Kulturë
Beqir Cikaqi: Lirinë nuk e deshën si lëmoshë
E merkure, 04.03.2009, 07:33 PM
Këto tri poezi jan shkruar në muajin mars, por në vite të ndryshme!
Beqir Cikaqi
(Të gjithe dëshmorëvë të UÇK-së)
LIRIN NUK E DESHËN SI LEMOSHË
Në histori-
do të jen në faqet më të lavdishme
Në përjetësi-
do t'i ken vendet më të amshueshme
Në zemrën e popullit liridashës
-gjithmon në kujtesë
se ATA u flijuan për lirin e Kosovës
si luftëtar trima e atdhetar
-pjestar te UÇK-së
Në monografit e Tyre figuron
vetëm datëlindja
në poezit e shkruara për Ata simbolizon
vetëm krenaria e atdhedashurisë
në epitafet e tyre
nuk figuron data e vdekjes
vetëm data e përjetësisë
Gjaku i tyre e njomi tokën
guximi e trimëria e tyre
e tronditen botën
se LIRIN nuk e deshteë si lëmoshë
ate e paguan me gjak
me valuten ma të shtrejt në botë
Mars. 2004. Treviso
(Me rastin e 7 Marsit)
DIKUR DHE SOT
Dikur në këtë ditë
pranoja dhurata e shpërblime
nga nxënësit e të tjerët
në vëndlindjen time
Sot në këtë ditë
ndihem i dëshpruar
që s'jam pran nxënësve
po në këtë vend të huaj
Megjithate kolegët
në vendlindje i përgëzojë
GËZUAR SHTATË MARSIN
të gjithëvë iu urojë
Ju sot keni të drejtë
të jeni kokëlart e krenar
sepse punoni në arsimin shqip
me nxënësit shqiptar
Dikur në vendlindje
isha i lumtur për SHTATË MARS
e sot në këtë vend të huaj
më të vështirë e kam pas
Mars, 1997. Lybek
(Duke e vështruar fotografin e nënës)
NËNË O NËNË
Nënë, nënë, o nënë
e shikoj fotografin
që Ti ma ke dërguar
po shumë më dukesh e ndryshuar
me ate shami të zezë në kokë
e me të errëtën veshje
si s'ma bëre një buzëqeshje
Nënë, nënë, o nënë
si shumë rrudha të duken në fytyr
edhe mollzat e faqeve të shterruara
si shum më dukesh e ndryshuar
fotografia e Jote më bëri merak
sidomos syt e Tu të maviosur
se në vend të lotëvë
më duket se të pikojn gjak
Nënë, nënë, o nënë
Unë kam një lutje për Ty
që edhe njëherë me u fotografuar
e me një buzëqeshje të ëmbël
së paku me aktruar
Mars, 1996. Hamburg