E premte, 19.04.2024, 10:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Edmond Shallvari: Kur kritika harron kritikën

E premte, 13.03.2009, 10:08 PM


Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Kur kritika harron kritikën
 
Nga
Edmond Shallvari
 
Mes malleve pa mbarim në kusuret e kësaj jete, nuk dija që do zinte vend dhe një mall i veçantë në llojin e vet. Sado që u mundova ta fusja në të tjera kategorira të jetesës sime, ai prapë se prapë grupohej mes malleve të tjerë të kthyer tashmë në tradicionalë. E keqja është se bashkë me ta, avash-avash po fiton atë të drejtë që vetëm një mall prej malli mund ta ketë. E çuditshme vërtet, por ekzistent dhe aq tendencioz, sa është shtruar si i thonë fjalës, këmbëkryq mu përpara syve, veshëve dhe mendjes sonë, sa s'ka zot nëne ta çvendosë, pa le pastaj ta flakë tutje.
Të ishte në dorën time apo të dikujt tjetër të ngjashëm me mua, s'do zinte kurrë vend në një shkrim e të na harxhonte kot kohën e mangët që kemi, por ç'të bëjmë që pronësia e tij ka marë firmën dhe vulën e një kori të tërë njerëzish të ashtuquajtur kritikë, që veç kësj nofke(se nofkë ka mbetur të quhet tani)të fituar prej kohësh, asgjë tjetër të përbashkët nuk kanë me thelbin e saj.
Mirë unë, ti, ai, ajo, me rolin pa diplomë të lexuesit kemi shijen dhe të drejtën tonë ta mbyllim para përfundimit një libër nga mospëlqimi, apo ta rilexojmë atë nga kënaqësia e dhënë, pa pretenduar se ky qëndrim mohues apo pohues është masë etaloni për vlerat e vërteta të një krijimtarie, po ç'kusur kemi ne dhe krijuesi bashkë, që të rrethohemi mes komentesh pa koment, analizash pa analizë dhe kritikash pa kritikë, të pretenduesve për specialistë në fushën e kritikës?
Mos më thoni që s'po hy temës së asaj ç'ka dua të them, se po thatë kështu për mua, kushedi ç'duhet të thoni para shkrimeve pa fund të ashtuquajtura kritike, që po na zenë frymën, po na çoroditin mendjen dhe devijojnë shijet e shpirtit për sa e sa krijime të të gjitha niveleve, mediokre, të mesme, më shumë se të mesmë, me vlera e mbi vlera. Pa më thoni, pa u menduar gjatë, se s'ka aq nevojë mendimi, konstatimin tuaj të çastit për kahun e kritikës dhe pastaj shamëni sa të doni për pallavrat e mia. Gjemëni qoftë dhe në qoshkën më të humbur të një gazete, faqe interneti, reviste letrare, një shkrim kritik, po kritik ama, që të të tërheqin të kundërtat e jo të të shtyjë vetëm drejt kahut lëvdues. Nuk mar vesh sinqerisht ku fillon vlera dhe ku mbaron antivlera, ku fillon talenti dhe ku mbaron mediokriteti, ku fillon niveli dhe ku të mbyt nënniveli. Gjithshka fillon me komplekse fjalësh të përzjera, ku shqipja ngushtohet mes të huajave, vetëm e vetëm për të treguar shkallën zotëruese të fjalës elitare, se sa për të argumentuar mendimin kritik për krijimtarinë në fjalë.
Më ka marë malli pra për krtikën e vërtetë, që të më shtrojë në sofrën e krijimtarisë gatimin e vërtetë me të gjitha vlerat e ushqimit shpirtëror e mendor. Sepse me thënë të drejtën nuk di ç'po shijoj, sidomos fill pas mbarimit të leximit të një krijimi dhe gatimit alla kritik pas tij.
