E shtune, 22.06.2024, 07:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Albërie Hadërgjonaj: Presidentit Rugova, mitit tonë!

E hene, 16.03.2009, 10:13 PM


Presidentit Rugova, mitit tonë!
 
Nga Bruna Merko, BOTA SOT

Albërie Hadërgjonaj himnizon veprën e Ibrahim Rugovës me këngë
 
“Oh moj Dardani antike/ Gjuaje vellon e lartësisë/ Rrok lahutën ti kreshnike

Për babain e pavarësisë/ Çka tha Ibrahim Rugova/Në Prishtinë kur mbylli sytë

Moj Kosovë për ty punova /Siç punon qiriu për dritë/Kur n’Kosovë ende Dardani”

Janë këto vargjet që këngëtarja e mirënjohur shqiptare ia dedikon liderit tonë historik Ibrahim Rugovës, e titulluar “Nderi i kombit”.
Këngëtarja ka deklaruar për median se kjo ka qenë një dëshirë e kahershme për t’i kushtuar një këngë ish-presidentit, sepse, sipas saj, “Rugova do të mbetet për të një mit”. Ndërsa teksti i këngës është tejet i goditur duke e përshkruar jo vetëm misionin politik të Rugovës, por dhe personalitetin e tij.

“Se ti je Gandi i Ballkanit

Që me pëllumb luftën e vret

O moj Dardani antike

Moj e shtrenjta nanë Kosovë

Ç’tha Ballkani, ç’tha Evropa

Për ty Ibrahim Rugovë

Emnin tënd ka marrë bota

me beku lirinë n’Kosovë”

Albërie Hadërgjonaj
Albërie Hadërgjonaj
Vetëm disa ditë më parë Albëria e promovoi këngës e saj, muzika e së cilës është nga Luan Zhegu, orkestrimin Shpëtim Saraçi, ndërkaq tekstin Gjok Beci. Ka gati një vit prejse kënga është e realizuar, mirëpo ka pritur momentin e duhur për ta publikuar, bashkë me videoklip, punuar nga “Entermedia”. Ndërkaq, Albëria, pas interpretimit shumë me zemër që i ka bërë këngës, ka thënë se të flasësh për presidentin tonë të madh, e ndjen veten shumë të vogël, duke e lartësuar kështu figurën e tij. “Sa herë e dëgjoj, emocionohem. E dëgjoj dhe e dua edhe më shumë, ndoshta sepse e kam dashur e respektuar presidentin Rugova. Është kënga që e dëgjoj me qejf dhe kurrë nuk më mërzitet” , thotë ajo.

Një këngë, një videoklip, që tregon pamje historike nga veprimtaria kombëtare e një prej liderëve historik shqiptar, Presidentit Ibrahim Rugova.

Interpretimi brilant i këngëtares Albërie Hadërgjonaj na kthen pas në kohë, atëherë kur presidenti ynë, diplomati i shquar realizonte një sërë takimesh për Pavarësinë e Kosovës.

Videoklipi është zhvilluar në atë që quhet sot Shtëpia e Pavarësisë “Ibrahim Rugovës”, ndërsa në sfond jepet Presidenti Rugova.

Kjo këngë është përfshirë në albumin më të ri të këngëtares Albërie Hadërgjonaj, i cili doli në shitje këtë vit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora