E shtune, 20.04.2024, 05:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Vlora Banushaj: Pranverë në shpirt

E diele, 19.04.2009, 06:55 PM


PRANVERË NË SHPIRT
 
Shkruan Vlora BANUSHAJ*
www.sa-kra.ch

Sipas thirrjes së shpirtit tim fillova të ecë e ta shijojë, ta "prekë" pranverën në natyrë, duke lëvizur lehtazi edhe drejt pranverës në shpirt. Që në hapat e parë seç me dehte një valë shumë e këndshme e aromës. E njohë, është aroma e natyrës, aroma e pranverës, aroma e rilindjes së natyrës dhe menjëherë dëgjojë tinguj të cicërimave të zogjve që shpërndahen si himn i kësaj madhështie nëpër këtë mrekulli natyrore.
 Për një çast shikoj lartë kaltërsinë e qiellit, ngjyrën e të cilit do të kisha dëshirë ta vendosja në sytë e mi, ndërsa pastërtinë që reflekton ajo ngjyrë ta shtresoja në zemrat e gjithë njerëzimit... Dhe prapë kthehem e hedhë poshtë shikimin dhe vërej se si ngadalë dhe lehtë një puhizë pranverore i lëkund lulet, barin, gjethet dhe të gjitha së bashku vallëzojnë sipas një ritmi,  në të njëjtën kohë, thuajse janë marrë vesh më parë apo i dirigjon dikush! Krejt ecin në mënyrë të njëtrajtshme, të unisuar... e bashkë me atë vallëzim edhe qetësia dhe paqja, me tingujt e saj të padëgjuar, fillon të rrjedhë në brendinë time për t'u mishëruar  me të pastaj.
 Sa më shumë që rri, aq më shumë thellohet kjo qetësi. Këtu gjithçka është e bukur, mahnitëse, frymëzuese, e harmonizuar. Nuk mund të ngopem me këtë ajër të pastër... dhe dua ta qes nga brendia atë gazë të ndotur që më rrethon nga ambientet me ngjyrë të hirtë, ku frymën ta zë betoni, nga ambientet e mjegulluara nga tym, nga ambientet e zhurmshme, nga ambientet ku vështirë është ta dallosh ndërrimin e stinëve si këtu.
 Dua ta hedhë, ta derdhë këtu gjithë energjinë negative të akumuluar... dua ta marrë këtë ajër të pastër, të freskët, ta kem si "mburojë"... dua, dua ta ndjejë natyrën, frymëmarrjen e saj ta dëgjojë, ta dëgjoj pulsin e saj. Ky ajër i freskët dua të më shoqërojë edhe atëherë kur jam larg nga kjo mbretëri e bukurisë, e paqes, e origjinalitetit...
 Nuk e di, se a do të mund ta qes në letër gjithë këtë që po e shohë, që po e ndjejë, e që po e përjetojë?! Mendoj se fjalët, ndonjëherë, apo shpeshherë, nuk kanë fuqi të mjaftueshme për të shprehur, përshkruar atë që dëshirojmë të themi!!!  Këtë e ndjejë në shumë situata jetësore... e shumëherë janë mjaft të fuqishme edhe për te të lënduar pa u shkrirë në harresë fare...
 Por, unë do ta marr mundin e të fillojë të udhëtoj së bashku me fjalën, letrën, frymëzimin, dëshirën, vullnetin... dhe prapë kthehem tek gumëzhima e bletëve, e insekteve të llojeve të ndryshme. E përcjellë rrugën e tyre, ndalesat e tyre, stacionet e tyre... Stacioni i tyre është një lule, për të kaluar në stacionin tjetër tek lulja tjetër.  Një atmosferë e akorduar aq mirë dhe krejt në mënyrë origjinale, pa ndërhyrje, pa stilizime, e pa zbukurime, pa imitime, krejt rrjedhë në mënyrë natyrale. Nuk kanë nevojë që të jenë më të bukura, me frymëzuese, më të akorduara...
 Më tutje hedhë ca hapa dhe e ndjejë freskinë e ujit, ushtimën e tij. I shikojë valët që shndrisin si margaritarë kur puqen me rrezet e diellit, e si rezultat japin një pasqyrë ku shihet ky ambient i mrekullueshëm. Po, po, janë valët e lumit që e mban emrin e qytezës sime, e që pak më larg prej vendit ku unë tani gjendem, bashkohet edhe me lumin tjetër “Drini i Bardhë” për ta vazhduar rrjedhën të bashkuar në rrugën e përhershme.
 Nuk ka kufij kjo bukuri e natyrës. E shikon një lule dhe thua: sa e bukur që është! Ndalesh tek tjetra dhe përsëritet i njëjti mendim, e njëjta përshtypje... gjithçka është bukuri në vete. Dhe ajo bukuri të provokon për ta marrë për vete, ta këputesh, por, vije një mendim tjetër dhe fillon dialogu në mes të dëshirës dhe arsyes: pse ta këpus e ta ndajë nga ky ambient? Pse? Vetëm pse e kam këtë mundësi ? Unë e kam këtë mundësi, pra jam më e "fortë" fizikisht se sa ajo, por unë nuk e kam bukurinë, origjinalitetin, ndjeshmërinë e saj! Unë nuk mund ta krijojë një bukuri të tillë asnjëherë!!!
 Të gjitha ngjyrat i gjen këtu, të gjelbrën, të kuqen, të verdhën, të kaltrën, të bardhën... dhe secila e ka hapësirën e vet. Janë ngjyra me të vetmin mision dhe atë: në shërbim të së bukurës. Por, mbi të gjitha e blerta këtu më duket e mban kurorën.
 Kush e ka krijuar gjithë këtë bukuri? Këtu e shoh forcën krijuese të Perëndisë dhe vazhdon kjo madhështi; drunjtë me përplot kurora më duket sikur dojnë ta prekin qiellin, por, mbi të gjitha rrezet e diellit janë ato me meritoret që i japin shkëlqim edhe ma të theksuar kësaj mrekullie natyrore. E kur të gjendesh në gjirin e një bukurie të tillë natyrore sigurisht se mendimet i lënë të të parakalojnë - shkojnë e vijnë e pa i ndalur ti tek vetja. Gjithë kjo harmoni, bukuri, madhështi të bën për vete.
 Duke e "dëgjuar" natyrën, duke e soditur atë, mendoj se këtu secili bën punën e vet në mënyrë krejt të pavarur, të heshtur, pa zhurmë, duke mos i penguar askujt dhe për një çast të duket sikur çdo gjë është e planifikuar aq mirë. Secili e ka hapësirën e vet të "veprimit", secili gjen mjaft vend për të mbijetuar, pa e sfiduar askënd dhe pa ia shkelur hapësirën tjetrit... Këtu s'ka pretendime, këtu s'ka garë, këtu s'ka tendenca për të qenë i pari, këtu secili e din vendin e vet!
 Ndërsa, pak më tutje, padashtas, sa për ta zbehur e besa edhe "lënduar" paksa këtë kënaqësi që e përshkova, më shkon syri tek do përzierje disharmonike ngjyrash! Ato janë ngjyra tërësisht artificiale, ato nuk kanë aromë, përkundrazi, ato kundërmojnë! Ato tregojnë shëmtinë, ato tregojnë pakujdesinë, ato tregojnë se janë "vepër" e njeriut. Janë mbeturinat që i kanë hedhur pikërisht qeniet njerëzore dhe e kanë "stolisur" natyrën kudo, ia kanë zënë frymën asaj, e kanë pushtuar çdo kënd, çdo cep! Ato kanë krijuar "piramida" të mbeturinave, ato e kanë shëmtuar natyrën... dhe ato vazhdojnë të rriten, ato vazhdojnë të shtohen. Eh pra, sa shumë o Zot kemi nevojë për një ambient të pastër, sa shumë indiferencë i dhurojmë kësaj natyre, derisa ajo na dhuron aq shumë frymëzim, aq shumë bukuri.... Sa do të dëshiroja që të rritet dhe kultivohet dashuria, kujdesi për natyrën, e të zvogëlohen këto "piramida" të krijuara nga hedhurinat, sepse këto flasin vet se si dhe në çfarë gjendje jemi - janë pasqyrë e realitetit tonë!!!

*Autorja është juriste e diplomuar



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora