Kulturë
Demir Krasniqi: Kulla e Jasharëve - Meka e Shqiptarëve
E shtune, 07.03.2009, 05:33 PM
KULLA E JASHARËVE – MEKA E SHQIPTARËVE
Mora rrugë drejt legjendarit –
Në Prekaz t’ Adem Jasharit .
Ku është Kulla e Jasharëve –
Aty është Meka e shqiptarëve !
Refreni:
Kulla e Jasharëve –
Meka e shqiptarëve .
Mejdan e flijimit –
Arenë e çlirimit.
Djep i sakrificës ,
Fortesë e Drenicës .
Gurë-themel lirie,
Faqe historie.
Para varreve të përulemi,
T’ gjithë dëshmorëve t’ ju përkulemi!
Si shqiptarë të Ilirisë –
Para gjakut të lavdisë !
Refreni:
Kulla e Jasharëve...etj.
N’ Kullë t’ Jasharëve – shqipja valon ,
T’ gjithë shqiptarët i bashkon !
Kulla e lashtë lëshon kushtrimin –
Ruani vëllezër, si sytë BASHKIMIN!
Refreni:
Kulla e Jasharëve...etj.
Rrofsh Drenicë – Kala kreshnike ,
Flakë e zjarreve historike !
Kurrë s’u tunde, kurrë s’u lëkunde ,
Robërive ju dhe funde !
Refreni:
Kulla e Jasharëve...etj.
Teksti, melodia dhe interpretimi:
Demir KRASNIQI