E premte, 19.07.2024, 04:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Eltoni nga Tirana (Skicë)

E hene, 16.03.2009, 07:08 PM


Albert Zholi
 
ELTONI NGA TIRANA


Rrija në pritje të autobuzit në Dhafni (Athine).Vetëm fare. Pa pritur mu afrua një djalë, në moshën e adoleshencës. I dobët por simpatik. Me një gjysmë greqishte mu lut për një biletë. ia dhshë biletën dhe i fola në gjuhën tonë. Djali u gëzua. Pasi u prezantova djali më tregoi:” ...Elton më quajnë jam nga Tirana. Para shtatë muajsh kam ardhur në Greqi ...Erdha me një makinë transporti. Nga ato të gjatat që marrin mallra. Shoferi ishte njeri i mirë .Më solli deri në Athinë e nuk më mori para. Por unë e njoh dhe ndonjë ditë do t’ia shpërblej nderin. Nderi shpërblehet apo jo?...
Unë buzëqesha dhe ai vazhdoi:
“...Isha gjimnazist. Në vitin e tretë. Por e lashë shkollën. Për të mësuar, s’i kisha frikë mësimet ...nuk turpërohesha para mësuesve e shokëve...Por nga turpi ika dhe erdha këtu në Greqi ...Ata kishin para.Unë s’kisha ...Ata prishnin edhe pesë mjijëshen në ditë, kurëse ne aq nuk prishnim si familje ...Prindërit i kam në asistencë . Motra e papunë. Unë në shkollë. Prindërit e donin shkollën time, por unë ika...Është e rëndë të jesh i varfër. Edhe mësimet nuk të hyjnë në kokë. Je i përbuzur. Nuk bashkohesh dot me shokët. Edhe mësuesit nga ata që kanë para i hedhin sytë. Shkolla m’u bë si e huaj. Nuk më donte më si dikur. Edhe familja e ndjente jetën e vështirë ekonomike. Babai la duhanin se nuk kishte ta blinte ? Motra më shumë heshtëte se sa fliste. Unë e kuptoja. Ajo donte një djalë, por
kush t’i hedh sytë kur nuk ecën me kohën ? Kur nuk ke para, as nuk vishesh dot sipas modës, as del dot shëtitje, as në floktore nuk shkon dot ...ehu... sa vështirësi ka jeta?! Motrën e kam shumë të mirë. Edhe prindërit. Unë jam djali i shtëpisë. Nuk do t’i lë ashtu të turpëruar. Mbase do të kem fat. Hë si thua ti ?! Dhe më shikoi gjatë në sy.
-Do të kesh fat se je i mirë dhe këmbëngulës –fola unë pa i zgjedhur dot fjalët që thashë.
Ai qeshi i gëzuar.
Tashti do të iki se më pret puna. Transportoj rroba, brenda një rrobaqepësie. Punoj 12 orë ama një tremijëshe dhrahmi e marr.
C’të bëj, pak, nga pak.
Ika, Mirupafshim!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora