Kulturë
Thomas Nydahl: Secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë
E marte, 03.03.2009, 08:26 PM
Secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë
Rizah Sheqiri (foto Albin Sheqiri)
RIZAH SHEQIRI: ”SORGESÅNGER - EN DIKTBUKETT FRÅN ETT HJÄRTA I EXIL” (Këngëvaji – një buqetë me poezi nga një zemër në ekzil). Përmbledhje poezish në gjuhën suedeze dhe pjesërisht në gjuhën angleze. Suedi 2008. Parathënja nga Thomas Nydahl, shkrimtar dhe gazetar i kulturës.
Shkruan Thomas Nydahl
Ndjenja e të qenurit pa strehë është një çështje e filozofisë klasike. Filozofja franceze Simone Weil ishte përpjekur ta refuzonte këte duke thënë që njerëzit, për dallim nga drunjtë, i kërkojnë rrënjët. Gabimi vendimtar në rezonimin e saj është, që secili njeri bart origjinën e vet të prejardhjes, rrënjët e veta, nga do që të shkojë. Të kesh rrënjë nuk është e njejta gjë sikur të jesh dru dhe pa aftësi ndryshimi e zhvillimi.
Shumë njerëz të kësaj bote moderne posedojnë diçka më shumë se sistemin e rrënjve, më shumë se vetëm një strehë. Kjo ndodhë kështu nga një rrethanë ndjesore ose thejsht nga një rrethanë fizike e praktike. Në këtë kohë të globalizmit duke pasë parasysh çdo lloj trysnie, ekonomike dhe politike, disa prej nesh përpiqemi të fshihemi në ngastrat vetanake. Në frymën e Volterit në të vërtetë ne kultivojmë kopshtin tonë. Por të përpiqesh të mbyllësh sytë ndaj katastrofave që po ndodhin në botë do t´ishte një strategji e keqe për mbijetesë.
Në poezitë e tij Rizah Sheqiri tregon se bota duhet të frymojë përmes vendeve ku qëndrojmë përkohësisht, përmes sistemeve të rrënjve të reja ose të vjetra, ashtu që të lindet një ndërgjegje për kushtet vetanake. Rizah Sheqiri posedon dy ndjenja atdhetare: njëra është shqiptare e tjetra suedeze. Kjo përshkohet në gjitha shkrimet e tij. Ai qëndron me të dya këmbët në truallin suedez, por njëkohësisht gjendet po aq shpesh në të kaluarën shqiptare dhe në ëndrrat për një të ardhme më të mirë për popullin kosovar. Kjo përmban një simpati të thellë që duket si vizion i dyfishtë, që në mos asgjë tjetër tregon se sa të barabartë janë njerëzit. Ëndërrat dhe shpresat tona, ashtu si edhe dështimet dhe dëshpërimet, i ngjjajnë shumë njëra tjetrës kur këmbehen. Dhe atëherë kur këto dy vende nuk do t’i mjaftonin Rizasë, ai gjen një të tretë: të shkruarit, letërsinë. Edhe në poezi ka shtëpinë e tij: "në bibliotekë gjeta vëllezër", konstaton ai në një poezi, kurse në një tjetër thotë se aroma e një bredhi dhe kujtimi i fushës janë të një rëndësie për te. Kështu lidhen mali, bimësia, me një gjuhë ku është rrënjësur ndejnja e vendlindjes.
Ballina e librit Këngëvaji