|
Ferrari 250 GTO - 1962 |
Ferrari klasik është për momentin automjeti më e shtrenjtë në botë. Ai u shit për 15.7 milionë stërlina, rreth 22 milionë euro. Rekordin për vlerën e automjetit legjendar Ferrari 250 GTO, e arriti një blerës anglez i cili shfrytëzoi të drejtën e ankandit për fshehtësi dhe ka vendosur të mbetet anonim. Ferrari ka prodhuar modelin “250 GTO” vetëm në 36 njësi në periudhën nga viti 1962 deri në vitin 1964. Automjeti është punuar për proceset e garimit në kampionatin GT të FIA-s. Ai është konisderuar si një automjet i veçantë dhe ka kapur vlerën e rreth 11 milionë stërlinave. Çmimi i ri rekord prej 22 milionë eurosh për një automjet e ka kaluar për dy herë çmimin rekord për një Ferrari. Në fakt, rekorderi Ferrari California Spyder në muajin maj të këtij viti është shitur për “vetëm” 6.8 milionë euro. Ferrari 250 GTO që herët është konsideruar si automjet garash dhe është prodhuar nga Ferrari në vitet 1960. Numri i tyre vazhdon të jetë i kufizuar dhe në Shtetet e Bashkuara është shitur për 18,000 dollarë. Blerësit duhet të miratoheshin personalisht nga Enzo Ferrari dhe agjenti i tij i shitjeve për Amerikën e Veriut, Luixhi Çineti. Numri i këtyre automjeteve është gjithësej 36. Në vitin 2004, Sports Car International e renditi “250 GTO” në listën e makinave më të mira të vitit 1960 dhe u konsiderua makina sportive më e shpejtë e të gjitha kohërave. Ky lloj automjeti debutoi në vitin 1962 në “12 Hours of Sebring” e drejtuar nga skuadra e amerikanit Fil Hill (Kampioni i Formula 1 në atë kohë) dhe belgu Olivier Gendebien. Edhe pse jo makinë tipike garash, ajo zuri vendin e dytë pas Bonierit dhe Skarfiotit.
Toyota IQ me tre automjete të reja
Për ultrakompaktin e ri IQ, që është automjeti më i vogël me katër vende, Toyota ka zhvilluar një platformë të re. Tani japonezët paralajmërojnë se synimin e uljes së shpenzimeve do ta shfrytëzojnë edhe për tre modelet të reja. Automjeti i parë i cili do të shfrytëzojë arkitekturën e platformës së re do të jetë gjenerata e re e “Yaris” e cila do të paraqitet rreth vitit 2011. Atë do ta përcjellë versioni hibrid e automjetit të njëjtë, e në Toyota përmendin edhe automjetin me shtatë vende i cili do të duket si modeli i ri Insight nga prodhuesi Honda. Duhet të pranohet se Toyota në platformën e re ka ndërtuar një varg inovacionesh të cilat kanë kushtuar shumë, nga diferenciali i lëvizur para motorit për hir të hapësirës më të madhe në brendësi deri tek rezervari më i hollë i vendosur nën ulëset e pasagjerëve. Megjithatë, japonezët besojnë se investimi i madh do të duhej të kthehej gjatë kohës së ciklit prodhues të gjeneratës IQ, në të mirë të Toyotas dhe blerësve.