E enjte, 13.06.2024, 11:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Tempulli i fjalës

E hene, 16.03.2009, 10:37 PM


Botime të reja bukureshtare

Tempulli i fjalës

Nga Baki Ymeri

Tempulli i fjalës në ballinë dhe tempujt e fjalëve që të shërrojnë në brendi. Është libri që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, falë inisiativës së Mardena Kelmendit nga Italia. Edhe kjo vepër regjistrohet në spektrin e antologjive me autorë shqiptarë dhe rumunë, e realizuar nën përkujdesjen e redaksisë së revistës «Shqiptari», vend prioritar duke i dhënë poezisë «Shqiponjat» të poeteshës Emilia Dabu, me motonë e Nexhat Rexhës: Kosova shkëput zinxhirët e robërisë. Nga vargjet e Emilias vlen të përkujtohet një strofë me vlera aktuale, e shkruar më 1999, ditën kur filluan të bien bombat e para mbi kuçedrën militariste të Millosheviçit: Kosova e trishtë si vullkan shpërthente/ Zemra shakmisej nga shkrepjet  e djeshme/ Amerika rizgjohet  të bëjë drejtësi/ Të djeshmen për ta gjetur në vërtetësi. Edhe këtij libri i paraprin në të dy gjuhët parathënia briliante e Visar Zhitit “Ftesa e një antologjie”, me moton: “Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë”, prezente edhe në ballinën e dytë, e dinamizuar me fotografitë e autorëve shqiptarë dhe  rumunë. Nga pala shqiptare defilojnë bibliografia dhe vargjet e Nuri Plakut nga Shqipëria dhe katër poetëve kosovarë (Nexhat Rexha, Sali Bashota, Sabit Rrustemi dhe Albina Idrizi), me një varg vlerash antologjike me motive meditative, atdhetare, sociale dhe të dashurisë. Disa nga këto motive hasen edhe te pala rumune. Meqë autorët shqiptarë publiku i njeh, disa me vargje edhe në revistën e famshme elektronike www.zemrashqiptare.net, po ndalemi një çik te autorët rumunë:

             Florian Hu?anu, poet, redaktor teknik, tipograf dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. U lind në qytetin Reshica më 1947. Jeton në Bukuresht dhe është autor i nëntë vëllimeve poetike. Sipas kritikut letrar Horia Gârbea, F. Hu?anu (shq. Hucanu) “është një autor që e kultivon me këmbëngulje transmetimin e emocionit përmes përshkrimit minimalist të një peisazhi të kapshëm. Në vëllimin Dita e dymbëdhjetë sipas pleqve (nga i cili i kemi shqipëruar poezitë që pasojnë pas bibliografisë), ai duket ta ketë harruar përbujshmërinë e qytetit, mirëbërjet dhe kundërbërjet e civilizimit urban. Nën paralajmërimet lapidare dhe pastelet miniaturale me petk haiku, Florian Hu?anu grumbullon dhembje, patos dhe, ajo që është më e rëndësishme dhe më impresionuese, një ndjenjë të ëmëbl/hidhur të kalimit nga bota tokësore në atë qiellore”. Mihai  Antonescu, filoshqiptar i ndezur që flet me admirim për arnautët e Tudor Vladimireskut, poet, prozator dhe eseist. U lind më 1951 në Drobeta Turnu Severin. Studime të mesme. Debutoi më 1977 me rrëfimin Shishja e shampanjës, ndërsa më 1988 me romanin historik Pesë kapitenë. Në ndërkohë ka botuar 17 vëllime (poezi, rrëfime, romane). Është prezent në antologjinë Bukuria e bukurive/Frumusetea frumusetilor (Bukuresht, 2008), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i disa shoqatave tjera rumune, bashkëpunëtor revistash të ndryshme letrare, laureat i një serë shpërblimesh letrare, autor i një numri të konsideruar reçensionesh të shkrimtarëve shqiptarë të botuar në gjuhën rumune.

           Theodor Damian, poet, editor, prift dhe doktor në Teologji, profesor universitar me studime të larta në Bukuresht dhe New York, drejtor i revistës «Lumina Lina» (Drita e Qetë), fondator dhe president i Institututit Rumun për Teologji dhe Spirtualitet Ortodoks, dhe i Klubit Letrar “Mihai Eminescu”, në New York, me një numër të konsideruar vëllimesh poetike dhe kontribute të panumërta shkencore, autor vargjesh si: «Më kujtohet Maria Egjyptasja/ Ajo që pat luftuar me shkretëtirën/ Dhe e pat mundur siç më kujtohet/ Vendi nga i cili kam harruar se kam ardhur.» Traian T. Coshovei, poet, kritik letrar, prozator, laureat shpërblimesh të ndryshme letrare.. U  lind më 28 nëntor të vitit 1954 në Bukuresht. Studjoi rumanishten dhe anglishten në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Bukureshtit, debutoi në shtypin letrar më 1978, duke botuar që nga viti 1979 rreth 15 vëllime poetike: Të rreshurat elektrike, Kryqëzata e ndërprerë, Ajër me diamante, Duke i pritur kometet, Pleqëritë e një djaloshi të urtë, Joana që gris vjersha, Bastisja e engjëjve, Instituti i zërave, Kryengritja e dredhëzave etj. Bashkëpunon me revistën letrare Tomis të Konstancës dhe i përket gjeneratës që kultivon lirikën ironike, qytetare, kosmogonike.

            Florica Bud. U lind në komunën Ulemi të Maramureshit (21 mars 1957), ka kryer liceun në Baia Mare dhe ka studjuar në Institutin e Xeheve në Petroshan. Revolucioni antikomunist i Dhjetorit 1989 e gjen si programuese e Qendrës Territoriale të Llogarive në Baia Mare. Ka debutuar në vitin 1993 me vëllimin me prozë të shkurtë, Dashuri jam një objekt që fluturon, duke botuar në ndërkohë vëllimet me prozë Billklintonienët (1999) dhe Mariatereza jam unë (2007). Është prezente në antologjinë dygjuhëshe Çelësi i shpirtit (Bukuresht, 2008). Për prozën e saj kanë shkruar personalitete të shquara të botës letrare rumune. Sipas kritikut Horia Gârbea, “Florica Bud praktikon një gjini të rrallë në letërsinë bashkëkohore. Shkrimi i saj është në përkufizim ndëmjet fikcionit, eseut dhe publicistikës.. Eksperienca e vëllimeve paraprake të saj, dedikuar si fëmijëve poashtu edhe të mëdhenjve, ia shtojnë vlerën teksteve që bëhen të kapshme dhe të brishta. Florica Bud është një shkrimtare që përpiqet ti përvetësojë të gjithë përmes brishtësisë. Në botën letrare ajo manifeston plotësisht vokacionin kulturor, ngase ka talentin  për ti afruar artistët dhe për të mediatizuar me delikatesë krenarinë e tyre. Shkrimtarja nga Baia Mare është një Madame de Recamier e vitit 2000 që i mbron artistët nga pasojat e tranzicionit”.

          Clara Margineanu (shq. Klara Mërxhineanu), u lind në Bukuresht (4 korrik 1972). Ka kryer degën e Komunikimit audovizual në kuadrin e Universitetit Kombëtar të Artit Tetaror dhe Kinematografik. Më 1991 debutoi në shtyp, ndërsa më 1995 botoi librin Akti i Parë apo Kupa e Iluzioneve. Bibliografi lirike: Të Dielat e gjora, Bast për miqësinë, Dyer të ndërtuara për një fat tjetër, I burgosuri i lirisë, Valle me grushtin në zemër, Gruaja e kaltërt, etj. Disa nga poezitë e saj e kanë parë dritën e botimit në gjuhën frenge dhe angleze, si dhe në antologjinë Mosha e Artë e Dashurisë (Rozafa, Prishtinë, 2007). Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe autore vjershash prezente në kuadrin e disa antologjive të botuara në Bukuresht. Që nga viti 1995 ushtron funksionin e redaktorit pranë Shoqatës Rumune të Televizionit. Shkruan ese dhe reportazhe, realizon intervista dhe dokumentarë, redakton revistën „Literatura ?i Arta” („Letërsia dhe Arti”) Sipas poetit MihaiAntonescu, Clara M?rgineanu është një parfum lulesh e strukur në faqet e një libri të një cilësie të shkëlyqer.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora