Shtesë » Shoqëria
Baki Ymeri: Bukuroshet e Bukureshtit dhe dashuria si fenomen hyjnor
E enjte, 05.02.2009, 06:42 PM
Bukuroshet e Bukureshtit dhe dashuria si fenomen hyjnor
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Cilat janë fshehtësitë e shpirtit të femrës?
Gruaja është është një përrallë e përjetshme dhe një dilemë permanente. Ajo është një përzjerje bizare që e ka krijuar Zoti. Zoti e ka nxjerrë femrën nga Parajsa për t’a përkëdhelur vetminë e burrit në botë. Sipas kulturës indiane, gruaja është një përzjerje kullosash, kafshësh, yjesh, zogjsh, stinësh, dëborash. Gruaja shëmbëllen Zanën e Parajsës dhe Syrin e Padukshëm. Ajo është një forcë e fshehtë që e mban ekuilibrin e Universit dhe që e përfaqson fuqinë e kësaj bote. Thonë se pas një burri të suksesshëm qëndrojnë rekomandimet e një gruaje të mençur. Krejt dyshimet që fshihen në shpirtin e burrit e shndërrojnë gruan në një enigmë e të përjetshme. Gruaja shëmbëllen me një legjendë në të cilën fshihen vetitë pozitive dhe negative përmes të cilavet ajo krijon një fuqi të brendshme, e aftë për t’i lëvizur bjeshkët nga vendi. Si mund ta njohë forcën e gruas burri që gjendet pranë saj, për ta shoqëruar në rrugën e jetës? Gruaja është Superfuqia Magjike e Dashurisë. Ajo është energjia nukleare që i nxit poetët të krijojnë tensione sentimentale dhe vlera reale që nuk vdesin kurrë. Fuqia e gruas nuk duhet minimizuar, as nga ana e saj, dhe as nga ana e burrit. Sipas një mendimi tjetër të (pa)pjekur, gruaja është engjëll dhe demon. Atje ku forcat negative qëndrojnë mbi vlerat pozitive, gruaja din t’i zbusë dhe t’i bëjë të afta për të vepruar në drejtim të zhvillimit të relacionit me familjen, dashurinë dhe shoqërinë. Thonë se gruaja pa burrë është si kali pa kërpesh. Bota e gruas është shtëpia, ndërsa shtëpia e burrit është bota. Burri pa grua është si koka pa trup, ndërsa gruaja pa burrë është si trupi pa kokë.
Dashuria i çon shpirtërat të flasin me engjëjt. Thonë se gruaja e ndershme është kurora e burrit. Askund në botë nuk admirohet femra më shumë se në veri të Danubit. Merre me mend, edhe përmes telefonit i drejtohet burri gruas: Ti puthsha duart zonjë! Jeta e ëmbël (La dolce vita) ka nevojë për bukuri, pastërti, ëmbëlsi, urtësi. Për shqiptarin e vërtetë, sipas Xhevahir Fazliut nga Veshalla e Euro-Turistit të Zvicrës, Femra është si llokumi. Ngado që ta kthesh, është e ëmbël, është e butë, është e shijshme. Gruaja e ndershme, besnike dhe e zellshme, e lumturon burrin e vet. Gjinjtë e saj janë arma mortale për demilitarizimin e botës, sidomos, po qe se kanë dimensionin e gjinve të mbretëreshës bukureshtare të erosit ballkanik, Nicoleta Luciu. Po qe se është e bukur dhe e ëmbël si një fushë me dredhëza, gruaja s’ësht tjetër veçse ilaçi më mirë për përgjumimin e burrit. Gruaja e bukur është një dhurratë aq e ëmbël, saqë edhe burrin më të egër e zbut dhe e bën të urtë.
Përkëdhelja është mjalta e dashurisë
Dashuria, sipas Ovidit, është ajo që e vërtit botën. Kujt i mungon dashuria, i mungon gjithçka. Shtëpia pa grua është si livadhi pa lule. Burri pa një zanë Shqipërie është si deti pa anije. Vetëm ata që lehin kundër nesh nuk e din këtë. Pse? Ngase nuk ka punë me gratë por me burrat që shkojnë me burra dhe me fantomat e urrejtjes kundër vlerave të Perëndimit. Po ua transmetojmë për kujtim një mesazh elektronik: „E di se të ka marrë malli për këtë vend ku ke lerë, por beso se ta kemi lakmi që jeton në një vend të lirë, të krishterë, ngase ne këtu u bëmë lesh” (Enver Neziri, Tetovë).
***
Ku janë ata që s’janë? Ku janë ata që s’e dinë se po qe se don të çosh një jetë të bukur e të ëmbël duhet të respektosh gruan që e mban ekulibrin e botës. Pse? Ngase dashuria është duke na afruar me Zotin dhe fuqitë hyjnore të Tij. „O Zot, si e bëre gruan kaq të bukur, për ta puthur me mjaltën e shpirtit?”- pyet poeti që përkulet vetëm përpara dashurisë. Zëri i dashurisë, thot një ëndërrimtar yni, është zëri i shpirtit tim. „Po ku je mor shpirt!” - i thot gruaja burrit kur kthehet nga kurbeti.
Bukuri e gruas dhe funksioni terapeutik i dashurisë
Vetëm përmes dashurisë jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetë. Dashuria është fisnikërim i ndjenjave dhe lartësim i shpirtit. Ajo është ajo që e lëviz botën dhe ta lëviz edhe tepelekun e kokës po qe se të përplas në prehërin e bukuroshove të Bukureshtit. Gabim e kanë ata që mendojnë se ukrainaset janë femrat më të bukura në botë.. Bukuria nuk fshihet vetëm në trup, por edhe në shpirt. Trup e shpirt. Nga ky pikëshikim, Bukureshti është vatra e bukurosheve më të bukura në botë. Shfleton hartën erotike të rumanizmit dhe shikimet të ndalen para një fotografie eksplozive (Nicoleta Luciu). E mbështjellë në afshin e ndjeshmërisë së levarashtë, gjinjtë e saj lëkunden porsi dallgë deti. “Shqipëri moj nëna ime, më ke rritur me thërime!”. E din ç’don të thotë të jesh patriot, mor vëlla! Ta duash aq shumë atdheun, saqë të harrosh se gjendesh në Parajsën e zanave që të zalisin që në shikim të parë. E falënderojmë Zotin, që na ka hedhur këndejpari, që nga koha e Shën Palit. E kemi njohur në ndërkohë Ovidin, Eminescun, Eftimiun, tri ëndërrimtarë të mëdhenj që e hymnizonin femrën në poezi, njëri ndër ta duke qënë boboshtar i rumanizuar përnga vlerat e letërsisë, dhe shqiptar i pavdekshëm përnga hymnizimi i femrës dhe dashurisë. Viktor Eftimiu e kaloi jetën duke shkruar vargje për bukuroshet e Çishmixhiut. Axhepsina Makri derisa ish gjallë, dhe Ankuca Kendi pas vdekjes së saj, ia fisnikëronin shpirtin, ia ndeznin frymëzimet dhe ia përforconin ndjeshmërinë.
Bota ka nevojë për forma të reja të komunikimit. Femra kërkon prova dashurie. Shpërthim i shqiptarizmit mënjanë, dhe shpërthim i erotizmit në anën tjetër. Pajtohen njëra me tjetrën, jo vetëm në kohë të paqes. Derisa Asdrenin nuk e gjejmë në asnjë fotografi të dinamizuar me femra, Viktor Eftimiu krenohej me sekretareshat e tij, edhepse qëllimi i tyre nuk ishte te besnikëria port e leku dhe lakmia. Shqiptari digjet për një fjalë fisnike dhe për një femër besnike. Zhyteshin në kanalet Beogradit, xha Xhiti, xha Xhela e xha Xhafa, e vënin jetën në rrezik duke e hedhur dheun me lopatë për të fituar ca lekë për martesë. “Bli pamuk all bre dilber, bukurosh e boj-atesh/ Mo tët rrin kokoanat, tët lan n’Bukuresht!” - këndonin thëllënzat e Sharrit për të vluarit që u kishin vajtur në Vllahi. Gruaja, fjala dhe arma janë vlera të atilla që s’bën t’i ndash nga krahërori. Me të parën e përlind jeta, me të dytën e afirmon Kosovën në botë, me të tretën e mbron atdheun, që nga Janina e deri në Prishtinë, që nga Mitrovica e deri në Preshëvë, që nga Vlora e deri në Kumanovë. “Kur s’kisha lekë, tridhjetë kilometra shkoja në këmbë pas gruas sime, ngase edhepse s’ishte e bukur, ishte besnike,”- thoshte para se të shuhet në vetmi, kërçovari i Sërbicës në Bukuresht, Mustafa Hyseini, shqiptari që u vëllazërua përmes përzjerjes së gjakut me një korçar të krishterë. Kështu e ka diaspora, me ëndërrime, lavdërime, përmallime e konkretizime. Deshëm të bëjmë fjalë për bukuroshet e Bukureshtit, dhe i shndërruam dëshirat në një përshesh ballkanik, duke kaluar nga tema në temë.
Bukuroshet e Bukureshtit dhe depërtimi i tyre në botë
Bukuroshet e Rumanisë janë vlera reale, të dukshme e të prekshme, të ëmbla dhe të lindura për ta përvetësuar industrinë pornografike, jo vetëm në Europë. Rumunet janë ndër femrat më të kërkuara, më të paguara dhe më të plasuara në topin e aktoreve që shquhen për joshje, art, elegancë, ndjeshmëri dhe bukuri. Melania Grigore është njëra nga bukuroshet që ka arritur të bëhet protagoniste e famshme në produkcionin për të rritur. Duke vallëzuar klubeve të natës në Itali e Spanjë, Melania fiton 25.000 euro në muaj. Një tjetër bukuroshe që është duke i çmendur burrat e botës, është Gabriela Picard, e njohur përmes pseudonimit Vichy Picard, protagonsite filmesh të panumërt me subjekte erotike, e cila vetëm për një sekuencë filmi fiton mbi njëmijë dollarë. Aktorja më e re porno është Alina Plugaru. Ështe e bukur si një këngë dhe ka 20 pranvera në gjirin e saj. Është bjondinë dhe njihet përmes rolit të saj në telenovelën “Sekretet e Marisë”. Sipas Libertatea-s së Bukureshtit, Alina është “star porno” në SHBA, ku fiton rreth 10 mijë dollarë në muaj.
Si një fushë me dredhëza të ëmbla duket shtati i pasardhëses së dakasve të lashtë, Dorelia Vasilescu. Ne sytë e saj fshihet blerimi i Parajsës. E ndjen atë që e sheh dhe e kupton atë që e ndjen. Ajo është gruaja e cila nuk mashtrohet të martohet me një burrë të cilit ia sheh pandjeshmërinë, ngase kur kalon dashuria mbetet pandjeshmëria. Është jashtazkonisht bukur, atraktive dhe e dashur. E lindur nga një mama italiane dhe një baba rumun, Dorela e ka përvetësuar krejt Italinë, duke qenë e pagëzuar nga gazetarët Vasha me buzëqeshje ëndërrimtare. Doria del në fotografi me luledielli para Parajsës dhe me dy diej në krahëror, e bukura e dheut që ka qumësht për një fshat. Nadia Comaneci është mbretëresha e botës femërore rumune, jo për bukuri por për famë. Ish/ gjimnazistja që fitoi dhjetra medalje të arta në fushë të sportit, është klasuar në vendin e parë në toplistën e 100 grave të suksesshme. Në këtë listë zë vënd qëndror edhe Zana e Befasive, Andrea Marin.
Një rumune tjetër me forma të ëmbla e të rrumbullakta është Alexia Mell, pronare e një lokali erotik në Itali. De facto, ajo është stripteza më e nxehtë e lokalit të saj, për të cilin ka investuar 475.000 euro. Njihet si një nxitëse senzacionesh të nxehta duke u çveshur mbi qylimin e kuq në festivalin e Sanremos. Ka lindur në Buzëu të Rumanisë. Emri i vendlindjes së saj (Buzëu), është dirivat i njërës nga fjalët më të vjetra e më të bukura që kanë shqipja dhe rumanishtja e lashtë: buza (buzë). Pas një aventure me futbolistin e famshëm Francesco Totti, pas disa çveshjeve në një lokal erotik pranë Romës, dhe pas gjashtë vjet veprimesh artistike të përzjera me lëng erotik, Alexia arriti të bëhet e njohur anembanë Italisë. Është bukuroshja e Buzëut që ka bërë striptiz edhe përpara Al Banos.
Fuqia e dashurisë
Me lëkurën tënde i shndrit yjet
Me zërin tënd i thith burimet,
Me buzët tua i ngroh dimrat,
Me gojën tënde i shpreh lutjet,
Me sytë tu i verbëron agimet,
Me emrin tënd i zbardh ditët,
Me gjakun tënd i stërkuq frytet,
Me gjinjtë tu i shpërthen netët,
Me belin tënd e vërtit diellin...
Baki Ymeri
Viktor Eftimiu me dashamiret e tij (1950) |
Nje shqiptare mes studenteshave te Konstances |
Biblioteka e sentimenteve letrare |