Kulturë
Fatmir Halimi: Kosova dhe letërsia shqipe
E shtune, 14.03.2009, 12:19 PM
Kosova dhe letërsia shqipe
Fatmir Halimi
(Referencë për temën; Kosova dhe letërsia shqipe, e cila u shtjellua në Seminarin XXVII ndërkombëtar për gjuhën dhe letërsinë shqiptare)
Nga Fatmir HALIMI
Duke i anashkaluar shkrimet e para në gjuhen shqipe si leterësinë filobiblike , leterësinë e bejtegjinjeve etj., letersia e mirëfillt shqipe zhvillohet ne periudhen e rilindjes kombëtare apo në periudhen e romantizmit shqiptar .
Kjo letërsi që zhvillohet në ketë kohë mund të themi se përfshin Shqipërinë brenda kufijve te vet dhe letërsinë e diasporës shqiptare .
Gjatë kësaj periudhe zhvillohen disa gjini të letërsisë si poezia lirike ,epike dhe drama. Tema bosht e tyre ishte çlirimi kombetar, ngritja e vetëdijes kombëtare, ngritja e ndjenjes së atdhedashurisë etj, ide këto të nxjerrura në Lidhjen shqipare të Prizerenit.
Pas kesaj kemi periudhen e indipedences, që kritikët letrarë e quajnë realizmi kritik.
Është koha kur populli shqiptar e fiton pavarësinë, e jasht kësaj pavarësie mbeten shumë troje të saj si, Kosova ,shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi etj
Në këtë periudhë për herë të parë në letërsinë shqipe lindin disa lloje të gjinive letrare si në prozë kemi lindjen e tregimit, novelës dhe të romanit, ndërsa te drama poashtu zhvillohet komedia dhe tragjedia .
Për herë të parë këtu zhvillohet edhe historia e letërsisë dhe kritika letrare.
Kurse poezia është e niveleve evropiane dhe thuhet se kemi elementet e para të letërsisë moderrne, sidomos te poezia e Lasgush Paradeci dhe e Migjenit.
Temat që trajtohen janë nga më të ndryshmet, disa futen thellë në realitetin shoqëror, që ishte krijuar pas pavarësisë së Shqipërisë, si në varfërinë, mjerimin, doket dhe zakonet e prapambeura të popullit.
Ndërsa Kosova në këtë kohë, pra në periudhën e Realizmit kritik apo si e quajnë edhe letërsia moderne, ishte pa letërsinë e vet.
Por si temë, ajo dhe viset e tjera shqiptare do të paraqiten ndoshta për herë të parë në vargjet e Gjergj Fishtes te ‘"Lahuta e Malsis". Pra, kosova frymon nën okupim, pa krijues të letërsisë, dhe pa letërsi të shkruar, por me një krijimtari shumë të pasur popullore që përcillej tek njerëzit në formë të këngës.
Dy paralelet e letersisë shqipe: Kosovë, Shqipri
Duke përjashtuar disa raste individuale si Esad Mekulin e ndonjë tjetër, të cilët me krijimtari letrare ishin marrë edhe më herët, letërsia shqipe në Kosovë dhe ne trevat e tjera shqiptare që mbetën jashtë shtetit të tyre etnik, u zhvillua pas luftës së dytë botërore. Ajo zë fill me veprën poetike "Një fyell ndër male" të Martin Camajt, më 1953, në Prishtinë, ku u pasua edhe nga veprat poetike të Esad Mekulit "Per ty" më 1955, e të Enver Gjergjekut "Gjurmët e jetës" më 1957. Kësaj parapriu edhe dalja e gazetës "Rilindja" dhe e revistës letrare "Jeta e Re", të cilat u bën promotor për zbulimin e talentëve të rinj në krijimtarinë letrare. Pas kësaj letërsia shqipe në dekadën e dytë të zhvillimit të saj, pra në vitet e gjashtëdhjeta merr përmasa shumë më të gjera, ku do të dalin një numër i madhë krijuesish që botojnë për herë të parë si Rrahman Dedaj, Din Mehmeti, Azem Shkreli. Ali Podrimja, etj. Në këtë kohë provohen të kultivohen edhe format e tjera letrare si proza e drama. Kjo letërsi zhvillohet krejt e ndarë dhe e shkëpurur nga letërsia që zhvillohet matan kufirit. Në shqipëri duke përjashtuar dramën "Halili e Hajria" të Kolë Jakovës të botuar menjëherë pas çlirimit të vendit më 1947 , që për ngjarje ka një periudhë historike jo shumë të largët, që trajton temen e flijimit, veprat e tjera që do të botohen në këtë kohë për temë më nuk kanë heroin mitoligjik, heroin kombëtar a historik, por një hero të ri të prodhuar nga pushteti, heroin socialist.Këtë më së miri do ta ilustronin vetëm titujt e veprave: "A ka kala që s,marrin komunistat" Llazër Siliqi Tiranë 1947, "Me ty Stalin" Aleks Qaçi Tiranë 1953, "Flladi i tetorit" Kolë Jakova, Tiranë 1956, "Shekulli im" Ismail Kadara, Tiranë 1961, "Hapat e mia në asfalt" Dritro Agolli, Tiranë 1961, etj. Po me këtë frymë të re të pasluftës në Shqipëri do të zhvillohet edhe romani e drama. Kurse për krijuesit në Kosovë temë dhe prekokupim i tyre do të jenë doket, zakonet dhe jeta rurale e popullit shqiptar, e te ndonjë autor kemi edhe elementet e jetes urbane si është rasti te poezitë e Azem shkrelit, por çdo herë duke i ruajtur elementet e etnitetit të tyre kombëtar.
Pra kemi dy parelele krejtësisht të ndara të letërsis shqipe.Mirëpo piktakimi i tyre do të arrihet në vitet e 70 ku do të bëhet edhe unifikimi i gjuhes standarde shqipe. Gjatë kësaj periudhe në Prishtinë do të botohet komplet krimtaria letrare e të gjithë autorëve të periudhës së romantizmit, të realizmit kritik, pa Gjergj Fishtaën e Konicën pasi që ata ishin të përjahstuar edhe në Shqiperi nga historia e letërsis shqipe. Pos kësaj do të botohen edhe veprat letrare të letëesis Shqipe bashkëkohore si të Jakov Xoxës, Ismail Kadares, Dritro agollit etj që krijonin në Shqipëri.Kështu lexuesi dhe studiuesi Kosovar kishte nje qasje të gjerë mbi letërsinë që zhvilloheshin në të dy anët e kufirit.
Fenomenet shoqrore që goditen letërsin tonë
Në fund të viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX letërsinë tonë e godasin dy fenomene të mdha shoqërore: në Shqipëri shembëja e regjinit diktatorial dhe vendosja e sistemit demokratik në shoqëri hargjoi energjinë e shumë krijuesve, por që pati rezultatet e veta, pasi që aty më nuk do të kemi letërsi të angazhuar nga pushteti por një letërsi të mirëfillt, me vlera të larta artistike, një letërsi moderne që do të korrenspondoi me letërsitë e tjera evripiane. Ndërsa në Kosovë përpjekja dhe lufta për pavarësinë e vendit që rreth vetes mbledhi tërë ajkën e krisjuesve letrar , që për disa individ ishte edhe ndërprërje e krijimtaris së tyre siç ishte rasti i kritikut letrar Ibrahim Rugoves, i cili për njëzet vitet e ardhshme nuk u muarr më me kritikë letrare.
Për kundër një komunikimi të gjerë të të dy vendeve në dekatën e fundit të shekullit XX letërsia shqipe që zhvillohet në Kosovë dhe në trëvat e tjera shqiptare prapë mbeti e panjohur për lexuesin dhe sdudiuesin e Shqipërisë. Atje sikur u mjafton rinjohja me vetvete ,leximi dhe studimi i librave të autorve të ndaluar gjatë regjimit komunist siç është rasti i Fishtës, Konices, Merxhanit etj. Këtë e dëshmon edhe përpjekja e historianve dhe studiuesve të letërsisë nga Kosova që t'i përpilonin tekstet e përmbashkta shkollore për letërsinë shqipe për të dy vendet. Studiuesit nga Shqipëria u pajtuan për tër letërsinë deri në luftën e dytë botërore por jo edhe për letërsinë pas saj që u zhvillua në Kosovë. Kjo tregon edhe njëherë për mosnjohjen, apo mosdëshirën për ta njohur letërsis shqipe të krijuar në kosovë. Pra ky është fenomen apo paradoks kulturor që fatkeqsisht është ende duke vazhduar për fatin e keq të letërsisë shqipe. Mirëpo duke jetuar dhe krijuar në një shekull të ri, me rrethana kulturore e shoqërore krejt të reja shpresojmë që edhe letërsisë shqipe t,i krijohet një rrethanë e re një ndërkomunikim i ri, që nxënësi ashtu si në shkollat e Kosovës, edhe në shkollat e Shqipërisë të mësojë njësoj si për poezitë e Agollit Spahiut, Londos, ashtu edhe për poezitë e Dedes, Podrimjes. Shkrelit, si për romanet e Xoxës, Kadares, Markos, ashtu edhe per romanet e Rrahmanit, Qosjes e Buxhovit.