E premte, 04.10.2024, 04:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Forca e gruas ndër vite

E shtune, 28.03.2009, 01:48 AM


Gra që veprojnë për të menaxhuar pushtetin në shoqëri, që mundohen ta limitojnë atë apo të dekretojnë nënshtrimin e gruas, aty ku lidershipi i tyre stigmatizohet apo kreativiteti i tyre të përbuzet

Pushteti i gruas? Çfarë do të thotë kjo? Gra që hapur shprehin fuqinë e tyre, njohuritë, dijet, duke marrë mirënjohje dhe nderim publik. Por, gjithashtu gra që veprojnë për të menaxhuar pushtetin në shoqëri, që mundohen ta limitojnë atë apo të dekretojnë nënshtrimin e gruas, aty ku lidershipi i tyre stigmatizohet apo kreativiteti i tyre të përbuzet. Dhe gra që i rezistojnë dhe denojnë traditat dhe regjimet tiranike. Që thyejnë Rregullat për të kundërshtuar padrejtësitë ligjore dhe fetare të autoriteteve. "Që ndjekin pikëpamjet e tyre, pavarësisht nga kostot personale.

Gratë kanë përcaktuar rrjedhën e ngjarjeve dhe format e kulturës njerëzore. Ne filluam, themeluam, qeverisëm, krijuam artin e madh, luftuam për të drejtat tona dhe të njerëzve tanë. Këto janë gratë të nxjerra jashtë nga historia, historitë e tyre të harruara, të shtrembëruara dhe të zëvendësuara nga një litany pafund e burrave (dhe mbretëresha e rastit apo gra të dyta). Ajo që ne nuk dimë për këto gra është fortësisht e rënduar nga mungesa e informacionit në shoqëri, të cilat akordojnë pushtetin e femrës në jetën publike, diplomaci, fe, mjeksi dhe gjithashtu art, e shohin si strukturë familjare dhe trashegimi. Si racizmi, si seksi janë të përfshira në këto heshtje dhe boshllëqe.

Në këtë mënyrë, na duhet një histori ndreqëse, që të rindërtojë përmasat femërore të experiencës dhe arritjeve njerëzore, dhe të rigjejë të shkuarën e shtrembëruar dhe të zhdukur të Afrikës, Amerikës dhe të gjitha zonave të tjera të shpërfilla dhe të braktisur nga tekstet standarde dhe shtypi. Kjo do të jetë një histori provizore, sepse të gjitha faktet nuk janë të njohura dhe interpretime të kaluara po rivlerësohen për gjininë, rracën dhe paragjykimet krahinore. Më shumë e rëndësishme, historia jo e shkruar e vendasve, mezi ka filluar të integrohet në tregimet e rrjedhës së përgjithshme.

Gratë kanë qenë shpesh të përmendura në fund të historisë, madje dhe në këto raste ajo çka është shkruar ka qenë shumë selektive. Siç shkroi Sandra Cisneros, rreth kërkimit të saj për heronjë Latinë. "Ne jemi në fundin e fundit." Megjithatë, trashëgimia e grave me ngjyrë, sidomos kulturat indigjene, na japin shembullin më dramatik në historinë e ditëve të sotme, të mbështetjes së hapur të fuqisë së grave. Por edhe Europa duket ndryshe, kur bëhet fjalë për gra të zakonshme dhe vende të mbyllura si Bullgaria, Estonia, Korsika, etj. Historia e grave kërkon një perspektivë botërore. Bëhet fjalë për shumë më tepër se Mbretëresha Elizabet apo Susan B. Anthony. Duhet të rifokusojmë vëmendjen e historisë, nga shkolla e "grave të famshme" (shpesh gra të oborreve mbretërore) deri në përfshirjen e sa më shumë femrave me pushtet: nëna familjesh dhe gra të moshuara; murgesha, parashikuese, mjeke dhe shëruese; tregtaret, endeset, gra të tjera të artit dhe të profesioneve të tjera. "Sfera e fuqisë" së këtyre femrave ndryshon nga një kulturë në tjetrën. Disa prej tyre, sidomos thirrjet shpirtërore, kujtojnë aspekte të vendosmërisë së grave, edhe në ato shoqëri që mbështesin nënshtrimin e gruas ndaj burrit, në hapësira private dhe publike.

Ka një bashkëveprim të dukshëm, midis lidershipit të grave shpirtërore dhe politike, sidomos në mjaft shoqëri indigjene. Psh., Shamani Olga që ishte të dyja, udhëheqëse dhe lidere fetarë në fshatin e saj Siberian, afro një shekulli më parë. Por kjo mbivendosje duket dhe në kontekste perandorake, si atëherë kur mikogami e moshuar u zgjodh sundimtar për të shpëtuar Japoninë nga një betejë kaotike për pushtet në historinë e hershme. Një tjetër shembull është roli i rëndësishëm që luajti Candomblé maes de santo në komunitetin afro-brazilian, në kohët e hershme moderne.

Priftëresha apo parashikuese shumë shpesh kanë drejtuar lëvizje çlirimtare: Nehanda Nyakasikana në revoltën Shona, kundër kolonizimit anglez të Zimbaue-s; María Candelaria, në kryengritjen Maya kundër spanjollëve në revoltën Gabrieleño në Kaliforninë e Jugut. Në vitin 1791, murgesha e vjetër Cécile Fatiman inauguroi revolucionin Haitjan kundër skllavërisë në një ceremoni Voduneze ne Bois Caiman. Akoma më herët, parashikuesja Veleda ishte forca udhëheqëse mbas kryengritjes Bataviane të fiseve Eurpiane, kundër Romës dhe Dahia al-Kahina ("murgesha") drejtoi rezistencën Berbe kundër pushtimit arab të Afrikës së Veriut. Gudit Isat (Judit i Zjarrit) e cila përmbysi perandorinë Aksumitë në shekullin e 10-të Etiopia, gjithashtu kujtohet si një lidere fetare.