I kënaqur apo jo nga ai lexim, duhet të ngop mungesën e njohurive të mëtejshme me turlira analizash, që daç besoni daç më merni për të eksagjeruar, m'i kanë vënë në të njëjtin piedestal vlerash pothuajse gjithë krijimet e botuara. Shembujt janë aq të shumtë, sa humbasin konceptin e vetë shembullit. S'ka pse t'ju drejtoj pra në asnjë shembull, sepse s'kam nga ta veçoj dot. Kudo keni për të gjetur shembullin e shembullit, mjafton të shfletoni aty ku dikush paraqet krtikën e antikritikës së tij për një libër të botuar.
Fillon me konstatimin e "zërit të veçantë" në letërsinë shqiptare, që vazhdon këtë apo atë traditë stilesh, figurash etj., të krijuesve të mëdhenj të vjetër e të kohës, vazhdon pastaj me të renë që sjell në krijimtari, duke e veçuar si një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të vet dhe mbaron me stër analiza vargjesh për mesazhin, kuptimësinë, domethënien e tyre sipas autorit-kritik e jo vetë asaj ç'ka dashur të mesazhojë autori-krijues.
Fillon kjo paçavure reklamuese që pa u tharë mirë boja e shtypshkronjës, kryesisht për krijuesit me emër, po edhe për ata që kanë mundësinë burimore të fitimit të ardhshëm financiar, nëpërmjet nxitjes dhe hiperbolizimit të të rejave historike e konceptuale për ngjarje e figura të njohura të historisë. Pak rëndësi ka e vërteta e vlerës letrare dhe historike, para të vërtetës së fitimit të nesërm sa financiar aq dhe konjuktural në politikë, histori, pushtet. Mjafton të lexoni vetëm prapathënien në librin e Blushit, "Të jetosh në ishull" dhe s'ka nevojë për më tej, se s'dihet deri ku arrihet pastaj.
Ajo që mua më çudit si lexues i thjeshtë, po edhe si krijues akoma më i thjeshtë, është heshtja e dyanshme pas bujës dhe reklamës së njëanshme. Të mëdhenjve të penës shqiptare do t'ju bëja pyetjen: A jeni dakort me tullumbacet që ngrenë menjëherë lart librin tuaj, pa rënë akoma në dorën e lexuesit të parë shqiptar e të huaj? A pranoni që këto tullumbace të shkruajnë gërmat e fjalës, "KRYEVEPËR", para pagëzimit si e tillë nga lexuesit dhe kritiku më i pagabueshëm me emrin, KOHË?
Gjithë të tjerëve të fushës së krijimtarisë, që mund të kenë sigurisht dhe premisat e suksesit të çastit apo të ardhshëm, ju bëj pyetjen: A jeni dakort që menjëherë pas librit tuaj të parë, të dytë, apo më shumë, që o s'ka zënë akoma vend rafteve të librarive, o fshihet diku mes tyre, të dalë dikush i njohur, apo gjysmë i njohur dhe të lëshojë tullumbacet me gërmat e lëvdatave dhe euforisë?
Gjithë atyre që guxojnë, apo më mirë të them, nxitojnë, për të thurrur komente dhe analiza librash, ju bëj pyetjen: A jeni dhe vetë dakort me ato ç'ka shkruani? A besoni në njohja e magjisë së fjalës dhe nëse besoni, pse e masakroni dhe talleni me të?
Nuk më vjen keq për "vetvrasjen" tuaj, pasi ky mund të jetë lloji i ri i zanatit të vjetër sa vetë njerëzimi, hipokrizisë, por më vjen keq për veten time, për miqtë e mi, për të njohurit e mi, për shumë e shumë të tjerë të panjohur, që heshtim e vazhdojmë të heshtim, rrezikojmë dhe vazhdojmë të rrezikojmë individualitetin tonë, personalitetin tonë krijues, nëpërmjet një procesi metamorfoze dyzimi të vetvetes.
I ndodhur sot mes mallesh të shumtë, s'di as vetë si m'u bë pjesë dhe ky mall i çuditshëm, malli për kritikën. Eeeh!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora