E marte, 06.05.2025, 08:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Festa e luleve

E diele, 01.03.2009, 05:51 PM


Demir KRASNIQI

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Shkollës Shqipe:

FESTA E LULEVE

Duart plot lule ngjyra – ngjyra ,
Fëmijëve tanë iu qeshet fytyra .
Mësuesve  t’ dashur ua dhurojnë –
Festën e shenjt ua urojnë !
 
        Refreni:
 Festa e luleve – festa e shkronjave ,
 Hidhet vallja e shqiponjave ,
 Që nga Korça e Manastiri –
 N’ ballë iu prinë Pandeli Sotiri .

Dritë e gaz mbi buzë të fëmijës –
Janë këto lule t’ Ilirisë .
Festë e dritës – Abetare ,
Festë e  Shkollës Shqiptare .

Kokat mbushur plotë mësime ,
Gojët mbushur me urime ,
Zemra mbushur plot gëzime ,
Fytyrat qeshur n’ përqafime .

Festë të madhe ka shkolla sot ,
Nxënës e mësues është mbushur plot .
Jehon kënga , zien hareja –
Dituri e rreze të reja .

N’ gëzim mësuesi fluturon –
Kur nxënësi lule i dhuron !
Mësuesit – festa i urohet ,
N’ krenari jeta i shtohet !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx