Kulturë
Jeton Kelmendi: Intervistë me Yllin këngës shqipe të folklorit Rifat Berisha
E premte, 27.02.2009, 06:14 PM
Intervistë me Yllin këngës shqipe të folklorit Rifat Berisha
Jeton Kelmendi - Rifat Berisha
Ky art shpreh shpirtin e popullit
Intervistoi Jeton Kelmendi
Rugovapress: Ku është kënga e mirëfilltë shqipe ne ditët e sotme?
Berisha: Ajo është dhe do te mbetet te ata që e njohin, e duan dhe ndjejnë me shpirt, shpirtin krijues të njerëzve që krijojnë artin popullorë.
Rugovapress: Çka është ky art për ju?
Berisha: Ky art shpreh shpirtin krijues të popullit siç e thash më parë dhe këtë e thëne edhe mendimtarët e mëdhenj.
Rugovapress: Realiteti është pak më ndryshe, sado që ne e duam me mirë. Sa e vështirëson muzikën e mirëfilltë shqipe muzika shund apo siç quhet Tallava?
Berisha: Kur isha i ri në një ode burrash më patën pyet : Çka e prish burrin e mirë? dhe unë u përgjigja: Burrin e mirë asgjë nuk e prish, burri i mirë mbetet gjithmonë i mirë. Poashtu edhe muzika e mirëfilltë shqipe mbetet ashtu tue u rrit, tue u krijua-kultivua çdo ditë ( Rreth lisit mund te dalin kunguj e pocerrka po ato i prish bryma, e lisi mbetet lis.
Rugovapress: Sikur të ishit serish në moshë të re, a do e zgjidhnit serish muzikën folklorike?
Berisha: Në këtë pyetje po përgjigjëm vetëm me një PO.
Rugovapress: Si e vlerësoni artin tuaj ne raport me figurat historike?
Berisha: U mundova ti përshkruaj edhe ato figura që historia i la anash.
Rugovapress: Kënga juaj duket se ka rënë se dëgjuari, a iu shqetëson kjo?
Berisha: E mendoj të kundërtën. Ajo dëgjohet shumë, e sidomos nga ata që e njohin artin muzikore.
Rugovapress: Ju siç keni kënduar për figurat e ndritura të kombit, heronjtë etj, keni kënduar edhe këngë ku keni shprehur përkushtimin e njeriut tone për flamurin Shqiptar kuq e zi, na flisni pak më shumë për ketë këngë?
Berisha: Gjithmonë me këngët për flamurin tone kuq e zi shpreha dashurinë që kam për të dhe që do të duhej ta ketë çdo shqiptare. Me dhemb zemra që na e ndërruan atë me një tjetër.
Rugovapress: Zotëri Berisha kush ua bënë tekstet?
Berisha: Tekstet ashtu siç janë i shkruaj vete.
Rugovapress: Diçka me shumë për jetën e artistit në shoqërinë shqiptare?
Berisha: Jemi pak te injoruar se, prej modestisë se tepërme shpesh bihet në injorancë.
Rugovapress: Çka ju thoni tifozëve tuaj?
Berisha: Çfarëdo që të ndodhe me artin unë do tu qëndroj besnik atyre me këngë dhe programe te reja.