E shtune, 13.07.2024, 08:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Imazh me kolorite ideore e tematike

E shtune, 14.03.2009, 01:32 PM


Skënder Sherifi
Skënder Sherifi
Imazh me kolorite ideore e tematike

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Koloriti tematik në poezinë e Skënder Sherifit është shumë kompleks dhe i shtruar në mënyrë mjaft të realizuar artistikisht. Ketë e shpreh nëpërmjet abstraktes dhe konkretes, duke ndërtuar një imazh interesant. Çështja e stilit është një koncept tjetër në formësimin dhe veçorinë e kësaj poezie, që bart në vete një përvojë dhe mesazh dimensionesh koncize.   Autori është njeri që e ka jetuar jetën nëpër qarqe të ndryshme dhe nga prizma e tij, ia ka dal të kap koloritin e gjithë asaj që e ka takuar, në jetën tradicionale shqiptare dhe atë perëndimore, të shfrenuar dhe atë  moderne. Duke qenë i kujdesshëm në qasjen,  Sherifi ka ndërtuar konceptin e vet për artin poetik, me simbole që venë ndërmjet të mundshmes dhe të ndodhshmes. Poeti shkruan në gjuhën frënge, gjë që ka mundësuar të jetë i përcjellur dhe i lexuar nga një popull i madh dhe me traditë në kulturë dhe letërsi. Dy libra në shqip janë  përkthyera shumë vite më parë nga Ibrahim Rugova. Librat “Lojë e kundërlojë” 1980 dhe “Oksigjeni” 1989, të cilat ishin botuar në Prishtinë nga edicioni i botimeve Rilindja. Për kohën kishin shënuar  avancim të poezisë, ose një poezi ndryshe. Edhe sot kur lexohen poezitë e këtyre librave, duket se janë shkruar tani, gjë që mendoj se e kanë vulën e të përhershmes. Poezia për mua është si vet njeriu, përbehet nga dy gjëra: shpirti dhe mendimi. Të poezia e Skënder Sherifit hasim të dyja këto. “Studim mbi koshiencën tënde”   është poezi që të brendshmes ose shpirtërores i jep fuqi mendimi, formë kjo e komunikimit tekstual që spikat detektimin e mendimit tjetërkujt.

Në guzhuvaret e vetëdijes
Po kërkon emrin
Qe të dridhet ndër  buzë

Procesi i krijimi të tekstit brenda një teksti tjetër, të shprehur me stisje dhe tipare detektuese  lenë të kuptohet si një ide depërtuese në fushën e mendimit. Të gjitha poezitë e kësaj forme që i hasim në librin e Sherifit, janë prekje njerëzore në  kutinë e mbyllur të mendimit që vije si diçka e padukshme nga njeriu me të cilin të lidh diçka. Në ketë rrafsh poezia e tillë donë  një kujdes të veçantë gjatë leximit, ngaqë përligj komunikimin përmes vijave strukturore.  Mbi ketë ide poeti nxjerr lojën dhe kundërlojën, duke i përballur me njëra-tjetrën. Kështu ai ngërthen dy konceptet e të shkruarit të tekstit dhe krijon një stil të tij që mund të quhet edhe si model poetik.
 Narracioni është një tjetër element në poezinë e Skënder Sherifit. Ai rrëfen në mënyrë interesante, herë në vetën e parë, herë në vetën e dytë, e herë në  vetën e tretë, herë në shumës, e herë në njëjës. Kjo lëvizje narrative që ndodhë nëpër kohë duhet të merret si mesazh i të brendshmes së tij. Edhe abstraktja është shumë e theksuar, ku herë herë ndeshet me figurëshmëri ngjyrimesh të ndryshme ideore dhe kontekstuale.
Në ketë kontekst duhet veçuar metaforën si një bukuri e vargut dhe e poezisë moderne.      
Skënder Sherifi mpleks metafora, me lojën që e ndërton dhe imazhet e krijuara për çështjet e caktuara,  të cilat  kanë shpirt të lirë dhe e bëjnë vargun më suptil. Këto kolorite ideore dhe imazhe specifike pak sa e vështersojnë leximin, mirëpo kjo nuk do të thotë assesi se poeti nuk ka dalë nga ideja për të qënë afër me lexuesin. Poeti me vetëdije ka shtruar ketë kolorit duke pasur parasysh se ndërthurja e motiveve me imazhe dhe ide të shumta ndërton një poezi që do të jetë e përmotshme. Ndërkaq vet ky tekst, i shkon asaj që njihet si metakomunikim.
Poezitë e librit Oksigjen, janë pikëpamje dhe imazhe që nuk dallojnë nga poezitë e mëparshme të Skënder Sherifit. Poeti pasqyron ditët e një realiteti kohor duke vënë nuanca të një gjakimi estetik.

Sikur të mund të flisnin këto male
Do t’ju tregonin ndodhi
Sa syve të mos besoni

Te këto vargje poeti nxjerr në pah një dukuri që ishte përjetuar. Poezitë kryesish janë shkruar në kohën kur poeti ishte në Prishtinë, prandaj dhe ka qenë e pamundur ti iket aktualitetit dhe vendit. Duhet theksuar se poeti të këto poezi ka bartur përvojën dhe modelin e perëndimit, por tani ia ka veshur petkun e lirikës shqiptare.       
     Kështu ideja për universalitetin e mendimit artistik duket qartë se ka shtrirje në poezitë që ai i krijon dhe ndërthur me figurat dhe ngjarjet e botës shqiptare me natyrën moderne të poezisë që krijohet në Evropë.
Në ketë stad poeti ngritët mbi parimin e “të parit pas maje” dhe na thotë se tanimë bota ka shkuar deri aty ku shpesh arsyeja nuk ka arsye. Edhe të cikli i poezive me përkushtim, ku autori ligjëron për figura të njohura shqiptare e franceze, vërehet një tekst i rrahur me kujdes nga mendimi për individin e caktuar dhe rolin e tij për   kohën dhe artin që ka lënë.
Kur shikojmë titujt e poezive, vërejmë se kemi të bëjmë me një poet që ka mendim të thellë dhe njeri me emancipim në ketë art. Sherifi din të provokoj me konstruktin e titujve, tekstit që shtron dhe metaforës. Unë provova ta rilexoj ketë poezi dhe u përpoqa ti them tri fjale lirie për ketë poezi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora