E shtune, 20.04.2024, 03:24 PM (GMT+1)

Kulturë

95-vjetori i skulptorit që punoi Skënderbeun e Krujës dhe Prishtinë u la në heshtje

E hene, 16.03.2009, 06:24 PM


Flasin Dorina dhe Kliti Paço, fëmijët e Skulptorit të Popullit Janaq Paço

Nga Albert Zholi
 
Skulptori Janaq Paço u lind në Konicë më 1914, vazhdoi shkollën e mesme në Selanik dhe më 1933 hyn në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Pati fatin të studionte dhe të punonte me nxënësin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye në atdhe më 1941.Mbas çlirimit punoi mësues skulpture në Liceun artistik në Tiranë. Këtu doli në pension. Nga 1949 deri më 1959 punoi për monumentin "Skënderbeu" i vendosur në Krujë. Më 1968 u inagurua vepra "Skënderbeu" i Tiranës, ku ai ishte bashkautor me Odise Paskalin dhe Andrea Manon. Në vitet '60-'70 realizon një cikël nudosh të cilat më 1975 do t'i thyente me dorën e tij. Realizon dy buste të Fan Nolit të përfunduara më 1960, një bust të Aleksandër Moisiut. Më 1973 përfundon "Gladiatorët" (3.5 m) të parashikuar për t'u vendosur hyrje të Amfiteatrit antik të Durrësit. Më 1982 përfundon grupin skulpturor "Skënderbeu me popullin" që është vendosur në hyrje të
Muzeut Historik të Krujës. Në moshën 70 vjeçare iu dha titulli "Skulptor i Popullit". Në ekspozitën "Pranverë 90" në Galerinë Kombëtare të Arteve, fitoi çmimin e parë me "Portret vajze" e cila në vitin paraardhës nuk ishte lejuar të ekspozohej e cilësuar "vepër moderniste". U nda na jeta më 11 korrik 1991.
 
Znj. Dorina. Ju keni ardhur nga Amerika për të kujtuar 95 vjetorin e babait që ka 18 vjet që është ndarë nga jeta. Mund të na thoni diçka mbi formimin dhe evolimin artiski të Paços si artist, skulptor?

Një artist lind dhe pataj zhvillohet, evolohet si çdo gjë në natyrë. Që ka lindjen, zhvillimin , kulmin dhe shuarjen e vetë. Formimi e kishte klasik se pati fatin që të studionte në atdheun e artit sidomos në vednion që simbolizon djepin e skulpturës. Evolumi vinte me kohë gjatë jetës. Gjëja më interesante është sepse unë rashmë ë ee shoh krijimtarinë e tij artsitke në tri faza periudha
1- Në atë të krijimtarisë klasike (studimet në Greqi) të kohësë së studimeve
2-Në periudhën që u kthye në atdhe që përbën periudhën realiste (pra realizmin socialist të detyruar)
3- Në Periudhën e fundit që ishte stilizim dhe një prodhimtari artistike bashkohore për të mos thënë moderne fare. Faza e parë ishte e detyruar sepse ishte periudha shkollore e formimit, periudha e dytë ishte periudha përsëri e detyruar, sepse ishte regjimi për krijime mbi bazat e realizmit socialist dhe e treta ishte faza evoluimit te natyrshëm , pasi ai dhe pse ishte komplet i izoluar nga arti modern bëri art modern të pakonceptueshëm për kohën. Siç ishte arti i stilizuar i shekullit të XX. Nuk kishte asnjë lloj kontakti me këtë art, as kontakt libri, apo reviste, sepse Shqipëria ishte e izoluar nga bota, babai kaloi në këtë art bashkohor në mënyrë krejt natyrale. Siç duket artisti i vërtetë i thellë, kalon vetë në fazat e veprimtarisë artistike deri në atë që bëhet tërësisht e vetja. Pra që veçon nga të tjerët.Pjesa moderne e krijimtraisë së tij mbetet ajo më shprehësja, më e bukura Kjo përkon në vittet 1980-90 kur filloi të bëntë nudot e para. Jo vetëm nudot por edhe figura të stilizuara të gjitha këto krijime kishin bazën e tyre klasike, por edhe një farë realizmi dhe vizion modern që ishte e tija përbrënda.
 
Mbas formimit të detyruar shkollor, pjesa tjetër që kalon artisti është rezultati përfundimtar ku ai shpreh më mirë se kurrë vizionin e tij. Evolimi artsitik i fundit ishte modern, i stilizuar në bazë të imagjinatës, jashtë çdo kontakti me botën e jashtme të artit që e zhvillonte dhe e përdorte këtë art. Pra ishte rrjedhim i të gjitha të parave. Skulpturat e fundit moderne dhe pse kanë një formë shumë ekonomike shprehja është shumë e madhe. Kjo shprehje është shumë e kncetruar, e përmbledhur, shprehje artsitike dhe shpirti kanë një unitet të brendshëm që vetë ai mund ta kuptoj. Është një figurë e një nëne me fëmijën përballë. Femija mbështetur tek gjunjët e nënës dhe shikon nënën. Të dyja figurat fytyrat janë të bardha , bosh, pa tipare por komunikimi tyre shpirtëror është perfekt.Pra ata e ndjen që shihen me admirim që nga mënyra e vendosjes në mënyrë perfekte mes të dyjave. Me mjete shumë të pakta ekonomike, arrin kulmin e shprehjes artsitike.
 
Artisti dhe njeriu

Njeri dhe artsiti shpeshherë bashkjetojnë dhe shpeshherë nuk bashkjetojnë, sepse ka raste që artisti është pak më i kompletuar, Im atë ishte me një ekuiliobër të madh ishte artsit në shpirt dhe në ndjenjat e tijë ën dashruniën për njeriun. Pra e veçanta e tij ishte dashuria për njeriun. Jo e shprehur me fjalë, me lajka, me fjalë të mëdhaja. Dashuria ishte aq e thellë, sa nuk e shprehte si njerëzit e tjerë por e shprehte vetëm me vepërn astidtike dhe kur them njeiu, babai, bashkëshorti, vëllai ose, daja, xhahaxai, janë aspekte që bota e toj shpirtërore shumë e thellë dhe shumë e pasur, pavarësisht se nuk e shprehej. Në një përvjetor ditlindje erdhën në shëtpi shumë njerëz piktporë, skulptorë, miq të tij. Athere nuk kishim aparate fotografik, incizimi apo kamer sepse u bë si një bisedë akademie. Unë ngela e mrekulluar nga biseda e asaj mbrëmje, sepse shumë folën edhe për krijimet e tyre . Folën të gjithë, ai nuk foli asnjë fjalë. Pse ti baba nuk fole i thashe. Ska gjë, unw kam folur me punë. Dhe më tregoi fotografitë e Skënderbeut . Pra ai donte të thoshte kjo është gjuha ime, shprehja ime. Fjalët nuk i kishte qejf. Ishte i drejtë i mirë që të gjitha këto i reflektonte tek arti i tijë. Artisti me njeriun ishin kombinuar në mënyrë perfekte.
 
Artsiti dhe epoka.

 
Unë mndoj që shpesh duket kontarditore. Artisiti mund ta jetoj epokën e tij dhe mund të mos e jetojë. Artsiti mund të kuptohet në epokën e tij dhe mund të mso kuptohet por të kuptohet në epoka të ndryshme. Kjo është relative. Është puna se si e jeton njeru epokën e tij. Im atë, e jetoj epokën e tij me bagazhin e tij të madh, me informacionin e tij, me pasurinë shpirtërore, jetoj në një eokë të oapërshtatëshme për të ose, të gabuar se nuk mundi të sprehej ashtu siç donte dhe siç dinte ai të shorehej. Por ishte një ëdrimtar i kohës së tij pasi duke qenë këto refleksionet dhe pengesat, vuajtjet, komplesitet pengesash të regjimit, tregonin se si mund të rritej zhvillohej, mbijetoj të ndihmoj në zhvillimin e epokës së tij sepse artistët sipas Hygoit janë profetë. Profetët e artit që shikojnë dhe ndihmojnë në artin që lëvrojnë që epoka e tyre të eci para duke dhënë kontributin pozitiv (por edhe negativ). Im atë i përkiste epokës që jetoi, por koha tregon se i përket po kaq shumnë dhe kësaj kohe.
 
Nudoja është zhvilluar që në kohët e para. Artistët në repertorin e tyre e kanë pasur patjetër çudon. E para çudon femërore si shprehje n e përkryr të bukurisë natyrore, por edhe çudon mashkullore. Nudoaj ka bërë pjesë në formimin e tij klasik që në Greqi dhe i krijoi këto ishte ritur edukuar me këtë frymë dhe e shikonte çudon si, bukurin e përkryer të trupit të njeriut dhe nuk mund të rrinte pa e bërë pavarësisht se epoka etij nuk e pranonte dhe e dënoi rëndë,. E dënoi në atë pikë që ishte më delikatja, më e dashura në krijimtarinë e tij. Ishte diktatura që e detyroi që ti thyente të gjitha ndot dhe të thyente zenmrëb e tij. Të shaktërronte atë pjesë që e kishte krijuar me shumë dashuri. Figura e nudos është një temë shumë e vjetër sepse siç krijoi zoti njeriun krijoi dhe çudon si shprehje e pastërisë së figurave. Shumë artistë të lashtë dhe modernë kanë punime nudo të trajtuara sipas formimit të tyre, sipas idesë së tyre. Të shikosh krijimet e vjetra klasike si greke romake kanë atë pastërinë, puritet që ja ka dhënë vetë natyra. Edhe babai në krijimet e tij këtë kishte. Lëmueshmëria e trupit ishte bërë sikur drita rrjedh në to, dhe kjo dritë jep optimizëm. Nudot e mëparshme janë quajtur venuse dhe ai mua më dhuroi për martesë një nudo femër 1 metër.Kjo është venusi më tha do ta mbash të fshehur sepse është koha. Është kujtimi më i vyer që kam në jetë. Që e vlerësoj
 
Krijimtaria dhe diktatura ishte titulli ekspozitës

Në 1992 tek piramida ku nxorëm për herë të parë në publik pjesët e thyera të nudove. Kokat, pjesë duarsh, këmbësh me hekur të lidhura pjesët dhe ato statujat e stilizuara. Pra u bë një kombinim i mrekullueshëm. Shkonin me nëra tjetërn pasi tregonin të gjitha fazat e zhvillimit të tij si artist që nga formimi klasik ai realist (socialist) dhe stilizuar modern. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, dashurinë për njeriun.

Dashurinë për familjen, dashuri me vepra jo me fjalë
 
Kam qenë e vogël kur ka bërë Skënderbeun e Krujës. Punimi vazhdoi 10 vjet pasi kishte një seri problemesh për të zgjidhur. Skulptura kur jepet është treguese e një momenti historik ose e një ngjarjeje historike ose diçka reale. E dyta është vendosja në kohën e saj ose në hapësirë. Skulptura ndryshon nga piktura se do hapësirën dhe kohën. Kishte probleme lidhur me figurën mendimtarin, njeriun, luftëtarin, strategun, pra ana pskilogjike në këtë rast është shumë e ngarkuar. Veshja, pozicioni, gjetja e e pozicionit të njeriut dhe kalit, propocionet, perspektiva pra në këtë momentit, kujtoj se ka luftuar ti zgjidhë jo vetëm nga ana psikologjike, por edhe nga ana estetike, vërtetësisë së kohës, pasi veshjet duhet të përkonin me kohën. Edhe nga ana teknike. Gjëra konkrete që duhej të zgjidheshin vetëm me personalitetin e tij. Ai ishte filtri i gjithçkaje. Mbi dollap ne kemi shumë nudo që të gjitha kanë
shikimin e babait. Artisti shëmbëllimin e parë e merr tek vetja. Nuk i shhpëton dot. Ndoshta ai nuk e kupton që i del vetja. Edhe tek Gladiatorët unë shoh se shikimi i tyre është si shikimi i tijë.
Artisti pa kuptuar fut veten si filtër material të idesë. Idenë e tij e kalon nëpërmjet vetes
 
Gladiatorët

Gladiatorët kur i kam parë copa copa i thashë se kanë problem perspektivën dhe propocionin. Shikoje trupin e madh, dorën e madhe, përkrenaren e madhe ndërsa koka e vogël. Nuk janë propocionet Robeni i bënte në të njëtët propocione, që tregojnë se skulptura është si ti dhe jemi në të njëtën rrafsh, njësoj. Ndrysa unë i thashë se koka e gladiatorit fytyra është shunë e vogël në krahasim me trupin, nuk janë ruajtur propocionet. Nuk duhet në masë koka, trupi duhet, trupi është kryesorja për një gladiator, Ai është luftëtar ku nuk shquhet shumë për mendje. Gjithë ajo mrekulli, ëshët ëbrë se trupi është kthyer në një objekt estetik , pra duhet të dalë në pah përkryerja e trupit sepse në arenë këtë shikonin spekattorët e dyta ishte funksionale . Sepse trupi i madh i shëndshë tregnte se duhej të mbrohej nga goditjet, prandaj duhej të kishte shtresa dhjami. Hanin ushqim të veçantë që goditja të amortizohej tek mishi. Formë dhe plstikë e shkëlqyer me një ideim interesant.
 
Kliti Paco (i biri)
 
Kur shihja gladiatoret

I kam parë kur i bënte në atelien tij. I kishte ende në baltë dhe unë i shihja kur u hidhte ujë me një pompë me dy vrima në formë sprucoje. Një hidhte ujë të hollë tjetar pak më shumë për të mbajtur të freskët baltën të mos ngurtësohej. Ato merrnin një shkëlqim dhe dukeshin si trup pa ngjyra dmth si bardh e zi si njeriu që del nga deti dhe trupi i shkëlqen. Trupat e lyer me vaj që duken si të vërteta. Dy figura me shpata që unë mrekullohesha kur i shijja. Më dukej si nëdërr. Po ai refleks i ujit i bënte gladiatorët si të gjallë nën dritën bardhë e zi. Ky refleks nxirte në pah shunë kontreste. Do ishte shumë bukur që ajo vepër të derdhej në bronx dhe jo ashtu siç është oërgatitur në beton. Bronxi krijoj hje dritat e veta që e bën më të madhërishme veorën. Nuancat më të bardha më të zeza

Monumenti i Skënderbeut

Kur bënte monumentin e Skënderbeut që u vendos në Krujë shpesh herë që të krijonte figurën e kalit shkonim pranë teatrit të vjetër të Kukullave që ishte pranë rrugës së Elbasanit. Ishte një kalë i madh , i bukur, qimekuq, që e mbante për frerësh një ushtar. Ai ishte kali i Petrit Dumes. Ushtari që kali të qëndrionte në pozicionet që donte babai i jepte herë pas here çokollata. Babai e shikonte nga pozicione të ndryshme dhe e skiconte me shpejtësi pa lëvizur kali. Athere nuk kishte aparate fotografik që ta fotografonte prandaj i bënte me skeca. Shumë prej tyre skicave i kemi dhe sot. Dy gjëra më bënin përshtypje nadhatia dhe bukuria e kalit (athere isha fëmijë) dhe çokollatat që hante kali që më bënin që goja të më lëshonte lëng. Ky monument që u vendos në Krujë, koje e tij është vendosur në Pristinë. Pra i krujës dhe i Pristinës janë të njëtit monumente të Janqa paços. I pari i Krujës u derdh në Hungari, i dyti i Prishtinës në Tiranë. Shumë njerëz nuk e dinë këtë fakt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora