E marte, 03.12.2024, 03:06 AM (GMT)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Në 75 vjetorin e lindjes së Havzi Nelës - poezi

E merkure, 25.02.2009, 06:41 PM


Ukshin Zajmi

Tri gjilpëra dhe një litar
(Havzi Nelës)

 
“Muza e poetit”-
matë rrugët e Kukësit me dosje në dorë
“Drita e lirisë”-
përbiron kreshtat e maleve-si meteor,
Boceta e Nelës-dergjet në “burgjet” e demokracisë!
 
Sivjet, shtatëdhjetë e pesë herë: URIME
Njëzerë e një herë: LAVDI
E dashuria ku mbeti, për:
"lamtumirë atdhe i dashur
po të le me zemër të plasur!".
 
Piktura e natës - në agminë e parë
Trekëmbësh tmerri-në ekspozitën gjithëpopullore:
zbuloi buzëqeshjen e fjalës së lirë
obligimin ngaj nënës
e trishtimin e tiranisë!
 
Kolektivizimin e deshën,
patën vetëm NJË individ,
besimet fetare nuk u shkuan për shtati
veshjen tradicionale e quanin: identitet
e ai, ishte rrëzik për pushtet!
 
Poetët nuk vdesin horizontalisht:
Ata kanë shpatën mbi kokë
E lavjersin në qafë.
Ngjyrëshkrimi po të kishin edhe detin
Do ta shterrnin për ta përmbysur tmerrin.
 
 
LAVDIA e asimiluar në poetin - dëshim e gjallë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora