Kulturë
P(al) Shkreli: Udhëtimi i Titos në Indonezi
E diele, 22.02.2009, 02:01 AM
Këndi satirik
Nga P(al) Shkreli
UDHËTIMI I TITOS NË INDONEZI
/Nga shtypi ilegal kosovar/
Se çka ndodh e ba vaki,
Do të ja u them unë pa mërzi,
Do të ju flas për do galana,
Kryetarë shteti si sulltana,
Fjalën e kam për Ajzenhauerin,
Makmilanin Adenauerin,
E Degol e Tito horri
Që tash lakrat në shesh i nxori...
Ajzenhaueri asht idhnue,
Rrin më vete tuee mendue,
-Çka me ba- tha- në këtë botë,
plnaet tonaa na shkuen kot
vetë më vete u ankue,
e nuk dinte si me veprue,
Por...-e gjeta! – tha i gjori,
Një mesazh do dorë e mori,
-Do t’i thërras do burra shteti,
Si bibaj si gjela deti,
Do t’u flas për fije e floqe,
Për shumë plane e më shumë blloqe,
Edhe këtyne me u ngjit emën,
Pa Bagdatin që duel femën,
Pacifik e Atllantik,
Para botës me dalun shik
Kështu me vete tue mendue,
Kapitalin si me shpëtue,
Si me e shëëtue prej këtij mileti,
Që po i japin shpinën e detit
Ajzenhaueri nisi fjalën,
Këta ministra hiç s’u ndalën,
Turr e vrap na paskan shkue,
Në Shtëpi të Bardhë me bisedue,
Fjalën e merr pra, Presidenti,
Që kaherë kish folë me vet.
-Me ty e kam,- tha Adenauer
More De Gol na banë paçavër!
Mask Milan na iku rrashta,
Foli, foli gjanë e gjatë
Tue u lutë, tue thanë uratë,
Nganjëherë dukej si tue kja,
Dhe ndonjëherë në fytyrë tue i sha,
-Do të ju flas diçka përsëri,
se në Ballkan, në Jugosllavi,
kam një mik e kam një djalë,
u duk krap por doli njalë,
do të ju flas pra për një mik.
Që po i thonë tash specifik,
Zef Tituci e ka emnin,
Por si vegël ta mbajmë qenin,
Nuk e dini o kukuvajka
Duhet rrena e duhet lajka,
Tito këto i ka zanat,
Tue rrejtë ditë e tue rrejtë natë,
Mandej s’dini si është loja,
Se ne të shkretëve na dli boja,
Tito është revizionist,
Këmbë e kokë e kemë fashist,
Do ta nisim nga Amerika,
Për në Azi e kah Afrika,
Të mos pushojë tue rrejtë në çdo anë,
Tue hungurue si qeni në hanë,
Me na pasë ne puna zar,
Do t’ia japim ca dollarë,
Qenit tonë ia njesim bal,
Dashtë pa dashtë na del neutral,
-More Tito lum marshalli,
si të ja bëjmë gjithë këtij halli...
Athue mundesh për me shkue,
Vend për vend so t’kemë caktues,
Atëherë Tito na u madhnue.
-Diplomat- tha- due me shkue!
Guximtar si Don Kishoti,
Veshë e njesh si kalorës moti,
Porsa ktheu në Jugosllavi,
Plan e ban në Indonezi,
Me Sukarnon me u takue
Sulltan Tito me gjithë grue,
Ai mendoi me marrë pas vetit,
Sanço Pança prtej detit,
Dokardela e rankoviça,
Me njëmijë e pesqind viça,
Merr veturën edhe lopën,
Tue qeshë dreqnit kurrë s’po ngopën,
Qeshet lopa nana e mëzores,
Ddhjetë unaza n’gishta të dorës,
Gjindja e Titos dorë për dorë,
Tanë u futën në vaporë,
Futi lopën me veturë,
Mos o dreq me u kthe me mëzuerë,
Por tek sa vapori mrrini,
Lopës Titos iu krue brini,
Qet kushtrimin, erdh marshalli!
N’ved t’vaporit lopa palli.
Porsa mrrini Tit’ja n tkë,
Ulet s’bashku me gjithë shokë,
Ulet lopa me gjithë grue,
Kështu fillojnë me u prezentue
-Josim Brozi- Ekselencë,
-Lopa ime- tanë prezencë,
gruaja ime djaloshare,
që s’më doli kurrë me marre,
-Kam pa të marrë e nuk kam pa!
-Socialist si këtë hata,-
tha Sukarno me çudi
-Nuk ka ba ndo’i herë vaki!
P. Shkreli
(“ZËRI I KOSOVËS”, Organi i shtypit
revolucionat, nr. 2/prill 1974, f. 42-44 )