje trapezi
Sot, në botë ekzistojnë 10 marka të njohura për orët e dorës, të cilat kanë edhe çmimet më të kripura. Specialisti i “Forbes” tregon cilat janë markat më të mira për orët e dorës. Ata, të cilët po lodhen për të gjetur dhuratën e duhur për njeriun e zemrës, tani kanë edhe këshillën e specialistit të “Forbes”. Edhe pse pak prej nesh mund t’ia lejojnë vetes këto modele të shtrenjta, mjafton të keni një ide se cilat janë markat më të mira në botë. Nuk do të lodheni shumë për të parë se të gjitha markat janë zvicerane, kështu që kur të shkoni tek shitësi, do të dini çfarë të kërkoni. Orët e dorës konsiderohen si objekte të përjetshme, të ndërlikuara dhe madhështore. Krijimi i orëve të shtrenjta është një traditë e gjatë brenda historisë së shkurtër të kësaj industrie. Ato u bënë të famshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tani ato janë simbole për koleksionuesit e orëve, ndërsa për njerëzit që mund t’i blejnë janë thjesht kënaqësia e të pasurit diçka të jashtëzakonshme, pavarësisht nëse e vënë apo jo. Ora që mban vendin e parë ka 1,897 brilantë dhe 288 prerje trapezi. Varianti “Super” është një nga 50 modelet e shumtë të “Ice Cube” që nga diamantet e zi, safirët pastelë dhe deri tek rubinët.
Lista
1. Copard (1860), “Super Ice Cube”, 1 130 620 dollarë
2. Blanckpain (1735), “1735”, afërsisht 1 milionë dollarë
3. Vacheron Constantin, “Minute Repeater”, 340 mijë dollarë
4. Audemars Piguet (1875), “Minute Repeater & Tourbillion”, 297 mijë dollarë
5. Roger Dubuis (1995), “Hommage, H43 2610 0 N94.1”, 291 700 dollarë
6. Girard-Perregaux (1791), “Magistral Tourbillion”, 280 mijë dollarë
7. Breguet (1775), “5437PT”, 275 mijë dollarë
8. Patek Philippe (1839), “10 Day Tourbillon”, 240 mijë dollarë
9. Parmigiani Fleurier, “Parmigiani Bugati 370”, 200 mijë dollarë
10. IWC (1868), “Grande Compilation”, 180 mijë dollarë