E marte, 16.07.2024, 08:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadri Sadrija: Atë shikim s’do ta harroj kurrë!

E shtune, 14.03.2009, 11:58 PM


Sadri Sadrija
Sadri Sadrija
Ese

Atë shikim s’do ta harroj kurrë!
(kushtuar babait tim të dashur)

Nga Sadri Sadrija

Çdoherë njeriun, e sidomos të riun, e tërheq e kaluara, pavarësisht çfare do të ketë qenë ajo.
Për mua e kaluara do të mbetet si e kaluar dhe do të jetoj me dashurinë e së tashmes dhe të së ardhmes.

Nga e kaluara më mbetet një kujtim i paharruar

Dita kur para syve të mi ma arrestuan babanë tim.
Nga e gjithë e kaluara, ai kujtim çdo ditë më troket në mendje dhe çdo herë që e kujtoj, sytë e mi më mbushën me lot.
Ne shikimin e tij vërehej pikëllim e dhembje dhe mbi të gjitha aty ishte një oqean i mbushur me ujë që nuk shterronte kurrë. Në atë kohë unë isha i vogël, por e dija se ç’është të jetosh pa babanë, dhe ne sytë e mi mbizotëronte një mall i madh, malli për babanë tim të dashur.
Sytë e babait tim ishin lutës, më dukej që kërkonin mëshirë nga unë, por isha i vogël dhe nuk mund ta ndihmoja për asgjë.
Edhe sot e asaj dite do ta mbaj mend atë shikim të paharruar…! Dhe në vete më gacëron dëshira ngashëryese: pse, o pse, nuk isha ca më i madh, e çfarë do të bëja?- do të më pyetni.
Asgjë më shumë dhe asnjë grimë më pak sesa nga shembujt brilantë të të parëve tanë- mic sokolët, oso kukët e  qorr ilazët... atëherë,  dhe shaban, adem e hamzë jasharët uçkëistë sot...
Këtë e them me bindje, ngase ishim rini revolucionare migjeniane, dhe klithnim tok:

Si s’e kemi një grusht të fortë
që Serbisë kokëngjeshur
t’ia hedhim trutë në tokë!

Dhe klithjet tona i ndjeu Zoti e NATO:

dhe e rrethuan dalëngadale
kur ishte gjendja katastrofë soaciale
e për çdo kritikë
klithëm shqim
të faleminderit Amerikë
deri në amshim!
                                                         



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora