E premte, 29.03.2024, 02:57 PM (GMT)

Kulturë

Arsim Halili: Intervistë me Jashar Shahiqin – aktor

E hene, 16.03.2009, 07:05 PM


Jashar Shahiqi
Jashar Shahiqi
Intervistë me Jashar  Shahiqin – aktor

Nga Arsim Halili*

Kush është Jashar  Shahiqi?

Jam, Jashar Shahiqi aktor profesionist. Jam i inkuadruar në teatrin profesionit të Gjilanit. Përndryshe,merrem edhe me sfera tjera të kulturës si: poezi, lexim, etj.

z, Shahiqi jeni pjesë e teatrit  profesionist të Gjilanit,a mund të na thoni,kur u inkuadruat ne këtë  teatër?

Kam filluar në vitin 1971,dhe atë kohë kam marrë pjesë si amator. Sepse isha në vitin 3 -4 në gjimnaz. Për herë  të  parë,jam angazhuar në dramën “ Familja e peshkatarit”në regji të Nuhi Matoshit,autor i dramës Sulejman Pitarka. Kështu me radhë vazhduan projektet tjera. Pastaj u  regjistrova në artin dramatik  SH.L.P  në Prishtinë,tek prof,Faruk Begolli  i ndjerë. I cili edhe konsiderohet edhe konsiderohet një ndër doajenët fakultetit. Po thuaj  se të gjithë aktorët kanë dal prej dorës së tij.

z, Shahiqi. sa po ja dilni realizoni projektet tuaja ne teatrin profesionit të Gjilanit ?

Shih, kuptohet se ka vështrsi, ky është një profesion që po nuk e more seriozisht nuk ka edhe suksese. Po ne, prej fillimit jemi angazhuar me tërë qenien tonë si profesionist dhe mundohem që çdo projekt ta realizojmë ashtu siç është më së miri. Nuk e lë për ndonjë pritesh, dihet se arti në Kosovë është në epiqendër respektivisht sa i kushtohet rëndësi, gjë që edhe unë mundohem t’i dal në krye.

z, Shahiqi. A mund të na thoni cilat nga rolet, ju ka mbetur në kujtesë gjatë këtyre viteve?

Ne mundohem ti luajmë, çdo rol ashtu siç është më së miri.
Është një thënie: “Nuk ka rol të madh ose të vogël”
Të gjitha rolet janë të mira dhe se çdo rol e ka karterin dhe veçantinë e vet që të lë një vragë.
Kur e kam luajtur rolin e Odiseut, të Hajen Millerit dhe në regji të Fetah Mehmetit, pastaj kam luajtur  role të regjisorit Muharrem Shahiqit, Agim Selimit, Ismail Mymerit. Kështu që kam pas shumë role me karaktere të mëdha, kisha për të veçuar rolin e “Darkës publike” të Agim Selimit, pastaj “Svinga e gjallë” të Teki Dervisht, nga autori Rexhep Qosja.
Kam disa role që më kanë lënë mbresa, megjithëse se ka kaluar kohë e gjatë, ato ende janë role në mua, dhe unë në to.
Pastaj projekti dramatik “Verorja” e autorit Rexhep Hoxha, ku kam pas rolin e Dasho Rrapit. Ka qenë dramë me karakter shumë të fortë. Megjithëse nga të gjitha e kam vështirë t’i dalloj, por prapë  këto që përmenda më lart, më lënë diçka të pashlyeshme dhe të veçantë tek unë.

z, Shahiqi. Pa dyshim se madhështia e teatrit është, kur publikut i ofrohen projekte teatrale, a ka projekte të pasura teatri i juaj?

Po si të them, jemi krahas Teatrit kombëtar dhe Teatrit profesionit te Gjakovës edhe ne kemi projekte të mëdha. Natyrisht që kemi pas edhe në të kaluarën, kemi pas tekste kombëtare dhe tekste të huaja. Gjithmonë jemi munduar të kemi një repertor të pasuar.
Po përmendi disa nga projekte që  kemi pas:
“Lugatën” e Musa Ramadanit
“Një natë në hotel” të Muharrem Shahiqit, kemi pas edhe tekste të Beqir Musliut, me një fjalë jemi munduar që tekstet t’i kemi edhe kombëtare por edhe të anës sonë.
Gjilani ka nxjerr njerëz profesionist të shumtë të zhanreve të ndryshme artistike: poet, aktor,  dramaturg, regjisor, skenaristet,
gjykoj se si Gjilanas kemi vlera artistike të llojeve të ndryshme të artit.

z, Shahiqi.  Natyrshëm se pjesë e teatrit janë edhe publiku artdashës, sa jeni ju të kënaqur me pjesëmarrjen e publikut?

Gjithmonë kam qenë krenar dhe krenohem ende, sa i për ketë publikut të Gjilanit. Në Gjilan është zhvilluar arti teatral, edhe jashtë objektit të teatrit si: Në kombinatin e tekstilit, ku kemi deklamuar pjesë teatrale, para punëtorëve të këtij kombinati, mandej edhe nëpër shkolla të ndryshme, qoftë brenda Gjilanit, por edhe jashtë tij. Kemi publikun tonë në Gjilan, mirëpo për fat të keq tani me ndërrimin e drejtorëve në këtë institucion artistik, po na mbete anash menaxhimi. Kështu që kohëve të fundit, sikur ka mbet anash publiku, kur e dimë se sa dashamirës të artit kemi në Gjilan. Por që shpresoj, me rregullimin e hierarkisë, brenda këtij institucion, përsëri do të fillohet me punë  dhe me projekte të reja. Ashtu siç edhe i ka hije teatrit tonë në Gjilan.

z, Shahiqi. Sa është përkrahja nga na e institucioneve qendrore dhe atyre lokale?

Tash për tash kemi përkrahje. Ministria e kulturës dhe komuna e Gjilanit, thuaj se kanë një participim financiar gjysmë për gjysmë 51% MKRS dhe 49% komuna e Gjilanit.
Mirëpo për fat të keq, ndodh që ne që jemi të paguar nga ana e komunës që rrogat të mos i marrim në kohë, ndërsa projektet dhe 5 punëtorë që i paguan MKRS i paguan me rregull.
Po bëhen 4 muaj, që ne nuk kemi marrë rrogë.
Është në diskutim çështja e financimit të projekteve, për çka është formuar edhe një bord, në mesin e të cilit jam edhe unë aty dhe besoj që shumë shpejt do të zgjidhet problemi financiar. Të them të drejtën, unë jam që të qartësohen gjërat dhe ta marrë përsëri ose MKRS ose komuna 100% të financimit, që le të dihet ku të adresohen problemi financiar, sepse tani siç është çështja ka mbetur në dy atllarë.

z, Shahiqi. Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?

Mendoj se shpejti do të dalim me ndonjë projekt. Po e potencoj se ne në teatër ende gjatë këtij viti nuk kemi dhënë asnjë premierë.
Këtu mund të ceki, e kem pas një film në raportuar për “Babadimrin”, të cilin e kemi dhënë nëpër shkolla të Gjilanit dhe fshatrave për rreth Gjilanit. Ky film është dhënë edhe në RTK.
Është një film i mirë dhe ka një mesazh shumë të mirë.
Po presim ndonjë projekt të mirë,  ndonjë seria në televizion në qoftë se janë të gatshëm.
Natyrisht nëse  ka skenar dhe role të mira, ne jemi në dispozicion për të ofruar potencialin tonë profesionist.

z,Shahiqi. Sa ka interesim nga të rinjtë e Gjilanit, për tu inkuadruar në këtë art?

Interesimi është i madh, i shoh qytetarët e Gjilanit, janë të interesuar që të zhvillohet jeta e teatrit për fëmijë.
Ne duhet ti ofrojmë kushte si teatër profesionist, që fëmijët të vijnë që nga mosha 7 -8 vjeçare, sepse po nuk erdhën, atëherë ne si mund të quhemi teatër profesionist. Ai duhet të futet në rrjedha, ai duhet ta njoh mirë aktorin. Më kujtohet kur në premierën “Kryet e hudhrës”, i kam parë aktorët: Kristë Berishën, Xhevat Qenen, Muharrem Qenen, Leze Qenen, kam qenë fëmijë, por që nuk më hiqet nga mendja ajo komedi.
 Mandej bashkëpunimi, duhet të jetë në nivel të  lartë mes teatrit dhe shkollave. Gjilani ka mjaft aktor diku rreth 50 aktor.
Gjilani mund të jetë një Gracë sa për ketë çështjes së artit.

z, Shahiqi.  Cili është bashkëpunimi i juaj me krijues të tjerë?
 
Gjithmonë këto suksese që ka Gjilani, për një kohë ne kemi qenë hit. Për sa për ketë bashkëpunimit me Teatro të tjerë, kemi marrë pjesë edhe në shumë Teatro tjerë në qytet të ndryshme të Shqipërisë, duke filluar nga: Korça, Tirana, Elbasani, Shkodra. Në vitin 2006 në festivalin mbarëkombëtar  në Tiranë, ku në një konkurrencë të fortë, morëm vendin e parë me premierën “Darka publike” të Teki Dervishit. Ndërsa sa për ketë bashkëpunimit do ta veçoja me Teatrin e Korçës, pastaj me disa Teatro në Turqi dhe Egjipt.

z, Shahiqi. Në artet tjera vërehet keqpërdorimi,  duke krijuar edhe antivlera artistike, sa është  përhapur në  teatër kjo dukuri?

Duhet t’i largohemi kiçit, duhet të shkojmë në atë pjesë të artit, që të krijohen vlera, e që fatkeqësisht sikur në muzikë apo në arte tjera krijohen aso vlera, që japin më tepër efekte komerciale, por edhe disa shfaqja  për fat të keq bëhen vetëm sa për sy e faqe.
Projektet të cilat realizohen përmes cilit do art qofshin ato, duhet të bëhen së pari vlerë të mirëfilltë pastaj të kenë mesazh të qartë.
Çdo premierë duhet të ketë fillim mes dhe fund të qartë.

z, Shahiqi. Sa po ndikojnë negativisht dhënia e serialeve të huaja, respektivisht atyre latine në televizione tona?

Kjo është më së e vërtet, ne e kemi kulturën tonë. Po e shoh se fëmijët tanë i kanë mësuar edhe gjuhët latine, si rezultat i fokusimit të shumët në përcjelljen e këtyre serialeve. E ky fenomen për fat të keq më së shumti është shfaqur në RTV21 dhe KTV, shihet qartë se ato se seriale, më tepër japin mesazhe degjenaerative tek rinia jonë, e sa ndonjë efekt pozitiv. Mirëpo le të mbete në ndërgjegjen e tyre e kam fjalën tek stafi i këtyre TV, por gjykoj se do të vij koha kur një ditë, do të  thuhet stop këtyre fenomeneve negative.

z, Shahiqi. Opinioni i juaj për luginën e Preshevës?

Kem pas bashkëpunim me teatrin Preshevës, e këtë rast me Agron Boriqin. Mirëpo për fat të keq ndodhen këto edhe ndryshime politike, si duket edhe lëvizjet tona ja kufizuar. Kemi qenë para 3-4 muajve në Preshevë për të dhënë një komedi. Do të ishte e udhës që të jetë një bashkëpunim më i ngushtë. Që  repriza e ndonjë premiere të jepet së pari në Gjilan pastaj në Preshevë, apo anasjelltas, por që për fat të keq jemi në këtë gjendje, si jemi dhe nuk mund ta praktikojmë këtë gjë.

z, Shahiqi. Mesazhi i juaj për lexuesit tanë?

Të vijën të gjithë adhuruesit e artit teatral, t’i shikojnë premierat tona në Gjilan dhe të kemi një bashkëpunim më të koordinuar. Personalisht jam i gatshëm të ofroj ndihmesën time me potencialin që kam.

*Gazetar i “Perspektivës” dhe bashkëpunëtor i “Diturisë” në Boras të Suedisë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora