Shtesë » Shoqëria
E veshur si për breg të detit
E premte, 15.08.2008, 06:23 PM
Dëshirën për t’u zbuluar besojmë se e keni ndier që në ditët e para të nxehta. E për të gjitha ato që nuk duan t’u shpëtojnë kornizave të modës edhe në bregun e detit, ja ku erdhëm edhe këtë vit me tendencat e fundit të rrobave të banjës. Seksi, chic ose të ëmbla, ka një model për çdo stil. Trendi për këtë vit janë rrobat e banjës me trup të “copëtuara” aty-këtu dhe ngjyrat fluoreshente.
Seksi si në shtrat
Krijime ekskluzive, tunduese dhe të paturpshme. Në det si në shtrat, me bikini që ngjajnë pikë e presje me veshjet intime. Prandaj dhe janë kaq seksi.
Me trup të (zh)veshur
Detaje marramendëse dhe prerje që të lënë pa frymë: një look plazhi i rafinuar dhe sensual. Rroba banje me trup, por mos mendoni se ju mbulojnë më shumë sesa duhet. Në fakt, nga modelet duket e kundërta...
E prekur nga ngjyrat
Nuanca fluoreshente, fantazi multikolor, stampe me lule. Ky është bikini perfekt për një abronxaturë joshëse, që nxjerr në pah gjithçka të bukur, lëkurën sidomos.