Shumë shpesh, ky lidership femëror, nuk mbështetet në autoritete të institucionalizuara, por në një pushtet të njohur personal. Parashikuesja e Apache dhe luftëtarja Lozen, kujtohet për aktet e trimërisë dhe aftësitë e saj të mprehta për të udhëhequr njerëzit larg rrezikut. Ndërsa braktisnin kolonitë e armatosura angleze në Arizona dhe në drejtim të Meksikës. Granuaile Ní Mhaille (Grainne O' Mailley) kapërceu atë që do të bëhej monopoli mashkullor absolut i sipërmarrjes ushtarake dhe detare, me anë të flotës së saj pirate, të përmbysurin, "She-King" të bregdetit Konnemara të Irlandës dhe goditjen e Flotës Britanike në 1500-en.

Guximi femeror, në shumë shoqëri është kërkuar thjesht për të mbojtur lirinë personale dhe vendosmërinë, duke krijuar hapësirën për të vepruar, pavarësisht pengesave patriarkale, për t`u bërë ato që anglezët quajtën "një grua që vetë-urdhërohet". Agodice praktikoi mjeksinë në Athinën klasike, e maskuar si burrë, duke rrezikur vdekjen më pas në betejën për mbrojtjen e mjekëve femër. Rreth dyqind vjet më vonë, Miranda Stuart, përdori të njëjtën strategji për të marrë M.D e saj. Si Dr. James Barry, ajo u bë shefe kirurgjie në Flotën angleze. Hilja e saj nuk u zbulua deri në vdekje, edhe pse shpëtoi për pak mbas plagosjes në një duel.

Rruga e adoptimit të mantelit të privilegjeve mashkullore, u ndoq nga aventura të panumërta të grave, duke përfshirë këtu Carmen Robles, e cila u bë kolonele në Ushtrinë Revolucionare Maksikane dhe Elvira Cespedes, e cila praktikoi mjeksinë dhe u martua me një grua në shekullin e 16-të në Spanjë - derisa u akuzua për inkuizicion dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe me punë të detyruar.

Rebelimi femëror ishte gjithashtu aktiv në art dhe në shkencë. Murgesha renegate, Okuni, themeloi teatrin Kabuki, nga i cili shumë shpejt gratë u dëbuan. Në Moorish Spain, poetja Walladah bint-al-Mustakfi refuzoi vellon dhe martesën, duke preferuar qëndrimin te sallonet intelektuale dhe duke patur të dashur meshkuj dhe femra. Rreth vitit 975 homologja e saj Aisa bint Ahmad i tha jo propozimit të një poeti, të cilin e refuzoi me një pozicion mospërfillës: "Jam luaneshë/ Dhe nuk do të lejoj kurrë që trupi im të jetë vendalimi i askujt / Por çfarë duhet të zgjedh/ Nuk do i vë veshin një qeni/ Dhe siç bëjnë shumë luanë, u ktheva".

Gruaja më kurajoze sfidonte tiraninë. Këngëtarja e famshme Suaili, Siti Binti Saad e ardhur nga klasa e shtypur, me anë të muzikës së saj taarabu bënte thirrje për drejtësi shoqërore, në Tanzaninë e sotme. Ajo protestonte shtypjen e klasave dhe abuzimin ndaj grave; kënga e saj "Policia ka ndaluar" shumë qartë kritikon një gjyqtar që i jep lirinë, vrasësin e pasur të një gruaje. Duket se nuk ka frikë as nga sulltani. Beteja prej lidershipi e një gruaje të moshuar nga Pawnee, shpëtoi fshatin e saj nga sulmuesit, dhe kështu ajo mori emrin "Gruaja e Vjetër Hidhëron Armikun". Më vonë, ajo bënte shaka me gratë e luftëtarëve, duke i`u treguar atyre të ndiqnin Poncasi, të cilët erdhën të digjnin fshatin.

Ka shumë tregime historike për gratë luftëtare, për gra që shumë shpesh luftuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre, njerëzit dhe fshatrat e tyre. Gjithsesi, është shumë e vështirë për shumë njerëz sot, të konceptojnë gjithë këtë autoritet femëror, në shumë shoqëri gratë kanë pushtetin formal për të vënë veto mbi vendimin për të shkuar në luftë. Gruaja e Dashur Cherokee, në kapacitetin e saj për të përfaqësuar gratë në një mbledhje burrash, u pajis me këtë autoritet dhe kështu bëri edhe Gantowisas (Matrons) e Gjashtë Kombeve. Ishte gruaja që furnizoi luftëtarët me ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme dhe vuajtën njësoj me ta pasojat e luftës. Ekzistonte një shprehje, "Përpara se burrat të mund të shkojnë në luftë, gratë duhet të bëjnë opingat e tyre".

Njerëzit Lisu te Yunnan (Kina jugperëndimore) njëherë kishin një traditë, se lufta duhet të pushonte nëse një grua e secilës anë qoftë, valëzonte fundin e saj për të kërkuar armëpushim. Shumë shpesh kjo ishte një grua e moshuar dhe e respektuar. Fundi mbushej me manën e grave, që simbolizonte pushtetin e jetë dhënësit. Një grua që hiqte fundin e saj ishte gjithashtu shenjë për luftë apo paqe në Ishullin e Vanatinait në Paqësor, ku gratë gjithashtu ishin mbrojtëset tradicionale të të burgosurve të luftës.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI - RD



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora